Ahmet Asani
▪︎Tregimi mbi Flijimin te religjioni hebraik, ai i krishter dhe islam, lidhet me Abrahamin (Ibrahimin) dhe dy djemtë e tijë Ismailin dhe Isakun! Perderisa në Bibël në mënyre eksplicite thuhet se ishte Isaku, djali të cilin Abrahamit ia lindi gruaja e tij hebraike Sara, ai të cilin Abrahami deshti ta flijonte, në Kuran nuk përmendet asnjë emër, por kleri islam e thotë dhe e shpjegon se ky ishte Ismaili, djali të cilin Abrahami e kishte me sherbetoren e tij arabe Haxheren!
▪︎Mendoj se shqiptaret qe i perkasin religjionit të Krishter dhe atij Musliman, në vend se te merren me çeshtjen e vertetësisê së viktimizimit te Isakut apo Ismailit, më mirë do të ishte që të merreshin me Isakat dhe Ismailat shqiptarë që mos te viktimizohen prap siç janë viktimizuar gjatë gjithê historisë se njerëzimit.
▪︎Është fakt që ne v.1912 Kosova dhe viset shqiptare në Maqedoni, Luginë e Malsi mbetën nën Serbi dhe u vetëflijuan vetëm shkaku i orientimit prolindor të atëhershëm të shqiptarëve! Është poashtu fakt që me orientimin e tanishëm salafisto-fexherist e antiperëndimor, i cili në disa treva shqiptare ka arritur kulmin, është duke u rrezikuar Kosova, Maqedonia, Lugina e Malsia!
▪︎Me rastin e Festës së Flijimit ( Kurban Bajramit) gjithë shqiptarëve e posaçërisht atyre të besimit musliman, ua percjell urimet e mia dhe porosinë që të ecin rrugës se Abrahamit shqiptar! Zoti shqiptarëve në kohën e duhur ua dërgoi Abrahamin e tyre, ishte ky Ibrahim Rugova i cili me besimin e tij në Perëndi dhe orientimin e tij pro Perëndimor arriti ta ndaloj flijimin e shqiptarëve, prandaj ajo çfar shqiptarët si popull duhet të bëjnë për t’a nderprerê flijimin, është që te ecin rrugës së Abrahamit Shqiptar – Ibrahim Rugovës!