ARKIVI:
25 Dhjetor 2024

Albin mos u mbyll në lëvozhgën tënde!

Shkrime relevante

Elegji kushtuar Martin Canit, vrarë pafajësisht, në ambientet e shkollës, më 18 Nëntor 2024, elegji nga Nikolin Shtjefën Lëmezhi

Nikolin Shtjefën Lëmezhi S’të vranë ty… (Elegji kushtuar Martin Canit, vrarë pafajësisht, në ambientet...

Po përsëritet historia! KQZ-ja (s) ka të drejtë!

Prof. Fadil Maloku, sociolog nga Prishtina Në vitin 2013 (si ish anëtarë...

Kontradikta dhe abuzimi politik i Edi Ramës, dëmton rëndë Kosovën dhe Shqipërinë

Nga: Luan Dibrani Kritika ndaj Edi Ramës dhe Pozita e Qeverisë Shqiptare...

Te Nënëlokja e UÇK -së, NËNË STANA!

Nga: Nusret Pllana BRUS - lagjja Peshter Me bashkëluftëtarin tim Ismet Sylejmani, vizituam...

Vuçiq, Albin Kurti nuk është KQZ!

Gani Mehmeti Pas Reagimit ti kryetarit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq me rastin...

Shpërndaj

Florim Zeqa 

Përderisa presidenti serb, Aleksandër Vuçiq e ka ftuar këshillin e sigurisë kombëtare rreth dialogut me Prishtinën siq e quajnë ata dialogun me Kosovën, për habi kryeministri ynë është mbyllur hermetikisht në lëvozhgën e tij!

Të shtohet vigjilenca institucionale

1 shtatori është data, të cilën Qeveria e Kosovës e ka caktuar për hyrje në fuqi të vendimit për targat e lëshuara ilegalisht nga Serbia dhe lëshimit të një letre hyrje/dalje për shtetasit serbë që hyjnë në Kosovë, ashtu siç lëshohet për kosovarët që hyjnë në Serbi.

Mirëpo, kjo mund të bëhet shkas për eskalim të situatës në pjesën veriore siq ndodhi më 31 korrik, e mbase edhe më keq se kaq!

Institucionet e Republikës së Kosovës dhe partitë politike duhet të mobilizohen dhe të qëndrojnë të të bashkuara që t’i përgjigjen çdo situate të agresionit potencial të Serbisë. Përgjigja ndaj Serbisë, përkatësisht veprimet e institucioneve tona shtetërore duhet të jenë në bashkërendim dhe bashkëpunim të ngushtë edhe me partnerët tanë strategjik, në veçanti me NATO-n dhe SHBA-të.

Bartësit e institucioneve shtetërore, kryeministri Albin Kurti dhe presidentja Vjosa Osmani duhet të jenë tejët të kujdesshëm në marrjen e vendimeve para 1 shtatorit, ngase çdo veprim i ngutshëm dhe i pa matur mirë mund t’na kushtojë shtrenjtë në përballje me skenarët e paparashikuar të shtetit serb.

Tryezë imediate me partitë politike

Në asnjë rrethanë kryeministri Albin Kurti nuk guxon ta neglizhojë situatën në veri, e aq më pak të merrë veprime të njëanshme pa koordinim të plotë me subjektet politike vendore dhe partnerët strategjik ndërkombëtarë.

Në anën tjetër, as partitë politike opozitare nuk guxojnë ta përdorin dialogun për konsum të brendshëm, duke e kthyer dialogun në kauzë partiake me akuza kundër kryeministrit Kurti.

Që kjo të mos ndodhë, presidentja e vendit (nëse e ka guximin) duhet të organizojë një tryezë urgjente me të gjitha subjektet politike, këshillin e sigurisë kombëtare, kryeministrin dhe kryeparlamentarin për të diskutuar rreth dialogut me Serbinë, përkatësisht rreth koordinimit të ndërmarrjes së veprimeve dhe vendimeve unike para 1 shtatorit.

Ngase çështja e dialogut me Serbinë, në veçanti veriu i vendit nuk është çështje personale dhe as partiake, është çështje jetike për mbarë popullatën shqiptare në Kosovë dhe jo vetëm.

Prandaj, Albin Kurti nuk guxon të mbyllet në lëvozhgën e tij, por duhet të hapë debatin me të gjithë faktorët politik vendor, për ta bërë transparent çdo detaj rreth dialogut me Serbinë.

Albin fol e mos hesht para qytetarëve

Kryeministri Kurti nuk guxon t’i mbajë në terr informativ subjektet politike, qytetarët dhe mediat rreth takimit të tij pesëorësh me Vuçiqin.

Fundja kryeministri Kurti e ka detyrim kushtetutes që pas çdo takimi me Vuçiqin në Bruksel t’i informojë deputetët e Kuvendit e jo të mbyllet në lëvozhgën e tij!

Prandaj, nuk guxon të vazhdojë edhe më tutje mbyllja e Albin Kurtit në lëvozhgën e tij!

Është e papranueshme që subjektet politike dhe qytetarët të njoftohen nga mediat, gjegjësisht nga detajet që zbulon presidenti serb për gjashtë propozimet e kryeministrit tonë, derisa ky i fundit vazhdon me heshtjen zakontë para qytetarëve të vendit të vet!

Mostransparenca e takimit me Vuçiqin nga ana e kryeministrit Albin Kurti ka ngritur shqetësime dhe dilema të mëdha në mesin e popullatës dhe subjekteve politike në veçanti!

Paraprakisht është dashur, që qytetarët e Kosovës të njoftohen nga kryeministri i tyre për rrjedhën e dialogut e jo nga Aleksandër Vuçiqi!

Transparenca e kryeminsitrit Kurti do t’i ndihmonte jashtëzakonisht shumë ndërtimit të unitetit politik dhe të mobilizimit të institucioneve shtetërore, në veçanti të faktorëve të sigurisë kombëtare.

Dialogu i mbyllur mund t’na çojë në rrugë qorre, tensionim të situatës dhe në veprime të paparashikuara të shtetit të Serbisë në veri dhe brendi të vendit tonë!

Shitja si atdhetar e Albin Kurtit është pragmatizëm dogmatik që dëmton shtetin dhe mashtrim filozofik për qytetarët.

Qytetarët nuk kanë nevojë për prgmatizëm dogmatik, por për transparencë të plotë rreth dialogut me Serbinë. Qytetarët duan të dinë saktësisht për kërkesat e Vuçiqit dhe ambiciet e Serbisë ndaj Kosovës.

Për fatin e mirë, edhe përkundër invazionit të pandërprerë politik të Serbisë ndaj Kosovës, gjithmonë në mbrojtje të saj gjenden miqtë perëndimorë, aleati strategjik (SHBA-të) dhe dy superfuqitë evropiane (Britania e Madhe dhe Gjermania). Mbetemi me shpresë, që të tilla do të jenë edhe në rast të invazionit ushtarak.

Enigmë mbetet se çfarë do të ndodhë më 1 shtator në veri të vendit tonë!

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu