ARKIVI:
14 Maj 2025

    Akademikët shqiptarë të RMV kërkojnë të hiqet nga përdorimi libri i historisë me kopertinë fetare, MASH e fajëson udhëheqësinë e kaluar

    Shkrime relevante

    LDK e mercenarëve, jo e themeltarëve!

    Florim Zeqa Kryetari i LDK-së, humbësi i zgjedhjeve parlamentare, Lumir Abdixhiku i...

    Rikthimi në Shtëpi i Blerim Metajt dhe vajzës së tij…!

    Blerim Metaj, Kaliqan, Pejë RIKTHIMI NË SHTËPI Të jesh katolik nuk është vetëm...

    Kultura është identiteti i një shoqërie të tërë, është shtylla kurrizore e një populli

    Nga Aurel Dasareti Gjyshi im nga babai (ish-oficer i rangut të lartë),...

    Një meditim për tradhëtinë, orgazmen dhe poshtërimin kombëtar

    Lirim Gashi, Prizren  __ TRAGJEDIA E SHUSHUNJAVE POLITIKE: NJË MEDITIM MBI TRADHTINË, ORGAZMËN...

    Shpërndaj

    ARSIM-Lajme

    Të hiqet nga përdorimi i librit të historisë për klasën e shtatë të shkollave fillore në Maqedoninë e Veriut. Këtë e ka kërkuar Shoqata Akademike e Shqiptarëve për Shkencë dhe Art në RMV, për shkak se siç thonë, libri nuk është në përputhje me parimet e ndarjes së institucioneve fetare nga shteti. Nga ana tjetër, Ministria e Arsimit e fajëson udhëhqësinë paraprake, thonë se vijon procedura e hartimit të librit të ri, shkruan Portalb.mk. 

    Shoqata Akademike e Shqiptarëve për Shkencë dhe Art në Maqedoninë e Veriut, kërkoi që libri i historisë për klasën e 7-të të shkollës fillore me kopertinën që përmban simbole fetare të njëanshme hiqet nga përdorimi. 

    Libri, siç potencoi shoqata edhe në reagimin e tyre, është botim i Byrosë për Arsim të Maqedonisë së Veriut, i autorit Dimitar Dimeski, botuar në vitin 2024. 

    “Ky libër nuk është në përputhje me parimet e ndarjes së institucioneve fetare nga shteti siç e përshkruan edhe Kushtetuta e Maqedonisë së Veriut, Amandamenti VII”, thanë nga Shoqata. 

    Ata theksuan gjithashtu se “sipas Nenit 11 të Ligjit për Arsimin Fillor, në shkollat fillore ndalohet veprimtaria politike dhe fetare, si dhe shfaqja e simboleve partiake dhe fetare”. 

    Shoqata Akademike e Shkencave dhe Arteve në Maqedoni i rikujtoi Ministrisë së Arsimit dhe Byrosë për Arsim se nxënësit shqiptarë vazhdimisht përballen me mungesë të librave shkollorë dhe me tekste të ngarkuara me ndikime fetare dhe njënacionale.  

    “Njëkohësisht, shprehim indinjatën tonë të thellë ndaj prindërve, arsimtarëve dhe drejtorëve të shkollave që nuk reagojnë për përmirësimin e përmbajtjeve të librave shkollorë. Njëkohësisht, po e theksojmë se si bashkëpunëtorë në përpilimin e këtij libri paraqiten edhe Abdulfeta Fetai, Ilir Memedi dhe Vjollca Nuredini Mehmeti-Nuredini”, thuhet në reagimin e Shoqatës së Akademisë Shqiptare për Shkencë dhe Artë. 

    Nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës për Portalb.mk, fajin ia hedhin udhëheqësisë paraprake të ministrisë. Ministria thotë se është duke u zhvilluar procedurë për hartimin e librit të ri, por nuk dhanë data konkrete.

    ““Pasi që udhëheqësia e mëparshme nuk arriti të sigurojë libër për lëndën përkatëse, procedura për hartimin librit të ri është në proces e sipër, ndërsa thirrja publike është publikuar në linkun në vijim: https://mon.gov.mk/content/?id=9992”, thanë nga MASH. 

    Shqiptarët ortodoksë duhet të jenë domosdo maqedonas ndërsa ata “mysliman” tur e arab!

    Nga Shoqata e Akademikëve njoftuan se vazhdimisht kanë informuar Byronë për Arsim dhe Ministrinë e Arsimit se janë të gatshëm të marrim pjesë aktive në hartimin, recensimin dhe grupet punuese të Ministrisë dhe Byrosë, me qëllim që të përgatiten materiale shkollore me vlera shkencore dhe sipas praktikave më të mira evropiane. 

    “Tekstet shkollore luajnë një rol thelbësor në procesin e të nxënit dhe mësimdhënies. Prandaj, është e domosdoshme që ato të jenë të strukturuara në mënyrë që të përcjellin njohuritë me saktësi dhe objektivitet. Një libër shkollor nuk është thjesht material i shtypur, por një mjet që u mundëson nxënësve dhe arsimtarëve të kuptojnë parimet shkencore dhe rëndësinë e tyre në jetën e përditshme. Mesazhet e librave shkollorë duhet të jenë në përputhje me objektivat e mësimdhënies. Një tekst i mirë formon ide të qarta mbi konceptet dhe parimet shkencore. Librat që nuk respektojnë vlerat familjare, bindjet dhe jetën e përditshme të nxënësve nuk janë të përshtatshëm për ta, por për qëllime politike dhe fetare”, theksuan nga shoqata.

    Se procesi arsimor në Maqedoninë e Veriut “vlon” nga tekste shkollore të papërshtatshme, në raste edhe me përmbajtje diskriminuese dëshmojnë edhe analizat e ndryshme të instituteve shkencore dhe analitike.

    Kohë më parë. Westminster Foundation fort Democracy, organizatë britanike në RMV, doli me një broshurë që bazohet në analizën e programeve mësimore, si dhe në dhjetë intervista me mësues të shkollave të mesme dhe profesionistë nga administrata arsimore dhe tre fokus grupe me nxënës. Nga gjetjet kryesore rezulton se programet mësimore dhe tekstet shkollore janë kryesisht të papërshtatshme dhe të vjetruara, prandaj mësimdhënësit shpesh japin mësim me ndihmën e materialeve mësimore shtesë (prezantime, fletë mësimore, materiale të diktuara, etj.).

    Portalb.mk në vazhdimësi ka trajtuar çështjen e teksteve shkollore me përmbajtje jo adekuate dhe plot gabime.

    K O M E N T E

    SHKRUAJ NJË KOMENT

    Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
    Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu