Nga: Arif Ejupi
AFORIZMA TË SHKRUARA NGA ARIF EJUPI
1)Pijaneci çdoherë thotë se është mjegull.
2)Dembeli i bënë konkurrencë pulës klloçkë.
3)Koprracit me i pjellë mushka dhe më i bërë vezë gjeli prapë i njëjti mbetet.
4)Llupësit as liqeni nuk ia shuan etjen.
5)Kur vdes karrieristi e do me vete kolltukun.
6)Lavirja kur nis me u plak bëhet motër nderi.
7)Civilizimi i sotëm një vajzë e katër dhëndurë.
8)Endacaku kurrë nuk bëhet me strehë.
9)Shpifësi është sikur helmi, thanë degë dhe prish fryte.
10)Bamirësit kurrë nuk i mbetet qesja bosh.
11)Me të pabesinë mos hy as në nevojtore.
12)Mosmirënjohësi është si pula e keqe, ushqehet tek ti e vezën e lëshon në komshi.
13)Egoisti edhe buburrecin e lë pa ushqim.
14)Mësuesi i keq ta humb dëshirën për mësim.
15)Adoleshenti i sotëm si kau tarak.
16)Ai që jeton në shtëpi të gruas shpejt bëhet përrallë.
17)Bixhozi të lë pa shtëpi dhe brekë.
18)Fajdegjiu çdoherë kërkon bythë viçi.
19)Kokëkrisuri e ka vapë edhe në akullnaja.
20)Inatçiu i ngjanë kalit të harbuar.
21)Mburraveci vdes me shumë plagë në gjoks.
22)Mashtruesi mundet me luajt edhe në Hollivud.
23)Njeriu i keq dhe Covid 19,infektojnë njësoj.
24)Mashkullin e keq mos e ço më larg se në mulli.
25)I njëanshmi më tepër e vlerëson teneqen se sa arin.
26)Mendjemadhi ec në tokë e sheh në qiell.
27)Pesimisti mendon se kurrë nuk vjen pranvera.
28)Gënjeshtari lëndën e parë çdoherë e ka falas.
29)Ai që të ka tradhtuar njëherë do të tradhtojë prapë.
30)Kur maçoku e sheh veten në rolin e tigrit shpejt e thyen qafën.
31)Mos ia trego problemet e shtëpisë të ligut se t’i nxjerrë në qarashi.
32)Interesgjiu të takon vetëm kur i troket veza ke bytha.
33)Me jetua me punën e tjetrit fundin e ke tragjik.
34)Larg atij që abuzon me mirësjelljen tënde.
35)Po nuk reagove me kohë ndaj të keqes herdokur do të shndërrohesh në zvarranik.
36)Atë që e do këshilloje dhe qortoje përpara se me u fundos.
37)Lepurit ia nxinë jetën frika.
38)Kur horri të flet për Atdhedashuri, sinjalet janë se na ka rrok djalli përpara.
39)Vendi nuk zhvillohet me fjalë por me vepra.
40)Edhe kuajt me qenë hilegjinj e marrinë në qafë njëri-tjetrin.
41)Të qenunit pakurriz të shndërron në top pingpongu apo tabelë qitje.
42)Kur e bënë një të keqe mos e imito macjen, e cila t’ue u mundua me mbuluar jashtëqitjen e saj e ndytë komplet shtëpinë.
43)I pafytyri i përshtatet çdo sistemi.
44)Mos i nxirrni në krye injorantët dhe të paditurit se u çojnë në humnerë.
45)Mos u dashuroni në shikim të parë s’e e harxhoni shpejt dashurinë.
46)Kërkojeni famën në tempuj të dijes e jo në bordele.
47)Kujdes me degën që të ushqen!
48)Prindi e kujton fëmijën në çdo rrahje zemre.
49)Çdoherë qeras i varfëri, sepse të pasurit i duhen100 eurot e tij, me bërë milionin.
50)Ateisti pajtohet me hoxhën dhe ipeshkvin ditën e bajramit dhe ditën e pashkëve.
51)Me pasë qenë komunizmi i mirë gjermanët e kishin mbjellë në tokën e tyre.
52)Luanin po edhe deshe nuk mundesh me fut në kotecin e pulave.
53)Tregtari edhe pse e merr ajkën sytë i ka tek hirra.
54)Duam sa jam gjallë se dheu dhe gurët nuk shohin e as nuk dëgjojnë.
55)Derisa, Kosova ka babë s’mundet me qenë Zot, i saj dobiçi.
56)Historiani në parti sikur tupangjiu në dasmë.
57)Ai që qeshë me të verbërinë është i patru.
58)Mos e harro atë që të ka ushqyer deri dje.
59)Pula për një vezë sa grima e çon peshë katundin.
60)Ruaju mos merr në thua kur të dalësh nga shtëpia se nuk të shkon dita mbarë.
61) Ai që të bënë pritë fshihet sikur breshka nën samar.
Gjenevë,27 dhjetor 2024