ARKIVI:
9 Janar 2025

Albin Kurti bëri homazhe në Kompleksin Memorial, në 25-vjetorin e Masakrës së Reçakut

Shkrime relevante

Ku mbetën ligjet e lustracionit dhe dekriminalizimit?!

Florim Zeqa Për aq sa ka nevojë pastrimi i listave të votuesve...

Policia mbyll zyrën paralele tatimore të Serbisë në veri

M.P. / RTKlive Policia e Kosovës pas një bastisje sot në mëngjes,...

Prokuroria në Kosovë: Sabotim i drejtësisë apo mekanizëm i mbrojtjes së kriminelëve?

Nga: Luan Dibrani, Gjermani Në një kohë kur shtetet demokratike punojnë për...

“Shteti i Rashkës” nuk ka asnjë gjë të përbashkët me serbët e Serbinë

Msc Belisar Jezerci, historian SHTETI I RASHKËS NUK KA ASGJË TË PËRBASHKET...

Shpërndaj

Reçak, 15 janar 2024

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu, Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, së bashku me anëtarë të kabinetit qeveritar dhe me ambasadorin Wiliam Walker, morën pjesë sot në ceremoninë përkujtimore me rastin e 25-vjetorit të Masakrës së Reçakut.

Forhåndsvisning av bilde

Në këtë ceremoni të organizuar nën patronatin e Zyrës së Kryeministrit, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, bëri homazhe dhe vendosi kurora me lule në kompleksin memorial, në Reçak, në nderim të viktimave civile të masakruara nga forcat serbe, më 15 janar të vitit  1999.

Forhåndsvisning av bilde

“Me 15 janar, në një dimër jashtëzakonisht të ftohtë patë ndodhur ky krim makabër, ndërkaq varrimi i 45 civilëve ka ndodhur vetëm katër javë më vonë sepse ka pasur luftë të madhe për kufomat” u shpreh kryeministri Kurti. Ai gjithashtu shtoi se janë edhe 11 ushtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që kanë rënë në betejë për mbrojtjen e trupave të masakruar nga Serbia dhe se ato katër javë tregojnë që Serbia është përpjekur ta deformojë të vërtetën e ta justifikojë krimin.

Forhåndsvisning av bilde

Në fund duke falënderuar ambasadorin Walker, kryeministri Kurti theksoi se në një moment vendimtar e historik për popullin tonë  ambasadori Walker, foli të vërtetën dhe vetëm të vërtetën, atë që Serbia është përpjekur ta deformojë.

Forhåndsvisning av bilde

“Kur ndodhi masakra e Reçakut, Ambasadori William Walker si udhëheqës i OSBE-së, në Kosovë, erdhi këtu tek fshatarët dhe e foli të vërtetën, tha kjo është masakër dhe është krim kundër njerëzimit. E dihet që e vërteta është armiku më i madh i diktatorëve dhe i shovinistëve, andaj edhe sot e kësaj dite Ambasadori William Walker, vazhdon të jetë ndërkombëtari më i sulmuar dhe më i urryer në Serbi ku vazhdon të dominojë një regjim autoritar me ç’rast ish-ministri i Informatave të asaj kohe sot është President i Serbisë”. 

Forhåndsvisning av bilde

Lavdi të gjithë dëshmorëve e martirëve të kombit!

Prononcimi për media i  Kryeministrit Kurti:

Masakra e Reçakut këtu e 25 vjet më parë kur u vranë 45 civilë shqiptarë e tronditi si opinionin publik ndërkombëtar gjithashtu edhe diplomacinë botërore dhe e bëri të domosdoshëm ndërhyrjen ushtarake të NATO-s, për ta ndalur gjenocidin e Serbisë në Kosovë.

Kur ndodhi masakra e Reçakut, Ambasadori William Walker si udhëheqës i OSBE-së në Kosovë, erdhi këtu tek fshatarët dhe e foli të vërtetën. Tha kjo është masakër dhe është krim kundër njerëzimit. E dihet që e vërteta është armiku më i madh i diktatorëve dhe i shovinistëve, andaj edhe sot e kësaj dite Ambasadori William Walker, vazhdon të jetë ndërkombëtari më i sulmuar dhe më i urryer në Serbi ku vazhdon të dominojë një regjim autoritar me ç’rast ish-ministri i Informatave të asaj kohe sot është President i Serbisë.

Forhåndsvisning av bilde

Me 15 janar, në një dimër jashtëzakonisht të ftohtë patë ndodhur ky krim makabër, ndërkaq varrimi i 45 civilëve ka ndodhur vetëm katër javë më vonë sepse ka pasur luftë të madhe për kufomat. I kemi edhe 11 ushtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që kanë rënë në betejë për mbrojtjen e trupave të masakruar nga Serbia dhe ato katër javë tregojnë që Serbia është përpjekur ta deformojë të vërtetën, ta justifikojë krimin.

Forhåndsvisning av bilde

Prandaj, edhe një herë po e theksoj rëndësinë e të vërtetës nga mendja, sytë, veshët dhe goja e ambasadorit William Walker të cilit ne i jemi përjetë falënderues e mirënjohës për shkak se në një moment vendimtar historik për popullin tonë e foli të vërtetën dhe vetëm të vërtetën.

Forhåndsvisning av bilde

Lavdi të gjithë dëshmorëve e martirëve të kombit!

Forhåndsvisning av bilde

Faleminderit ambasador Walker.

Forhåndsvisning av bilde

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu