ARKIVI:
19 Dhjetor 2024

Albin Kurti dje e kapërceu vijen e kuqe, sërish po e komprometon popullin tonë me shpifjen: “popull me shumicë myslimane”

Shkrime relevante

80-vjetori i krimeve të komunistëve në Ulqin: Hasan Llunji – myftiu i Ulqinit, viktimë e komunizmit

Hafiz Hasan Llunji(1897-1944) Nail Draga, Ulqin (1897-1944) Organizimi i takimeve përkujtimore kushtuar personave apo...

Fushatë pa etikë shtetërore!

Zgjedhjet në kohën e Ibrahim Rugovës... Florim Zeqa  Valvitja e flamujve partiakë në...

Letër Kryeministrit Kurti

Nga: Lis Bukuroca Zoti Kryeministër, në vitin 1981, kur nisëm protestat studentore në...

Shpërndaj

Ibrahim Kelmendi, shkrimtar, Gjermani
KM KURTI DJE KAPËRCEU VINË E KUQE
A foli KM Kurti në ceremoninë festive të shënimit të 70-vjetorit të themelimit të Medresesë Alaudin në Prishtinë si mysafir zyrtar, si mysliman apo si mysliman simulant, për t’ua shpaguar mbi 100 mijë vota që mori nga islamistët në zgjedhjet parlamentare (kryesisht nga islamistët në Emigracion)?
Për momentin, nuk e di përgjigjen. Ndoshta është më i përafërt spekulimi, se foli si mashtrues, meqë ata që e njohin, thonë se Kurti nuk është fare mysliman ose të paktën nuk e praktikon fare Islamin. Që do të thotë, sipas përcaktimeve fundamentale, kushtëzuese, ai që nuk praktikon, ta zemë pesë lutjet ditore (arabisht salat, turqisht namaz), nuk është mysliman!
[1]
Të gëzon fakti që në atë mes slamisto-erdoganist guxoi të thotë “pas pushtimit të Kosovës nga osmanët”, meqë as myslimanët, – islamistët dhe erdoganistët jo se jo, – nuk i quajnë pushtimet osmane pushtime, por mision hyjnor për përhapje të Islamit.
[2]
Ai që shprehet se shkollimi islam në medrese “përbashkon frymën fetare islame me dijet shkencore dhe filozofike”, siç foli dje KM Kurti, ose është mashtrues, ose injorant. Religjionet janë armike kryesore e dijeve shkencore!
[3]
“Leximi si fjalë urdhërore, si fjalë që hap tekstin e Kuranit, – ka broçkullis KM Kurti [na minuta e 5 e videos të mëposhtë afishuar], – dhe këshilla e Mohamedit për të kërkuar dije deri në fund t’botës”, janë mashtrimet spekuluese më të përhapura, kryesisht në Europë, ku religjionet tashmë diskualifikohen si “mall i skaduar”. Lexo është shqipërim mashtrues i urdhrit ikra, arabisht إقْرَ, meqë shqipërimi i sakt është recito. Ky lloj falsifikimi ka ndodh për shkak se Mohamedi, i cili këmbësoronte rreth 24 km që ngujohej me ditë të tera për meditim në shpellën e Malit Hira, më 2 shkurt 610 (?) ka ëndërruar të jetë vizituar në shpellë nga engjëlli Xhibril, i cili e paskësh urdhëruar Mohamedin: ikra / إقْرَ / recito! Bile, ka ëndërruar ta ketë urdhëruar tre herë dhe pastaj e ka shtrenguar në fyt deri në ngulfatje, që i ka shkaktuar zgjimin nga gjumi, siç ndodh rëndom në ëndërrime, të zgjohe kur të ndodh dhunë apo fatkeqësi. Dhe pasi është zgjuar, është llahtaris, sa ka tentuar edhe ta vras veten…
[4]
Recito (Lexo), nuk është fjala e parë në tekstin e Kuranti, siç ka dezinformuar KM Kurti. Fjala/fjalia e parë e tekstit të Kuranit është: “Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit.” (kapitulli / surja e parë, ajeti i parë). Ndërsa kapitulli (surja) 96 e Kuranit fillon me fjalën ikra / إقْرَ / recito (e falsifikuar në lexo).
[5]
Edhe “këshilla e Mohamedit për të kërkuar dije deri në fund t’botës” është dezionfomim i sajuar për nevoja propagandistike, afirmative, glorifikuese, te “profetit” Mohamed. Sipas legjendave (haditheve), Mohamedi ka ëndërruar më 2 shkurt 610, prandaj është konvertuar në religjionin që ai duhet ta ketë sajuar, dhe me atë rast qenkësh porosit të kërkonte dije deri në fund të botës. Po të ishte e vërtet, ai do përpiqej të kërkonte dije për vetën e tij, e jo të mos mësonte as shkrim-lexim gjatë gjithë jetës, bile as gjatë 22 vjetëve të fundit të jetës, kur po e praktikonte Islamin (nënshtrimin). Thuhet se bashkëshortja e tij, Hatixheja, zotëronte mirë shkrim-leximin, meqë xhaxhain Varaka e kishte misionar kristian, dhe ai ia kishte mësuar shkrim-leximin.
[6]
Shpesh shpërdorohet pjesëmarrja e medresantëve në Luftën çlirimtare. KM Kurti kësaj radhe foli për 87 medresantë, nga ata 14 të martirizuar. Për ata që nuk janë informuar, rëndom në Kosovë medresantë janë bërë edhe ata që nuk kanë qenë myslimanë, sepse shfrytëzonin mundësinë për arsimim në kushte më të volitshme. Medresantët kishin mundësi strehimi në konvikte të BIK-ut dhe të merrnin bursa. Këtë privilegjë nuk e kishin bashkëmoshatarët e tyre që frekuentonin gjimnazin dhe shkolla të tjera profesionale. Myslimanët marrin pjesë vetëm në lufta hallall, që parashihen në Kuran. Ato janë lufta xhihadiste (të shenjta) për të imponuar me dhunë Islamin. Të tjera lufta çlirimtare nga pushtuesit apo kundër skllavërisë, diskualifikohen haram (të ndaluara) dhe ato diskualifikohen edhe si blasfemike, të cilat do të ndëshkohen me djegie të “përjetshme” në xhehnem (ferr). Ata luftëtarë e martirë (shehid në arabisht), nuk kanë qenë myslimanë, sipas normave bazike islame!
[7]
Është blasfemi kombëtare të gënjehet, sidomos në nivelin e përgjegjësisë si kryeministër: “Megjithëse Islami erdhe si komponentë e osmanizmit të këtyre trevave ballkanike, shqiptarët gjeten rrugë autentike për ta pranuar ketë fe, duke e përshtat ate me kulturën dhe tradita e tyre.”
Islami nuk erdhi, por Islamin e sollen dhe e imponuan me dhunë fizike, juridike, pushtuesit osman. Gjatë viteve 610-622, Mohamedi ka misionarua paqësisht religjionin e tij. Për dymbëdhjetë vjet mezi ia ka dalë të konverton rreth 90 veta. Bile shumica nga ata ishin skllevër që i ka ble me pasuri të Bashkëshortes. Vetëm kur zuri të praktikonte dhunën si emigrant në Medina, u rrit në mënyrë të vrullshme numri i të konvertuarave në Islam.
Edhe Krishterimi, të cilin e sajoj mashtruesi Saulus/Paulus (“shën Pali”), deri sa nuk kishte kapacitete luftarake, nga viti 49 deri në vitin 380, kishte vetëm disa celula të vogla, klandestine, meqë sundimtarët romakë nuk e toleronin. Pra, gjatë rreth 340 vjetëve mundi të bind një përqindje të vogël (njeriu i parë në Europë, i konvertuar në vitin 49 nga vet mashtrusi Paulus, ishte Lydia makedone). Kur vet perandori romak u konvertua në Krishterim, ai e imponoi si religjion të vetëm zyrtar të Republikës së Romës; aty e tutje u imponua me dhunë fizike fashistoide. Kështu i qe imponua Europës mesjeta e errët 1000-vjeçare, siç karakterizohej sundimi kristian në gjuhën diskualifikuese të rilindasëve iluministë evropianë.
[8]
Duhet me qenë tifoz idepolitik i Çubrilloviqit, me ose pa vetëdije, për ta broçkullis gënjeshtrën komprometuese: “Si një popull me shumicë myslimane, shqiptarët ditën ta ruajnë islamin mes tyre edhe gjatë këtyre dekadave të fundit, kur për shkak të luftës globale kundër terrorizmit, të ishe mysliman ishte e vështirë sikur ta mbaje një gacë në dorë, saktë ashtu siç kishte parashikuar profeti i Islamit, Muhamedi.”
E para, nuk jemi popull me shumicë myslimane. Në Kosovë Islamin e praktikojnë vetëm rreth 25 mijë veta, prandaj vetëm ata janë myslimanë. Për hir të simpatisë, mund të gënjej veten dhe të tjerët se jam japonez, por nuk jam dhe nuk më krijohet mundësia as kulturore e as juridike të konvertohem në japonez. Vetëm idiotët shqipfolës mashtrojnë vetën dhe “allahun” e tyre, me deklarime e simulime të gënjeshtërta, se janë myslimanë! Bile edhe qenkëshin shumicë!
E dyta, jo vetëm në dekadat e fundit, por nga vitin 1913, kur na ka pushtuar Mbretëria e Serbisë, nuk e kemi pas të ndaluar me besua e praktikar Islamin. Përkundrazi, kryeideologët qubrilloviqianë e propagandonin, favorizonin, sponsorizonin, sepse kjo ishte taktika më efektive për të na prezantuar si “mish i huja” në Europën kristinae. Fatkeqësisht edhe KM Kurti, me këtë fjalim, e me fjalime të mëhershme, të ngjashme me këtë, po e komprometon serish popullin tonë me shpifjen: “popull me shumicë myslimane”.
E vërteta e hidhur është se “gjatë këtyre dekadave të fundit” nuk kemi qenë aspak konseguentë në luftimin e merituar të islamistëve agresivë fashistoidë, që morën guximin, – të manipuluar e të financuar kryesisht nga shërbimet serbe dhe ruse, sipas dyshimeve logjike, – për ta damkos popullin tonë e për ta komprometuar Shtetin e Kosovës, si të ishim republikë islamike.
[9]
Vetëm kryeministër shqiptar nuk je, nëse predikon: “Besimi, forma kyqe e fesë, sherben si direktivë në çdo hap të jetës. (…) Teologjia është formë e edukimit të lutjes dhe përgjithësisht e kërkesës për me qenë më i mirë.”
Uroj, sidomos ata kurtianë që besonin dhe ende besojnë se Kurti është ateist, socialdemokrat, – dhe jo ky origjinali, siç ka fol kësaj radhe e në shumë ceremoni islame më herët, – të ndërgjegjësohen për të kuptuar se Kurti nuk ka bindje autentike ideopolitike, kombëtare hiç se hiç, por vetëm i simulon ato për ta komplotuar sa më rëndë Shtetin e Kosovës. Kjo tashmë po duket edhe me arrogancën, në dukje sovraniste, që po manifeston kundër Shqipërisë, BE-së, USA-ve!
***
ps!
Albin Kurtit dje nuk iu kujtua se në vitin 1951, në kohën kur u themelua Medreseja Alauddin, ishte periudha famëkeqe e dhunës së Titos dhe Rankoviqit ndaj shqiptarëve, që nuk e lejonin asnjë shkollë fillore apo të mesme në gjuhën shqipe. Medresaja e Prishtinës në këtë kontekst e pasonte Medresen e Madhe të “Mbretit Aleksander” në Shkup, të themeluar dhjetëvjetsha më herët me qëllim të shpërnguljes së shqiptarëve për në viset e kurdëve e armenëve në Turqi.
Kuadrot e këtyre medreseve andaj ishin spiun të shtetit, qoftë atij mbretëror apo atij të Titos dhe Rankoviqit.
Fragmente nga fjala e KM Kurti në ceremoninë për hir të 70-vjetorit të Medresesë Alaudin në Prishtinë (22.12.2021):

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu