Diana Rexhepi, gazetare, Zagreb
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti para disa ditësh ishte mysafir në emisionin “Hard talk” të BBC. Gazetari që e udhëhoqi emisionin Stephen Sackur shihej që ishte mjaft mirë i përgatitur për ta intervistuar kryeministrin kosovar. Sepse ia përkujtoj të gjitha dejet e biografisë së tij, gjithashtu atë se ka qenë i burgosur në burgjet serbe dhe më tej i tha që Kurtin, në kontekstin e gjerë të situatës në Balkan, në qendrat botërore e perceptojnë si “Troubld Makera” që do të mund ta destabilizonte më tej situatën edhe ashtu të tendosur e ta përsëris destabilizmin në Ballkan. Prezantuesi me shumë mjeshtëri e orientoj kryeministrin e Kosovës në pyetjet për minoritetin serb në Kosovë, flamurin shtetëror të Kosovës, të cilin Kurti e zëvendëson me flamurin kombëtar shqiptar, pra me flamurin e Republikës së Shqipërisë.
Parasëgjithash porosia e udhëheqësit të emisionit për flamurin paraqet përkujtesë për kryeministrin Kurti që shtetin e Kosovës e ka krijuar (edhe çliruar) Bashkësia Ndërkombëtare dhe pakti i NATO-s. Gjë që u duhej përsëritur shumë herë pushtetarëve të kaluar në Kosovë, presidentit të mëhershëm Thaçi dhe bashkëpunëtorëve të tij të ngushtë, të cilët Kosovën e shndërruan në pronë të tyre private dhe i kanë ndarë me njëri tjetrin pasuritë e rajoneve të Kosovës, sikur të ishte fjala për trashëgiminë e tyre , e jo për shtetin që i ka më shumë se 1700000 banorë , dhe nuk janë sipas asnjë të drejte bashkëkohore juridike apo së Drejtës për të qenë skllevër të së ashtuquajturve “çlirimtarë” të Kosovës. Pra nuk janë banorët e Kosovës, të cilësdo përkatësi etnike, në pronësi private të këtyre të ashtuquajturve “çlirimtarë”, njejt si afrikanët lëkurëerrët, robërit në Amerikën e Jugut në shekullin e 18 etj.
Më tej, udhëheqësi i shkathët i emisionit “Hard talk” të BBC, ia arriti qëllimit në një pjesë të intervistës, sepse e pyeti kryeministrin Kurti për Tribunalin e Hagës dhe gjykimin e të akuzuarve kosovarë, përfshirë edhe ish-presidentin Thaçi.
Kurti në të vërtetë sërish u deklarua kundër Tribunalit të tillë të Hagës dhe gjyqit, duke theksuar që është e pa drejtë që ata të gjykohen, megjithëse e kanë mbrojtur Kosovën e sulmuar, përderisa sipas fjalëve të kryeministrit Kurti, më pak gjykohen okupatorët serbë dhe kriminelet e tyre të luftës në Hagë.
Deklarata e tillë e kryeministrit Kurti, për fat të keq vetëm mund ta dëmtoj shtetin e Kosovës dhe kredibilitetin vetjak të Kurtit, kredibilitetin dhe imazhin e tij serioz e të pjekur të politikanit të paanshëm, respektivisht kryeministrit të shtetit të Kosovës. Në të vërtetë, ma së shumti të akuzuar e të dënuar në Tribunalin e Hagës ishin nga Serbija, për shkak se të akuzuarit prej Serbisë, respektivisht Republikës Federale të Jugosllavisë, ngarkoheshin për krimet e agresionit në Kroaci, Bosnje e Hercegovinë dhe në Kosovë. Këto e të dhëna të ngjashme mund të gjënden në google dhe në faqet e Tribunalit të Hagës si dhe në dokumentet e shumëta për gjykimet në Hagë, duke filluar nga viti 1992.
A do të mundej, po të bazoheshim në fjalët e kryeministrit Kurti, a do të ishte plotësisht i korruptuar dhe i penguar gjyqësori i Kosovës nga të akuzuarit aktual të Hagës, Thaçi, Veleli, Selimi e të tjerë, nëse një gjyqësor i tillë i Kosovës vetëm do t’i përmendte akuzat, e lëre më të ngrinte aktakuza dhe të krijonte një gjykatë të paanshme dhe të pavarur në Kosovë?
Cfarë përrallash flet kryeministri Kurti, dhe përse përgjithësisht flet ashtu?
Kjo do të ishte çështje e të gjitha pyetjeve që kur kryeministri Kurti e dëmtoj veten, duke thënë se më shumë se 50% e qytetarëve të Kosovës e votuan atë, Kurtin, për të sjellë ndryshime në situatën krejtësisht kaotike në Kosovë.
Udhëheqësi Sackur në këtë pjesë të intervistës me kryeministrin Kurti theksoj që më herët në të njejtïn emision ishte mysafire presidentja e Kosovës Vjosa Osmani e cila ka theksuar që plotësisht e përkrah Tribunalin e Hagës respektivisht gjykimin e të akuzuarve kosovarë, Thaçit e të tjerëve.
Një gabim i tillë është i papranueshëm, pozicione të ndryshme të presidentës së Kosovës, Osmanit, dhe kryeministrit Kurti rreth Gjyqit Special të Hagës, me të vërtetë mund ta varrosin pozitën tashmë shumë, shumë të ndjeshme të shtetit të Kosovës pas të gjitha skandaleve, përfshirjes së ish-presidentit dhe Kosovës dhe bashkëpunëtorëve të tij në vrasjet politike dhe vrasjet e luftëtarëve, mbrojtësve të Kosovës që nuk ishin të rrethit të tij por të qarkut të kundërshtarëve të tij politikë.
Sëkëndejmi kjo është edhe e pa presedan pasi gjykimi i tillë në Hagë u qet hije të turpit shqiptarëve si popull, meqenëse të akuzuarit ngarkohen më së shumëti për vrasjen e bashkëkombësve të vet. Gjë që më shumë i ka dobësuar pozicionet e Kosovës si anëtare potenciale e Bashkësisë Europiane, respektivisht Unionit.
Në fund të këtij teksti e përkujtoj këtë se si kryeministri Kurti nuk e ka mohuar në mënyrë eksplicite ëndërren e tij për bashkim me Shqipërinë. Ndoshta pak, shumë pak, janë zbutur qëndrimet e tij, në fund të intervistës, me fjalët në stilin e sofistëve antik grek: “Pavarësia e Kosovës nuk është kundër serbëve dhe se Pavarësia e Kosovës para së gjithash është nga Serbia dhe jo nga Shqipëria”.
Megjithëse për analistët e vëmendshëm gjeopolitikë, edhe kjo fjali e kryeministrit Kurti do të vihej pa kushte në lupë.
***
Nëse kryeministri Albin Kurti nuk tërhiqet nga shtetësia e dyfishtë që e ka, ajo e Kosovës dhe Shqipërise, do te i jep rast dhe shtysë serbëve të Serbise të kenë edhe ata mbështetje në Botë për ta bosnizuar Kosovën.
Nuk mundesh, thjeshtë nuk mundesh të bësh me gisht kah dikush tjetër, duke thënë se ai ka pretendime ndaj shtetit ku ti je Kryeministër, e në enën tjetër e ke shtetësinë edhe të shtetit tjetër.
Nuk ka arsyetim për këtë akt, as nuk do te ketë mbështetje nga asnjë shteti, e as nga aleatët, për akte të tilla të njëanshme.