ARKIVI:
21 Dhjetor 2024

Ajnshtajni, Tito dhe Une

Shkrime relevante

Këshillë për të krishterët në Kosovë…!

Agim Bajrami  Qëlimi i të gjithëve neve që civilizmin e krishterë e...

Klasë politike më të pafytyrë dhe pakarakter se ne shqiptarët, në Europë nuk ka askush !

Driton Statovci Kur po i lexoj reagimet e politikanëve tonë për sulmin...

Ago Agaj, “Kosovari nga Vlora”, në 30 vjetorin e kalimit në amshim

Dr. Ago Agaj, bashkpuntor politik i çeshtjes kombëtare dhe mik i...

Shpërndaj

Lirim Gashi, Prishtinë
Del Ajshtajni dhe më thotë se analisti nuk e bën diagnozën dhe prognozën !
Thu se analiza e ka kriju analistin dhe jo anasjelltas.
Thu se diagnoza dhe prognoza e kanë kriju analizën dhe jo anasjelltas.
Thu se shkenca e ka kriju njeriun dhe jo anasjelltas.
I them tipit :
Vetëm Burdushi ta cakton diagnozën pa analizë, e vetmeveti mendoj qenke i denjë për dializë.
Natyrisht për dializë mendore, sepse i ngatërron gjërat si veshka e sëmurë shurrën me gjak.
Pastaj e pyes :
Ti kur shkon te mjeku a ta bën diagnozën pa analizë?
Nëse ta bën diagnozën pa analizë, atëherë është Burdush, por jo specialist.
Ia them në mënyrë poetike, sepse me pëlqen shkerdhimi i injorantit me rima.
Sepse pastaj tkurret dhe vyshket si bima nga bryma.
Kam shkrime që përmbajnë analiza tridhjetë fish më kualitative sesa disa individë që kanë nam dhe rang ndërkombëtar, por nuk bëjnë jehonë sepse shqiptari lidhet për emra të huaj dhe dehet nga fama e tyre, si pijaneci nga alkooli.
Kompleks niže vrednosti je čudo.
(Kompleksi i inferioritetit është çudi)
E unë nuk lidhem as për emra, as për liderë, as për parti, as për konsum dhe as për femra.
Në shumicën e rasteve ndodh e kundërta.
Unë jaro lidhem për dijen, faktet dhe të vërtetën.
Për gjërat që e bëjnë kuptimplote jetën.
Prandaj unë jaro, futem dhe hulumtoj në syrin e orkanit.
Sepse merrem me zanafillën, origjinën dhe burimin e problemeve, e jo me pasojat anësore që janë një mal i dendur ku e humb rrugën edhe djalli.
Tek e fundit pse duhet të merremi ne me pasoja anësore kur ato çdo ditë i ndiejmë në lëkurën tonë?
Prandaj kyçe trurin Maestro në dozën elektrike të Nikolla Teslles, nëse veç nuk të punon logjika.
I nemojte ljudi ispasti smiješniji nego što jeste.
( Ju lutem njerëz, mos dilni edhe më qesharak sesa që jeni )
1000 herë më duhet me përsërit si papagalli të njëjtën gjë : lexoni me tru dhe jo vetëm me sy.
Sepse më e ndershme është me qënë analfabetë të dobishëm, sesa gjysmë analfabetë të dëmshëm.
Sepse analfabetët prodhojnë djathë, qumësht dhe kos sa për një kosmos, ndërsa gjysmë analfabetët vetëm urinë, helm dhe m…
Dhe kur e them këtë, më së paku i marrë në shënjestër analfabetët drejtshkrimorë. Sepse ka shumë sosh që janë të kthjellët në tru dhe të shkathët në vepra.
Tito ishte një shembull i tillë, pavarësisht sa ishin veprat e tij të dëmshme apo dobishme për shqiptarët.
Sepse tek e fundit ai ishte kroat dhe kur i kam parasysh dëmet që disa politikanë shqiptarë ia shkaktuan popullit dhe shtetit të tyre, dëmi apo dobia që kishim nga Tito, më duket si “Delikt i një Kavalieri “.
Prandaj posaçërisht në shënjestër i kam bashkombasit e mi me titujt më të lartë akademikë dhe shkencorë, që e bëjnë politikën, letërsinë, artin, filozofinë dhe shkencën për spital. Sepse janë të humbur në profesionet e tyre, si breshkat në mal.
Prandaj diplomat e tyre më shumë u ngjajnë vulave të budallallëkut dhe pisllëkut, sesa dëshmive të arritjeve shkencore, filozofike, letrare, artistike dhe politike.
Sepse dëshmojnë ditë e natë injorancë epike.
Në fakt diplomat e tyre janë më të pavlefshme se kondomat…
Sepse kondomat e mbrojnë njeriun nga sëmundjet infektive seksuale, ndërkaq diplomat nuk e mbrojnë askënd nga infektimi me budallallëk dhe prodhimi i të njëjtit sa për një dynjallëk.
Nëse mendoni që jam arrogant, boli me kita, jer baš tada zaslužujete da vas pozdravljam od Kardelja i Tita.
S’ka nevojë të ma bëjë të qartë Platoni se askush nuk është më i urryer sesa personi që e thotë të vërtetën, sepse këtë të vërtetë të hidhur e ndjejë për çdo ditë në lëkurën time.
Por fatmirësisht urrejtja nga injorantet e kompleksuar është për mua një ushqim shpirtëror i cilësisë Nobel, sepse është provë që po mundohen të hakmerren vetëm pse ua kam munduar padashur trurin e madh dhe të vogël.
Në fakt gjithçka përfundon në tentim, sepse edhe për hakmarrje u mungon arsenali.
Sepse nga lojtarët e ligës regjionale nuk mposhtet Reali.
I them tipit :
Beso në Zot, qen, macë, gurë, bretkosë dhe fokë, por mos pall në minare si lopë.
Sepse nuk ke të drejtë t’i traumatizosh fëmijët e mi engjëllorë, me vajtimin tënd horror.
Me vajtimin tënd të shëmtuar si të qyqes se natës, thua se të është ngulitur në prapanicë haleti i Mujes burrit të Fatës.
Sepse nuk ke të drejtë t’i gënjesh njerëzit se lutja u pranohet nga Allahu vetëm me ndërmjetësimin tënd.
Sepse ndërmjetësimi yt atyre u kushton lekë, që ty parazitit ta mbushin pastaj xhepin dhe ta kënaqin nën brekë Rexhepin.
Sepse kjo është njësoj sikur t’u thuash njerëzve : gratë e juaja mund të përjetojnë orgazëm dhe të ngelin shtatzënë vetëm me penisin tim.
Sepse nuk ke të drejtë t’u thuash njerëzve vrani dhe shfarosni jobesimtarë në emër të Allahut, sepse ka besimtarë joreligjioz që janë një milionë fish më të ndershëm, më fisnikë, më paqësorë, më të moralshëm dhe më të sinqertë ndaj vetvetes dhe të tjerëve sesa ti.
Dhe dhjetë milionë fish më besnik ndaj Zotit sesa ti.
Por atij asgjë nuk i hynë në tru, sepse kokën ia kanë shndërruar në kungull të zbrazët si ai i halloween-it.
Prandaj ia cakton dhe limiton njerëzve edhe metodat e hulumtimit.
Sačuvaj me bože od glupih prijatelja, jer od pametnih neprijatelja umem da se čuvam i sam.
( Më ruaj Zot nga miqtë injorantë, sepse nga armiqtë e mençur ruhem vetë)
“Selber schuld” (Vetë fajtorë) do të thoshin gjermanët e mençur.
“You asked for it” -(keni kërkuar shikoni) do të thoshin anglezët e mençur.

K O M E N T E

1 KOMENT

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu