ARKIVI:
24 Nëntor 2024

Agresion shtetëror, jo akt terrorist !

Shkrime relevante

Vjosa Osmani, “kush kërcen, kafja falas…!”

Shkruan : Refiqe R.Hamiti ___ VJOSA OSMANI, KUSH KËRCEN ,KAFJA FALAS "S'ka ku...

Turboshkrimtari Zekeria Idrizi, ose mungesa e dinjitetit…!

Lis Bukuroca, Gjermani ___ Zekiria Idrizi, një ish-hoxhë që tani identifikohet si shkrimtar,...

Vjosa Osmani dhe fërkimet me Qeverinë e Kosovës: A po kërkon interesa personale dhe po injoron votën e qytetarëve të Vetëvendosjes?

Nga: Luan Dibrani Në një periudhë të tensionuar politike, Presidentja e Kosovës,...

Shpërndaj

Jusuf Buxhovi, Prishtinë
___
Nga shpërthimi e këndej, përfaqësuesit politik dhe diplomatik të shtetit të Kosovës, ngjarjen tragjike të 24 shtatorit e kanë cilësuar AKT TERRORIST.
Në të vërtetë, nuk bëhet fjalë për AKT TERRORIST, por për AGRESION TË ARMATOSUR NDAJ SHTETIT TË KOSOVËS!
Të gjitha faktet relevante, ato policore dhe nga KFOR-i konfirmojnë këtë.
Pa hy në shpjegimin e asaj se çfarë paraqet akt terrorist, meqë kjo dihet, ruajtja e kësaj sintagme, jo vetëm që akterët e këtij veprimi (shtetin serb dhe faktorët tjerë nga jashtë dhe brenda të involvuar në të) i liron nga përgjegjësia për një veprim të tillë, që doemos ndërkombëtarisht ndëshkohet, por njëherësh shtetin e Kosovës e ngarkon me hipotekën e paaaftësisë të kontrollojë hapësirën e vet nga aktet terroriste, për ç’gjë sikur justifikohen thirrjet për marrjen e plotë të mbikëqyrjes së Veriut nga KFOR-i, ndërsa politikën e Kosovës e privon nga mundësia të ndryshojë paradigmën e deritanishme të trajtimit të Serbisë si “partnere konstruktive” në dialogim paçka se me këtë veprim luftën e deritanishme diplomatike të mbikëqyrur nga faktori ndërkombëtar (BEE dhe SHBA-ja), e ka kthyer në diplomaci të luftës, që zgjidhjes së saj t’i imponohet modeli i Dombasit!
Po ashtu, cilësimi i ngjarjeve të 24 shtatorit si AGRESION SHTETËROR NDAJ SHTETIT TË KOSOVËS, historisë ia deponon dëshminë më të fuqishme të veprimit ushtarak të shtetit serb kundër shtetit të Kosovës.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu