ARKIVI:
1 Shkurt 2025

Ahiii, vëlla i shtrenjtë, Ymer Elshani, poezi e Rifat Kukajt për Y.Elshanin

Shkrime relevante

Rekuiem për Zahir Pajazitin, pushkën e parë të lirisë

Nga: Dritan Goxhaj, Tiranë  Guximi i Zahirit, Edmondit e Hakifit  Shoqëria jonë sot,...

Fundi i Lajçakut , fillimi i dialogut Kosovë – Serbi

Gani I. Mehmeti Është e ditur se Lajçaku ishte sabotuesi numër një...

Manipulimi i historisë dhe rreziku nga islamizmi: Tentativa për të minuar familjen Jashari dhe luftën e Kosovës

Në foto: Bekim Jashari dhe islamisti Halil Kastrati Shkruan: Rrezart Kalaja Grupet Radikale...

Kosova përkujton heronjët Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu e Edmond Hoxha në 28 vjetorin e rënies

PRISHTINË, 31 Janar 2025/ Në Kosovë përkujtohen tre heronjët e kombit,...

Partitë politike në Kosovë dhe Shqipëri nën sulmin e ironisë

nga: Arif Ejupi Demagogët me rrenat e tyre fantastiko-utopike edhe malin Everest...

Shpërndaj

Sot ka ditëlindjen shkrimtari Rifat Kukaj

(25 tetor 1938 – 11 shtator 2005)
E kujtojmë sot me vargjet e tij, shkruar nga zemra për shkrimtarin Ymer Elshani. Respekt!
(Teuta Y. Elshani, Drenas)
____
RIFAT KUKAJ
Ymer Elshanit
Ahiii, vëlla i shtrenjtë, Ymer Elshani
Parandjej se derisa t’jem gjallë
Në plagë t’hapur do m’pikoj katrani
Lot i shpirtit do m’këlthasë n’qëpallë!
Pa ty netët zvarritën ngathtë – ngathtë
Për n’vendlindje udha m’është shëmtuar
Se ç’na e theve, ore krahun e djathtë
Me stuhinë e dhembjes së pashëruar!
Në orët letrare tani si të shkojmë
Pa buzëqeshjen tënde aq bujare?
Kurreshtarëve mësues c’ka t’u thomë
Dhe zogjtë që çukisin në abetare?!
Si do t’na vijë lejleku i parë
Pa ëndrrën tënde n’flatra o mik?
Si do mbijë kokërr gruri n’arë,
Pa afshin e vargut të ri – lirik?
Më bëhet sikur më le një porosi
Që më erdhi me zërin tënd të gjallë
“Ma përkëdhel gjithandej çdo fëmijë,
M’ia fshij lotët shkurtabiqit n’përrallë!”
Kjo Drenica jonë përherë e zhuritur
Nën rrufetë e këtij qielli të nxirë,
Yje t’çiltër lindi e të ndritur
Që barbarët i krodhën nē humbëtirë!
***
Kjo poezi mori çmimin më të lartë në takimet Sofra Poetike “Ymer Elshani” në Drenas, me 17 prill 2002. Botuar në Pioneri nr.6 2002

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu