ARKIVI:
23 Dhjetor 2024

Afganistani, Kosova dhe Shqipëria

Shkrime relevante

Zëri i ndërgjegjës kombëtare thërret për ndryshim!

Shqiptarë të Plavës dikur..., para se pasardhësit e tyre të bëheshin...

Ja si mund të duket Anglia e bukur, e së ardhmes…!

Jorgo Mandili 21 dhjetor 2024 ___ Britania ishte përpara të gjitha vendeve perëndimore në...

Si i dëboi UÇK-ja hoxhëllarët dhe predikuesit e fesë islame nga frontet e luftës

Luan Dibrani, Gjermani ___ Gjatë periudhës së luftës në Kosovë, Ushtria Çlirimtare e...

Interesat kombëtare të Kosovës, marrëdhëniet ndërkombëtare dhe konteksti më i gjerë gjeopolitik

Agim Vuniqi, New York ___ Roli i Shqipërisë dhe deklaratat e kryeministrit Rama Fjala...

Shpërndaj

Luftëtarët talibanë të fotografuar në Kabul të hënën me 16 gusht 2021 me një M1117 amerikan, një mjet lufte ushtarak, që kushton deri në 10 milionë korona norvegjeze. Fotografi: Rahmat Gul, AP/NTB

Dritan Goxhaj , Tiranë 17 gusht 2021

Në këto dy dekadad e fundit, dmth në këtë 20 vjeçar duke nisur që nga viti 2001, për çdo vit, cdo presidenët Amerikanë, diplomat, zyrtar të Departamentit të Shtetit, Ambassador, Gjeneral ushtrie e Komandant Shtabesh të ushtrisë Amerikane, por edhe të vendeve të NATO-s, në çdo përvjetor të 11 Shtatorit, ose në çdo rast tjetër jubilar në Afganistan, kanë përsëritur si papagall shprehjen: “ Amerika është me ju. Ne jemi këtu dhe nuk do ju lëmë kurrë vetëm”. Por pas 20 viteve, një ditë të bukur të gjithë i bënë valixhet e ikën që pa gdhirë, duke e kthyer shprehjen e mësipërme thjesht në një demagogji.

Të njëjtën gjë, Amerika dhe aleatët ë saj në NATO përsërisin edhe në Kosovë që nga mbarimi i luftës në vitin 1999.

Në rast se edhe në Kosovë një ditë të bukur do vendosnin ashtu si në Afganistan të tërhiqen nga angazhimet e tyre dhe deklaratat pompoze për konsumim politik, atëherë edhe aty do vërshonin pa humbur asnjë moment ashtu si talebanët, me telebanizmin e tyre, edhe sllavët e jugut nga Sërbia.

Por, me një ndryshim, këta nuk do ja mësynin asnjëherë Prishtinës, por vetëm do rrëmbenin e aneksonin të gjitha ato territore që përfshihen nën “Zajednicë”. Dhe Kosova vetëm do bëntë sehirë, pasi me fuqinë e saj ushtarake të tanishme, rezistenca ndaj Serbisë do i përgjante asaj të Mujo Ulqinakut në Durrës ndaj pushtimit Italian.

Qeveritë e Kosovës dhe të Shqipërisë kishin dhe kanë akoma shancin që ta shfrytëzojnë nevojën që Amerika ka tashti për to, në kërkesën për strehimin e atyre afganëve që kanë qenë bashkpunëtorë të saj në këtë pushtim 20 vjeçar në Afganistan. Kosova dhe Shqipëria, edhe pse qeveritë e tyre u ngutën duke e pranuar kërkesën Amerikane pa asnjë kusht, sërish derisa ajo nuk ësht përmbushur mund t’i kushtëzojnë Amerikës këtë kërkesë.

I vetmi institucion që nuk është shprehur akoma mbi këtë ngjarje ka mbetur vetëm Presidenti i Republikës.

Tashti ky zotëria që her na betohet në Kushtetutë e herë në Baba Tomorr, duhet urgjentisht të mbledhë Këshillin e Sigurisë Kombëtare e t’i kërkojë llogari qeverisë deri në një për të gjitha kushtet e ardhjes së këtyre afganëve. Dhe duke qenë se pretendon se ka mbetur i vetmi institucion në këtë vend që mbron dinjitetin e Shqiptarëve, dinjitet të cilin Rama, Basha e Berisha sëbashku me Vjollca Osmanin u ngutën t’ia shisnin menjëherë Amerikës duke pranuar kërkesën pa kushte. Pra duke i shitur më të fortit atë çka nuk është e tyre, por vetëm për qyqarllikun e tyre të vetëm politik. Presidenti duhet që t’i kushtëzojë Ameirkës ardhjen e këtyre bashkpunëtorëve të saj në disa drejtime.

Tashti ka shancin që t’i vijë në ndihmë Kosovës e Shqipërisë, e kështu të lajë deri diku zullumet e tij ndaj këtij vendi. Së pari në drejtimin e ndihmës ushtarake: T’i kërkojë Amerikës që të paisë me teknologji dhe mjete ushtarake e armatim bashkohor ushtrinë Shqiptare dhe njëkohësisht të fillojë ngritjen e ushtrisë së Kosovës, pasi kjo nuk do i kushtonte asgjë Amerikës e cila në Afganistan e ngriti ushtrinë Afgane nga zero duke i dhënë mbi 265 avionë dhe helikopterë të ndryshëm për role të ndryshme, rreth 5600 mjete ushtarake transporti të dhe të pablinduara, pa llogaritur këtu armatimin e lehtë dhe të rëndë e gjithë llogjistikën përkatëse.

Së dyti në drejtimin e ndihmës politike: T’i kërkojë Amerikës që ajo të ushtrojë gjith presionin e saj diplomatik ndaj BE dhe OKB që në Kosovë të mbahet referendum për vetevendosje. Referendum i cili është sanksionuar në Marëveshjen e Rambujesë në pikën 8-të të Dispozitave Tranzitore të kësaj marëveshje. T’i kërkoi Amerikës që ajo të ushtroi gjith presionin e saj dhe mundësit e saj diplomatike dhe politike me Rusinë që të bindi atë dhe Serbinë që Kosova mos të endet më dyerve të BE për lloqe tavolinash të cilat konsiderohen si bisedime dy palëshe, por të bëhet njohja e Kosovë si shtet nga Serbia.

Së treti në drejtim kombëtar: T’i këkrkoi Amerikës që të ushtroi presionin e saj sëbashku me BE ndaj Serbisë që ajo të ndalojë mënjëherë proçesin e pasivizimit të adresave në Preshevë, Medvegjë e Bujanoc, duke ndaluar kështu shpopullimin e këtyre trevave Shqiptare.

Dhe në fund, e katerta: T’i kërkoi që të deklarohet publikisht pro bashkimit të Kosovës dhe Shqipërisë në një shtet të vetëm. Ky bashkim është e vetmja shpresë dhe opsion për t’i bërë ballë çdo lloj sulmi të Serbisë ndja trojeve shqiptare.

Pasi në mungesë të këtij bashkimi, në çdo rast sulmi ndaj trojeve tona në Kosovë, sërish lufta për të mbrojtur atdheun edhe kësaj rradhe do mbetet mbi baza vullnetare, ashtu si në 1999.

Këtu, një grup talibanësh pozon përpara shtëpisë së guvernatorit në provincën Ghazni, në juglindje të Afganistanit, provinca ka depozita të mëdha litiumi, që përdoret për të bërë bateri për makinat elektrike. Fotografi: Gulabuddin Amiri / AP / NTB

Le t’i vendosi këto kushte, në mënyrë që ambasadorja Amerikane këtu të mos tallet më ashtu si bëri para një jave, ku e lumtur deklaronte se erdhën në Shqipëri 12 ekspertë të ushtrisë Amerikane për shuarjen e zjarrreve, të cilët do mësonin trupat tona ushtarake sesi fiket zjarri me bisht lopate, ndërkohë që në Afganistan vetëm në vitin 2011 blenë 20 avionë transporti C-27J me vlerë 480 milion dollar të cilët në 2014 i çuan për skrap, ku vetëm 4 prej tyre kanë mbetur akoma në bazën amerikane në Gjermani, e të cilët mund të konvertohen në avionë për shuarjen e zjarreve me kapacitet 6 mij litra ujë.

Në rast se edhe Presidenti do fshihet ashtu si Basha, Berisha e Rama pas shprehjes: Të zbatojmë obligimet që kemi si anëtarë të NATO-s. Atëherë edhe ky, nuk është asgjë më shumë se një bashibozuk tjetër, njësoj si këta, në llumin politik andej e këtej Drinit.

Dhe po e lamë Shqipërinë në duar të bashibozukëve, ata do e shesin të gjithën, që pastaj të arratisen diku ashtu si presidenti i Afganistanit me valixhet me dollarë.

Ushtria franceze evakuon qytetarët francezë nga Afganistani më 16 gusht 2021. Çfarë të ndihmon forca e madhe ushtarake nëse të mungon morali luftarak dhe nuk e di se kush je? Fotografia: Major des Armees nëpërmjet AP / NTB.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu