ARKIVI:
19 Tetor 2024

Albin Kurti viziton Komunën e Çairit në Shkup të Maqedonisë së Veriut, merr pjesë në ceremoninë e emërtimit të rrugës “Adem Demaçi”

Shkrime relevante

Telekomi apo Z-Mobile, kush e humbi apo kush e fitoi arbitrazhin

Selatin Retkoceri, Llugaxhi, Lipjan ___ Zhvillimet e fundit në skenën politike në të...

Mustafa Bajrami me qëndrime antishqiptare për identitetin tonë kombëtar!

Shkruan Luan Dibrani Mustafa Bajrami është një figurë e njohur për qëndrimet e...

Rilindja,18 tetor 1978: U dha Çmimi Nobel për Paqe , Nënë Tereza – laureate

-Gazeta tradicionale e Kosovës Rilindja shkruante historinë/ PRISHTINË, 17 Tetor 2024- Behlul...

Marrëveshja e Ohrit që përjashtoi Shqiptarët nga Kushtetuta e Maqedonisë!

Ahmet Asani ▪︎ 23 vite më parë, më 13 gusht të vitit...

Shpërndaj

Çair, Shkup, 11 gusht 2023

Kryeministri Kurti viziton Komunën e Çairit të Shkupit, në Maqedoni të Veriut, merr pjesë në ceremoninë e emërtimit të rrugës “Adem Demaçi”

Me ftesë të Kryetarit të Komunës së Çairit, Visar Ganiu dhe Kryetarit të Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, sot po viziton këto dy komuna të Maqedonisë së Veriut

Forhåndsvisning av bilde

Vizitën ka nisur në Komunën e Çairit, me ç’rast kryeministri Kurti mori pjesë në ceremoninë e emërtimit të rrugës me emrin “Adem Demaçi”, veprimtari i cili para dy javësh kishte përvjetorin e 5-të të vdekjes.

Forhåndsvisning av bilde

Ceremonia e emërtimit të një rruge me emrin e Adem Demaçit në Komunën e Çairit për kryeministrin është e rëndësisë së veçantë, ndonëse në Kosovë ka disa rrugë që e mbajnë këtë emër. Ai e cilësoi këtë ngjarje si shenjim i një kohe me një emër: “kohës së shtypjes së shqiptarëve në ish-Jugosllavi e cila mes shqiptarëve e prodhoi një njeri simbol të lirisë: Bacin Adem Demaçi”.

Forhåndsvisning av bilde

Gjatë deklarimit të tij, kryeministri Kurti rikujtoi se si gazetari, shkrimtari, intelektuali dhe veprimtari, Adem Demaçi, veprat e të cilit i kushtuan plot 28 vite të kaluara nëpër burgje, frikësoi dy liderët diktatorë, Josip Broz – Tito i ish-Jugosllavisë dhe Nikita Krushqev i ish-Bashkimit Sovjetik, të cilët ishin kujdesur që para vizitës së tyre në Shkup, 60 vite më parë, ta burgosnin Adem Demaçin.

Forhåndsvisning av bilde

“Shtypësit dhe mohuesit e lirisë, nuk mund të parakalonin lirshëm në një vend ku liria kishte për sinonim edhe një emër të përveçëm njeriu, emrin e Adem Demaçit. 60 vite më pas, në Maqedoni ka ende rrugë dhe shkolla me emrin “Josip Broz – Tito”, andaj emërtimi i një rruge me emrin “Adem Demaçi” është edhe një akt këmbënguljeje në përpjekjen e pafundme të një populli për liri”, u shpreh ai.

Forhåndsvisning av bilde

Kësisoj, duke e emërtuar këtë rrugë në Çair me emrin “Adem Demaçi”, kryeministri tha se po shënjohet një triumf i lirisë në kuptimet e saj më të kulluara politike, historike dhe njerëzore.  

Forhåndsvisning av bilde

Në këtë përurim ishin të pranishëm edhe mbesa e veprimtarit Adem Demaçit, Fitore Shahini, Kryetari i Komunës së Çairit, Visar Ganiu, Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, Zëvendës-shefi i Misionit të Kosovës në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Prindon Sadriu, deputetë e ish-deputet të Kuvendit të Maqedonisë së Veriut e qytetarë shqiptarë të Çairit dhe të gjithë Shkupit.

Forhåndsvisning av bilde

Sipas agjendës, Kryeministri Kurti pritet të arrij në Komunën e Tetovës për të realizuar aktivitetet dhe takimet e parapara në kuadër të kësaj vizite e cila përfundon me manifestimin mirëseardhës në sheshin “Iliria” të Tetovës.

Forhåndsvisning av bilde

Fjala e plotë e kryeministrit Kurti: 

I nderuari Kryetar i Komunës së Çairit, z. Visar Ganiu,

Të nderuar anëtarë të Këshillit Komunal të Çairit,

E nderuara znj.Fitore Shahini, mbesa e bacës Adem,

I nderuari Kryetar i Komunës së Tetovës dhe Kryetar i Lëvizjes “Besa”, z. Bilall Kasami,

I nderuar Kryetar i Partisë “Alternativa”, z. Afrim Gashi,

I nderuar Kryetar i Lëvizjes Demokratike, z. Izet Mexhiti,

I nderuar Zëvendës-shef i Misionit të Kosovës në Republikën e Maqedonisë së Veriut, z.Prindon Sadriu,

I nderuari ish-deputet dhe luftëtar i paepur i çështjes kombëtare, Hysni Shaqiri,

Të nderuar deputetë të Kuvendit të Maqedonisë së Veriut,

Të nderuar qytetarë, motra dhe vëllezër, zonja dhe zotërinj nga Çairi dhe gjithë Shkupi,

Forhåndsvisning av bilde

Rreth dy javë më parë, më 26 korrik, e kishim përvjetorin e 5-të të vdekjes së Adem Demaçit, kurse sot më 11 gusht, po e përurojmë një rrugë me emrin e tij, rruga “Adem Demaçi”, në Komunën e Çairit. Në Kosovë ka disa rrugë që e mbajnë emrin “Adem Demaçi”, por emërtimi i një rruge me emrin Adem Demaçit këtu në Komunën e Çairit në Maqedoninë e Veriut, e ka një rëndësi të veçantë.

Forhåndsvisning av bilde

Kjo, sepse emërtimi i një rruge nuk është thjesht evidentim i një hapësire të lëvizjes, por edhe shenjim i një kohe me një emër. Atëherë, cila është kjo kohë dhe cili është ky emër, që nga sot e tutje do ta shënjojë këtë rrugë? Është koha kur gjatë gjysmës së dytë të shekullit të kaluar, shqiptarët në ish-Jugosllavi ishin komuniteti etnik më i shtypur dhe më i diskriminuar në Evropën e pas Luftës së Dytë Botërore.

Forhåndsvisning av bilde

Atë periudhë, shqiptarët si në Kosovë, ashtu edhe këtu në Maqedoni të veriut, në Mal të Zi dhe në Luginë të Preshevës, e jetuan regjimin diktatorial të Jugosllavisë njësoj: mes përndjekjesh politike dhe burgjesh, shpërnguljeve e emigrimeve, mes dëbimeve nga puna e mbylljeve të shkollave, nënpërfaqësimit politik dhe pabarazive sociale, me liri të cunguara kombëtare e qytetare dhe të drejta të shkelura të njeriut.

Forhåndsvisning av bilde

Dhe meqë është koha që i prodhon njerëzit, ajo kohë e shtypjes së shqiptarëve në ish-Jugosllavi, mes shqiptarëve, e prodhoi një njeri simbol të lirisë: Bacin Adem Demaçi.

Forhåndsvisning av bilde

Gazetari dhe intelektuali, shkrimtari dhe veprimtari, Adem Demaçi, me shkrimet dhe me aktivitetin e tij, publik dhe të fshehtë, që i kushtuan plot 28 vite të kaluara nëpër burgje, u bë simbol i rezistencës së paepur ndaj shtypjes e shfrytëzimit dhe i përpjekjes së pandalshme për liri të shqiptarëve në ish-Jugosllavi.

Forhåndsvisning av bilde

Andaj emri “Adem Demaçi”, përtej emër personi ishte edhe emër figure, ishte parullë më vete, teksa brohoritej “Rroftë Adem Demaçi”, në demonstratat e vitit 1968, të vitit 1981 dhe në demonstratat e vitit 1989.

Forhåndsvisning av bilde

 Të nderuar pjesëmarrës,

 Nëse do të ishim në Shkup plot 60 vite më parë, do t’i shihnim banorët e Shkupit duke u munduar të pastrojnë rrënojat dhe të sanojnë dëmet e shkaktuara nga tërmeti i 26 korrikut të vitit 1963. E asokohe, më 22 gusht 1963, Shkupin e goditur nga tërmeti kishin ardhur ta vizitonin së bashku dy liderë diktatorë: Josip Broz – Tito i ish-Jugosllavisë dhe Nikita Krushqev i ish-Bashkimit Sovjetik. Në kuadër të përgatitjeve për vizitën e tyre, me frikën se ajo do të mund të prishej, autoritetet jugosllave të kohës, aparati shtetëror represiv i së cilës udhëhiqej nga Aleksandar Rankoviq-i, ishin kujdesur që paraprakisht ta burgosnin Adem Demaçin. Shtypësit dhe mohuesit e lirisë, nuk mund të parakalonin lirshëm në një vend ku liria kishte për sinonim edhe një emër të përveçëm njeriu, emrin e Adem Demaçit. 60 vite më pas, në Maqedoni ka ende rrugë dhe shkolla me emrin “Josip Broz – Tito”, andaj emërtimi i një rruge me emrin “Adem Demaçi” është edhe një akt këmbënguljeje në përpjekjen e pafundme të një populli për liri. 

Forhåndsvisning av bilde

Nga përvoja ime e bashkëpunimit me bacën Adem e di që figura më e dashur kombëtare dhe politike e shekullit XX për të ishte Hasan Prishtina. Sot, teksa kujtojmë Adem Demaçin dhe shënojmë me emrin e tij rrugën, natyrshëm kujtojmë Hasan Prishtinën, i cili nesër, por 111 vite më parë, erdhi dhe çliroi Shkupin bashkë me Bajram Currin e Isa Boletinin, kurse pasnesër, por 90 vjet më parë, u vra mizorisht në Selanik.

Forhåndsvisning av bilde

Zonja e zotërinj,

Motra e vëllezër,

Sa herë që një rrugë, një shesh a një shkollë emërtohet me emrin e një personi që ka ndërruar jetë, natyrshëm të vjen të pyesësh se çfarë do të mendonte për këtë ai person po të ishte gjallë. Kjo është gati e pamundur ta dish, por ajo çfarë mund të thuhet me bindje, është se duke e emërtuar këtë rrugë këtu në Çair, në Shkup, me emrin “Adem Demaçi”, po shënjohet një triumf i lirisë në kuptimet e saj më të kulluara politike, historike dhe njerëzore! 

Ju faleminderit.

Forhåndsvisning av bilde

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu