ARKIVI:
25 Dhjetor 2024

Aktet vandale që shihen në këto foto nuk i kanë kryer serbët, as hashkalinjët, romët apo europianët, këto janë akte qyqare të vandalëve shqipfolës

Shkrime relevante

Elegji kushtuar Martin Canit, vrarë pafajësisht, në ambientet e shkollës, më 18 Nëntor 2024, elegji nga Nikolin Shtjefën Lëmezhi

Nikolin Shtjefën Lëmezhi S’të vranë ty… (Elegji kushtuar Martin Canit, vrarë pafajësisht, në ambientet...

Po përsëritet historia! KQZ-ja (s) ka të drejtë!

Prof. Fadil Maloku, sociolog nga Prishtina Në vitin 2013 (si ish anëtarë...

Kontradikta dhe abuzimi politik i Edi Ramës, dëmton rëndë Kosovën dhe Shqipërinë

Nga: Luan Dibrani Kritika ndaj Edi Ramës dhe Pozita e Qeverisë Shqiptare...

Te Nënëlokja e UÇK -së, NËNË STANA!

Nga: Nusret Pllana BRUS - lagjja Peshter Me bashkëluftëtarin tim Ismet Sylejmani, vizituam...

Vuçiq, Albin Kurti nuk është KQZ!

Gani Mehmeti Pas Reagimit ti kryetarit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq me rastin...

Shpërndaj

WC-të publike të lëshuara në punë vetëm para një muaji, janë që të gjitha të demoluara e shkatërruara, dyertë e thyera komplet, duarlarset të demoluara, fontana e ujit e vjedhur, thjesht gjithëçka jashtë funkcionit…!
Selatin Retkoceri, Llugaxhi, Lipjan
_____
Sot është 1 shtatori i vitit 2023, kjo datë shënon fillimin e vitit shkollor për nxënësit fillor dhe ata të mesëm.
Shfrytëzoj rastin që të gjithë nxënësve dhe mësimdhënsëve të ju uroj fillimin e këtij viti, me shpresën se do të jetë vit i sukseseve jo vetëm në mësim por edhe në edukim, etikë, moral dhe arritje kulminante në të gjitha lëmitë.
Bashkimi Evropian ka caktuar 1 janarin e vitit 2024, si një datë kur parashihet që edhe kosovarët më në fund do të udhëtojnë pa viza në shumicën e shteteve demokratike të BE-së. Mbetemi me shpresë se paralajmrimi i presidentit të Francës z.Makron nuk do të zbatohet që edhe njëherë të anulohet apo të shtyhet ky proçes i pritur për shumë vite.
Personalisht kur shoh dukuri vandale të shfaqura nga të rinjët huligaj e pa edukatë, vërtetë më krijohet një lloj bindje apo arsyetimi ndaj Evropës se ata kanë shumë të drejtë që nuk na fusin në oborrin apo shtëpinë e demokracisë evropiane.
Mund të jetë një imazh i ngrohës i ujit
Me një qeveri të papërgjegjëshme, kryetar komunash, deputet të kuvendit, me ministra e zv.ministra që kërcnojnë Evropën me islamizim të tyre, me arsimtar, profesor, akademik që falin 5 namaze brenda ditës, me 1000 xhami që gumëzhojnë pakontrollueshëm 5 herë në ditë, me nxënës, student e të rinjë që ndërprejnë proçesin mësimor dhe hulumtues për të ju bashkangjitur turmave të njerzëve që të premteve masovikisht ju drejtohen xhamive, kjo është një dukuri që evropianëve edhe pse ata nuk e shfaqin publikisht nuk ju pëlqen fare.
Përshkrimi i fotografisë nuk është i disponueshëm.
Nëpërmjet disa fotografive të qastit, të cilat i shkrepa gjatë marshutës së çdo ditëshme, po ju dëshmoj se këto akte vandale nuk i kanë kryer serbët, as hashkalinjët, romët apo evropianët, këto akte qyqare vandale janë kryer nga të rinjë tanë që janë në shkollë të mesme, presin me vazhdu studimet ose presin liberalizimin për ta lëshu vendin për ta thyer qafen diku në Evropë, ku do të pastrojnë rrugët, kanalizimet, WC-të, do tua heqin pampersët dhe do tua mbajnë organin urinar pleqëve për ta kryer nevojen.
Fotografitë tregojnë se ku jemi dhe nga po shkon ky popull i mjerë që vetëm frigën e din si “hak”.
Përshkrimi i fotografisë nuk është i disponueshëm.
– WC-të publike të lëshuara në punë vetëm para një muaji, janë që të gjitha të demoluara e shkatërruara, dyertë e thyera komplet, duarlarset të demoluara, fontana e ujit e vjedhur, thjesht gjithëçka jashtë funkcionit, të kap tmerri kur sheh diçka të tillë.
Përshkrimi i fotografisë nuk është i disponueshëm.
– Të gjitha karriget dhe tavolinat e pushimit, pse jo edhe të ushqimit janë të demoluara, thyera e shkatrruara.
– Rrethi i koshit të basketit gjysmë i shkulur dhe i papërdorshëm.
– shenjat treguese të demoluara.
– ormani i rrymes i thyer dhunshëm,
– kanë fillu me shkuljen e shtyllave të ndriqimit.
– urinimi, jashtëqitja nga njerzit bëhet nën urën e rrugës tranzit meqë WC-të janë nxjerrë nga përdorimi.
Përshkrimi i fotografisë nuk është i disponueshëm.
Me një fjalë nevojat fiziologjike të njerzëve kryhen në të njejtën formë si e kryejnë shtazët apo në rastin konkret qentë endacak që ka me bollëk në këte pjesë atraktive të qytetit.
Vizitojeni vet ju qytetar të ndërgjegjëshëm që ka shumë ky popull, por ja që i kemi edhe mbeturinat otomane që na terrorizojnë ngado që ata shkelin tokën e arbërit.
Mund të jetë një imazh i rrugë dhe bar

K O M E N T E

1 KOMENT

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu