Pamja nga arrestimi i një terroristi serb që mori pjesë në sulm ndaj Policisë së Kosovës.
Akademik Prof Dr Hakif Bajrami
1.A ka shqiptaria kapacitet intelektual për luftë paralele në të njejtën kohë
Është mbushë treva shqiptare me shkrime historike kundërthënëse ,sa që moti është tejkaluar “kufiri” kritik i realitetit. E vërteta, sot armiqësia në mes taborreve politike për të bërë “histori” është shumë më e thellë se sa në kohën e njëmendësisë komuniste. Lidhur me këtë fenomen një kohë të gjatë nën ndikimin ideologjik shkruhej se “jemi çliruar”: Në Shqipërinë Bregdetare shkruhej se jemi çliruar nga okupatori nazifshsit dhe nga fallanga zogiste; në Shqipërinë Kontinentale shkruahej se jemi çliruar nga nazifashizmi dhe nga okupatori brutal i dinastisë mbretërore serbiane. Po sot jemi dëshmitar të një gjendje kaotike që mbretëron në mes rivalëve politik, të cilët po luftojnë për të imponuar histori me çdo çmim, por që “uji duhet të kalon nepër oborrin e tyre”. Kështu, dyshimi ndaj Lindjës po forcohet, ndërsa mosbesimi ndaj Perendimit disi ka filluar të mësohet se mund të jetë realitet i hidhur dhe shumë shpejtë do ta kuptojmë se: Kemi bërë rrugë të gjatë, dhe më në fund do ta kuptojmë se kemi bredhë në rreth të thatë. Shkurt, shoqëria shqiptare gjindet në një udhëkryq, sa që vështirë do të jetë të promovohet lideri që tregon rrugë të drejtë, për faktin se i dyshohet shkollës dhe ka mosbesim në atë klasë që ka para. Dhe, në këto rrethana kundërshtarët politik, po të kishin fuqi, do ta asgjasonin njeri tjetrin për fotele, pa asnjë faj juridik. Pra kemi hyrë në fazën kritike të denimit ose lavdimit të ideologjisë, që është realitet më i përkeqsuar se kapitalizmi ekstrem dhe komunizmi infantil.
Nëse duam histori kombëtare, atëherë duhet shkruar me argumente se më 1939 nga patriotët e sprovuar u themelua organizata “Bashkimi Kombëtar” e drejtuar nga Mustafa Kruja, Qazim Koculi, Ali Kelcyra, Sejfi Vllamasi, Rexhep Miytrovica dhe Kolë Tromara. Të gjithë si në orkestër thirrëshin në gjakun e Mujo Ulçinakut.Në dokumentet që janë distribuar atë kohë theksohet se: Programi jonë që përmes Iatlisë më e shpëtua popullin shqiptar, është realist; Kërkojmë një princ nga gjaku i Savojës për ta kurorëzuar mbret të shqiptarëve. Mbi këto meditime erdhi deri te Portokolli Dalmazzo-Klysyra, për ta hapur rrethanën për daljën në sqenë të Ballit Kombëtar më 1942 si antitezë e PKSH ( themeluar në nëntor 1941). Themeluesit e Ballit ishin personalitete me emër si: Mithat Frashëri, Fuad Dibra, Faik Quku, Nuredin Vlora, Ali Kelcyra, Hasan Dosti. Në anën tjetër në popull ata që e themeluan PKSH-ën nuk ishin emra të njohur as për kah pasuria, e as për kah shkrimet apo ndonjë pervojë opozitare politike.
Në anën tjetër organizata politike e dalur nga Kongresi i Parë (Balli Kombëtar) mbajtur në Berat në dhjetor 1943, do ta zgjedhë udhëheqësinë e ngushtë, e përbërë nga këto personalitete të njohura të kombit: Mithat Frashëri, Ali Kelcyra, Skender Muço, Abaz Ermenji, Kadri Cakrani, Koço Muka dhe Zef Pali. Kongresi do ta ketë për bazë fundamentale programin e Qeverisë kryeministrit Maliq Bushati, në këto rrafshe: Çetësi në Shqipëri; Kundër dezerterëve; Organizimi i xhandarmërisë dhe pika tjera prej të cilave doli dokumenti historik i quajtur DEKALLOGU. (Nuk e shohim të arsyeshme ta botojmë Dekallogun sepse është botuar disa herë.)
- Lufta civile në Shqipëri dhe organizatat politike
Në revistën “Flamuri” nr. 11-12 më 1951 lexojmë: “…Në afrimin e kapitullimit të Italisë , komunistët e panë të arsyeshme me dhënë përshtypjën se gjoja po deshironin me bashkpunue tue i bam kështu udhë presionit të vazhdueshëm si nga populli shqiptar ashtu edhe nga oficerët Aleat. E kështu më 1 dhe 2 gusht 1943, u ba mbledhja historike e Mukajt midis përfaqsuesëvet të Ballit Kombëtar dhe atyre të Frontit Nacional Çlirimtar, së bashku me Legalitetin. Kjo mbledhje mbajti dy ditë dhe përfundoi në “Marrëveshjën e Mukajt” e cila u nënshkrue nga përfaqsuesit e të dy palëve.Të dy palët nënshkruese, të cilat përmblidhëshin gati të gjithë popullin shqiptar lëshuen menjëherë nji komunikatë të përbashkët ku ipshin besën se do të përmbushin këto kushte: 1. Do të formojshin nji komitet prej 12 vetash- nga gjashtë prej seicilës anë- i quejtun: Komiteti për shpëtimin e Shqipnisë”. 2. Do të luftojshin pa rreshtun kundër okupacionit të asaj kohe dhe çdo okupatori të pastajmë.3. Do të luftojshin për nji Shqipni etnike dhe të pavarun. 4. Do ta lijshin popullin shqiptar të lirë të zgjidhë rregjimin e mbas- luftës që deshironte. 5. Do të proklamojshin pavarësinë e Shqipnisë sa ma shpejt qi lejojshin rrethanat.
E për nji popull, si shqiptarët të cilët kishin vuejt për nji kohë të gjatë nden nji rregjim të huej dhe të urrejtun dhe deshironin me qenë të lirë dhe sovran, pa marrë para syshë sakrificat. Marrëveshja e Mukajt ishte si agimi i nji pepoke të re, si realizimi i deshirës së tyne të zjartë për Pavarësinë Kombëtare. Mirpo këto shpresa nuk e patën jetën e gjatë. Kremlini kishte vendosë ndryshe. Kështu në Kongresin e tyre të Labinotit në shtator 1943 Komunistët vendosën se marrëveshja ishte kundër interesave të tyne. Pas këtij qendrimi filloi lufta civile në Shqipni. Kështu, përkundër përpiekjeve të Davies me u pajtue, konfliketet vazhduen dhe vllavasja mbeti palgë në trupin e coptuem. Në logun e pajtimit dhe bashkimit kombëtar rrallë kush se punoi ma në Shqipëri. Frakcionet përfunduan tragjikisht. Ajka e intelektualëve shqiëtar do të arratiset prej shqiprie ose do të lukuidohet e burgoset”.
3.Sadri Doçi provon që të gjindet pajtimi në mes tarafeve politike shqiptare më 1943
Lidhur me këtë situatë një frigë e sinqertë i kishte përfshirë shumë patriotë shqiptarë me kohë. Dhe për ta gjetur një rrugëdalje nga gjendja e parrugë, Sadri Doçi nga një pozitë e panjohur do t` ia drejtojë një letër Emrush Miftarit, (luftetar i Spanjës dhe antifashist i njohur që mbante lidhje me misionarët anglez). Në letër Sadri Doçi shkruan: “I dashuni Emrush -Mora pusullin- sa për tregtinë që më shkruan nuk besoi të flasish serozisht. Përkundrazi sa për eventualitetin me ndihmua materialisht shoqi shoqin këtë e kemi në studjim serioz e nji. Emrush do të kesh marrë vesh se në Shqipnin e Vjeter vllavrasja midis Ballistave e Komunistave ka fillue. Kjo asht nji mynxyrë (mëshuarje grusht) morale dhe nji katastrofë materiale.
Me qenë se duket që çështja irridente apo etniciste ka qenë njana prej mosmarrveshjeve në lidhje me Mukajt na shqiptarët e Kosovës duhet ta ndiejmë vetën pjesërisht përgjegjës për këtë mynxyre e për këtë katastrofë. Kam formue prandaj bindjën që asht me vend që na irridentistat e Kosovës të dergojmë nji delegacion për të tentue nji mendasion (kompromis) midis dy palëve. Me këtë argument kryenar në qofshin prishë për shkak t` onin nderquni, sepse neve shqiptarët e Kosovës jo vetë, sentimenti por edhe nderi na kshillon qi ju preferojmë që ju të bashkoheni tue u dizinternue (mes veti me u vra) për fatin t` onë se sa të vritemi ndermejt veti për shkak se jena palë do dhe tjetra nuk do që puna e Shipnisë etnike të figurojë në programin e përbashkët. Na shpresën se do të na ndihmoni e peshtetni në ndienjen e solidarsisë kombëtare, e ku mund të flasim për solidarsi kombëtare kur shqypatarët vritën vllau me vlla. Prandaj veç ndrequni ndermjet veti e mos kini dertin t` onë së pakti tash për tash.
Unë deshiroj qi në kët delegacion të marrish pjesë edhe ti (Emrush Miftari-hb) me nja tre a katër shokë që do t` i caktojmë në Prizren në marrëveshje me ty (Emrush), e Halimin (Spahinë). Prandaj sa pi hapë kurrkuj mbi kët çështje para se të shihesh me mue, pa ra shum në sy- në Prizren. Shokëve lenju këto porosina: Ndersa për lëvizjen e Titos lufta nacional shlirimtare ka kuptimin e luftës kundra okupatorit dhe luftës kundre rregjimit të vjetër jugosllav, për ne iridentistat lëvizja nacional shlirimtare ka kuptimin e luftës kundër okupatirit dhe luftës kundre KUFIJVE të vjeter të Jugosllavisë, të padrejtë kunder neve shqyptarëve. Pra edhe sikurse dy luftat e Titos bahen njikohësisht, ashtu edhe dy luftat tona bahen njikohsisht, për çlirim dhe për kufijë.
Emrush mue me ty me lidhë serioziteti dhe vazhdueshmenija me fjalë e me vepra e kredos (kuptimit) s` onë iridentiste. Në qoftë se nacional shlirimtarja e juej- don me than: 1 Luftë kundra çdo zaptuesi të huej; 2. Luftë kundra kufijëve të vjeter të Jugosllavisë të padrejte kunderejt neve shqiptarëve dhe 3. Këto dy lufta bahen krah për krah dhe jo njana mbas tjetres atëhere edhe une perse jo, jam me ju. Të fala Sadri Doçi* (*Dokumenti gjindet në Arkivin e Kosovës: Fondi PKJ. K. 41 nr. 946). Letra është shkruar para Mbledhjes Bujnait gjatë tetorit 1943 kur publikisht kishte shpërthyer konflikti në mes ballistëve dhe komunistëve, e sidomos pas mbledhjes së komunistëve në Berat në shtator 1943, në tërë Shqipërinë Bregdetare.
- Konferenca e Mukjës hapi frontin e bashkimit
Konferenca e Mujkës hapi në radhët e shqiptarëve me të drejtë çështjen fundamnetale lidhur me zhvillimin e dy veprimeve strategjiko politike në të njejtën kohë, me qëllim të bashkimit në një front. Por veprimtaria e Ballit ishte që në të njejtën kohë të bëhet rrezistencë okupatirit dhe të vendosët çështja e Kosovës dhe viseve etnike shqiptare. Në këtë rrafsh Ballistët sigurisht mbpështeteshin në çështjen e një intinerari specifik. Ballistët mendonin se çështja parimore ishte siguruar me vet faktin që shqiptarët kanë një asamble administrative ku okupatri italian dhe ai gjerman pastaj konsideroheshin forca në KALIM, forca ato që nuk kishin ndonjë përqëndrim që të konflikotohen deri në gjakosje të hapur.
Në anën tjetër komunistët e paraqitnin tërë çështjën në itinerar të kundërt. Mendonin se së pari duhet së bashku shqiptarët dhe popujt tjerë fqinjë në një front antifashist ta përzënë okupatrin e pastaj pas luftës çlirimtare të vendosin për kufijtë dhe Kosovën natyrisht në favor të Shqipërisë. Lidhur me këtë qartë del se komunistët u tradhtuan shumë keq dhe gati gjysma e tokave shqiptare më 1945 jo vetëm që nuk u trajtuan të lirë, për ta venë Kosovën para aktit kryer, më 2 shtator 1944 J. B. Tito do ta degradojë Shtabin Kryesor të Ushtrisë Nacional Çlirimtare të Aradhave Partizane të Kosovës në Shtab operativ në Shtabin Kryesor të Serbisë. E ky degradim u shpalos në tërësi më 8 shkurt 1945, kur në Kosovë u vendos diktatura ushtrake.
- Cili ishte qëndrimi i komunistëve shqiptar
Me që me rastin e themelimit të PKSH më 8 nëntor 1941 në Tiranë, aty ishte edhe Elhami Nimani si proçesmbajtës nga Kosova , por edhe dy komunistë të infiltruar me program siç ishin Miladin Popoviqi dhe Dushan Mugosha, çështja e Kosovës nuk kishte aromë lirie, nga fillimi në radhët e komunistëve shqiptar, sepse gjatë tërë kohës (1941-1945) nuk pushuan intrigat dhe vrasjet pas shpine siç është rasti tragjik i Vasil Shantos. Jo vetëm kaq, në rrafshin e tradhtisë rrolin kryesor e ka luajtur S. V. Tempo me diriketiva të Titos. Pradnaj për ta pasqyruar edhe anën shqiptare po e japim shkrimin e Nako Spiros të publikuar më 1943, duke synuar që të nxierrim rreshtimin e PKSH me tërë horizontalen naïve internacionale që kultivohej. Në lidhje me këtë Nako Spiro shkruan:
“ Delegacioni i Këshillit të Përgjithshëm Nacional Çlirimtar i dha dorën Ballit në Mukje, i ngrejti në nivelin e frontit nacional çlirimtar ata që s` kishin luftue dhe s` dojshin të luftojshin kundra okupatorit, i bani koncesione jashta çdo kufini. Rezultati? Balli Kombëtar vazhdoi rrugën e tijë nuk shtiu as nji pushkë kundra italianëve, dhe ajo që ia kalon të gjithave, s` po jep asnji shejë kundershtimi kundra gjermanëve, kundra manovrave të armikut për me përça luftën tonë. Në të tilla kondita juristat e Ballit Kombëtar e shtrojnë juridikisht punën e mardhënjeve me ne” (shiqo: Nako Spiro, Artikuj dhe fjalime, Tiranë 1945, f. 29).
Balli Kombëtar ka bërë më në fund një proklamatë ku ndër të tjera shkruan Nako Spiro: “ Këshilli i Përgjithshëm Nacianl Çlirimtar akuzohet lidhur me qëndrimin ndaj Kosovës. Dhe Nako mëtej shton se: “Neve se dashkemi Kosovën. Prrallë e vjetër. Kosova çlirohet me luftë kundra okupatorit gjerman, me luftë kundra tradhtarëve dhe shovinistëve të Shqipërisë dhe Jugosllavisë, në bashkpunim në luftë me LNÇ të Shqipërisë e të Jugosllavisë dhe të gjithë aleatët tanë të mdhej e të vegjël të koalicionit të madh antifashist. Kosova nuk çlirohet tue “shti Kosovarët në luftë kundra fqinjëve të tyre serbo-malazez dhe tue i falemderue Hitlerit. Pse Ballli Kombëtar kur e don kaq shumë Kosovën, nuk ngritet kundra parodisë së Lidhjës Dytë të Prizrenit që u themelua tashti e ku ishte Shmit Huberi si kryeprotogonist. Neve po luftojmë dhe do të fitojmë me fakte për lirinë e Kosovës. Por Balli Kombëtar ç` po bën ve grindjeve që po hudhë dhe veq vllavrasjes ku po futë popullin e Kosovës me fqinjët e tij. Kështu çlirohet Kosova? (Nako Spiro, Fjalime dhe artikuj, Tiranë 1945, f. 30).
6.Çka shkruan Sejfulla Maleshova (Lame Kodra) në Programin e tij
Edhe Lame Kodra (Sejfulla Maleshova) në shtator të vitit 1943 shkruan se luftën tonë antifashiste dhe nacional çlirimatre e përkrahin aleatët tanë të mëdhej Anglo –Sovjeto-Amerikanët dhe kombet e shtypura. Jo vetëm kaq ky antifashizëm dhe luftëtar partizan i NÇ kundër fashizmit dhe bashkpuntorëve e mbështet edhe një faktor të fuqishëm moral për LNÇ shqiptare. Kështu të gjithë patriotët e vërtetë janë edhe brenda Shqipërisë dhe janë bashkuar sot rreth këtij programi. Ka ca ditë që Imzot Fan Noli një nga veteranët e saj, një nga mjeshtrit më të mëdhej të gjuhës shqipe, i bëri popullit shqiptar një thirrje me këtë frymë duke çuar kështu solidaritetin e tijë me lëvizjen nacional çlirimtare. Në këtë thirrje në mes tjerash Imzot Noli thonte: “ Sot vetëm gjermanët janë armiqë tuej të vërtetë… Nga lufta që do të bani ju invazionit gjerman krah për krah me ushtritë e Kombeve të Bashkuara, varet e ardhmja e atdheurt tuej”. (Lame Kodra, Artikuj dhe ligjerata 1939-1945, Tiranë f. 12).
Në veshtrimet e udhëheqësive të LNÇ me kohë ishin venë në çarkullim politik principet kryesore të demokracisë popullore. Lidhur me këtë Lame Kodra propozonte Programin e Demokracisë Popullore si e quante ai në 13 pika . Në Program decidivisht thuhet:
1.Demokracia e popullit në radhë të parë përfaqson pushtetin politik të popullit që punon, është një aleancë e punëtorëve e fshatarëve, e zanatlinjëve, tregatarëve e industrialistëve të vegjël e të mesëm, nepunësve e intelektualëve kundra fashizmit dhe gjithë klikave rreaksionare”. Pra qartë shihet se demokracia kuptophet si koncept politik në luftë kundër fashizmit.
2.Në demokracinë popullore si institucion konsekuent që duhet të jetë, pushteti legjislativ e ekzekutiv dhe gjyqsor, janë një e të pandarë. Populli e ka tërë pushtetin në duartë e tij, nuk e ndan me të tjerët; sovraniteti i tijë është i plotë. Në demokracitë e vjetra sovraniteti i popullit ishte i kufizuar.Demokracia e populli e çduk këtë të mbetur të feudalizmit në fushën politike dhe proklamon sovranitetin apsolut të popullit.
- Zgjedhjet e përfaqsisë popullore duhet të jenë të fshehta, direkte, proporcionale dhe univerzale. Kjo në princip, pse aplikimi i plotë i këtij principi do të varet nga rrethanat.
- Gjithë popullit i garantohet liria e fjalës e shtypit e organizimit dhe e konfesionit. (Siç dihet komunistët mendonin se janë të pagabuar dhe realiteti e deshmoi të kundërtën-hb).
- Në demokracinë popullore, në kundershtim me demokracinë e vjetër, zgjedhësit do të kanë të drejtë t` i heqin, t` i revokojnë të zgjedhurit e tyre, deputet. Siç dihet, në demokracinë e vjetër, deputetët kanë imunitet parlamentar, por nuk munt të revokohën; kështu shumë herë çkputën fare nga zgjedhësit e tyre dhe veprojnë në kundershtim me premtimet që kanë dhënë, mprojnë interesa që janë në kundershtim me interesat e zgjedhësve të tyre.
- Në administratë, në drejtësi, në organet e sigurimit publik, në xhandarmëri e ushtri, shkurt në të gjithë aparatin e shtetit, duhet të ketë funt e krye njerës të dalë nga lufta nacional çlirimtare dhe besnike e demokracisë popullore. (Ky parim ishte thirrje në kohën e Nolit) dhe nuk perkonte me demokracinë fare. Por qëllimi ishte që kundershtarët politik mos me i lejua të marrin pjesë në zgjedhje. Kështu orientimi i PKSH se ata që kinse nuk kanë luftuar, nuk kanë të drejtë në zgjedhje ishte parapërgatitje për kalim në shoqërinë totalitare, për pushtet të zgjeruar dhe për t` u ditur se kujtë i takon pushteti pa u mabjtur zgjedhjet fare, sepse nuk kishte opozitë fare. Së këndejmi konstatojmë se lufta për t` u çliruar ka qenë patriotike. Ndërsa lufta për zgjedhje ka qenë e drejtë e çdo qytetari që nuk është i denuar për krime dhe padrejtësi të vërtetuara me gjyq të prerë.
- Demokracia popullore e lufton çfardo tendence imperialsite si brenda si jashtë Shqipërisë.Ajo lufton pa mëshirë kundër frymës shoviniste të urejtëjës për fqinjët dhe kombet tjera, siç predikojnë kampionët reakcionar të “Shqipërisë etnike”.
Politika e jashtëme e demokracisë popullore bazohet në raport miqësie e vëllazërimi me gjithë kombet e shtetet tjera, dhe sidomos me fqinjët t` anë. Partizanët e demokracisë popullore janë për një FEDERATË të republikave të nesërme popullore të Ballkanit, ku të gjitha kombet të bëjnë pjesë me të drejta të barabarta.
- Politika ekonomike e demokracisë popullore orientohet, si dhe gjithë politika e saj, nga populli dhe bazohet mi interesat reale ekonimike të tijë.
Përfaqssuesit e UNÇ-ës paralajmërojnë më 1944 masa drakonike kundër kundërshtarëve politik. Prandaj në pikën 8 mëtej thuhet: “do të konfiskohet gjithë malli i tradhtarëve dhe t` i jepet popullit. Do të anulohen të gjitha koncesonet, që u janë dhënë kapitalistëve italo gjerman që më 1925 e tëhu. Këto ndërmarrje ose do të administrohen drejtë për drejtë nga shteti ose do t` u jepën PRIVATËVE, por nën kontrollin e shtetit. Banka Kombëtare që ka qenë dhe është në duar të kapitalit të huaj do të shtetësohet. Demokracia popullore mëtej sipas Lame Kodrës (Sejfulla Maleshovës), deklarohej për një reformë agrare, për politikë finansiare dhe sistemi fiskal.
- Parashihet që të anulohen borgjet e vegjëlisë, taksa diekte progresive. Demokratët komunist paralajmërojnë kujdes ndaj luftetarëve.
- Paralajmërojnë kujdes ndaj luftetarëve dhe të dëmtuarëve nga lufta. Parashikojnë kujdes maksimal ndaj murxhëve, sigurim ndaj punëtorëve që të punojnë 8 orë dhe të drejta në pushim, sherim të plotë në rast të smundjës , sigurim ndaj atyre që psojnë në punë, si dhe sigurim në pleqëri. Fabrikat u dedikohen nën kontroll punëtorëve. Jo vetëm për ata punëtorë shoqëror, lejohej edhe legjislacioni analog privat.
- Demokracia popullore grantonte emencipimin e gruas në fushën ekonimike, politike e sociale. 13.Në Program në fund theksohet se kujdes i veçant i kushtohet brezit të ri. Mësimi dhe kultura nuk do të janë privielgje e një pakice, drejtë përmirësimit të gjendjes ekonomike te të gjithë popullit.
- Kongresi i Permeiti –Këshilli Antifashist NÇ
Në kongres u vrejtë qartë se komunistët nuk lejojnë participim në pushtet të asnjë partie kundershtare. Me këtë, komunistët do të vijnë në kundershtim me demokacinë Prendimore për mbi një gjysëm shekulli.
Pushteti i dalur prej “grykës pushkës” në Kongresin e Permetit, në prani të 200 delegatëve zgjodhi një kryesi prej 30 vetash me emrin Komiteti Antifashist Nacionalçlirimtar me pozicion të një qeverie provizore. Kështu Kongresi i Permetit i filluar me emrin Kongresi i Këshillit Antifashist Nacioanlçlirimtar me autorizim që të konstituojë institucionin Legjislativ (200 delegatë) dhe institucionin Ekzemkutiv (30 përfaqsues), do ta vazhdojë punën si institucion triumfalist. Lidhur me këtë duhet theksuar se pushteti gjyqsor ishte ai ushtrak me tërë atë vrazhdësinë e diciplinës dhe diktatit nga politika. Lidhur me këtë gjendje Lame Kodra (Sejfulla Maleshova) shkruante: “ Shumë shqiptarë të Amerikës janë me qeverinë tonë. “Shqipëria e Lirë” dhe “Vatra” që të dya e kanë thënë copë fjalën e tyre dhe kanë bërë kerkesa formale pranë Aleatëve të Mëdhenjë për njohjën e qeverisë s` onë. Imzot Fan Noli duke folur mbi qeverinë tonë ka thënë: “ Këta udhëheqës duhen përkrahur pa kondita, pa rezerva dhe pa kursim, se e meritojnë besimin e popullit plotësisht”. (shiqo: “Bashkimi”-17 III 1945).
Sipas tërë kësaj problematike del çartë se në Mukje nuk ishte vendos Çështja e Kosovës për t` iu bashkuar Shqipërisë. Në fakt, kur jemi te ky problem strategjik në politikën shqiptare primare ishte themelimi i pushtetit dhe këtu duhej vënë paralelja e Sadri Doçit për luftën në “dy litar”. Por, e shtrojmë edhe një pyetja pse një pjesë e historiografisë sot (2023) ka nxënë pozicion dhe po shkruan për: “Shqiptarët në tokat e lirueme 1939-1944”, kur dihet katërcipërisht se është fjala për okupim klasik nazifashist italo gjerman. E shtrohet pyetja ku kanë jetuar këta shqiptrë të “lirë” nga nazifashizmi italo-gjerman. Pse e shtrojmë pyetjen. Për faktin se Balli Kombëtar dhe Legaliteti nuk u lidhën fuqishëm me Anglo Amerikanët, për t` i çakoriduar vedimet e Berlinit (1878), Londrës (1913), Versajit (1919) e ku komunistë në ato kohëra nuk kishte. Përkundrazi në Jalltë (shkurt 1945), çështja shqiptare nuk u zu në gojë fare. Madje dualën hipokritët jugosllavë: Mosha Piade, Kardel etj. kinse po e mbrojmë Shqipërinë në Parisë 1946, në Konferencën e paqës. E kur dihet se Balli, Legaliteti dhe Lidhja e Dytë e Prizrenit hapur solidarizoheshin me forcat e Boshtit, e kundër vendimeve që ishin marrur në Teheran në tetor 1943 nga: V. Cherchill, J. V. Stalin dhe Ruzvellt se: “Ata popuj që kanë marrë pjesë në luftë në anën e vermahtit-mazifashizmit gjerman, lejohet e drejta që të dislokohen”. Këtu u hudhë diplomacia serbiane (jugosllave) në veprim, dhe përmes Vasa Çubrilloviqit sajoi programin: “Për likuidimin e shqiptarëve derisa të zgjasin operacionet e luftës”. Mbi parimet e këtij programi janë kurdisë të gjitha mizoritë ndaj shqiptarëve të Shqipërisë Kontinentale më 1944/45. E vërteta, lufta e shqiptarëve kundër nazifashizmit është zhvilluar me shumë veshtersi dhe droe, për faktin se populli nuk donte asnjë bashkpunim me sllavët, të cilët ishin të njohur për kah mizoritë dhe tradhtitë në të kaluarën.
- Programi i Frontit Demokratik të Tiranës
“Fronti Demokratik ka për qëllim: 1.Realizimi i Unionit politik të të gjithë Kombit; 2. Mbrojtja dhe sigurimi i indipedencës dhe sovranitetit kombëtar; 3.Të përkrahë pushtetin e ri që populli shqiptar ngriti në luftën e lavdishme nacional çlirimtare, të përkrahë një republikë demokratike progresive (me çka mbretit u pamundësohej kthimi në fron-hb); 4. Të organizojmë dhe të mobilizojmë politikishtë të gjithë popullin shqiptar për mbrojtjën dhe forcimin e këtij pushteti, për pjesëmarrjen aktive te të gjithë popullit në këtë pushtet; 5. Të përkrahë reforma të gjëra ekonomike e sociale të domosdoshme për ngritjën e një shteti demokratik e modern; 6. Të organizojë dhe të mobilizojë politikisht të gjithë popullin shqiptar për çdukjën me rrënjë te të gjitha mbeturinave feudale e rreaksionare; 7. Të përkrahë dhe të lidhet me të gjitha forcat demokratike progresive të botës dhe veçanërisht të Ballkanit dhe të i luftojë të gjitha tendencat reaksoanre fashiste dhe porfashiste në botë dhe në Ballkan. (shiqo: Kongresi demokratik, Tiranë 1945, f. 51).
Sot mund të konkludim shtojmë se as në vendimet e Mujës, as Dekallogun e Ballit dhe as në Programin e Frontit nuk përmendet Kosova, që duhet t` i takojë Shqipërisë, me përjashtim të vendimit rezolutiv të Këshilit Nacionalçlirimtar të mbajtur në Bujan 31 XII 1943 dhe 1-2 janar 1944. Dhe ky problem është ngritur si marketing gjithëmonë nga taborret kundershtare politike, në Kosovë dhe në Tiranë gati qe një gjysmë shekulli. E kur është në pyetje Lidhja e Dytë e Prizrenit, e shtrojmë pyetjën, prej kujtë e merrnin rrogën nëpunsit e Çarkut Mitrovicës (me rrethet Mitrovicë, Vushtrri, Podujevë, Jeni Pazar) shtator 1943- tetor 1944. I merrnin rrogat nga Qeveria e Millan Nediqit. Pra edhe Lidhja e Xhafer Devës ka ushtruar marketing politik, sepse forca dhe Shmit Huberi me Nojenbaherin vendosen ndryshe. Edhe më kjartë, a shkoi Eshref Frashëri te Ribentropi për të deshmuar se: “Shqipëria e Qeverisë kuisllinge e Rexhep Mitrovicës kishte shpallë neutralitet dhe e kishte abroguar Ligjin e Luftës me Greqinë, (lexo Fletorën zyrtare të Qverisë nr.verisë nr.-Programi i Qeverisë Rexhep Mitrovica 1943), por me sugjerimin e anglezëve Ligji i luftës është ende çështje “diskutabile”.
Si duket shqiptarëve po u mbetet për të mësuar se me retorikë varrët kombëtare vetëm sa po hapën dhe mbi to po hidhet në vend të studimit objektiv, po hudhet kryp dhe ngapak helm të sterilizuar me rreligjion dhe ideologji të mjegullt. Së këndejmi as vendimet e Jalltës nuk e amnistojnë Enver Hoxhën dhe Fadil Hoxhën që ishin pushteti vet, i pari me kompetenca të plota, i dyti me kompetenca dytësore. Sepse çlirimin e Kosovës e zgjodhi një gjenratë që nuk ishte komuniste, që nuk ishte marksiste leniniste, por ishte lidhë ngadal por sigurt me Perendimin demokratik.
- Takimi historik Cherchill-Tito në Napoli të Italisë më 12 VIII 1944
Në mes tjerash Cherchill kërkon që qeveria e Komitetit Nacional të Jugosllavisë të mirret vesh me Serbët sepse anglezët kanë OBLIGIME ndaj Serbisë. (Hulumto çështjen e Trepçës që ishte pronare Anglia nga viti 1927 për t` i thyer Britania dhe Franca Peticionet e Hasan Prishtinës në Shoqatën e Kombeve në Gjenevë. Në peticione vizatohen me fakte mizoritë serbe mbi shqiptar-hb). Në këtë takim Cherchill kërkon nga Tito, që Çështja e Istrës të mirret si problem që me çdo çmim nuk duhet t` i takojë Jugosllavisë, sepse aty kemi të bëjmë me një popullsi me shumicë italiane.
Gjithashtu Cherchill kërkon që Çështja e Kosovës duhet trajtuar se i takon Jugosllavisë, sepse kemi kontratë me Jugosllavinë për Trepçën nga viti 1927.
Cherchill kërkon që Drazha Mihajloviq të mos denohet me vdekje, për faktin se njëherë duhet të pyetet Sharl De Goli për bindjet politike të tij, sepse Drazha Mihajloviq kishte qenë në Akadmin ushtrake në Paris. Prandaj Cherchill kërkon nga Tito se duhet maturi në këto segmenete.
Lidhur me këto kërkesa Tito u pajtua të deklarojë se pushteti në Jugosllavi nuk do të ndërtohet mbi bazat e komunizmit. Tito u pajtua që për çështjën e Kosovës t` ua përcjell komunistëve serbian qëndrimin e Cherchillit. ( shiqo: Branko Petranoviq, Momçillo Zeçeviq, Jugoslavija 1918-1988, Beograd 1988, f.886/7; AJ. Takimi Tito-Cherchill në Napuli, Dosja diplomatike 1944.).
- Kërkesa e Miladin Popoviqit për zavends komesarët politik në Kosovë 30 XI 1944
……“Luftetarët tanë duhet respektuar zakonet e shqiptarëve, kur të hyjnë nepër lokalitetet e tyre”.
- Konferenca ilegale e Vjenës 20 tetor 1944
Në këtë Konferencë të diktuar nga Masoeria e Llozanës do të fillojnë bisedimet në mes përfaqsuesëve: amerikan (një), rus (një) dhe anglofon(një), me një anë, dhe përfaqsuesëve të Boshtit të përfaqsuar nga: një gjerman( një) ,një italian (një) dhe një japonez (një). Pala e Boshtit e pranoi se e kishte humbur luftën dhe pajtohej me pasojat që i servoheshin. Pala fituese që nuk kishte autorizime zyrtare por masone, i shtroi kërkesat e shteteve me një korektësi të plotë dhe në ato kerkesa askund nuk përmendet Shqipëria, por treva e këtij shteti mbulohet me Greqi dhe Jugosllavi. Së këndejmi, e shtrojmë pyetjën se sa i kushton Kombit shqiptar urrejtja publike Evropiane e mbuluar: “pse shqiptarët në masë të madhe e pranuan në Mesjetë Islamizmin, prandaj duhet t` i mbajmë nën dyshime”?
12.Diskutimet e grupeve masone ndodhin për herë të parë
1.1.Foli amerikani- Në Ballkan do të instalojmë konfidencialisht këtë “harmoni” shtetesh. Dy shtete do të janë në interes të sferës sovjetike (rumunia dhe Bullgaria); dy shtete do të janë nën influencën e sferës perendimore (Turqia dhe Greqia); Dy shtet do të ngelin të papërcaktuara si: Jugosllavia dhe Shqipëria. Në të dy vndet lufta antiboshtit është shumë e fortë. Por, qeveritë që do të dalin e po paralajmërohen të dalin në këto vende duhet bëjnë kompormise të vështira, sepse duhet gjetur gjuhë të përbashkët ata që edhe tash po vriten në mes veti si në Jugosllavi ashtu edhe në Shqipëri. Kemi informata se lufta politike ka filluar dhe nuk do të ndalet deri në katastrofën eknomike që do t` ua sjellë komunizmi….
2.1.Foli gjermani: Ne nuk jemi humbësit e parë që synojmë krijim të një perandorie puro gjermane. Faktet treguan se nuk ia arrijtëm. Tash duhet populli të gjejë fuqi dhe të durojë për një kohë, e pastaj prap Gjermanisë do t` i kthehet shansa, por për dominim në rrafshin ekonomik, teknologjik dhe intelektual. Këtu ardhmëria i takon inxhinjerit gjerman dhe filozofisë idealiste të Hegelit.
3.2.Foli anlezi: Nuk jemi tani ne që diktojmë më sikurse gjatë shekullit XIX. Tani është vërtetuar se SHBA kanë përparësi në çdo pore të jetës. Ne do të përfitojmë nga ky pozicion sepse jemi anglofon dhe këtë pasuri do ta shfrytëzojmë, por jo pa aleatin tonë si popull e që është Franca, Napoleon Bonoparta e së cilës ka psuar sikurse Hitleri po pson sot në të gjitha frontet. Politika jonë e dyfishtë, duhet kultivohet në ato përmasa që ishte në Shoqatën e Kombeve më 1919-1941..
4.3.Fol rusi: Ne jemi në pikën kritike të rreshtimit. Kuptohet se drejtuesi i shtetit tonë po del nga lufta si fituesi më i madhë, por nuk duhet harruar se jemi humbësit më të mëdhenjë në njerëz dhe në ekonomi. Rusia është vend në mëshirën e zotit, që e ka harruar mundësinë se mundet të bëjë mrekullira ushtarake, por që nuk i mbetet baroti i palagur, sepse shteti që i takoj është kundër kapitalit, e kjo do të thot se jemi kundër pasurisë popullore. Si duket virusi infektiv do ta përfshijë gati tërë Ballkanin dhe shtetet sovjetike do bijnë nepër Evropë si këpurdhat. Tani në pyetja është për ardhmërinë, se kah do të rreshtohet Kina e cila nga koha e Xhingiskanit nuk është shkelë nga çizmja e ndonja xhenerali të huje…
5.-2.Foli japonezi: Ne duam që në hapësirat e Paqsorit të kemi një të drejtë ta shfrytzojmë detin deri në skajshmëri sepse treva tokësore nuk na majfton si hapësirë jetësore njerëzore. Në këtë rrafsh interesat tona vijnë ndesh me ambicjet për dominim nga SHBA dhe Rusia. Kjo e fundit nuk na ka shpallë luftë, por shpalljën e presim në çdo kohë, sidomos pas thyrjës së ushtrive naziste në Afrikën Veriore dhe në Evropën Perendimore. Së kënejmi, hapja e frontin ‘rezervë” në Itali spejgohet se nazifashizmi do të fundoset si ideologji dhe si forcë. Po hapën shansat që të lindin shtete të reja në pjesët ku më parë ishin koloni. Koha e kolonializmit po shembet, koha e kolonializmit modern po lind edhe për neve si shansë e progresit ekonomik.
6-3. Foli italiani: Populli im është bërë lajkatar dhe ka aspiruar që të përtrihën kufijtë që dikur i kishte Preandoria Romake. Ajo shansë është fundosë më 7 shator 1943. Tani jemi në mëshirën e armës anglo-amerikane. Më duket se do ta pranohet një lloj dominimi italian në Adriatik, por në Mediteran më nuk kemi fytyrë të aspirojmë, por kemi të drejtë për një pushtet ligjor, që do ishte i tani për tani i padrejtë, por që për momentin e diktonte forca. Realitetin italianët e pranojnë.
Duke e vrejtur ndryshimin në vijat e frontit gjatë verës së vitit 1944, duke i pasur disa informata nga masoneria sllovene dhe kroate, J. B. Tito do të provojë që të kapitalizojë një aleatë siç ishte Shqipëria antifashite. Prandaj me kërkesë zyratre do të kërkojë bisedime sekrete se kah duhet rreshtohën në rrethanat e reja federata jugosllave me Shqipërinë.
- J. B.Tito i dërgon letër Shtabit Kryesor të UNÇ të Shqipërisë më 7 XII 1944
Të na i dërgoni emrat e përfaqsuesëve ushtrak dhe politk për konceptimin e qëndrimeve të përbashkëta rreth situatës së rikrijuar. Emrat e antarëve të mbahen në msheftësi. (B. Petranoviq…Jugosllavija 1918-1988, Beograd 1988, f. 710; Tito, Vepra 25, f. 88).
Sipas dokumenteve që kanë mbetur në koleksionin e Mosha Piadës nga pala shqiptare për bisdime ishin: Koçi Xoxe, Ramdan Çitaku dhe Elhami Nimani.
Nga pala jugosllave në bisedime ishin: Millovan Gjillasi, Petar Stambolliq dhe një maqedon me emrin: Emanuella Çuçkova.
Diskutimet mbahen në afersi të Akademisë Serbe në një ndertesë “private”. Aty ndër të tjera shtrohet pyetja nga Ramadan Çitaku që foli i pari për krijimin e një Republike shqiptare në Jugosllavi, ku përfshihet Kosova, pjesa kryesore e Maqedonisë Perendimore dhe një pjesë respektive e Malit Zi me qendnër në Ulqin. Tivari sipas Çitakut duhej t` i takojë Malit Zi, ndërsa Presheva dhe Kumanova duhej t` i takonin Republikës shqiptare në Jugosllavi.
Si është mbyllë dhe kur është mbyllë kjo pyetje askush kurrë nuk ka pasë asnjë informatë. Informata nuk janë lëshuar as nga pala shqiptare në Tiranë. Bile të mjegullta kanë mbetur autorizimet e Vasil Shantos nga mbledhja e AVNOJ-it, por të mjegullta kanë mbetur edhe bisedimet nga negociatat në Vis, në verë të vitit 1944, ku fjalën kryesore e kishin nga pala shqiptare: Koçi Xoxe, Ramdan Çitaku, Bedri Spahiu, me tërë shtabin ushtrak dhe politik të J. B. Titos. Lidhur me këtë, pala shqiptare në fund të vitit 1944 kishte arritur të vejë lidhje me Georgi Dimitrovin rreth një konfederate ballkanike. Kjo konfederatë do të aktualizohet më 1947, por u pashit dukja e saj nga anglo-amerikanët, sepse Rusët aspironin për ta krijuar një hapësirë të re sllave që do të ishte nën influencën e Kremlinit.
- Konferenca historike e Jalltës në Krime 4-11 shkurt 1945
Debatojnë për rendin e botës F. Ruzvellt, J. Stalin, V. Cherchill. Në mes tyre u arrit pajtimi se 1.Gjermania duhet të shkatrrohet; 2. Gjermania ta nënshkruaj kapitullimin pa kushte; 3. Territori i Gjermanisë të okupohet nga aleatët si: SHBA, BRSS, ANGLIA dhe Franca; 4. Gjermania t` i paguej dëmet e luftës për 20 miliardë dollarë ari, ku gjysma i takon Rusisë.
Lidhur me këtë treshja fitimtare deklarojnë: 1.Evropa do të jetë e lirë; 2. E drejta e çdo populli që ta ndertojë zhvillimin kombëtar ; 3. Vendimi për themelimin e OKB-ës në San Francisko e ku marrin pjesë vendet që deri më 1 mars 1945 kanë kaluar në anën e Alenacës antifashiste; 4. Ballkani të ndahet në këto zona të interesit: Hungaria të jetë 90% nën ndikimin sovjetik; Rumunia të jetë 70% nën ndikimin sovjetik; Bullgaria të jetë 75% nën ndikimin sovjetik; Greqia të jetë 90% nën ndikimin anglez; Jugosllavia të ndahet në proporcion 50/50. Shqipëria nuk përmendet fare, sepse Cherchilli që ishte autor i kësaj ndarje mendonte për ta ndarë në Shkumbim në mes Greqisë dhe Jugosllavisë. Në lidhje me këtë çështjën e Shqipërisë do të vejë në dokument si trevë që i takon interesit sovjetik Mollotovi, po në Jalltë, ku janë bërë pazare të tmerrëshme politike mbi popujt e vegjel, ashtu si ndodhë edhe sot më 2023.
15.Tito tregoi oportunizëm për të mbetur në lojën politike për pushtet
Në fillim të marsit 1945 u kërkua nga aleatët që J. B. Tito të japi dorëheqje dhe Qeveria të reformohet. Kështu më 7 mars 1945 u themelua qeveria Tito-Shubashiq. Kështu në Jugosllavi fuzionohen Qeveria e Komitetit Nacioal Antifashist dhe themelohet Qeveria jugosllave mbretërore me Kryetar të Këshillit ministrave J. B. Toto dhe nënkryetar Millan Groli. Kësaj qeverie iu bashkuan edhe kryetarët e GJASHTË republikave si: për Serbi Jasha Prodanoviq, për Kroaci Dr Pavle Gregoriq, për Slloveni Eduard Kocbek, për Bosnje Hercegovinë Rodolub Çollakoviq, për Maqedoni Emanuellla Çurkova dhe për Malin e Zi Millovan Gjillasi. Kjo do të thot se pa u pyetur fare krahina e Kosovës dhe ktrahina e Vojvodinës ishin projektuar tinzisht t` i dhurohen Serbisë. (Branko Petranoviq… Jugosllavia….f. 697).
- A e lëshoi Enver Hoxha shansen e shekullit për bashkim kombëtar më 1945
Më në fund duhet ta themi se Enver Hoxha dominonte në çdo takim me misionet angleze. Nuk e donin vetëm ata oficerë që ishin të ekstremit konzervativ. Por kjo nuk do të thot se Enveri nuk ka mundur të bëjë më tepër për Kosovën, sepse vonë filloi t` i dyshoi Titos, kurse ndaj Miladinit nuk shfaqi mosbesim kurrë. Kjo për faktin se Miladinin e vrau UDB, me motivin se i reagoi më 19 shkurt 1945 Millovan Gjilasit se: “Nuk mund të ndahet Kosova”.
- B. Tito sikur kapitulloi para perendimorëve, duke pranuar përfaqsuesin e kralit për partner në pushtet, por fitoi në kohë dhe ndejti në pushtet, duke pretenduar edhe Çmimin Nobel për paqe më 1968. Tito vdiç më 1980 dhe tri vite më vonë filloi, kur vdiq A. Rankoviqi, varrimi i tij tregoi se kishte filluar dezintegrimi i shtetit në të gjitha sferat, sepse aty serbët e treguan tërë shovinizmin e tyre rreligjioz dhe nacional.
Enver Hoxha në anën tjetër, duket sikur fitoi të “vendos vet për qeverinë” komuniste në Tiranë, por humbi miqë në të gjitha fushat, sepse izolohet keq nga anglo ameriaknët për një gjysëm shekulli, duke mos pranuar asgjë nga përfaqsuesit e anglo amerikanëve që ishin në Tiranë, pikërisht lidhur me zgjedhjet parlamentare. Enveri ishte i dashur tinzisht në Kosovë shumë më tepër se Fadil Hoxha, kuptohet te rinia shkollore. Enveri vdiq në pushtetin totalitar, në kulmin e ngritjës së tij edhe në rrafshin e një shkrimtari, me librin Titistët.
- Aktualiteti i letrës Sadri Doçit për luftën speciale në Kosovë
Shqipëria në shumë fusha është kah e lufton Kosovën tinzisht. Madje me parullën letargjike “Ballkani i Hapur”, Kosova luftohej edhe publikisht. E në lidhje me këtë nuk duhet harruar se çka iu tha Milloshit në Kretë: Fatos Nano-Kosova është çështje e brendëshme e Serbisë”. Po edhe partia e djathtë më 1997 me vandalizmin që tregoi e siguroi Milloshin se nga Shqipëria nuk ka frigë. E realiteti popullor tregoi diçka krejtë ndryshe, se prej Shqipërie erdhën për të bërë luftë të drejtë patriotët më të devotshëm shqiptar. Madje nga 851 oficerë që ishin shqiptarë në ushtrinë Jugosllave në luftë u organizuan vetëm nja 39 sish. Kurse nga Shqipëria mëmë erdhën 46 oficerë dhe deshmuan se shqiptaria është një dhe e pandarë në çdo rrethanë historike.
Tani nga shtatori 2023 në Tiranë është kah grryen themele kisha ortodoske e drejtuar nga një patrik grek. Qëndrimi mason i tij është për çdo kritikë dhe për vajtim se si durhet. Por që nuk do të zgjatë në pakufi “dominimi i tij, është e vertetë aksiomatike, sepse vetëdijësimi i kombit është në lëvizje tektonike ekliptike pozitive. Kisha fanoliste do të fitojë.
E kundërta në Kosovë Kisha ortodokse serbiane është në ofenzivë të kthehet në deponi armatimi, prej kah do të rifillojë “Jogurt rrevolucioni” i ri serbian. Tani ky fillim e ka epilogun tragjik, sepse është xhveshë nga vetëveprimi para perendimorëve që kujdestarorjenë qe 23 vite për interesa të tyre. E vërteta, edhe një herë po tregohet se Shqiptarët janë miqë të vërtetë të BE-s dhe SHBA-ve, por respekti ndaj shqiptarëve disi në çdo etapë po mbetët mjegulli. Këtë fakt moti e ka zbuluar çështja e investimeve, por me që shqiptarët janë mësuar me varfërinë, atëherë pse mos të dihet se kurrë për jetë nuk do t` i lejojmë që dikush t` ua mësyjë pushkën pas shpine.
Rreligjionet tjera politike në Kosovë tani për tani nuk janë në aksion destruktiv. E kundërta, në shumë fusha kanë filluar ta mësojnë alfabetin e kombit, se kah duhet bërë rreshtimi filantropik i shkollës humane, tani e pranuar në botë si shkolla e Shën Nënë Terezës.
Por, sa u takon manstireve serbe në Kosovë dihet rroli i tyre gjatë luftës (1997/99). Këto institucione fetare ishin shtabe të ushtrisë dhe policisë kriminale, e më së shumti të njësive paramilitare dhe mercenare. Dhe për çudi, Marti Shtisari ua siguroi edhe me Kushtetutë një mbrojtje shtesë, të cilën këto kisha po e shfrytëzojnë për shtabe të terroristëve të rinjë dhe të vjetër. E vërteta, statusi i këtyre manastireve duhet të vihet në diskutim publik në Parlamentin e Kosovës dhe aty t` u mirret eksteritorialiteti, jo për t` i kthyer në qendra të pasigurta, por për t` i monitoruar natë e ditë me kamera që janë të lidhura me policinë e shtetit Kosovës. Kjo duhet të ndodhë aq më parë se këto manastire po e dezorientojnë tërë jetën ekonomike, kulturore, shëndetsore në destruktivitet, e që janë të ndikuara nga Kisha Ruse dhe Qeveria e Beogradit.
Shtrohet tash pyetja publike: Kush ua mundsoi largimin pa probeleme të atij bataloni policor dhe ushtrak, dhe, pse e lanë armatimin që tregon se kemi të bëjmë me një Vagner orugjinal serbian, por që tani për tani e ka mshefë bishtin nën velin se dikush po u jep logjistikë. Jnë serbët lokal, është eulex-i, është ndonjë grup shqiptarësh, ka muxhahidinizëm këtu, ka banditizëm rus, ka mizori të arsenalit serbian, vet me vra e vet me akuzua. E informata sot ua ka shkëputur mundësitë e rreanave speciale serbe. Lidhur me këtë, qëllimi i Beogradit në sulmin terrorist në Bajskë të Zveçanit është që Republikën e Kosovës ta promovojë si vend të pasigurt për çdo investim. Sidomos kufiri me Serbinë duhet të sherbejë ky rast që të sigurohet në çdo kohë dhe rrethana.
- Terroristët serbian në Banjëskë më 24 shtator 2023 alarm për Ballkanin
Si përfundim shtrojmë këtë konkluzë me pyetjet: Tërë ai armatim nuk është siellë në Manastirin e Banjëskës ( ku shtrohet pyetja cili manastir do të ishte në radhë për t` u bërë magazinë e ushtrisë serbe sikurse më 1999) duke kënduar këngë folklorike, për një ditë. Por është siellë nga institucioni profesional ushtrako policor me dijën e popave te të gjitha manastirve serbe në Kosovës. Pra duhet hetim horizontal dhe vertikal edhe nga cila qendër ka ardhur ai armatim, se kush ishin jatakët një kohë të gjatë e që policia e Kosovës ka qenë në “gjumë”, duke pasë besim te EULEX-i dhe KFOR-i ingtelegjent, por në kohën e fundit shumë “indiferent”. Pra, tragjedia po del se nuk është çështje për indiferencë, por i ka zgjuar të gjitha qendrat e informimit në Glob. Mbi të gjitha shtrohet pyetja sa janë qytetarët e Republikës Kosovës të sigurtë nepër familje dhe si duhet të ruhet kufiri me Serbinë luftënxitëse, sepse grupet terroriste serbe, mund të hyjnë sërish në Kosovë, të vrasin serbian, dhe të krijojnë dyshime se i kanë vrarë shqiptarët. Po edhe të vrasin shqiptar dhe të krekosen se Kosovën e pavarur nuk e pranojmë kurrë dhe lufta nuk do të ndalet. Jo vetëm kaq, presidenti i Serbisë, nuk e nënshkroi dokumentin e Ohrit. E pse po thuhet “Marrëveshja e Ohrit”, kur ajo nuk është nënshkruar. Ky fakt deshmon se Borrel dhe Llajçak janë në anën e Beogradit me sugjerime të Brukselit, për ta nxierr Serbinë nga duartë e Rusisë. E ne shqiptarët po e themi publikisht se një nxierrje e tillë nuk do të ndodhë, sepse popat serbian janë prapa çdo tragjedie në Ballkan.
Pamjet filmike të terroristëve flasin për TRI fakte karakateristike. Së pari shihet mënyra se si terroristët largohën nga perimetri i rrezikshmërisë brenda dhe disa dhjetra metra largë Manastirit. Së dytë mënyra se si lëvizin në rresht nga një duke u larguar malit shihet se atje nepër bregra janë shumë të sigurtë në lëvizje. Së treti, prej dy pamjeve të para nxirret për fundimi se ata janë liruar dhe grantuar nga ndonjë institucion. Në lidhje me këtë, policia e Kosovës duhet të japi para popullit informatë publike se nuk i ka garantuar askujt tërhiekje. Ky elemnt duhet të problematizohet sepse askush në Kosovë në këso rrethanash si janë krijuar nga EULX dhe KFOR nuk është i sigurtë të flejë rahat, sepse mund të vritët në gjumë nga grupet e tilla terroriste, të cilat si duket e kanë edhe bekimin e Kremlinit.
Si hulumtues 50 vjeçar, (që nuk e urrej asnjë popull në glob-hb) i krimeve monstruoze serbiane ndaj shqiptarëve, nga lotët e Kryeministrit Albin Kurtit, në varrimin e policit hero, konkludoi se dikush prapa shpine po ia fut thikën Qeverisë Kosovës, pra nuk është në pyetja vetëm Radojçiqi e A. Vuçiqi, por ka ndërkombëtarë të mskauar, por që era hudhër po u vjen, madje pa pasur nevojë të përcillën me ndo një “dron”, sepse kriminelët e Kremlinit të deshpruar pse nuk e fituan luftën në Ukrainë, por provojnë të hapin fronte rezervë në: Kosovë, Mal të Zi, Maqwdoni, Shqipëri, Bosnje Hercegovinë. Këtë realitet NATO e ka në dieni. Po është momenti i fundit që Beogradit t` i trehohet diçka nga “kënga e tomahokëve 1999”. Policia e Kosovës ka pasë kapacitete profesioanle t` i vrasi të gjithë terroristët dhe është dashur t` i vrasi. Por ata që ua kanë hapur knalin e largimit terroristëve që të largohen nga Kosova për në Serbi, duhet të dijnë se po: “Jemi 1 milion e gjysmë”, por me shqiptarë më nuk mund të luhet sikurse më 1878 në Berlin, më 1913 në Londër, më 1919 në Versaj dhe më 1946 në Paris. Po, e dijmë se trillimi për ta akuazuar UÇK-ën pati filluar duke “zbuluar” një mercedes rë verdhë. Pastaj “mercedesi” i verdhë u kthye në Shtëpi të verdhë, duke provuar ta kompromitojnë një luftë të drejtë. Mos të harrohet se edhe sulmi terrorist ndaj Kosovës më 24 shtator 2023 është pjesë e skenarit të Rrethit katror të Specialës, si luftë terroriste në të cilën u ngulën në thikën që e kishin përgatitë për neve, para tërë njerëzimit. Shqiptarë, morali i Ushtrisë Adem Demaçit dhe Adem Jasharit po të bëhet dritë para syve te tërë gjinisë njerëzore. Pra vetëm të drejtë dhe të ditur mund t` i kalojmë shekujt e prapambeturisë, me herojnjë të rijë që e duan lirinë më shumë se jetën.
Shkrimi i kushtohet: Gjenral Dritan Goxhajt, Deputetës së Anglisë që do të mbetët si Dyrhami i Dytë në histori për promovinin e saj publik se: “Manastiret serbiane në Kosovë janë kthyer (shtator 2023) në deponi ushtarake terroriste”, ndërsa ato vendstrehime janë të privilegjuara si zona eksterritoriale nga Marti Ahtisari!
Prishtinë, më 26 shtaor 2023