Luljeta Gjonaj, SHBA
____
Ne Ballkan, nuk mund te ndertosh histori, mit dhe as shtet nese nuk e ke nje shenjetor te pranuar universal. Ne shqiptaret kishim shume shenjetore por ata nuk jetuan nder ne ne te shumten e rasteve. Ne krenohemi per gjakun e tyre shqiptar, kurse bota krenohet per punen e tyre si njererez global.
Ne stervinavemi duke iu kenduar figurave tona historike qe i fituan betejat kunder pushtueseve, por nuk i kuptojme ato figura se si punuan ne aspektin shoqeror, kulturor e politik. Me keto kenge ne i inspirojme te rinje te behen muzikante te sotem modern. Ne historine gojore e kemi artin tone, prandaj prodhojme dhe e dominojme boten me Muzikante te te gjithe zhanreve.
Jo pse ne dime, por pse bota e dine talentin tone.
Dua Lipen e njohin disa si shqiptare, por 89 perqind si kengetare nga Britania. Pas, 2000 viteve, a do te argumentojme duke polemizuar se Perendesha e Muzikes ishte shqiptare apo britaneze, c’thoni juve, c’do te shkruan historia?
Apo deri ne kete shekull behemi te zotet dhe e shkruajme vete?
Apo do te mburremi vetem per gjakun e saj? Ndoshta nuk ndodh lufta nukleare sic thote Ajnshtajni sepse luften tjeter do e bejme duke shkruar per lojen “guxhas” dhe “pitpitak” – (dy lojera antike, qindra vjecare ne disa zona albanofone. Edhe keto lojera i kemi perqeshur, ne fakt as nuk e dime c’jane ato.)
Ne polemizojme me boten per historine tone, sepse ate e shkruajne dhe e bejne te tjeret. Kalojne shekuj, ndoshta edhe mileniume, pastaj bota flet per kulturen sllave, e jo shqiptare, sikur ne antike qe flet per kulturen greke e jo ilire. Ate e emerojne te tjeret. Shqiptaret nuk heqin emrat e pushtueseve. Ata i mbajne ato me nder dhe vazhdojne ti mbajne.
Sllavizimi total i cdo fshati e shume qyteteve ne Kosove e Iliride por edhe ne Shqiperi. Po thuajse, asnjehere nuk e ndertuam historine tone te mirefillte qe meritojme ne bote. Te gjithe historianet me te medhenje te botes e thone qe jemi nje popull i vjeter dhe i merituar i Europes, por nuk dime ta zeme vendin ku na takon. Ja e thejme karrigen tone duke u gjuajtur me njeri tjetrin, ja e vrasim njeriun tone, ja e nencmojne dhe e shtremberojme njeriun tone apo e plagosim dhe korruptojme si ne ditet e sotme. Jemi mjeshter te piraterise.
Nuk erdhen romaket t’i pushtojne shqiptaret antike pijanece nga qejfi, por nga zori. Paramendoni kane kaluar 2000 vite derisa jemi bere shtet prap. 2000 vite. Eshte dashur 2000 vite te kalojne qe te ndertojme nje ide per mevetesine tone. Per identietin tone shtetberes ne kuptimin e plote te fjales. Mirepo, askush nuk e thote fjala e caktuar rrjedh nga shqipja antike, por thjeshte ata thone nga latinishtja apo greqishjta. Pra, ne si popull kemi deshtuar te leme gjurme te thella ne historine e njerezimit me emrin e quajtur shqiptar, kulturen shqiptare qe ende sot rrezaton nder bote. Kete ne nuk e beme. Kete e bene te tjeret qe u quajtun me nje emer tjeter.
Se a ishin ata shqiptare apo jo, ajo nuk ka dot rendesi, rendesi ka qe kush jemi ne, kush ishim ne, dhe kush do jemi ne apo kush duam te jemi ne. Ne i rezistojme ndryshimit radikal te vetvetes. Ne i frikesohemi ndryshimit. Ne nuk kemi qene lidere. Ne kemi qene bishta te lidereve varesisht se cfare perandorie na ka sunduar nder shekuj. Molla hahet , bishti thahet, As milingona nuk e han bishtin. Duke i rezistuar ketij ndryshimi, ne ia percaktojme vetevetes status quone.
Ne jemi popull i status quos. Jo popull i shtetberjes. Ne e sabotojme shtetberjen qe ne zanafille sepse elementi baze i jetes tone eshte farefisi e jo qytetaria.
Shtetet si Zvicra, aty ky lindi shoqeria e te menduarit e te madhit Xhon Kalvinit, ku njeriu eshte i percaktuar ta mbroje familjen e tij nukleare, pra femijet e tij dhe gruan e tij. Te tjeret familjare jane pjese e komunitetit dhe ata duhet ta tregojne kontributin e tyre te barabarte me shoqerine. Kjo barazi manifestohet kur edhe te tjeret te pajtohen qe ata te marrin nje pozite ne shoqeri, sepse vellau nuk eshte familje ne konceptin Kalvinist.
Albin Kurtin e perqeshen disa hajdute te opozites dhe analista seksiste se pse shkoi ne Zvicer per te nenshkruar marreveshjen historike me nje parti zvicerane. Albin Kurti nuk nenshkruan marreveshje nen tavoline me agjente te FBI qe punojne per rus sic bene paraardhesite e tij. Eshte njeri i dinjiteshem. Zvicra eshte zanafilla e qytetarise moderne kur shteti funksionon vetem dhe ne baze te vetem nevojave qe qytetaret i votojne. Ekzistenca e atij shteti, apo rezistanca ndaj atij shteti asnje here nuk ndodh sepse vazhdimisht rrota e perfaqesimit te te gjithe qytetareve duke vazhdimisht tentuar t’i trajtoje te barabarte nuk ndalet se levizuri. Kjo rrote i integron te gjithe shtresat e shoqerise, sikur i ka integruar shqiptaret e Ballkanit, qe shumica derrmuese jane nga Kosova dhe Ilirida.
Sot, kjo rrote e qytetarise zvicerane e ka arsimuar, punesuar dhe afirmuar nje shtrese te madhe te shoqerise albanofone ne Zvicer. Sot, shqiptaret e Zvicres jane sikur shqiptaret e Venedikut te shekullit te 16. Pse, edhe ne shqiptaret e Ballkanit nuk e mesojme kete rrotë te qytetarise kalviniste? Une besoj qe kete rrotë te Qytetarise Kalviniste po e deshiron populli shqiptar. Atij i mungon guximi dhe lidershipi. Me nje lule nuk qel pranvera. Me nje Albin e Vjose nuk behet. Ne fakt eshte rrezik qe modelin Vjose dhe Albin te na kopjojne armiqte te na mundin duke punuar qe ta vrasin shpresesen tone ne Albinin dhe Vjosen.
Vetevendosmeria e Albinit dhe guximi i Vjoses jane arteria kryesore e energjise se te berit nje shteti te mirefillte shqiptar ne Ballkan. Nje shteti me nje qytari kalviniste, nje shtet qe pas 2000 viteve do te mbahet mend me njerez qe quheshin shqiptar, flisnin shqip, shkruanin shqip, krijonin shqip dhe frymonin shqip. Pra, ne kete menyre e ndalojme ciklin e vazhdimit te zhdukjes se identitet te njerezeve tane ne nje shtet tjeter.
Modeli i Levizjes Vetevendosje, ne nje analize time i gjason sikur levizjes se Jezusit neper Filistine, ku njerezi vazhdimisht kane nevoje per prezence te te mirave dhe ato duhet te kerkohen dhe natyrisht duhet luftohet per duke besuar ne nje ideal te barazise se mireqenies. E jo te pritet me premtime te kota se ne jemi larg, nuk jemi ne toke, nuk prekemi nuk ndryshojme, duhet te na pike dicka nga larg, nga qielli apo. Keshtu, si rrjedhoje, i konfuzojme njerezit e shoqerise sone dhe duke iu humbur njerezeve shpres ata emigrojne. Jezusi i ka pas 12 dishepuj. Juda i doli tradhtar. Nuk ishte beteje e lehte derisa Zoni i tij u be Zoti yne. Jezusi ka qene inspirim edhe e gjite filozofeve te mesjetes duke e shqiptuar sipas metodes se tyre iluministe. Duke e perdorur ilumizmin ata vazhdimisht i kane bere presion qe Jezusi edhe na meson, e nese na meson ne duhet te ndertojme shkolla te fuqishme per shoqerine.
Sot, institucionet me te fuqishme edukative ne bote, ateiste, jane te themeluara nga institucione te lidhuar me dominione te ndryshme kishtare te perendimit. Jezuzin e gjene ne cdo etape te Western Canon sipas kritikut me te madh letrar Harold Bloom. Gjate gjithe kohes e kam percjellur aktivitetin e Albin Kurtit ne poltike dhe gjithmone e kam hasur qe politika e tij eshte politike qe duhet te rrinte afer popullit, per popullin dhe me popullin si fillimi cdo sistemi organik te shoqerise. E kjo eshte Levizje Kalviniste e Modelit Zvicran. Sigurisht, Lajmi i mire i Jezusit nuk erdhi shpejt dhe nuk vjen shpejt. Ka vuajte, ka edhe kryqezim, po ka rilindje dhe ringjallje, jete dhe vazhdim jete deri ne amshim. Pra, ne asnje rrethane nuk humb shpresa per atdhenun, ne atdheun, dhe me atdheun ku jetojme. E ky model Kalvinisht e vulose fatin e shqiptareve ne shekullin e 21 e ndoshta edhe ne shekujt e ardhshem qe na pasojne. Shqiptaret jane popull e kane pasion edhe flinë dhe filine, por edhe flijimin. E keto nuk na duhen neve.
Neve na duhen projekti afatgjate 100 vjecar apo 200 vjecar, i nje politike konsistente qe nuk ndryshon ne asnje rrethane pa marre parasysh presionit politik. Konsistence ne politike kane ato shtete qe sot jane superfuqi. Ne momentin qe humb konsistencen, vetevrahesh, sikur Rusia sot. Prandaj, konsistenca eshte pesha kryesore e nje graviteti te jetes se popullit qe e qeveris. Ne asnje rrethane ate peshe nuk guxon ta terrorizosh sic ka bere bolsheviket shqipfoles ne Ballkan, ku ne vend se ta shqiptarizojne shoqerine ata kane sllavizuar shoqerine duke e maskuar me kinse ngjyre shqiptare. Sllavizimi me modelin bolshevik i shoqerise eshte krimi me makaber qe iu eshte bere popullit shqiptar sot ne histori. Eshte normalizuar vrasja, glorifikohet kriminelet dhe vrasesit, lirohet vrasesit dhe perdhunuesit e grave tone, femijeve tane, njerezve tane viktima te dhunes politike. Ne vazhdimisht jemi ne gjendje atentati sepse kultura sllave qe sollen ideologjike bolshevike na ka mbetur. Nderrimi i kahjes se shoqerise shqiptare do te merr kohe, por ai nderrim duhet te filloje ne menyre radikale sikur ka filluar me idene e lidershipit kosovar qe eshte ne fakt lidershipi ballkanik qe e lufton Nova Rusine ne cdo element. Ajo do guxim dhe vetevendosmeri per ta perballuar. Kerkon metode dhe ide.
Albini e ka sjellë Kalvinizmin ne Kosove.
E ky eshte lajm i mire per albonofonine.