Prishtinë, 11 shkurt 2024
Të dashur qytetarë të Republikës,
Mirëqenia jonë dhe e familjeve tona është forca shtytëse e veprimeve tona, por mbi të gjitha prioriteti i Qeverisë të sigurojë mirëqenie dhe asistenca sociale aty ku nevojitet, për të gjithë qytetarët e saj, pavarësisht përkatësisë së tyre etnike. Ju jam drejtuar shumë herë dhe kam theksuar se Qeveria që e drejtoj është Qeveria e të gjithë neve dhe Republika jonë është shtëpia e të gjitha komuniteteve që jetojnë këtu. Lufta, dhe më pas politika e gabuar e politikanëve që ishin në krye të shtetit, lanë pas popullin pa përkujdesje, të varfër dhe të ekspozuar ndaj organizatave dhe bandave kriminale, derisa kujdeseshin për jetën luksoze të tyre dhe atyre që bashkëpunuan me ta. Gjatë tre viteve të fundit, ne kemi bërë të pamundurën për të luftuar krimin me hapa të mençur, politikë të bazuar në vendosjen e ligjit dhe sundimin e ligjit. E ngritëm vendin tonë në një nivel më të lartë të demokracisë, që nënkupton edhe respektimin e të drejtave të njeriut dhe qytetarit, e që u njoh edhe nga organizata prestigjioze Freedom House e më vonë edhe nga Transparency International për luftën kundër korrupsionit, si dhe nga World Justice Project si rezultat i respektimit dhe sundimit të ligjit. Kjo vetëm tregon se sa mundemi dhe duhet, së bashku, si një shtet multikulturor dhe multietnik i ndërtuar mbi postulatet e respektimit të të drejtave të njeriut dhe lirive themelore, demokracisë dhe mundësive të barabarta për të gjithë dhe ndaj të gjithëve. Si një popull që është përpjekur për liri me shekuj dhe si shtetësi e të gjithëve që dëshirojnë paqe dhe prosperitet, ne duhet të tregojmë besim tek njëri-tjetri për të ecur përpara fuqishëm e me vendosmëri dhe kështu të mposhtim krimin, urrejtjen fetare, racore dhe etnike, ndarjen e shoqërisë dhe lajmet e rreme, të nevojshme për arritjen e qëllimeve nacionaliste e shoviniste dhe fitoret e ngushta politike. Të gjithë jemi të vetëdijshëm për fushatën e ngritur mbi baza të rrejshme, kundër institucioneve të pavarura të themeluara me Kushtetutë, siç është Banka Qendrore e Kosovës, për hir të ruajtjes së mënyrave tashmë të konsoliduara të pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit duke dërguar para të gatshme në thasë përmes kufijve të Serbisë dhe Kosovës. Më 1 shkurt të këtij viti, ka hyrë në fuqi rregullorja e Bankës Qendrore për pagesat me para të gatshme. Kjo rregullore nuk i referohet dinarit dhe as nuk e përmend atë si të tillë. Prandaj, synimi i Bankës Qendrore është formalizimi i pagesës dhe procedurat lidhur me të, për dallim nga përpjekjet për të dëshmuar se qëllimi i saj është heqja e dinarit apo e ndonjë monedhe tjetër në Kosovë. Banka Qendrore tregon qartë se euro është mjeti i vetëm i pagesës në Kosovë dhe se në këtë drejtim, çdo transaksion duhet të jetë në euro si valuta e vetme zyrtare në Kosovë. Rregullorja e Bankës Qendrore nuk e ndalon Serbinë që të ndihmojë financiarisht qytetarët e komunitetit serb në Kosovë. Çdo sugjerim për të kundërtën është propagandë e rreme që synon krijimin e tensioneve etnike. Rregullorja e Bankës Qendrore siguron ligjshmërinë dhe transparencën e parave të importuara në Kosovë, bazuar në Kushtetutën dhe politikën monetare të Bashkimit Evropian. Pra, Kosova nuk e ndaloi dinarin, ashtu siç nuk e ndaloi as dollarin, as funtën dhe as frangun zviceran. I vetmi ndryshim është se nga 1 shkurti, paratë nuk mund të kalojnë kufirin me thasë, siç nuk mund të bëhet në asnjë shtet demokratik, por mund të vijnë përmes llogarive bankare, të tërhequra në euro. Kjo politikë mbron qytetarët nga kërcënimet e krimit të organizuar, trafikimit me armë dhe pastrimit të parave. Deri më tani, mënyra e futjes dhe transportit të parave përtej kufinjëve u mundësonte grupeve kriminale të merrnin para të importuara ilegalisht, duke forcuar kështu ndikimin e tyre mbi popullin, duke frikësuar masat dhe duke inkurajuar kriminelët nga kreu i shtetit serb. Krimi duhet mposhtur, duhet të ndalet pastrimi i parave dhe pasurimi i paligjshëm me qëllimin e lehtësimit të financimit të terroristëve dhe pengimit të paqes. Banka Qendrore e Kosovës i ka ofruar lehtësime për konvertimin e dinarëve në euro Bankës Popullore të Serbisë. Banka Qendrore e Kosovës ka siguruar hapjen e llogarive bankare në euro për ata që ende nuk e kanë bërë këtë, pa pagesë. Vetëm mendoni se sa mundësi do të krijojë hapja e një llogarie të rregullt bankare për një pjesë të vogël të popullsisë që nuk e ka bërë ende këtë: fluksi i parave përmes llogarisë do të mundësojë regjistrimin e pagesave dhe disbursimeve të ligjshme, të cilat do të jenë baza eventuale e marrjes së një kredie apo fillimit të një biznesi, marrja e ndihmës nga institucionet e Kosovës, pavarësia ekonomike e grave, e cila në mënyrë të pashmangshme çon në mundësi të reja për një jetë më të mirë. Kosova ka krijuar skema të asistencës financiare dhe ndihmës sociale për familjet në nevojë, gratë lehona dhe nënat me fëmijë. Kjo lloj ndihme nuk do të përfundojë kurrë dhe vetëm do të rritet, në përputhje me rritjen ekonomike dhe planifikimin buxhetor. Çdo muaj, më shumë se 33,000 pjesëtarë të komunitetit serb marrin pensione nga Republika e Kosovës, 2205 familje marrin ndihmë sociale, 4244 familje marrin ndihmë për fëmijë dhe 1372 familje marrin ndihmë për gratë lehona dhe nënat me fëmijë.
Gjithçka përmes llogarisë bankare të hapur në euro. Përmes tyre mund të merret edhe ndihma për komunitetin serb, e dërguar nga qeveria e Beogradit, e pranuar në euro dhe e regjistruar përmes llogarisë bankare për hir të transparencës dhe vendosjes së ligjshmërisë. Në këtë mënyrë, shuma e parave të dërguara nga Beogradi do të përputhet saktësisht me paratë që do të merrni në Kosovë. Ne do të bëjmë gjithçka që është në fuqinë tonë përmes fushatave informuese dhe mundësimit të lehtësimit, me synimin për një tranzicion të lehtë. Gjëja më e rëndësishme është të kuptohet dhe besohet se vendosja e shtetit ligjor është e pashmangshme, dërgimi i parave përmes transaksioneve bankare është i pakompromis dhe gëzimi i të drejtave të fituara deri më tani në mënyrë të lirë, nga autoritetet shtetërore në Kosovë, është një pjesë e domosdoshme e garantimit të lirisë së të gjithë qytetarëve për të marrë çdo ndihmë financiare nga cilado palë apo autoritet që vjen përmes rrugëve ligjore. Faleminderit për vëmendjen tuaj dhe të ju dëshiroj të gjitha të mirat.
Video me titra shqip:
***Obraćanje Premijera Albin Kurti upućeno srpskoj zajednici na Kosovu vezano za Uredbu Centralne Banke za gotovinsko poslovanje
Dragi građani Republike
Blagostanje nas samih i naših porodica je pokretač našeg delovanja, ali i pre svega prioritet Vlade da obezbedi sigurnost, dobrobit kao i socijalnu pomoć gde je potrebna, svim svojim građanima bez obzira na njihovu etničku pripadnost. Više puta sam vam se obraćao i naglašavao da je Vlada koju predvodim, Vlada svih vas, a naša Republika dom svih zajednica koje ovde žive. Rat, a posle toga i pogrešna politika političara koji su bili na čelu države, ostavili su za sobom narod nezbrinutim, siromašnim i podložnim kriminalnim organizacijama i bandama, dok su brinuli o luksuznom životu njih samih i onih koji su sa njima saradjivali. Tokom poslednje tri godine dali smo sve od sebe da se usprotivimo kriminalu mudrim političkim koracima osnovanim na uspostavi zakona i vladavini prava. Podigli smo našu državu na viši nivo demokratije koja podrazumeva i poštovanje ljudskih i građanskih prava, što je prepoznala i prestižna organizacija Freedom House, a potom nje i Transparency International za borbu protiv korupcije kao i World Justice Project kao rezultat poštovanja zakona i vladavine prava. To samo pokazuje koliko možemo i moramo, zajedno, kao multikulturna i multietnička država podignuta nad postulatima poštovanja ljudskih prava i osnovnih sloboda, demokratije i jednakim mogućnostima za sve i prema svima. Kao narod koji vekovima teži slobodi a kao gradjanstvo svih željno mira i prosperiteta, trebamo pokazati poverenje jedni u druge da bi jako i odlučno koračali napred i tako pobedili kriminal, versku, rasnu i etničku mržnju, podele društva i lažne vesti, neophodne zarad postizanja nacionalističkih šovinističkih ciljeva i uskih političkih pobeda. Svesni smo svi kampanje podignute nad lažnim osnovama, a protiv nezavnisnih Ustavom uspostavljenim institucijama kao što je Centralna Banka Kosova, zarad očuvanja već dobro uspostavljenih puteva pranja novca i finansiranja terorizma putem slanja keša u džakovima preko granica Srbije i Kosova. Prvog februara ove godine je stupio na snagu pravilnik Centralne Banke o gotovinskim plaćanjima. Ovaj Pravilnik se ne odnosi na dinar niti ga kao takvog spominje. Dakle, cilj Centralne Banke jeste formalnost plaćanja i procedure vezane za to, nasuprot težnjama da se dokaže da je njena svrha ukidanje dinara ili bilo koje druge valute na Kosovu. Centralna Banka, jasno ukazuje na to da je euro jedino sredstvo plaćanja na Kosovu i da s tim u vezi, svaka transakcija treba biti u eurima kao jedinoj zvaničnoj valuti na Kosovu. Pravilnik Centralne Banke, ne zabranjuje Srbiji pomagati gradjane srpske zajednice na Kosovu finansijski. Bilo kakvo sugerisanje suprotnom jeste lažna propaganda čiji je cilj stvaranje tenzija na etničkoj osnovi. Pravilnik Centralne Banke obezbedjuje legalnost i transparentnost novca uvezenim na Kosovu, na osnovu Ustava i monetarne politike Evropske Unije. Dakle Kosovo nije zabranilo dinar, kao što nije zabranilo dolar, funtu ili švajcarski franak. Jedina je razlika u tome što od 1. februara ne može ući novac preko granice u džakovima, kao što ne može ni u jednoj demokratskoj državi, već isti može doći preko bankovnih računa, podignut u eurima. Ova politika štiti gradjane od pretnji organizovanog kriminala, trgovanja oružjem i pranja novca. A do sada, način ulaska novca i njegov prevoz preko granica je omogućavao kriminalnim grupama da primaju nezakonito uveden novac, jačajući tako njihov uticaj i nad narodom, plašenje mase i ohrabrivanje kriminalaca od samog državnog vrha Srbije. Kriminal se mora pobediti, pranje novca i obogaćenje ilegalnim putem u cilju lakšeg finansiranja terorista a zarad remećenja mira, mora prestati. Centralna Banka Kosova je ponudila olakšice u konvertiranju dinara u euro Narodnoj banci Srbije. Kosovska Centralna Banka je obezbedila otvaranje računa u eurima za one koje to još nisu uradili, besplatno. Samo pomislite koliko će mogućnosti otvaranje redovnog bankovnog računa napraviti za mali deo stanovništva koji to još nije napravio: protok novca preko računa će omogućiti evidenciju legalne uplate i isplate novca, što će biti osnova eventualnog podizanja kredita ili zasnivanja biznisa, primanja pomoći od institucija Kosova, ekonomsku nezavinosti žena, a što neminovno vodi novim mogućnostima zarad boljeg života. Kosovo je uspostavilo šeme finansijske pomoći i socijalne asistencije ugroženim porodicama, porodiljama kao i majkama sa decom. Ovakva pomoć neće prestati nikada i biće samo veća, u skladu sa ekonomskim porastom i budžetskim planiranjem. Svakoga meseca, penziju Republike Kosova prima više od 33 hiljade pripadnika srpske zajednice, socijalnu pomoć 2.205 porodica, 4.244 porodica dečije dodatke i 1.372 porodice pomoć porodiljama i majkama sa decom. Sve preko bankovnog računa otovorenog u eurima. Preko istih dalje se može primati i pomoć srpskoj zajednici koju šalje vlada iz Beograda, podignuta u eurima i evidentirana preko bankovnog računa radi transparentnosti i uspostavljanja legaliteta. Na ovaj način, iznos novca koji bude poslao Beograd podudaraće se tačno sa novcem koji ćete vi dobivati na Kosovu. Mi ćemo učiniti sve u našoj moći a putem kampanja informisanosti i omogućavanja olakšica, u cilju glatke tranzicije. Najvažnije je razumeti i verovati da je uspostavljanje vladavine prava neminovna, slanje novca transakcijskim putem banaka bezkompromisna, a uživanje do sada stečenih prava na slobodan način, od strane državnih autoriteta na Kosovu, neizostavan deo garantovanja slobode svih gradjana na primanje bilo kakve finansijske pomoći od bilo koje strane ili autoriteta koja dolazi legalnim putem. Hvala vam na pažnji i svako dobro.
Video sa titlovima: https://we.tl/t-hfa19LiwlZ
video bez titlova: https://we.tl/t-mjiTFQV1X2