ARKIVI:
21 Dhjetor 2024

Aleat të dashur, respektoni standardet demokratike , duke vendosur qartë sankcione ndaj palës që në vazhdimësi ndërhyn në punët e brendshme të Kosovës

Shkrime relevante

Këshillë për të krishterët në Kosovë…!

Agim Bajrami  Qëlimi i të gjithëve neve që civilizmin e krishterë e...

Klasë politike më të pafytyrë dhe pakarakter se ne shqiptarët, në Europë nuk ka askush !

Driton Statovci Kur po i lexoj reagimet e politikanëve tonë për sulmin...

Ago Agaj, “Kosovari nga Vlora”, në 30 vjetorin e kalimit në amshim

Dr. Ago Agaj, bashkpuntor politik i çeshtjes kombëtare dhe mik i...

Shpërndaj

Barrikadat e serbëve të pjesës veriore të Kosovës, që të nxitur nga Serbia fqinje i bllokojnë rrugët dhe qarkullimin e lirë të qytetarëve në veriun e vendit.
Dijana Toska, gazetare, Shkup
____
* Na lejoni ta ndërtojmë paqën!
Nuk mund të ndërtohet shtet pa strategji të përbashkët të të gjitha forcave politike pozitë e opozitë.
Nuk mund të rrumbullaksohet sovraniteti i shtetit duke u kthyer gjithmonë në pikat fillestare të bisedimeve me ndërmjetësim nga ndërkombëtarët.
Nuk mund të bisedohet deri në infinit për tema që vendosin sistemin e të drejtës dhe funksionimit normal të një shteti demokratik.
Nuk mund të bëhen gjithmonë kompromise në dëm të shtetësisë së Kosovës.
Nuk mund të shkilen të drejtat elementare njerëzore, kombëtare e shtetërore nga askush qofshin ata edhe aleatët tanë të përhershëm të cilët për interese të tyre luajnë me dinjitetin e një populli duke e mbajtur Kosovën përherë fajtor kujdestar para një agresori serb i cili aktualisht po luan bigjoz me gjithë spektrin ndërkombëtarë falë mosunitetit të tyre e tolerancës së pakoordinuar kinse në emër të një gjeostrategjie rajonale.
Nuk mund tu themi gjithmonë dhe për gjithëçfarë kërkese aleatëve tanë Amin , sidomos kur edhe ata e dinë se e drejta është në anën tonë.
Nuk mund të fitojmë respekt e as mirënjohje nga askush nëse nuk i mbrojmë me vendosmëri kufijt e shtetit tonë, sovranitetin e integritetin kombëtarë e shtetërorë.
Aleat tanë të dashur, në Amerikë e në Europë, respektoni standardet demokratike e konventat ndërkombëtare duke vendosur qartë sankcione ndaj palës e cila në vazhdimësi ndërhyn në punët e brendshme të RK, krijon kriza e tendosje të mardhënjeve nuk i zbaton marëveshjet e nënshkruara me prezencën tuaj, rrugë dhe zgjidhje tjetër nuk ka nëse dëshironi paqë e stabilitet në rajon.
Presidenti amerikan, Bill Klinton më 1999 menjëherë pas përfundimit të luftës në Ferizaj pati deklaruar,” ne e fituam luftën, ju ndërtoni paqën”.
Na lejoni ta ndërtojmë dhe gëzojmë paqën të gjithë qytetarët në mënyrë të barabartë ashtu siq na e garanton kushtetuta e Republikës së Kosovës.

K O M E N T E

2 KOMENTE

  1. “Lum i forti e mjer i ligu” thot nje fjale popullore.
    Ne jemi ai i ligu, i dobeti. Perse ne jemi i dobeti dhe me fajin e kuj jemi ne kete gjendje? Fajin me te madh e kemi vet ne, deshem apo nuk deshem ta pranojme. I forti eshte Serbia. Pra ne per kundershtare e kemi Serbinë qe eshte vet dreqi. Eshte shume e veshtire te luftosh kunder dreqit. Edhe Perendimi shume veshtire po ia del me te. Nuk po mundet ta largoje nga Rusia, nuk po mundet ta binde qe Rusise t’i vendose sanksione. Prandaj edhe e ka shume veshtire ta binde Serbine qe te heqe dore nga nje teritor qe per rreth 100 vjet e kishte te vehtin. Cka duhet bere ne si komb. Se pari, duhet te ndergjegjesohemi dhe ta kuptojme drejt poziten tonë, apo sic e thot populli duhet me ja ditë hallin vetes. Eshte rrezik i madh kur i dobeti nuk ja di hallin vetit dhe rrah gjoks. Ne duhet qe t’i besojme atij qe deri me tani nuk na zhgenjeu. Nga “vija e kuqe” e Bushit te vjeter e deri me tani ata ishin kembengules dhe te vendosur per te na perkrahur. Ata na e bene shtetin, prandaj nuk e kemi as aresyen me te vogel te mos ju besojme. Interesat gjeostrategjike cdo here nderrojne, prandaj ne duhet ta shfrytezojme rastin. Ndoshta edhe do te duhet dicka te sakrifikojme, por kompromisi kete e ka. Prej Bushit te vjeter e deri me tani cdo gje u be hap pas hapi, pra asgje nuk u be brenda nates. Eshte gabim te kerkojme qe punet te zgjidhen shpejt e shpejt sepse kemi te bejme me dreqin, e ai eshte i paparashikueshem.

  2. “Lum i ligu po i fortë është” (âsht).
    Mjerisht, përkrahjen ndërkomëtare që kishim, po e humbim e ne nuk jemi të zotët e as nuk jemi të bashkuar as brenda Kosovës (pozitë e opozitë) e as si populli, si një komb, me Shqipërinë. Edvin Rama me Aleks. Vucicin, janë bashkë, kundër shtetësisë së Kosovës.

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu