ARKIVI:
23 Dhjetor 2024

Albini i besueshëm, të bëhet më efikas në veprim

Shkrime relevante

Zëri i ndërgjegjës kombëtare thërret për ndryshim!

Shqiptarë të Plavës dikur..., para se pasardhësit e tyre të bëheshin...

Ja si mund të duket Anglia e bukur, e së ardhmes…!

Jorgo Mandili 21 dhjetor 2024 ___ Britania ishte përpara të gjitha vendeve perëndimore në...

Si i dëboi UÇK-ja hoxhëllarët dhe predikuesit e fesë islame nga frontet e luftës

Luan Dibrani, Gjermani ___ Gjatë periudhës së luftës në Kosovë, Ushtria Çlirimtare e...

Interesat kombëtare të Kosovës, marrëdhëniet ndërkombëtare dhe konteksti më i gjerë gjeopolitik

Agim Vuniqi, New York ___ Roli i Shqipërisë dhe deklaratat e kryeministrit Rama Fjala...

Shpërndaj

Lirim Gashi, shkrimtar nga Prishtina
Tre kryeministrat shqiptarë në Ballkanin Perëndimor dhe kryeministri serb me origjinë shqiptare, Sasa Musliu, japin përshtypjen se shqiptarët janë sundimtarët e padiskutueshëm të rajonit.
Por faktet pasqyrojnë një të vërtetë shumë të hidhur që mund të sjellë pasoja fatale për ne, nëse nuk jemi mjaftueshëm të kujdesshëm.
Sepse Edi Rama dhe Dritan Abazoviç janë më të rrezikshëm për kompletimin e shtetësisë së Kosovës se vetë Vuçiqi dhe Putini.
Pse po e them këtë?
Sepse Edi është aq i magjepsur nga kolegu i tij serb, pra nga aftësia e tij e përsosur për ta mashtruar dhe manipuluar, saqë ai adoptoi edhe miqtë e tij personalë dhe familjarë.
Sa i përket Dritan Abazoviçit, Kosova dhe Mali i Zi do të jenë në rrezik të madh nga ai, nëse ai fiton pushtet real politik.
Sepse shkolla e ish-UDB-së, gjegjësisht e BIA-s së sotme, kurrë në histori nuk ka pasur nxënës më të mirë dhe nuk ka nxjerrë kuadër më të mirë se ai.
Më rrotullohet lukthi, vetëm kur më bie ndërmend, se si ai dhe Kisha Klero-Fashiste Serbe (që është edhe Filiala me e rrezikshme e UDB-es), e sollën njëri-tjetrin në pushtet.
E sidomos kur më bie ndërmend fjalori i tij tipik flegmatik, nëpërmjet të cilit ai i dha ngjyrim politik, sociologjik dhe psikologjik justifikimit të veprimin të tij të turpshëm dhe të rrezikshëm.
Duke qenë se jam zhytur kohë të gjatë analitikisht në mënyrën e punës së BIA-s, pasardhëses së ish-UDB-es, i njoh metodat dhe qëllimet e punës së saj deri në detajet nanometrike, ndaj pohoj me përgjegjësi të plotë se Dritan Abazoviçi është makiavelisti më i talentuar më i rrezikshëm dhe më i guximshëm në Ballkanin Perëndimor.
Megjithatë, duke pasur parasysh faktin se ai për shkak të vetëbesimit të tij të tepruar, është më i prirur ndaj ruletit rus se kushdo tjetër në rajon, kjo më jep shpresë se ai do të bëjë së shpejti vetëvrasje politike.
Deklaroj me përgjegjësi të plotë:
Sikur Dritan Abazoviçi të kishte pushtetin politik të Edi Ramës, do të ishte shumë më i rrezikshëm për ne, sepse është i pajisur me një arsenal aq të rrezikshëm udbash intelektual dhe politik sa fjalët nuk mjaftojnë për ta përshkruar.
Për fat të mirë, ambiciet e tij të tepruara do ta shpronësojnë atë së shpejti nga ky arsenal i rrezikshëm politik.
Fatkeqësisht, Albin Kurti, edhe pse e mori pushtetin me plebishit, ka një qeveri që tregon dobësi të panumërta në politikën e brendshme dhe të jashtme, pavarësisht synimeve më të mira.
Kur këtij fakti fatal ia shtojmë edhe faktin tjetër fatal që ai është i rrethuar nga dy ujqër politikë shqiptarë që duan ta hanë si një dele, atëherë nevoja e tij për të përmirësuar metodologjinë e veprimit personal dhe qeveritar bëhet gjithnjë e më urgjente.
Sepse të jesh i rrethuar nga një opozitë kaq tinëzare dhe armiqësore, si dhe nga dy kryeministra që flasin shqip dhe mendojnë serbisht, është jo vetëm sfidë por edhe rrezik i madh.
Ndaj, përveç përmirësimit të metodologjisë së punës, Albinit i duhet edhe një mbështetje urgjente nga perëndimi, si oksigjeni pacientit që vuan nga pneumonia.
Sepse vetëm kështu mund ta thyejë rrethimin e hekurt të djallit.
____
* Autori është Kryetar i Forcës së Diasporës për Kosovën, me seli në Prishtinë

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu