Agron Bajrami, Ambasador me bachelor

1
527
Agron Bajrami

Pas Washingtonit, Brukseli është qendra kryesore e vendimarrjes përsa i përket interesave të Kosovës  pasi ai është kryeqyteti i Bashkimit Europian dhe i NATO-s. Por përkundër rëndësisë së jashtëzakonshme të kësaj qendre, kryeministri i Kosovës ka vendosur të emërojë si ambasador kryeredaktorin e Kohës Ditore Agron Bajramin, i cili përvecse i ka shërbyer ardhjes në pushtet Lëvizjes Vetëvendosje, duket se nuk i ka kualifikimet e nevojshme as akademike dhe as profesionale për këtë detyrë.

Bajrami, në bazë të biografisë së tij të dorëzuar në MPJ, që e posedon Nacionale.info ka të kryer vetëm nivelin bachellor në Universitetin e Prishtinës, në Fakultetin e Arteve për grafikë (1987-1991). Një nivel i tillë në kryeqytetin europian ku shtetet serioze emërojnë ambasadorët më të aftë, me reputacion të lartë dhe shkathtësi të mëdha e përgaditje të lartë akademike është tregues se Kurti nuk ka kritere në emërime të larta, ashtu si paraardhësit e tij që i ka kritikuar. Ai po ecën në rrugë të njejtë. Minimumi do të duhej që ambasadori i dërguar në Bruksel të kishte një master që lidhet me diplomacinë dhe marrëdhëniet ndërkombëtare, në mënyrë që të njihte sado pak punën që i është ngarkuar.

Nga ana tjetër biografia e Bajramit, është jashtëzakonisht e varfër edhe përsa i përket anës profesionale. E vetmja punë në jetën e tij është ajo në Kohën ditore dhe së fundi një emision në KTV Desku, ku jo vetëm që nuk ka treguar ndonjë aftësi të lartë moderuese, por e kishte shndërruar në mjet të propogandës për VV-në. Bajrami nuk ka asnjë ditë pune në institucione, kështu që detyra e tij si ambasador do të jetë një sfidë e jashtëzakonshme në të gjitha aspektet.

Me këtë emërim dhe me disa emra të tjerë qeveria Kurti i ka shkelur me të dyja këmbët premtimet e veta se do të emërojë kuadro të nivelit të lartë.

Edhe kjo qeveri po favorizon miq e të afërm dhe po shpërblen gazetarë që i kanë shërbyer si rasti i Bajramit dhe i kompanisë Koha në përgjithësi.  Edhe pronari i kësaj kompanie Veton Surroi është vënë në dispozicion të qeverisë Kurti përsa i përket dialogut. /Nacionale.info

1 KOMENT

  1. Se pari per Agron Bajrami. Jo, nuk ka gabu kryeministri Albin Kurti qe e ka dergu Agron Bajrami ne kete mision. Agron Bajrami eshte person sipas te gjitha kritereve te nje personi te proveniences europiane, nga menyra e sjelljes me bashkebiseduesit deri te profesionalizem ne bashkebisedim, pa anime dhe/apo sugjerime e as diskreditime te bashkebiseduesit. Kesi kuadro jane per kesi vende. Sa per Veton Surroi… besoj, besoj qe Albin Kurti e ruan Veton Surroin si xhoker me te fort. Sepse Veton Surroi, eshte, te shprehem me shembull figurativ: Veton Surroi eshte penicilin per dhe /apo kunder semundjes qe emrohet agresiviteti dhe avantaxhe e serbeve ndaj shqipetarve. Veton Surroi i neutralizon serbet ne cafaredo fushe dhe/apo beteje dialogu. Ne cfaredo. Ja u njef gjuhen, ja u njef menyren e te menduarit, ja u njef piken e thymjes. Eshte deshmu shume here se Veton Surroi eshte kunderhelm nga agresiviteti dhe taktikes te luftimit verbal te serbeve. Avantazhe e ne beteje diskutimesh apo dialogut me serbet gjithemone dhe gjithemone, Veton Surroi

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu