ARKIVI:
20 Shkurt 2025

Adem Demaçi (2005): Ata planifikojnë krijimin e zonave të pastra serbe

Shkrime relevante

O Bedri, çfarë ju bëri “çamaci i Radojkes”?

Afrim Caka, Gjakovë O BUDRI, CFARE JU BERI CAMACI I RADOJKES I hupet...

Në Rusi, Donald Trump po vlerësohet pasi e quajti presidentin e Ukrainës “diktator”

Në Rusi, Donald Trump po vlerësohet pasi e quajti presidentin e...

“Independent”: Shqipëria ndër destinacionet më të bukura për t’u vizituar në 2025-n

Nga Atila Kota TIRANË, 19 shkurt /ATSH/- Shmangni destinacionet e mbipopulluara dhe...

Vushtrria 2025 , qyteti i lashtë që s’po më lë të fle!

Xhami e Vushtrrisë e ndërtuar në vitin 2001, nismëtar i ndërtimit...

Shpërndaj

Kushtrim Aliu: Z. Demaçi, a duhet të ketë marrëveshje paraprake për decentralizimin e pushtetit jo vetëm mes partive politike por edhe me bashkësinë ndërkombëtare? Mos do të bëhet ky proces ndonjë mollë sherri?

Adem DEMAÇI: – I nderuari Kushtrim, decentralizimi tashmë është bërë mollë sherri, mirëpo meqë udhëheqja aktuale politike e Kosovës nuk është e gatshme që të ngulë këmbë e të shkojë deri në fund, sherri nuk do të shpërthejë. Aq më parë që z. Petersen është një diplomat i rafinuar dhe fleksibil si llastiku. Përndryshe, decentralizimi, me prapavi të dyshimtë, i duhet vetëm palës serbe. Ata planifikojnë krijimin e zonave të pastra serbe të cilat do të ishin të pakontrollueshme nga ana e shqiptarëve dhe në të cilat ata do të mund të sillnin, me hatër e me zor, serbë nga Lika, Krajina, Baranja, me qëllim të ndryshimit të përbërjes etnike të Kosovës, me qëllim të krijimit të “Bashkësisë Serbe të Kosovë-Metohisë”, duke hapur mundësinë që, nëse nuk do të bëhet ndryshe, kjo bashkësi, të ndahet nga Kosova dhe t’i bashkangjitet Serbisë. Përndryshe, sikur të kishte mjete financiare, në Kosovën e sotme do të ishte i arsyeshëm vetëm decentralizimi i qytetit të Prishtinës. Decentralizimi që po ia imponojnë Kosovës Serbia e UNMIK-u, nuk ka karakter administrativ si po mundohen ta paraqesin, por ka karakter thelbësisht politik. Po përgatitet ose gllabërimi i plotë i Kosovës, ose copëtimi i ri i Kosovës nga ana e Serbisë me ndihmën e bashkësisë ndërkombëtare. (2005)

E përgatiti: Agim Morina, Londër

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu