Agron Muçaku, Gjakovë
Ftesë për distancim publik nga nxitja e urrejtjes fetare për Klubin Letrar “Gjon Nikollë Kazazi” në Gjakovë
Ja se ç’farë akuzash bëhen ndaj poetit Gjina Morina. Lexojeni akuzën absurde Agron Muçakut që ta kuptoni natyrën perfide të akuzave të tilla për gjoja fyrje të ndjenjave fetare të tjetrit.
Klubi letrar “Gjon Nikoll Kazazi” promovon librin anti kultur, anti art, anti vlerë që nxitë urrejtje anti islame shqiptare të autorit urrejtje-nxitës Haxhi Morina i kthyer në i krishter me emrin GJIN MORINA .
Në “librin” që u promovua mbrëm 12.08.2021 “Bubullim në shpirt” Gjin Morina bënë thirrje të hapët që të ngjallet Enver Hoxha dhe ti rrënoj të gjitha xhamit. Ofendohen rëndë shejhler e hoxhallar.
Është për t’u çuditur se si ka mundësi që intelektualët e Gjakovës të lejojn të promovojnë këtë libër paqavër antivlerë që bënë thirrje në nxitjen e urrejtjes fetare ndër shqiptar!
Ftoj klubin letrar “Gjon Nikoll Kazazi” që të distancohet publikisht nëse e ka bërë këtë gabim pa qëllim!
Gjin Morina nuk është hera e parë që sulmon shqiptaret e besimit islam. Ai këte e bëri edhe gjatë muajit të bekuar të Ramazanit ku na sulmoj padrejtësisht: RadioGjakovën, udhëheqësin e emsionit “me Lalin”, Xhelal Kaqi, doktorin e nderuar, Ali Iljazin, hoxhën e respektuar humanistin e madh Abdurrahman Bejtullahu. E ofendoi Bashkësin Islame te Gjakovës, por edhe të Kosovës, mua më ofendoj rëndë. I ofendoj të gjithë besimtaret shqiptar musliman bash në ditën e parë të muajit Ramazan
Lista e vjershave në librin”Bubullim në shpirt” të autorit Gjin Morina, ku bëhet nxitja e urrejtjes fetare dhe fyen ndjenjat e besimtarëve mysliman shqiptar!
Faqe 18 Ç’na u mbush vendi farë terskoti.
Faqe 20 C’është ky popull Zuzar.
Faqe 21 C’ka piqet nuk hiqet.
Faqe 35. Gjakprishti.
Faqe 37. Faqeziu zgërdhihet me kry nê hi.
Faqe 55.Gjoksit të Çabratit po i shkojnë gjamë.
Faqe 56.Hoxha Biznismen.
Faqe 65 Ishte seç na ishte.
Faqe 79. Shporruni.
Faqe 86. Prap ishte seç na ishte.
Faqe 101. Dhashtê Gjergji.
Faqe 114 Mistina
Faqe 118 Molla e kuqe.
Faqe 140 Ndoshta.
Faqe 182 Qohu Enver Hoxha.
Faqe 184 Rrallë këso burrash keni pa
Faqe 195. Shporruni përgjithmonë.
Faqe 198. Shqiponjat.
Faqe 202 Shumë herë
Faqe 203 Sikur ta kisha fuqinë.
Faqe 204 Ska me folklor shqiptar.
M.R, redaktor i librit duke folur per poetin ne fund te librit i thotë këto fjalë, citim : “..Por brenga më e madhe e poetit (Gjin Morina)është kthyrja e islamizmit të popullit dhe ndëtimi i xhamiave në të gjitha anët e Kosovës, duke u përpjekur të na këthejnë në mesjetê në kohën e pushtimit të egër otoman. Në poezin ” Zhurmë në Cabrat” autori shprehet me indinjatë:
Nuk janë më ato zhurma që dëgjoheshin dikur Gjylet e topave të Serbisë. Predha më të frikshme zëra të hoxhallarëve, Në Majat e minareve të xhamisë. Mbarim citati faqe 233.
Siq e shikoni fakte të nxitjes të urrejtjes fetare ka mjaft dhe autori duhet ta merr dënimin e merituar dhe librart e tij duhet tê hiqen nga qarkullimi.