ARKIVI:
23 Janar 2025

A ndodhet Kosova para rrezikut të bosnjizimit?!

Shkrime relevante

Kosova po vuan nga idiotët politik!

Florim Zeqa Politika është art i së mundshmes në kohë dhe rrethana...

Ramush Haradinaj e Fatmir Limaj si dhe lidhja e tyre me islamistët antishqiptarë

Nga: Rrezart Kalaja Ramush Haradinaj dhe Fatmir Limaj: Lidhjet Politike dhe...

Skandal! Përse Sigurimet Shoqërore godasin Pensionet e Pedagogëve?

Nga: Pirro Prifti, Tiranë Ka kohë që Sigurimet Shoqërore herë pas here...

Ndryshimi i himnit partiak për pushtet!

Florim Zeqa Aktualizimi i himnit politik “Pa u farue me djem e...

A thue duhet shufër…?

Nikolin Sh. Lëmezhi Poezi A thue duhet shufër…?   Në derë të shejtnores, gdhendë kjartë e...

Shpërndaj

Zeqir Bekolli, Prishtinë

Këto ditë, gjithnjë e më shumë po flitet për një marrëveshje të mundshme ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Ndonjë dokument konkret ende nuk është bërë publik, pos një zhurme të madhe mediatike e cila më shumë ka krijar një mjegullnajë, se qe ka nxjerrë në dritë diçka konkrete. Qyshkur Kosova pranoi pozicionin për t’u mbrojtur, dhe bisedat teknike i shndërroi në politike, nisi e “zeza” për Kosovën. Fillimisht gabime u bënë edhe atëherë kur fshatrat serbe u bënë komuna, që i paraprinë nismës serbe për bosnjizim të Kosovës.

Këtë sinjal ugurzi, politika e vendit nuk arriti ta dëshifrojë, apo nën bindjen se pakica serbe nuk mund ta rrezikojë Kosovën, i dha vizën, duke nënshkruar gjëra në paketë, në kundërshtim me Kushtetutën, siç ishte edhe ai për asociacionin, të cilin Gjykata Kushtetuese e cilësoi si jashtëkushtetuese.

Nëse i hedhet një shikim gjithasaj që është prodhuar nga bisedat maratonike me Serbinë, del qartë se Serbia duke përdorë sistemin e mengeles, dhe duke zhagitur zbatimin e marrëveshjeve, ka arritur t’i krijojë vetës favore në raport me Kosovën, për të shkuar drejt synimit për coptimin e saj .

Ajo, madje e tha hapur se kurrë nuk do ta njoh Kosovën, por në të njëjtën kohë këmbngulë për një asociacion me kompetenca ekzekutive, që qon në bosnjizim dhe coptim të Kosovës. Nëse edhe kjo klasë politike nuk arrinë ta mbrojë Kushtetutën dhe nuk e mbronë statusin shumë etnik të vendit, siç e parasheh edhe akti më i lartë i tij dhe lejon krijimin e shtetit dy etnik, duhet të dihet qartë se vendit po i bëhet varri. Siç po shihet, edhe me marrëveshjen që pritet të pasojë, njohjet e ndërsjellta nuk duken as në horizont.

Andaj, pala kosovare duhet t’i hapë sytë çka nënshkruan dhe të mos lejojë t’i ngulet në shpinë edhe ndonjë thikë helmuese, ndarëse, vendit.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu