Pamje nga Medreseja e Luginës së Preshevës
Shkruan: Xhemaledin SALIHU, kryetar i Shoqatës për Trashëgimi dhe Krijimtari kulturore e Luginës së Preshevës, me seli në Preshevë
Para viteve të 70-ta në Luginë të Preshevës dhe në Shqiptari ndëgjohej fjala “Turk Elhamdurullah”, madje e përdorte edhe nëna ime shpesh. Me rastin e hulumtimeve në Ofiqarinë komunale të Preshevës hasa se në komunën e Preshevës deri më vitin 1965, në rubrikën përkatësia kombëtare shumë banorë të Preshevës ishin regjistruar turk, ndërsa pas Luftës së Kosovës, sidomos viteve të fundit të shekullit XXI shpesh në këto troje shqiptare ndëgjohet jam“Mysliman”, gjatë përshëndetjeve, gjatë ndejeve, në fjalime, në orë mësimore.
Madje, viteve të fundit, po informohet edhe për një tendencë që popujt me përkatësi fetare islame të deklarohen përkah përkatësia kombëtare “Mysliman”. Atëherë populli shqiptar më me pak milionë popullatë sigurisht do të shkrihet shpejt në “Mysliman”.
Përpara emërtimi “Turk Elhamdurullah” kishte konotacion të përkatësisë jo fetare por kombëtare, sikur tashti shpesh emërtimi “Mysliman” po përdoret në konotacion jo të përkatësisë fetare, por të asaj kombëtare.
Emërtimin “Mysliman” shpesh po e ndëgjoj edhe Konferenca shkencore, sikur në Shkup para disa viteve,në temën: “Ritet e ciklit jetësor”: lindja, martesa dhe vdekja” studiuesi nga Maqedonia e Veriut lexoi kumtesën mbi vdekjen, te varrimi me shumë foli për ritet fetare arabe se sa të Shqiptarëve, madje rregullisht thonte te ne, Myslimanët.
Në këtë reagova, thash se nuk po shoh ndonjë “mysliman” me përkatësi kombëtare dhe për këtë më ndihmoi edhe etnologia nga Kosova, mirëpo askush nga Shqiptarët e Maqedonisë së Veriut nuk reagun, madje aty nuk vërejta asnjë turk me përkatësi kombëtare, por vetëm shqiptarë.
Rasti tjetër ndodhi në Konferencën shkencore në Preshevë, kur hoxha nga Opoja, rregullisht gjatë leximit të temës thonte mysliman, isha moderator dhe i reagova.
Kjo dukuri shpesh po ndodh në Luginë të Preshevës, madje edhe në manifestimin e maturantëve të Medresese në Preshevë, në Shtëpinë e kulturës “Abdulla Krashnica”, hoxha Dudiq, në fjalën përshëndetëse të tij në sallën të mbushur përplotë tha se ai nuk është shqiptar por Mysliman, aludoi që edhe këta të pranishmitë ashtu ta ndiejnë veten, Askush aty nuk reagoi, pas dy tri ditëve reagova në murin tim të FCB-ut tim.
Poashtu vlen të theksohet se në shkollën fillore të Tërnovci, mësuesi-hoxha i mësimit të lëndës fetare, nxënësit ë klasëve të ulta i mësonte nën lëshimin e muzikës në klasë, të këndojnë edhe më ritëm “unë jam mysliman” pa e përcaktuar përkatësinë fetare apo kombëtare.
Poashtu rasti më i afërtë është kur polemizova me një “intelektual” të Preshevës, i cili babën e pati mësues, këtij dhe nxënësve të tij aq sa pati mundësi dhe dije ia mesoi në gjuhën shqipe alfabetin shqip prej A deri në ZH.
Ky personi ka dhënë mësim në një shkollë të Luginës dhe në vend se te mbaje orë mësimore me njësi mësimore nga lënda e shkencave humane, ai nxënësve në orë i ka mbajtur ligjërata fetare.
Një ditë e nderova me “Përshëndetje” , ndërsa ai ma ktheu me “Selam alejkum” dhe mu drejtua se kështu duhet dhe se kjo përshëndetje është islame botërore, për ta treguar veten se jam mysliman. Unë i kundërshtova dhe i thashë se i kemi përshendetjet më të bukura shqiptare dhe së pari duhet të deklarohemi që jemi me përkatësi kombëtare shqiptare e pastaj me ate fetare. Në këtë polemikë ishte i pranishëm aty hoxha që më quajti qafir dhe iku.Herën e parë që e takova hoxhën i reagova edhe atij, nuk u përgjigj dhe prap iku.
Në regjistrimin e popullsisë në Mal të Zi, popullata shqiptare në në këtë shtet doli me përqindje të vogël, ndërsa dominoi popullata e regjistruar myslimane dhe boshnjake.
I falënderoj aktivistat shqiptarë qe po interesohen për popullatën shqiptare në Sanxhak, Turqi e tjerë, ndërsa po na myslimanizohet popullata shqiptare si përkatësi kombëtare dhe botërore, sepse duhet ndjekur një Lëvizje të madhe myslimane që të gjithë popujt me përkatësi fetare islame të deklarohen myslimanë.
Çfarë fenomeni i parregulltë baba mësues i devotshëm e edukoi djalin dhe nxënësit në frymen kombëtare shqiptare, ndërsa djali i tij i edukoi brezat fetarisht.
Po i them këtij dhe të tjerëve si ky, se në Luginë të Preshevës jemi SHQIPTARË me shumicë përkatësie fetare islame sunit hanefi dhe jo mysliman me përkatësi kombëtare, se fëmija lind shqiptar , nëna dhe gjyshja e fëmijës në djep duke e përkundur i këndojnë nina nëna dhe ninula të tjera shqiptare, ndërsa më vonë i ndodh indoktrinimi fetar.