ARKIVI:
23 Dhjetor 2024

Abuzimi me kauzën e Lirisë dhe UÇK-në

Shkrime relevante

Zëri i ndërgjegjës kombëtare thërret për ndryshim!

Shqiptarë të Plavës dikur..., para se pasardhësit e tyre të bëheshin...

Ja si mund të duket Anglia e bukur, e së ardhmes…!

Jorgo Mandili 21 dhjetor 2024 ___ Britania ishte përpara të gjitha vendeve perëndimore në...

Si i dëboi UÇK-ja hoxhëllarët dhe predikuesit e fesë islame nga frontet e luftës

Luan Dibrani, Gjermani ___ Gjatë periudhës së luftës në Kosovë, Ushtria Çlirimtare e...

Interesat kombëtare të Kosovës, marrëdhëniet ndërkombëtare dhe konteksti më i gjerë gjeopolitik

Agim Vuniqi, New York ___ Roli i Shqipërisë dhe deklaratat e kryeministrit Rama Fjala...

Shpërndaj

Nga: Dr Sadri Ramabaja

Kauza që frymëzoi titanët e UÇK-së – Çlirimi i Kosovës – ishte e shenjtë, ajo i dha krah Lirisë

Prishtinë, 28 maj – Historia politike e Europës ka prova dhe dëshmon se komponenti me peshë në përcaktimin e fituesit në garat zgjedhore në demokracitë liberale është kauza e drejtë e luftës. Raportet e Lirisë dhe të Drejtës nuk janë kauzale, por finale (teolologjike). Liria nuk është Shkas, por qëllimi – objektivi i së Drejtës, respektivisht detyrë e saj.

Këtë fenomen duket se e kishin kuptuar më mirë studentët e shkëlqyeshëm të filozofisë të UP, që bënin jetë aktive politike në kuadër të LPK-së në vitet ‘90-ta (Afrim Zhitia, Fadil Vata, Beadin Hallaqi…), ndërkaq nuk kishin arritur ta kapnin drejtuesit e LDK-së, që Ukshin Hoti do t’ i cilësoj më pas, jo më pak se – përralltarë.

Varshmëria mes Lirisë dhe të Drejtës parashtron bazamentin e çështjes se ku është kufiri i së Drejtës për Liri, respektivisht e drejta për realizimin e Lirisë, dhe ku merr fund e Drejta e Autoritetit legjitim, kur ai autoritet i shmanget të drejtës për luftën që imponon kauza për liri. Kauza që frymëzoi titanët e UÇK-së – Çlirimi i Kosovës – ishte e shenjtë, ajo i dha krah Lirisë. Ajo mbrunte në vete edhe kazën për bashkim kombëtar.

Ushtarët e Lirisë ishin rreshtuar drejt në luftën për Liri dhe Bashkim. Ata e ndjenin atë që njëri nga frymëzuesit e tyre do ta formulonte qartë disa vite më vonë: “Asnjë doktrinë , asnjë manipulim apo tregëti politike, asnjë trysni shtetesh apo organizmash ndërkombëtar, nuk mund ta pengojnë kombin shqiptar të kryej atë që të gjithë kombet e tjerë të Europës, plotësisht apo gati plotësisht, e kanë kryer: bashkimin e tyre.” (Kadare, I: 2019)
Kjo kauzë e drejtë do të zë vendin meritor në preambulën e Kushtetutës së Shqipërisë politike, që do të miratohet edhe nga Komisioni i Venecias, si vlerë dhe e drejtë legjitime.

Por, keqpërdorimi i kësaj kauze nga komplotistët që ushtruan një lloj puçi brenda LPK/UÇK-së (1998), në nërën anë, dhe lufta speciale që drejtoi Serbia, sidomos gjatë dekadës sa ushtroi Apart’heid, në anën tjeëtr, tok me shpërlarjen e trurit të një pjese të mirë të qytetarëve përmes “Piramidës Vetmashtruese” (LDK-së), bëri që, ata që përfaqësonin kauzën e lirisë, ta humbnin garën për pushtet në kohë paqeje!

Republika Federale e Gjermanisë është një shtet kushtetues republikan, demokratik dhe social. Kështu përcaktohet taksativisht në Ligjin Themelor [Neni. 28 (1) GG]. E para dhe më e rëndësishmja, kjo do të thotë: Gjithçka që bëjnë autoritetet shtetërore në Gjermani (në Shtetin e së drejtës- SR) është e lidhur me ligj. Përjashtohet arbitrariteti shtetëror [Neni. 20 (3) GG]
Një tipar kryesor i sundimit të ligjit është ndarja e pushteteve, veçanërisht pavarësia e gjykatave.
Si funksionoi në këtë rrafsh të idealit politik Republika e Kosovës, sidomos pas 17 shkurtit 2008? Përgjigjet veç e veç për akcilën fushë, do të ishin dëshpruese.
Shndërrimi i qeverisjes në regjim e me këtë edhe mërgimi i Drejtësisë nga Pallati i Drejtësisë dhe i Lirisë nga Republika, nuk kishte si mos ta sillte në jetë një lëvizje të re politike, siç është Lëvizja Vetëvendosje.

Pohimi i Kantit, bazuar në “kuptimin logjik” të “kauzalitetit”, për të qenë në gjendje të pajtojë supozimin e një “kauzaliteti nga liria” me rezultatet e teorisë së përvojës, këtu u përmbys! Përvoja tmerrësisht e hidhur për shumicën e popullit, e shoqëruar me kapjen e Shtetit në përputhje me interesat e regjimit miksit: SHIK/LDK, e kishte vënë në dyshim vet Lirinë!

Po sjell këtu një konkluzë domethënëse të mikut tim Emin Azemi rreth fenomenit aktual ndër ne: “Kosova nuk ka problem me individë që nuk kanë marrë pjesë në luftë, por ka problem me ata që lavdinë e luftës e veshën si ‘pancir’ për t’u mbrojtur nga akuzat për hajni, korrupsion, zhvatje, për blerje arash të cilat u shndërruan në autostrada, për prrivatizime kriminale të pronës publike, për gjunjëzimin e turpshëm të gjikantit të quajtur Telekomi i Kosovës, për blerje tokash me mijëra hektarë për një grusht qesharak lekësh, për zhdukje të provave inkriminuese në dhomat e dëshmisë, për likudime misterioze(mafioze) të pasluftës….. etj. etj.”

Ky është abuzim i pastër me kauzën e Lirisë , me UÇK-në dhe kauzën për Demokraci e Shtet të së drejtës.

Demokracia nuk është thjesht dhe vetëm një ideal i gjakuar. Ajo në esencë është një sistem qeverisës. Vetëm përmes demokracisë shoqëritë mund të ndërtojnë besimin ndërshoqëror për të cilin kanë nevojë. Rastet e luftrave, krizave të thella a ndeshtrashave natyrore, siç ishte Lufta në Kosovë, pra lufta e UÇK-së së vegjëlisë (1998/99), a tërmeti i fundit në Durrës (2019), mobilizoi energjitë pozitive të Kombit, duke i dhënë shpirt qëndrese atij.
Demokracitë aktive i shërojnë ndarjet e thella shoqërore përmes pjesëmarrjes integruese dhe dialogut; ato i shërbejnë kauzës për të ruajtur besimin se barrat janë të ndara dhe të drejtat e të gjithë qytetarëve respektohen.

Vetëm përmes demokracisë, mediat e lira mund të përmbushin detyrën e tyre. Në sistemet autoritare ato dështojnë, siç dështuan tek ne. Ato në masë të ndjeshme ishin shndërruar në armë të pushtetit dhe shërbenin për dezinformim të opinionit dhe coptim të shoqërisë në pjesë të përimtuara e më lehtë të manipulueshme. Të tilla, për fat të keq, pjesa më e madhe, janë edhe sot, meqë tok me ish pushtetarët, edhe padronët e redaksive të shumta televizive, ende nuk e kanë kuptuar se më 14 shkurt ka marrë fund epoka e tyre.

U deshtën gadi dy dekada, që kauzës së Lirisë t’i shtohet kauza për Demokraci e Shtet të së drejtës, që të përmbyset regjimi mikst e për shumëçka SUI GENERIS mes ish komplotistëve të UÇK-së dhe drejtuesve të “Piramidës së Vetmashtrimit”, që të ndodhë Revolucioni i heshtur demoratik i 14 shkurtit 2021.
U ridëshmua edhe një herë se, forca më e madhe e shoqrisë sonë qëndron tek demokracia autentike, që ajo aplikoi sërish për të korrigjuar vetveten.
Sa më shpejt që të kuptohet drejt ky fenomen, aq më shpejt do të prosperojmë në funksionalizimin e Republikës dhe të rendit kushtetues e demoratik.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu