ARKIVI:
23 Dhjetor 2024

Afrim Musliu: Zotëri Paul Tedeschini, qëllimi i shkrimit ishte se në secilën lëvizje kombëtare hyjnë elementë përçarës

Shkrime relevante

Zëri i ndërgjegjës kombëtare thërret për ndryshim!

Shqiptarë të Plavës dikur..., para se pasardhësit e tyre të bëheshin...

Ja si mund të duket Anglia e bukur, e së ardhmes…!

Jorgo Mandili 21 dhjetor 2024 ___ Britania ishte përpara të gjitha vendeve perëndimore në...

Si i dëboi UÇK-ja hoxhëllarët dhe predikuesit e fesë islame nga frontet e luftës

Luan Dibrani, Gjermani ___ Gjatë periudhës së luftës në Kosovë, Ushtria Çlirimtare e...

Interesat kombëtare të Kosovës, marrëdhëniet ndërkombëtare dhe konteksti më i gjerë gjeopolitik

Agim Vuniqi, New York ___ Roli i Shqipërisë dhe deklaratat e kryeministrit Rama Fjala...

Shpërndaj

Afrim Musliu, Suedi

___

Z. Paul Tedeschini,

Me gjithë respektin për Ju, si duket nuk e paske kuptuar thelbin e reagimit tim me këtë shkrim, e që ai më së paku ishte të thellohesha në detaje të historisë shqiptare.

Siç e ceke edhe Ti, në Besëlidhjen e Lezhës ishin principatat shqiptare të asajë kohe edhe katolike edhe ortodokse. Tjetër besim shqiptarët nuk kishin atëbotë. Pra, ishte bashkim kombëtar pa dallim feje me qëllim të çlirimit nga pushtuesi i egër otoman.
Çka është ajo që shkrimi im bie ndesh me këtë fakt, z. Paul?

Në Lidhjen e Prizrenit poashtu ndodhi bashkimi kombëtar pa dallim feje për çlirimin dhe pavarësimin e trojeve shqiptare nga PO. Aty kishte edhe shqiptarë katolikë, edhe myslimanë, edhe ortodoksë. A nuk ishte ashtu, z. Paul? Edhe në Lidhjen e Dytë të Prizrenit ishte bashkim i shqiptarëve pa dallim feje. Edhe në Lidhjen Demokratike të Kosovës poashtu. Të gjitha këto kishin një
qëllim: Shkëputje nga Lindja dhe orientimin i shqiptarëve drejt vlerave Perëndimore. Apo jo, z. Paul?

Pagëzimet e fëmijëve njëvjeçarë katolikë nuk mund të krahasohen me konvertime, sepse ata janë të lindur si katolikë, të cilëve vetëm i’u nevoitet pagëzimi për t’u bërë pjesë e Kishës Katolike. A nuk është ashtu, z. Paul?

Qëllimi i shkrimit ishte se në secilën lëvizje kombëtare hyjnë elementë përçarës dhe destruktivë. Kjo ka ndodhë në të gjitha këto kuvendet e lartëpërmendura shqiptare kombëtare dhe ndodhin edhe sot e kësaj dite. Sindromi i shqiptarit është se nuk e duron me qenë i dyti askund, por çdoherë secili duhet me qenë i pari. Mentalitet i stërvjetruar i bajraktarizmit nga e cila vështirë e kemi të lirohemi si popull. Aty qëndron problemi.

Ju përshëndes, i nderuar!

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu