ARKIVI:
18 Nëntor 2024

Agim Vuniqi: Integriteti territorial është vazhdimësi e sovranitetit të shtetit të Kosovës

Shkrime relevante

Broçkullat e Albin Kurtit, trimërim për neootomanët…!

Belisar Jezerci, historian ____ Deklaratat e kryeministrit Kurti në medrese "Alauddin" në Prishtinë,...

O Stano, zëdhënësi i Serbisë, Kosovës nuk ka çka t’i duhet integrimi europian “me Serbi” brenda saj!

Gani I. Memeti Zëdhënësi i BE-së ka thënë se çështja e institucioneve...

Lirim Mhehmetaj dhe fjalori i tij trashaman…!

Afrim Caka, Gjakovë ___ …SE MOS E KA PARË DIKUSH TË JETË SKUQUR...

Popesku, turpi bije mbi ata që në shtëpinë e vet i sulmojnë mysafirët…!

Gani I. Mehmeti Në minutat shtesë, tifozët vendas nisën thirrjet raciste, me...

Shpërndaj

Agim Vuniqi, SHBA

***

Një argument kyç në anën e Kosovës ishte se Neni 1 i Aktit Final të Helsinkit bën që integriteti territorial është vazhdimësi e sovranitetit të shteteve të kushtëzuara me vullnetin e tyre dhe aftësinë për të garantuar të drejtat themelore të njeriut të përcaktuara edhe në Aktin Final.

Nuk duhet harruar asnjëherë se Serbia me politikën e saj hegjemoniste shkatërroi ish federatën Jugosllave dhe mban përgjegjësinë e drejtpërdrejtë për të gjitha luftërat e përgjakshme në Ballkan.

Ajo e humbi kontrollin ushtarak mbi Kosovën në vitin 1999, kur atë e bombardoi NATO për të ndalur vrasjen e shqiptarëve në një luftë dyvjeçare. Kosova u vendos nën administrimin e OKB-së dhe NATO-s, pas një lufte ajrore të udhëhequr nga NATO, që ndali goditjet e ish-udhëheqësit jugosllav Sllobodan Millosheviç i cili kishte shtrirë aktivitetin ushtarak jo vetëm kundër UÇK-së (qëllim politik i së cilës ishte dekolonizimi nga Serbia), por edhe kishte planifikuar shkatërrimin fizik të popullatës shqiptare.

Në vitin 1999 qe aprovuar edhe Rezoluta 1244 e Këshillit të Sigurimit dhe administrata e përkohshme e OKB-së – deri te zgjidhja e statusit të saj përfundimtar. Pas nëntë viteve të protektoratit ndërkombëtar, Kosova shqiptare, e mbështetur nga Shtetet e Bashkuara dhe shumica e vendeve anëtare të BE-së, shpalli pavarësinë më 17 shkurt 2008. Kosova e cila ka mbështetjen e shteteve më të fuqishme në botë, ka arritur pothuaj mbi 100 njohje, shifër që herë pas herë lëkundet. Tash për tash ky numër është i pamjaftueshëm për t’u anëtarësuar në OKB, ndërsa njohjet po sfidohen nga diplomacia serbe me një draft të ri – rezolutë, platformë – për të penguar njohjet e reja.

Si duket përpjekjet e saj kanë shqetësuar diplomatët perëndimorë. Britania ka paralajmëruar vazhdimisht Serbinë se çdo përpjekje për të minuar pavarësinë e Kosovës do të nxisë një ballafaqim me ato vende që kanë njohur Kosovën, vërejtje që shkakton në qortim të fortë nga Rusia. SHBA është shprehur për mbështetjen e plotë për Kosovën. Diplomatët amerikanë konsiderojnë se pavarësia e saj është e pakthyeshme, e kufijtë e saj janë të pacenueshëm.

Më 17 shkurt 2008, përfaqësuesit e popullit të Kosovës, që vepronin jashtë kornizës së IPVQ-UNMIK-ut (që nuk përfaqësonin Kuvendin e Kosovës ose ndonjë tjetër prej këtyre institucioneve), kanë shpallur Deklaratën e Pavarësisë, duke themeluar Republikën e Kosovës.

Më 22 korrik 2010, Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë vendosi se shpallja e pavarësisë të 17 shkurtit 2008 nuk shkel ligjin themelor ndërkombëtar, rezolutën e Këshillit të Sigurimit 1244 (1999) apo Kornizën Kushtetuese, për shkak se autorët e deklaratës, të cilët janë “përfaqësues” të popullit të Kosovës, “nuk janë të detyruar nga këto dokumente”. Shpallja e pavarësisë ishte e ligjshme.

Një argument kyç në anën e Kosovës ishte se Neni 1 i Aktit Final të Helsinkit bën që integriteti territorial është vazhdimësi e sovranitetit të shteteve të kushtëzuara me vullnetin e tyre dhe aftësinë për të garantuar të drejtat themelore të njeriut të përcaktuara edhe në Aktin Final.

Pas debaklit në GJND Serbia kishte dërguar një projekt-rezolutë për 192-vendet në Asamblenë e Përgjithshme që kundërshtonte pavarësinë e Kosovës dhe përpiqej me çdo kusht të sfidonte pavarësinë saj duke bllokuar anëtarësimin e Prishtinës (term që përdor në komunikimet zyrtare) në organizmat ndërkombëtarë. Kështu, nëse Serbia vazhdon në këtë mënyrë mund të rrezikojë progresin drejt objektivit të bashkimit me Bashkimin Evropian, jo vetëm të sajin, por rrezikon edhe rajonin të ngecë mbrapa në integrimet euroatlantike.

Çdo përpjekje për të inkurajuar ndarjen e Kosovës, apo coptimin e saj bërbrenda, dhe bisedimet mëtejme për statusin e rregullimit brenda territorit të Kosovës, do të janë kundër interesave afatgjata të qytetarëve të të dy vendeve Kosovës dhe Serbisë.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu