Nga Dr. Sadri Ramabaja, Prishtinë
Në ndërkohë, derisa pesë shtetet e BE-së, respektivisht katër shtetet anëtarë të NATO-s, ta njohin Republikën e Kosovës, pas luftës blic në Bajë [Banjska] më 24 shtator, Qeveria do të duhej ta konsideronte si urgjencë krijimin e ALEANCËS SË SIGURISË me SHBA-të, Shqipërinë, Britaninë e Madhe, Kroacinë… , derisa Kosova të arrijë anëtarësimin e plotë në NATO.
Më 13 janar të këtij viti në takimin e parë të kryeministrit japonez, Fumio Kishida, me presidentin e SHBA-së, Joe Biden, në Uashington ishte në fokus ndarja e re e roleve mes Japonisë dhe SHBA-së në aleancën e sigurisë. Ky model bashkëpunimi mes do t’mund t’i shërbente iniciativës në fjalë, duke reaguar konform rrethanave ndaj ndryshimeve të rrethanave gjeopolitike dhe të sigurisë.
Krijimi I kësaj aleance të sigurisë do të ishte garantuesja reale për ruajtjen e paqes, lirisë dhe prosperitetit më të përshpejtuar të integrimit të Siujdhesës Ilirike [Ballkanit Perendimor] në strukturat euroatlantike.
“Sfida më e madhe” — Serbia
Pikërëndesa e kësaj iniciative do të duhej të përqndrohej tek strategjia jonë e sigurisë që përcakton levat e qarta të mbrojtjes dhe sigurisë. Demonstrimi ushtarak i Serbisë përmes sprovës që ushtroi më 24 shtator tek organizoi aksion diversiv ushtarak në veri të Republikës sonë, duhet të trajtohet edhe nga partnerët tanë si „sfida më e madhe strategjike” për Republikën tonë. Pikërisht për ktë Kosova duhet të shpenzojë edhe më shumë për mbrojtjen duke qenë në një aleancë të tillë sigurie me SHBA-të, Britnainë e Madhe etj., duke marrë përsipër rol më të rëndësishëm ushtarak edhe për ruajtjen e paqes në rajon.
Kosova urgjentisht ka nevojë të rrisë “aftësinë ushtarake mbrojtëse”, por njëkohësisht edhe „aftësinë ushtarake kundërsulmuese”, për neutralizimin e pozicioneve të raketave në territorin serb.
Pozicioni i Serbisë është tutje i rëndësishëm dhe mbetet kompleks për arsye të shumta, duke përfshirë historinë, kontekstin kulturor, politikën dhe marrëdhëniet ndërkombëtare.
Më poshtë po i sjellë disa nga arsyet qenësoore pse Serbia mund të shihet si një sfidë për paqen në Europën Juglindore:
- Pasojat e Luftës në Jugosllavi: Lufta në Jugosllavi (1991–2001) solli përveç shpërthimeve ekstreme të dhunës me përmasa gjenocidi, edhe shkelje të të drejtave të njeriut dhe ndarje të komuniteteve etnike. Serbia, si pjesë e ish-Jugosllavisë, respektivisht si njësia qendrore përbërse e asaj federate të sllavëve të jugut, siç tregon edhe emri i saj, ka patur një rol të rëndësishëm, qendror në procesin e shkërmoçjes ës Federatës Jugosllave. Ajo ishte shkaktarja e katër luftrave të nëpasnjëshme, duke përfshirë edhe luftën e fundme në Kosovë, që kishte përmasat e gjenocidit.
- Marrëdhëniet etnike: Marrëdhëniet ndëretnike dhe ndërfqinjësore në rajon, duke përfshirë Kosovën, Bosnjën dhe Hercegovinën, por edhe Malin e Zi kanë qenë dhe janë burim tensionesh dhe konfliktesh të vazhdueshme. Vazhdimi me konsekuencë I politikave ekspansioniste nga ana e Serbisë dhe mospajtimet ndërmjet komuniteteve etnike kanë rënduar stabilitetin dhe paqen.
- Mosnjohja e Pavarësisë së Kosovës: Serbia dhe Bosnja e Hercegovina, por edhe Greqia e Qiproja dhe disa vende tjera nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, duke shkaktuar tensione dhe pengesa në marrëdhëniet ndërmjet tyre. Kjo çështje mbetet një pikë e ndërlikuar dhe si e tillë prodhon pasiguri në rajon.
- Politika e jashtme dhe marrëdhëniet me fqinjët: Serbia ka ushtruar dhe vazhdon të ushtrojë marrëdhënie të ndryshme me fqinjët e saj, duke përfshirë Kroacinë, Bosnjën dhe Hercegovinën, dhe Kosovën. Tensionet e shfaqura në këto marrëdhënie, veçanërisht në lidhje me çështjen e Kosovës, që kulmuan me agresionin e hapur më 24 shtator, janë burim që prodhojnë pasihguri permanente.
- Procesi i integrimit në Bashkimin Evropian: Serbia është duke përjetuar procesin e integrimit në Bashkimin Evropian, por ka pasur sfida të ndryshme dhe kërkesa të cilat duhet të plotësojë për të përparuar në këtë rrugë. Masat e paralajmruara parashikohen të jenë politike e financiare.[1] Këto masa edhe mund ta largojnë Serbinë për kohë të papërcaktuara nga BE-ja.
Për të përmirësuar stabilitetin dhe të ndihmuar në mbrojtjen e paqes, është e rëndësishme për Serbinë dhe vende të tjera të rajonit të përmirësojnë marrëdhëniet ndëretnike, të zbatojnë dialogun dhe të promovojnë bashkëpunimin ndërkombëtar. Është gjithashtu e rëndësishme të vazhdojë angazhimi i komunitetit ndërkombëtar për të inkurajuar zgjidhje të qëndrueshme dhe të ndihmojë në formin e një rajoni të qëndrueshëm dhe paqësor.
***
Ndikimi dhe ushtrimi në sferën e politikës së jashtme nga na e Republikës së Kosoëvs ndërkohë është relativisht modest, duke pasur parasysh luftën në Ukrainë dhe predisponimin e Perendimit për ta shkëputur Serbinë nga orbita ruse e interesit dhe influencës.
Pika jonë fillestare analitike, ku do të duhej ne të përqëndroheshim , mbetet fakti se arkitektura e sigurisë europiane pas agresionit rus ndaj Ukrainës është cënuar rëndë dhe interesat gjeopolitike edhe në raport me Europën Juglindore janë në ndryshim e sipër.
Europa përgjithësisht është kërcnuar tashmë ta humbas rolin që kishte pas përfundimit të Luftës së Ftohtë dhe ndryshimeve të thella që prodhoi shkërmoçja e Bashkimit Sovjetik.
Aleancën e Sigurisë mes Kosoëvs dhe SHBA-ve etj. Në këtë kuadër duhet ta trajtojmë edhe si kontribut në procesin e mbrojtjes dhe promovimit të arkitekturës së sigurisë rajonale. Në këtë mes roli i Shqipërisë është i një rëndësie të veçantë, ndërkaq partneriteti ndërmjet dy republikave tona — Shqipërisë dhe Kosovës mbetet strategjik dhe orientues për të ardhmen euro-atlantike të shqiptaërve në tërësi si Komb.
Agresioni i 24 shtatorit i organizuar dhe drejtuar nga Serbia ka dy rrënjë: e para, tek dëshira, respektivisht politika tradicionale nacionaliste serbe për zgjerim dhe e dyta, ideologjia pansllaviste me pretendime të qarta për koordnim në proces krijimi të të ashtuquajturës “Botë ruse” me “Botën serbe”.
Koncepti i politikës sonë të jashtme i rishikuar, do të duhej të bazohej në këtë “strukturë bazë bipolare-dualiste”, siç do të thoshte Hans-Peter Schwarz, që do të lëvizte nga një pozicion fillimisht mbrojtës, në atë antiautokratik dhe antirus. Ky veprim yni i koordinuar kërkon të zhvillojmë një strategji proaktive që do ët kurorëzohej me krijimin e kësaj aleance të sigurisë në bashkëpunim të ngushtë me dyshen SHBA-Britani e Madhe në embrion, si preventivë diplomatike për garantimin e sigurisë në rajon.
Dështimi në këtë kuadër nuk është një opsion për epokën e diplomacisë parandaluese.
Në këtë kuadër pala kosovare tutje duhet të ndërtojë raporte partneriteti me perednimin asesi të krijojë percepcion se Kosova mund të rrëshqas në terren tjetër. Shih për ktë, ne duhet të ndërmarrim veprime tani për të parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm. Reagimi gjithësesi duhet të jetë i përqëndruar dhe koordinuar, si Komb dhe me aleatët tanë të natyrshëm. Konform përgjegjësisë historike.
“Sjellja e Serbisë ndaj Kosovës nuk është më një çështje politike, por një çështje serioze e sigurisë për rajonin dhe të ardhmen e Europës. Zgjedhja nuk është më mes dështimit dhe suksesit të dialogut, por ndërmjet stabilitetit dhe një përshkallëzimi të mëtejshëm të dhunës. Kjo e fundit ka të ngjarë të ndodhë nëse tolerohet roli i Serbisë, si prishëse e stabilitetit rajonal.”[2]
Në strategjinë e qeverisë së Republikës së Kosovës për dy vjet e ca vlerësohet se ajo ia ka arritur që Kosovën ta shndërrojë nga një objekt politik në një subjekt bashkëveprues, duke insistuar në përmbylljen e procesit të shtetndërtimit me funksionalizimin e plotë të Republikës në gjithë hapësirën e saj. Sipas kësaj logjike veprimi, “diga kundër rrezikut serb” mund të qëndrojë vetëm nëse Kosova vazhdon me konsolidimin e saj dhe ecjen më të përshpejtuar drejt aderimit në NATO. Ne duhet, në këtë hapërim, sidomos pas 24 shtatorit, t’ia bëjmë të qartë aleatëve tanë se, siguria e brendshme e Republikës garanton një lloj “sigurie të jashtme” të saj.
Për agresionin e 24 shtatorit në Banjë [Banjska{ , në veri të Republikës, ish presidenti slloven Borut Pahor pohoi se “nëse del se Serbia qëndron pas gjithçkaje, do të thotë se në Beograd është marrë një vendim që nuk ka vend në BE, por që mbetet në sferën e interesit të Moskës. Ky do të ishte një lajm i trishtuar dhe do të isha shumë i zhgënjyer nëse do të zbulohej se pas gjithçkaje qëndron politika zyrtare serbe”.[3]
Diplomacia perendimre kështu gradualisht do të detyrohet ta pranoj këtë fakt, se përcaktimi i Serbisë për tu pozicionuar për ruajtjen e selitjen e marrëdhënieve me Rusinë, është i natyrës gjeopolitike dhe përcaktim i vullnetit politik të vetë Serbisë.
Çfarë janë aleancat e sigurisë?
Aleancat e sigurisë janë një mjet për të koordinuar veprimet dhe bashkëpunimin midis vendeve për të adresuar sfidat e sigurisë ndërkombëtare. Këto aleanca ndihmojnë në forcimin e sigurisë dhe stabilitetit, duke përfshirë monitorimin e zhvillimeve të ndryshme, koordinimin e politikave dhe veprimeve, si dhe promovimin e bashkëpunimit në shumë fusha të tjera.
Në këtë kuadër Aleanca e sigurisë mes Republikës së Kosovës dhe SHBA-ve, Britanisë së Madhe, Kroacisë etj. Është tejet e mirëseardhur për forcimin e sigurisë dhe stabilitetit në rajon gjithnjë duke pas parasysh provokimin e Serbisë në 24 shtator dhe mundësinë e prësëritjes së një akti të tillë të agresionit serb. Kjo aleancë do ët mund të ishte pak a shumë e ngjashme me ANZUS (Marrëveshja e Australisë, Zelandës së Re dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës).
Roli i kësaj aleance do të ishte të garantojë dhe përmirësojë sigurinë dhe stabilitetin në rajon, duke inkurajuar bashkëpunimin në luftën kundër terrorizmit, ruajtjen e paqes, promovimin e demokracisë, mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe menaxhimin e krizave ndërkombëtare.
Krijimi i kësaj Aleance është e rëndësishme të bëhet pikrisht tani, kur ka provokime të njëpasnjëshme nga pala serb për të hapur frontin e dytë të luftës në Europë. Ky bashkëpunim me karakter ndërkombëtar, e në këtë kohë të vështirë për të siguruar paqen dhe stabilitetin në botë, do të mund të cilësohej si preventivë e mirfilltë në lëmin e sigurisë. Megjithatë, është gjithashtu e qartë dhe e rëndësishme se ajo do të funksiononte përkohësisht, derisa rajoni si tërësi, natyrisht edhe Republika e Kosovës, të integrohet plotësisht në strukturat euroatlantike, duke siguruar kështu interesat e vendeve pjesëmarrëse në këtë aleancë.
Krijimi i kësaj Aleance të Sigurisë mes Kosovës-SHBA … fare lehtë mund të shihet si kontribut i veçantë i përshpejtimit të aderimit të Kosoëvs në NATO.
Ky hap ndërkohë do ët duhej të të shoqërohet paralel edhe me përfshirjen e Kosovës në programet e Partneritetit për Paqe në NATO, duke e trajtuar atë si domosdoshmëri.[4]
Partneriteti për Paqe si hap paralel me Aleancën e Sigurisë
Programet e Partneritetit për Paqe (PfP) në NATO vetëm sa e përmbushin përmbajtjen e Aleancës së Sigurisë. Por, çfarë janë këto programe?
Ato janë një seri projektesh të natyrave të ndryshme të kombinuara me aktivitete të cilat synojnë të forcojnë bashkëpunimin dhe bashkëveprimin midis vendeve partnere dhe vendeve anëtare të NATO-s. Partneriteti për Paqe u krijua në vitin 1991 dhe ka shtrirë në mënyrë të konsiderueshme rolin dhe gamën e veprimtarive të tij që nga ajo kohë. Këto programe ndihmojnë vende të ndryshme të integrohen dhe të harmonizohen me standardet e NATO-s në fushën e sigurisë dhe të mbrojtjes. Zakonisht në këto pragrame janë përfshirë vendet që kanë pretendime për aderim në NATO, por edhe vende tjera që nuk janë dhe nuk duan të jenë anëtarë të NATO-s[5], por duan të kenë raporte miqsie me shtete të veçanta anëtarë të NATO-s, duke pretenduar të përfitojnë nga projektet që ofron ky status.
Qeveria e Kosovës ka shtuar përpjekjet që të lëvizë drejt anëtarësimit në NATO. Ajo, pra Qeveria, ka krijuar një grup punues për t’u përgatitur për aplikim për anëtarësim në Partneritetin për Paqe.
Në kuadër të NATO-s janë katër vende që nuk e njohin pavarësinë e Kosovës: Greqia, Rumania, Sllovakia dhe Spanja. Këto shtete mund të bëhen pengesë që Kosova të bëhet pjesë e këtij programi.
Ndërkaq, më 10 maj, zëdhënësi i misionit të SHBA-së në NATO, Jeffery Adler, ishte shprehur për Radion Evropa e Lirë, se SHBA-ja mbështet ambicien e Kosovës për t’u bërë anëtare e Partneritetit për Paqe.
“Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbështesin anëtarësimin e Kosovës në institucionet evropiane dhe euroatlantike, përfshirë edhe në Partneritetin për Paqe të NATO-s”, i kishte thënë Adler përmes një përgjigjeje me shkrim dhënë Radios Evropa e Lirë.[6]
Sipas NATO-s, Partneriteti për Paqe ka për qëllim të rrisë stabilitetin, të ulë kërcënimet për paqe dhe të ndërtojë raporte më të forta të sigurisë ndërmjet partnerëve dhe NATO-s.
Aktualisht, pjesë e Partneritetit të Paqes janë 21 shtete. Pranimi i çdo anëtari të ri bëhet me vendimin unanim të 30 shteteve të aleancës, në një votim që mbahet në Këshillin e Atlantikut.
Më poshtë po sjellë disa nga programet e Partneritetit për Paqe në NATO:
1. Trajnimet dhe Seminaret: Këto trajnime përfshijnë tema të ndryshme të sigurisë dhe mbrojtjes, duke përfshirë operacionet ushtarake, menaxhimin e krizave, zbatimin e ligjit dhe të drejtat e njeriut, sigurinë e informatave, etj.
2. Projektet për Forcën e Armatosur: Përfshijnë bashkëpunimin në modernizimin e kapaciteteve ushtarake, integrimit të teknologjisë, dhe trajnimin për përdorimin e armëve të ndryshme dhe teknologjisë së sigurisë.
3. Programi i Asistencës për Reforma të Mbrojtjes: Ndihmon vendet partnerë në hartimin dhe zbatimin e reformave të sektorit të mbrojtjes, duke përfshirë kontrollin e qeverisë, menaxhimin financiar, dhe mbikëqyrjen e forcës ushtarake.
4. Bashkëpunimi Ndërkombëtar në Fushën e Paqes dhe Sigurisë: Përmirëson bashkëpunimin në zbatimin e politikave të paqes, monitorimin e armatimeve, reduktimin e tensioneve dhe ndërkombëtarizimin e sigurisë.
5. Sistemet e Informacionit dhe Komunikimit: Përfshijnë bashkëpunimin në zhvillimin dhe integrimin e sistemeve të informacionit dhe komunikimit në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë.
6. Grupe Punuese dhe Forca të Përbashkëta: Këto programe inkurajojnë bashkëpunimin në nivel ushtarak duke përfshirë trajnimin e forcave të përbashkëta, planifikimin e operacioneve të përbashkëta dhe mbështetjen në krizat e emergjencave të ndryshme.
Këto programe ndihmojnë vende të ndryshme të përmirësojnë kapacitetet e tyre të mbrojtjes, të rrisin sigurinë dhe të ndihmojnë në ndërtimin e marrëdhënieve të mira ndërkombëtare në fushën e sigurisë. Gjithashtu, ato ndihmojnë në formin e partnerëve të NATO-s për të arritur standardet dhe kriteret e nevojshme për anëtarësim në NATO në të ardhmen.
Përfundim
Aleanca e Sigurisë Kosovës-SHBA (Albanian-American Security Alliance) do të ishte një marrëveshje midis Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Shqipërisë, Britanisë së Madhe, Kroacisë, Turqisë, Bullgarisë… e cila do ët synonte të thellojë bashkëpunimin dhe mbështetjen ndërmjet tyre në fushën e sigurisë. Megjithatë, është e rëndësishme të kemi parasysh se përfshirja e Kosovës në NATO është një proces i ndryshëm dhe ka të
bëjë me aderimin e Kosovës në strukturat zyrtare të NATO-s.
NATO ka një procedurë të caktuar për aderimin e një vendi, duke përfshirë një vlerësim të thellë të kapaciteteve të vendit për të përmbushur standardet dhe kriteret e nevojshme për anëtarësim. Kjo përfshin pajtueshmërinë me të gjitha detyrimet dhe kushtet e kartës së NATO-s, përfshirë mbrojtjen e territoreve të tjera të anëtarëve të NATO-s.
Ndërsa një aleancë e sigurisë midis Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës… mund të shërbejë si një hap i rëndësishëm drejt bashkëpunimit dhe forcimit të lidhjeve të tyre, ajo megjithatë nuk është një hap i drejtpërdrejtë për aderimin e Kosovës në NATO. Procesi për aderimin në NATO kërkon një angazhim të gjatë dhe plotësimin e standardeve të caktuara dhe procedurave të institucionit ndërkombëtar.
Për të ndërtuar rrugën drejt aderimit në NATO, Kosova duhet të vazhdojë të punojë në përmirësimin e kapaciteteve të saj të mbrojtjes, sundimit të ligjit, dhe integritetit të territorit, duke pasur parasysh rekomandimet dhe kritere të NATO-s. Është gjithashtu e rëndësishme të kujtojmë se çdo vendim për anëtarësim në NATO duhet të miratohet nga të gjitha vendet anëtare të NATO-s.
Në ndërkohë, derisa pesë shtetet e BE-së, respektivisht katër shtetet anëtarë të NATO-s, ta njohin Republikën e Kosovës, pas luftës blic në Bajë [Banjska] më 24 shtator, Qeveria do të duhej ta konsideronte si urgjencë krijimin e ALEANCËS SË SIGURISË me SHBA-të, Shqipërinë, Britaninë e Madhe, Kroacinë, Bullgarinl dhe shtetet tjera anëtare të NATO-s me vullnet politik për mbështetjen e kësj iniciative, derisa Kosova të arrijë anëtarësimin e plotë në NATO.
Një marrëveshje e tillë do të mirrte në konsideratë nevojën urgjente për ngritjen e kapaciteteve të FSK-së dhe armatimin e saj në nivelet që do të siguronin vetëmbrojtje të garantuar, si masë preventive për ruajtjen e paqes në rajon.
— — — — — — — — — — –
1. https://www.youtube.com/watch?v=WeBzky1IziQ
2. Ditmir Bushati, 8 tetor, 2023: https://www.facebook.com/ditmirbushati.al
4. Ditmir Bushati: shih tek: Friedrich-Ebert-Stiftung Tirana
https://www.facebook.com/profile/100064330133937/search/?q=RENDI%20I%20NGRIR%C3%8B
5. Shënim: Serbia pavarësisht se është deklaruar kundër anëtarësimit në NATO, është pjesë e Partneritetit për Paqe dhe anëtare e Këshillit të Bashkëpunimit Euroatlantik (EAPC), që ka 50 anëtarë dhe ka për qëllim bashkëpunimin politik midis 30 shteteve të NATO-s dhe 20 shteteve të Partneritetit.
6. https://www.evropaelire.org/a/kosova-nato-partneriteti-per-paqe-/31845150.html