ARKIVI:
23 Shkurt 2025

Albini ma dha mue “listën e vrasjeve…!”

Shkrime relevante

Disa të goditur me thikë në një treg në Francë: – Terror islamist

Këtu, hetuesit e policisë punojnë në vendin e ngjarjes në qytetin...

Rreth librit të Vilson Culajt “Në dritën e njohjes”

Nga: Don Lush Gjergji, Prishtinë ___ Vilson Culaj, Në Dritën e Njohjes I, Jakup Ceraja,...

Njeriu i qëndrueshëm në kohëra të trazuara

Nga: Lirim Gashi, Prizren (Persiatje filozofike) ___ Një njeri vërtet i qëndrueshëm është ai...

Donal Trump u rekrutua nga KGB me emrin kodik “Krasnov”, pretendon një ish-spiun sovjetik

E huazuar dhe përkthyer nga "Gazeta Mirror" nga Lirim Gashi ___ Donald Trump...

Mendime antishqiptare të Hysamedin Ferajt, “filozofit” të afërt me Vetvendosjen!

Nga: Afrim Caka, Gjakovë KËNDVËSHTRIMI I HYSAMEDIN FERAJT?Kombi dhe Gjergj Kastrioti (Skënderbeu)...

Shpërndaj

ALBINI MA DHA MUE LISTËN E VRASJEVE…
___
E dij që Albinit nuk ka me i ardhë hiç mirë kjo çka kam me kallxu, por s’kam çka baj. Tashma doli në ledinë krejt çka pati me dalë. Por, mue më duhet ma kallxu qysh ka ndodhë.
Ishim në Kembrixh. Në një pab. E pyeta Albinin se a ka diçka që mundem me i ndihmu. Aj kqyri rreth e rrotull me kujdes, kaloi me dorë nëpër mjekër, e kapi krikllën me birrë dhe me një za të ulët tha:
– Më duhet diçka urgjent. Amo, kjo veç mes meje e teje.
Në sytë e tij mund të lexohej serioziteti i krejt asaj që fliste. Unë e kuptova dhe piva gjysën e krikllës së birrës, për me mujtë me i ba ballë asaj çka po vinte. Albini ma zgjati një letër. Letra m’u afru te dora. Dora jeme e shtrëngoi letrën e bardhë.
– Ç’asht kjo? – e pyeta.
– Asht një listë. Listë që s’kisha dashë me dijtë askush.
– Listë për çka?
– Për vrasje…
Mue më lëshuen kambët.
– O Albin.. kadal bre, se ti e din që unë veç vrasjet i kam mërzi… Pasulin e ha pa krypë… Kafe nuk pi… Lufta ka përfundu ka dy dekada e ma shum… Unë as mizën…
– Kjo asht detyrë jotja patriotike. Mue më kanë thanë se veç ti mundesh me kry këtë punë, – më ndërpreu. Qysh din veç aj.
Tue m’u dridhë duert, e futa letrën nën tavolinë e shpalosa letrën. Dhe lexova:
“Dy 37-she, një 40-she, pesë 42-she, një 46-she”
Kalibra të mëdhaj, mendova me vete. Ky po lyp predha, jo plumba. Kuku! Po don me nisë luftën. Më paska ngatërru me dikënd tjetër. Me ndonjë Agim tjetër, ma trim, ma të trentë, ma azgan.
– O Albin, ti e din që unë…
– Qysh? Krejt ata me të cilët kam folë më kanë thanë se ti je specialist për këtë punë.
– Për besë, ata e paskan huqë. Kurrë ma gabim s’e kanë pasë.
– A nuk je ti marakli i këpucëve a?
– I këpucëve? – u çorodita. – Kadal bre…
– Kjo asht lista e këpucëve që po i vrasin disa nga anëtarët e Këshillit të Përgjithshëm të Vetëvendosjes. Mue më thanë që ti je marakli i këpucëve dhe mundesh me gjetë këpucë të klasit të parë, të mira e të lira. Dhe sidomos këpucë që nuk vrasin.
– O, bre, Albin, ty mos t’u daftë e mira! – dhe e derdha krejt birrën e mbetun në fytin e thamë prej tmerri që kalova. – Po, pse bre s’kallxojshe si insan, se desh m’i qite mendtë…
– Po marre, bre, Agim, – tha – me na marrë vesh që po vij në Kembrixh me ble këpucë për Këshillin e Përgjithshëm.
Të tjerat tashma i dini.
Më ka mbetë enigmatike se kah i paska ra në dorë kjo listë e e këpucëve që vrasin – të cilën ma dha Albini në Kembrixh – në dorën e këtyne TV Pec-Kosovo. Nuk p’e dij. Ndoshta MI6 po i mbledh listat e këpucëve që vrasin e po i furnizon këta për me i ba gaz të botës. S’ka mbetë ma as listë këpucësh që vrasin me shkru.
Dhe e fundit, që kurrqysh s’po më len me u ba rahat: kush e ka numrin e kambës 46 në Vetëvendosje? Fort m’u ka ba marak me dijtë. Qatij kisha dashë m’ia ble një palë këpucë që vrasin. Le të del ku të del: cep-ëm-cep.

K O M E N T E

1 KOMENT

  1. Njeriu doli boterisht dhe e tha : “Albini ka bere lista te vrasjeve. Prezent ishin tre persona, njeri e kundershtoi”. Dhe vazhdoi e tha se jam i gatshem te deshmoj kurdo qe Prokuroria e kerkon.
    Cka duhet thene me teper se kjo. Cka duhet bere qe se paku, para se ta vertetoje Prokuroria, trushperlaret te ndalen pak dhe ta pyesin vehten se a thua kjo mund te jete e vertetë.
    Mos te harrojme se “lista te vrasjeve” jane bere edhe gjate dhe pas luftes nga njerez te papergjegjshem.

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu