ARKIVI:
24 Dhjetor 2024

Albert Ajnshtajn (Einstein), relativisht mosbesues

Shkrime relevante

Po përsëritet historia! KQZ-ja (s) ka të drejtë!

Prof. Fadil Maloku, sociolog nga Prishtina Në vitin 2013 (si ish anëtarë...

Kontradikta dhe abuzimi politik i Edi Ramës, dëmton rëndë Kosovën dhe Shqipërinë

Nga: Luan Dibrani Kritika ndaj Edi Ramës dhe Pozita e Qeverisë Shqiptare...

Te Nënëlokja e UÇK -së, NËNË STANA!

Nga: Nusret Pllana BRUS - lagjja Peshter Me bashkëluftëtarin tim Ismet Sylejmani, vizituam...

Vuçiq, Albin Kurti nuk është KQZ!

Gani Mehmeti Pas Reagimit ti kryetarit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq me rastin...

Hajgarja e vitit nga Qeveria: pensionistët e diskriminuar mbeten në harresë!

Nga: Zeqir Bekolli, Drenas ___ Qeveria këtë fundvit vendosi të bëjë një tjetër...

Shpërndaj

Ibrahim Kelmendi, Gjermani
_____
Si besimtarët ashtu edhe ateistët kanë qenë në gjendje të identifikohen me Ajnshtajnin deri më tani. Gjeniu i fizikës ka komentuar vazhdimisht për fenë dhe besimin – ndonëse në një mënyrë, ka lënë shumë interpretime të hapura. Një letër tani zbulon qëndrimin e Ajnshtajnit ndaj fesë.
Tashmë një letër e Ajnshtajnit, pak e njohur, është shfaqur dhe do të dalë në ankand në Londër këtë javë. Dokumenti ishte në pronësi private për mbi 50 vjet. Në këtë letër Ajnshtajni distancohet me fjalë të qarta nga ideja biblike e një Zoti personal, të cilën ai e përshkruan si “besëtytni fëmijërore”: “Për mua, fjala Zot nuk është gjë tjetër veçse një shprehje dhe produkt i dobësive njerëzore; Bibla është koleksion legjendash të nderuara, por mjaft primitive”, shkruan Ajnshtajni. “Asnjë interpretim delikat nuk mund ta ndryshojë këtë. Këto interpretime të rafinuara janë… jashtëzakonisht të ndryshme dhe nuk kanë pothuajse asnjë lidhje me tekstin origjinal.»
Ajnshtajni i shkroi letrën më 3 janar 1954 filozofit fetar Erich Gutkind, i cili, ashtu si Ajnshtajni, ishte hebre.
Ajnshtajni gjithashtu ka komentuar edhe Judaizmin: “Për mua feja e pastër çifute, si të gjitha fetë e tjera, është një mishërim i bestytnive primitive. Dhe populli hebre, të cilit jam i lumtur që i përkas dhe me mentalitetin e të cilit jam thellësisht i lidhur, për mua nuk ka cilësi të ndryshme nga të gjithë popujt tjerë. Për sa i përket përvojës sime, ai nuk është më i mirë se grupimet e tjera njerëzore, megjithëse të siguruara kundër teprimeve më të këqija nga mungesa e fuqisë. Përveç kësaj, nuk mund të shoh asgjë të ‘zgjedhur’ tek ai.”
Pavarësisht mosbesimit dhe rezervave të tij për fenë, Ajnshtajni kurrë nuk e quajti veten ateist. Përkundrazi, ai e hodhi poshtë etiketën për veten e tij, duke thënë se problemi ishte “shumë i madh për mendjet tona të kufizuara”.
Shumica e asaj që ai thotë sugjeron se hyjnorja dhe feja kishin një kuptim krejt të tyre për të – një që kishte të bënte me rendin e kozmosit dhe natyrës. Kur u pyet nga një rabin i Nju Jorkut nëse ai besonte në Zot, Ajnshtajni u përgjigj: “Unë besoj në Zotin e Spinozës, i cili zbulon veten në harmoninë e ligjshme të qenieve, jo në një Zot që merret me fatet dhe veprimet e qenieve njerëzore”. Dhe në një letër ai shkruante: “Ajo që shoh në natyrë është një strukturë madhështore që ne mund ta kuptojmë vetëm në fragmente. Kjo strukturë duhet t’i japë çdo njeriu që mendon një ndjenjë përulësie – një ndjenjë autentike fetare që nuk ka të bëjë fare me misticizmin.”
[Shkrimin e huazuar nga linku i gazetës gjermane TAGESPIEGEL, e shqipërova unë – ibrahim KELMENDI.]

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu