ARKIVI:
26 Dhjetor 2024

Akademia Shqiptare në favor të avancimit të statusit të Shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut

Shkrime relevante

Vargje me nismë të mbarë, recension për librin e Bashkim Halilajt, “Gjurmë ecjesh“

Shefqet DIBRANI VARGJE ME NISMË TË MBARË Bashkim Halilaj, “GJURMË ECJESH“, vargje, botoi...

Pabesueshmëria e absurdeve të “BIG BROTHER”

Nga: Lirim Gashi Sara nga Tirana dërgon çdo ditë lutje në qiell,...

Doli nga shtypi libri MALL E DASHURI PËR ATDHE i autorit Florim Zeqa

Sot, nga Shtëpia Botuese “Libri im” në Pejë doli nga shtypi...

Shpërndaj

Pamje e Shkupit, kryeqytetit të Maqedonisë

Nail Draga, Ulqin

Tema dhe dilema

Gjatë muajit korrik në Maqedoninë e Veriut, për opinionin shqiptarë është me interes  iniciativa,  nga ana e VLEN, për themelimin e Akademisë Shqiptare të Shkencës dhe të Arteve. Nuk është befasi se një  ide e tillë nuk është  pritur mirë nga subjektët politike maqedonase, por,është për të habitur animoziteti në mes shqiptarëve në raportët e tyre pozitë-opozitë, duke harruar së avancimi i pozitës dhe statusit të shqiptarëve duhet të jetë çështje parësore e jo interesat personale e partiake

Si më parë dhe tash kur kemi të bëjmë me çështjet e avancimit të pozitës dhe të statusit të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut, të parët të cilët reagojnë pas subjekteve politike janë  akademikët maqedonas me animozitetin e tyre kundër shqiptarëve, sepse institucionin e Akademisë e kanë trajtuar si pronë ekskluzive të tyre, duke margjinalizuar shqiptarët, e madje hapur duke i fyer  sikurse ishte botimi i enciklopedisë.

Ndonëse edhe me herët kanë ekzituar ide, por gjatë verës, në muajin korrik  opinionit iu prezantua  iniciativa  nga VLEN për krijimin e  Akademisë Shqiptare për Shkencë dhe Art, si kundër përgjigje ndaj diskriminimit të vazhdueshëm dhe të  papërfaqësimit të shqiptarëve në Akademinë e Shkencave dhe Arteve të RMV.

Do të themelohet Akademia Shqiptare për Shkencë dhe Art në RMV 

Pikërisht në lidhje me këtë çështje  zëvendëskryeministri Izet Mexhiti përmes një statusi në faqen e tij në Facebook ka shkruar  se po jetësohet ideja për krijimin dhe institucionalizimi i Akademisë  së Shqiptarëve për Shkencë dhe Art në Maqedoninë e Veriut. Madje ai cekën se ky institucion fillimisht do të financohet nga komunat, e më pas, do të punojmë drejt sigurimit të mbështetjes shtetërore, duke e bërë këtë Akademi një institucion të qëndrueshëm dhe të financuar në mënyrë të duhur. Ne besojmë fuqimisht se Akademia e Shqiptarëve për Shkencë dhe Art do të shërbejë si një pikë referimi për të gjithë ata që aspirojnë të përparojnë në këto fusha dhe të ndihmojnë në ndërtimin e një të ardhme më të ndritur për të gjithë qytetarët në Maqedoni të Veriut”, ka shkruar mes tjerash Mexhiti.

BDI është kundër Akademisë shqiptare

Ndonëse kemi të bëjmë me një iniciativë e cila duhet të mbeshtetet  nga të gjithë shqiptarët, ndodhi e kundërta, sepse kundër ishin nga partia politike e BDI-së. Madje nga BDI këtë deklaratë e kanë quajtur si skandaloze pasi me idenë që e paraqet VLEN-i kjo Akademi mund të llogaritet si institucion lagjesh, por jo dinjitoz për intelektualët shqiptarë.

Në sajë të deklaratës nga ana e BDI-së thuhet se “ndodhi edhe kjo në vazhdën e serialit “një skandal në ditë” të vazalëve dhe shërbëtorëve të VMRO-së në rolin e poshtëruesve të popullit shqiptar, si pjesëmarrës jolegjitim, pa vullnetin e popullit, në qeverinë monoetnike. Për 30 ditë, na kthyen prapa për 30 vjet! Në përpjekje për të shfaqur ndonjë rezultat dhe për ta ndaluar rënien e lirë që po poshtëron kombin, VLEN paska “themeluar” “AKADEMINË” e shkencave dhe arteve e cila do të finansohet, imagjinoni, nga Komunat, rast i vetëm në botë, një akademi mahallash. Kështu ndodhi me Muzeun e Lirisë, Teatrin për fëmijë dhe me dhjetëra improvizime tjera komunale që shërbyen për të hedhur hi syve. Në vend se të marrin kryesimin e Akademisë shtetërore për shkencë dhe arsim, të krijonin vend për më tëpër akademikë, të votonin ligjin që ne propozuam ndërsa ata e bllokuan me VMRO-në për përfaqësim të drejtë dhe adekuat në ASHAM, këta dolën me “idenë e madhe komunale” që poshtërson akoma më tepër shqiptarët” thuhet në reagimin e BDI-së.

Anomiziteti brenda shqiptarëve

Nga një reagim i tillë nga ana e BDI-së, del qartë se në skenë është  animoziteti  ndaj inicuesve dhe atyre qe mbeshtesin ate,  në rastin konkret ndaj kokurrentëve politik(VLEN), të cilët tash janë  në raporte të kundërta në skenën politike në Maqedoni të Veriut.

Në kontekst të tyre raportëve zëvendëskryeministri, Arben Fetai, duke nxjerrë një fakt nga“ Instituti për politika publike Arben Xhaferi“, ka shtuar se nga BDI nuk duhet ta kundërshtojnë idenë por të kërkojnë falje për të bëmat e tyre famkeqe.

“Për 22 vite qeverisje të BDI-së, në Akademinë e Shkencave është punësuar një shqiptar, nga gjithsej 63 të punësuar (numrat e vitit 2022). Ky institucion që paguhet nga taksat tona nxorri enciklopedinë famëkeqe që fyu tërë kombin shqiptar, poashtu gjatë qeverisjes së BDI-së.  Të njëjtit e paskan sulmuar nismën e Koalicionit VLEN për themelimin e Akademisë Shqiptare për Shkencë dhe Art. Sikur të kishin një trohë fytyrë, këta do kërkonin falje për veprat e tyre dhe do heshtnin edhe për 22 vite tjera”, ka shkruar Fetai, zëvendëskryeministër për Qeverisje të mirë.

Megjithatë, sipas koalicionit VLEN Akademia Shqiptare për Shkencë dhe Arte do të fokusohet ekskluzivisht në shkencë, art, duke shmangur përfshirjen e politikës. Objektivi, sic thuhet, është të krijohet një mjedis ku shkenca dhe arti mund të lulëzojnë në mënyrë të pavarur dhe profesionale.

Pushteti me qasje unitariste  

Nga ana tjetër nga  VMRO-DPMNE janë deklaruar se në RMV nuk duhet të ketë akademi tjetër të shkencave përpos ASHAMV. Madje  kryetari i kësaj partie, njëherë edhe kryeministër, Hristijan Mickoski thotë se nuk duhet të mendohet për ndarje, por për bashkim. Një qendrim i tillë nuk është befasi sepse ndaj shqiptarëve vazhdon sindromi i kohës së monizmit edhe tash në pluralizëm, nga del se janë kundër institucionëve  që avancojnë pozitën e shqiptarëve në këtë mjedis.

Akademia Shqiptare në favor të identitetit kombëtar

Shqiptarët në MV kanë kapacitete kadrovike, profile e profesioneve të ndryshme që janë dëshmuar me tituj e botime të ndryshme me vlera shkencore e kulturore. Ata mund të përbëjnë një akademi model edhe për të tjerët si në MV por edhe në regjion.

Pikërisht duke pasur kapacitete  të tilla ata e  meritojnë  akademinë  autonome sepse janë përbuzur nga akademia maqedonase. Më sa jemi të informuar aktualisht në Akademinë e Shkencave dhe të Arteve në MV janë katër shqiptarë, edhe pse e kanë merituar të jenë edhe disa tjerë. Por, maqedonasit  Akademinë nga themelimi i saj(1967) e kanë trajtuar  si subjekt i tyre, ndërsa  shqiptarët aty ishin të huj  apo të padëshiruar. Duke pasur një qasje  dhe animozitet  të tillë në vazhdimësi, iniciativa për themelimin  e Akademisë Shqiptare është i arsyeshëm, andaj duhet  angazhim serioz me individë të përkushtuar dhe të guximshëm për realizimin e një nisme të tillë, e cila është në favor të avancimit të statusit të shqiptarëve në këtë mjedis.

Mungon  Libri Shkollor në shqip

Pas luftës në vitin 2001, në Maqedoni të Veriut,  shqiptarët u bënë pjesë e qeverisë, ku ka qenë kohë e mjaftueshme për angazhimin konkret sidomos në fushën e arsimit, po për fat të keq nuk është treguar kujdesi i duhur, që nuk mund të arsyetohet me asgjë. Nëse këtij konstatimi i shtojmë edhe të dhënën   se në disa mandate ministri i arsimit ka qënë shqiptar, por ka munguar angazhimi konkret në këtë dejtim.

Andaj, nuk është për t´u çuditur se programet mësimore e tekset shkollore, janë të imponuar për shqiptarët si  në kohën e monizmit. Në veçanti kemi të bëjmë me lëndet e identitetit kombetarë siç janë historia, gjeografia e kultura muzikore, që dëshmohet  në mënyrë transparente përmes teksteve shkollore që janë në përdorim në shkollat më mësim në gjuhën shqipe.

Andaj si zgjidhje nga kjo situatë shqiptarët duhet të inicojnë themelimin e Entit të Teksteve dhe të Mjetëve Mësimore në Shqip, përkatësisht Libri Shkollor,  i cili do të përgatiste programet mësimore dhe tekstet shkollore për nxënësit shqiptarë, e jo si tash që janë nën çdo nivel dhe diskriminuese për shqiptarët.

Çdo neglizhencë ne këtë drejtim nga partitë politike të shqiptarëve  e sidomos të atyre që janë pjesë e qeverisë  nuk mund të arsyetohet me asgjë, andaj duhet angazhim konkret me kuadra  profesionale të dëshmuara  dhe të guximshëm, duke qenë në favor të barazisë qytetare e nacionale dhe  të  avancimit të pozitës dhe të statusit të shqiptarëve ne Maqedoninë e Veriut.

(Tetor  2024)

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu