ARKIVI:
23 Janar 2025

Albin Kurti kundër Trumpit, Glauk Konjufca e akuzon Barac Obaman dhe Jo Biden për mospërkrahje të Kosovës!?

Shkrime relevante

Albin Kurti kundër Trumpit, Glauk Konjufca e akuzon Barac Obaman dhe Jo Biden për mospërkrahje të Kosovës!?

Nga: Selatin Retkoceri, Llugaxhi, Lipjan ___ I pari i ekzekutivit z Albin Kurti...

Kosova po vuan nga idiotët politik!

Florim Zeqa Politika është art i së mundshmes në kohë dhe rrethana...

Ramush Haradinaj e Fatmir Limaj si dhe lidhja e tyre me islamistët antishqiptarë

Nga: Rrezart Kalaja Ramush Haradinaj dhe Fatmir Limaj: Lidhjet Politike dhe...

Skandal! Përse Sigurimet Shoqërore godasin Pensionet e Pedagogëve?

Nga: Pirro Prifti, Tiranë Ka kohë që Sigurimet Shoqërore herë pas here...

Ndryshimi i himnit partiak për pushtet!

Florim Zeqa Aktualizimi i himnit politik “Pa u farue me djem e...

Shpërndaj

Nga: Selatin Retkoceri, Llugaxhi, Lipjan

___

I pari i ekzekutivit z Albin Kurti kundër Trumpit, derisa kryeparlamentari z.Glauk Konjufca akuzon Barack Obaman dhe Joe Biden për mospërkrahje për Kosovën Mbaj mend pleqët e familjes, parardhësit tonë, të cilët ballafaqoheshin me ndonjë problem që nuk mund ta zgjidhnin, qoftë ai problem social, probleme apo konflikte ndërnjerzore, punë mjeshtrie e zanati, gjithënjë kur e vlerësonin se nuk po mund ta gjejnë zgjidhjen detyroheshin të thonë: “Tatari i raftë në fije kësaj pune”!.

Se na vjen puna neve shqiptarëve 25.5 vjet pas lufte, me i sha e përbuzë shpëtimtarët tonë, ata që na sollën lirinë, na kthyen të jetojmë në trojet tona të cilat i patëm lëshu 70% e popullit, na sollën ndihma miliarda dollarë, na mbajtën me ujë e me bukë, na mësuan si ti bëjmë institucionet, na mundësuan e lejuan ta shpallim pavarësinë, e detyruan gjykatën ndërkombtare ta njohë legjitimitetin e shpalljes së pavarësisë, na pranuan në dhjetra organizata e mekanizma financiar ndërkombtar, naj sollën KFOR-in që të naj siguroj kufitë e të na mbrojë, i detyruan e i bindën 117 shtete që të na njohin si shtet sovran dhe pas krejt këtyre të mirave që na erdhën nga Amerika, na dolën dy udhëheqësit më të lartë të shtetit ku i pari i ekzekutivit z.Albin Kurti nuk ka lënë gjë të keqe pa thënë për Donald Trumpin president i inagurar për herë të parë para 8 vitesh dhe tani presidenti i inagurar me 20 janar e që vjen nga Partia Republikane.

Derisa në anën tjetër del kryetari i legjislativit z.Glauk Konjufca i cili në një emision në RTK e akuzon ish presidentin Barack Obama dhe Joe Biden të dytë demokrat se këta dy nuk paskan ba asgjë për Kosovën, kjo vërtetë nuk durohet e aq më pak të komentohet.

Tani shtrohet pyetja për dy udhëheqësit më të lartë të shtetit tonë, se si guxoni të përdorni një gjuhë të tillë fyese e denigruese kundër miqëve amerikan, pa të cilët jo që nuk do të kishim shtet por ky popull nuk do ta fitonte lirinë kurrë dhe asnjëherë edhe pse UÇK kishte luftuar për të realizu idealin e lirisë, pavarësisë dhe bashkimit kombëtar.

Liderët e të gjitha partive duhet ta dinë, se shqiptarët e kanë vetëm një rrugë edhe ate drejt përendimit dhe integrimeve euroatlantike.

Prandaj ju tërheqim vërejtjen të gjithë atyre që e shohin ënderr internacionalen social-komuniste dhe lindjen, duhet ta din mirë se një qëllim të tillë nuk do ta arrijnë kurrë dhe asnjëherë, gjithënjë derisa të ketë gjak shqiptari në këto troje arbnore të Dardanisë!

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu