ARKIVI:
17 Nëntor 2024

Albini e Vjosa nuk e gëzojnë në Washington dhe Bruksel imazhin që meritojnë

Shkrime relevante

Broçkullat e Albin Kurtit, trimërim për neootomanët…!

Belisar Jezerci, historian ____ Deklaratat e kryeministrit Kurti në medrese "Alauddin" në Prishtinë,...

O Stano, zëdhënësi i Serbisë, Kosovës nuk ka çka t’i duhet integrimi europian “me Serbi” brenda saj!

Gani I. Memeti Zëdhënësi i BE-së ka thënë se çështja e institucioneve...

Lirim Mhehmetaj dhe fjalori i tij trashaman…!

Afrim Caka, Gjakovë ___ …SE MOS E KA PARË DIKUSH TË JETË SKUQUR...

Popesku, turpi bije mbi ata që në shtëpinë e vet i sulmojnë mysafirët…!

Gani I. Mehmeti Në minutat shtesë, tifozët vendas nisën thirrjet raciste, me...

Shpërndaj

Lirim Gashi, Prishtinë
___
Më së paku lexohen shkrimet e mia që kritikojnë politikën klero-fashiste serbe dhe gjenocidin 200-vjeçar të hordhive çetnike dhe komuniste serbe kundër nesh.
E njëjta vlen edhe për shkrimet e mia që kritikojnë politikën aktuale të Erdoganit që Kosovën e trajton si koloni të Turqisë dhe për ato që e përshkruajnë gjenocidin 500-vjeçar të Perandorisë Osmane kundër nesh.
Dhe kjo është dëshmi se ka një numër alarmant shqiptarësh që vuajnë nga harresa, injoranca, Sindroma e Stokholmit dhe kompleksi i inferioritetit.
Më shumë pëlqime marr kur lavdëroj ndonjë veprim të mirë të Vjosa Osmanit dhe Albin Kurtit, apo kur kritikoj qeveritë e pasluftës për politikat e tyre të dëmshme.
Dhe kjo është një shenjë se shqiptarët janë aq të zhgënjyer nga paraardhësit e tyre në pushtet, sa i shohin ata si dy profetë, shpëtimtarë dhe magjistarë me shkop magjik. Dhe kjo është shqetësuese sepse këtyre dyve nuk u mungon vullneti i mirë, por thjesht strategjia, taktika dhe metodologjia e frytshme e mendimit dhe veprimit politik.
Shkrimet e mia lexohen edhe më shumë kur kritikoj me emër e mbiemër disa komandantë të luftës, që hyrjen në politikë e kuptuan si marrje të patentit që ua siguron atyre monopolin mbi pronën publike dhe shtetërore, territorin e shtetit, sistemin prokurorial dhe gjyqësor, diplomacinë, Ministrinë e Punëve të Brendshme, arsimin, shkencën, kulturën, taksat, doganat, donacionet, fondet për zhvillim, privatizimin dhe tenderët.
Ose, më shkurt dhe më qartë, si monopol mbi shtetin, jetën dhe vdekjen.
Kjo është një dëshmi se shqiptarët harruan 200 vjet vuajtje nga okupatori serb dhe 500 vjet vuajtje nga Perandoria Osmane sepse armiqësia, keqbërja dhe urrejtja e tyre ishte për ta e pritshme.
Mirëpo, veprimtaria kriminale, kuislinge dhe mafioze e qeverive të pasluftës nuk ishte për ta e pritshme, por shumë tronditëse, sepse ato në radhët e tyre kishin ekskluzivisht djem dhe vajza të nënave shqiptare.
Ajo që më shqetëson më së shumti është fakti se shumica e shqiptarëve nuk e kuptojnë se sa e rrezikshme është ikja nga identiteti kombëtar, i cili në Kosovën e pasluftës hodhi rrënjë të thella si në popull ashtu edhe në politikë, me direktivë të Shërbimeve Sekrete serbe, ruse, turke, franceze dhe greke.
Ju them me sinqeritetin më të madh:
Shpresoja që Albin Kurti të përdorte peshkimin e votave të pista të islamistëve politikë vetëm për të ardhur në pushtet me plebishit dhe për të nxjerrë prokurorinë dhe drejtësinë nga kthetrat e mafies politike.
Por shqetësimi im rritet çdo ditë, pasi virusi politik islamik kthehet në një pandemi të rrezikshme.
Mirëpo sa më gjatë që tolerohet, aq më i madh do të jetë dëmi.
Nga ana tjetër, përpiqem ta kuptoj ngurrimin e tij për të spastruar Partinë e tij nga elementi politik islamik si një shqetësim për humbjen e pushtetit.
Sepse nëse Albini hap një front të ri armiqësor brenda partisë së tij në këtë moment kur opozita e Kosovës është bashkuar kundër tij me Edi Ramen në Shqipëri, me Ali Ahmet në Maqedoni dhe me Aleksandër Vuçiqin në Sërbi, atëherë ai do të kërcënojë shumicën komode të mazhorancës.
Megjithatë, imazhi i Albinit në SHBA nuk është i mirë jo vetëm për shkak të tolerancës së islamit politik brenda partisë së tij, por sidomos për shkak të lobimit të fortë të agjencive serbe në SHBA pikërisht me këtë temë dhe me ideologjinë e tij politike gjoja komuniste.
Dhe këtë e bëjnë pavarësisht faktit që Albini nuk është komunist por socialdemokrat dhe pavarësisht faktit që vetë Serbia mbolli, financoi dhe përhapi islamin politik në Kosovë.
Fatkeqësisht, në kohën e Trump, këto agjenci kanë pasur mbështetjen e Hashim Thaçit dhe Edi Ramës.
Ndryshe nuk mund të shpjegohet logjikisht, angazhimi i një agjencie franceze për të lobuar për shkëputjen e veriut, me paratë e taksapaguesve kosovarë.
Në bazë të informacioneve që kam nga disa shqiptarë të besueshëm në SHBA, të cilët kanë kontribuar shumë për të mirën e popullit dhe atdheut të tyre përmes lobimeve të vazhdueshme tek kongresmenët dhe senatorët amerikanë, Albini dhe Vjosa nuk mund të mburren që e gëzojnë në SHBA imazhin që meritojnë, sepse kundër tyre u bë një propagandë tepër e madhe nga lobuesit serbë dhe nga ata lobues shqiptarë që lëpijnë natë e ditë të pasmet e tyre.
Pra, Albini dhe Vjosa duhet t’i bëjnë disa gjëra të rëndësishme, siç janë forcimi i imazhit të tyre përmes politikës së mirë, lobimi i suksesshëm në Uashington, Bruksel, Vatikan dhe Jerusalem, si dhe pastrimi i politikës shtetërore nga elementi politik islam.
Sepse disa lobistë ekstremë kristianë amerikanë, të cilët kanë një ndikim të madh në politikën amerikane, vazhdimisht po përhapin panik nga anëtarësimi i dy shteteve shqiptare gjoja islamike në Bashkimin Evropian, gjë që në planin afatgjatë mund të ndryshojë perceptimin taktik dhe strategjik të Departamentit të Shtetit ndaj Kosovës.
Për fat të mirë, ne jemi të mbrojtur nga injoranca dhe veturrejtja e 80% të serbëve të Serbisë që mbështesin gjenocidin e Putinit në Ukrainë.
Shpresoj që kjo statistikë të mos ndryshojnë kurrë, përndryshe Europa dhe SHBA do t’i japin Serbisë në Ballkan rolin që meritojnë Shqipëria dhe Kosova.
Nga ana tjetër, ditët e fundit është rritur presioni i Sekretarit Amerikan të Shtetit Blinken ndaj Albinit dhe Vjosës për zbatimin e Asociacionit të Komunave Serbe.
Sipas informacioneve që kam, Blinken ka lidhje familjare me Soros Senior dhe di t’ia plotësoi shpesh dëshirat.
Uroj dhe shpresoj që kësaj here t’i thotë jo.
* Autori është Kryetar i Forca e Diasporës, me seli në Prishtinë

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu