Aleksander Vasiljevic- ACA
Sinan Kastrati, Suedi
Vazhdon nga numri i kaluar, ”Në Doboj e kisha adresën, kurse në Tuzëll isha i izoluar, pa asnjë vendim gjykate!”, Drini.us, 4 Nëntor 2021 në rubrikën ”Dossier”
Nga Ditari im si ushtar (7)
”Diferncimi politik”
Masa e dhunshme, ”Drejtorët e dhunshëm”
Largimi i puntorëve, kuadrove të dalluar, si Gazmend Zajmi, ish rektot, Ali Hadri, historian
Izolimi
Serbët, në krye të turmës së demonstruesve, i ”prinin” demonstratave irredentiste, nacionaliste e armiqësore, të puntorëve të Elekroekonomisë së Kosovës, me 1 e 2 prill 1981
-E kujt është kjo letër, kush e ka shkrua Kastrat?
-Letra është e imja dhe unë e kam shkrua ….
Në burgun hetues, që nuk ishte burg ushtarak as burg civil por ishte një dhomë e policisë ushtarake, qëndrova si i dyshuar afërsisht 3 muaj.
Nuk kam asnjë vendim me shkrim nga anjë organ pos në librezën ushtarake, kur e kam përfundua shërbimin ushtarak, një major nuk ka pranua që ta vërtetoj librezën ushtarake, se gjoja kam shërbye në çetën e tij për kohën sa isha në hetuesi.
Librezën e kam marrë me vete kur kam ardhur në Suedi. Letrat dhe fotografitë tjera që kam marrë sa isha ushtar, të gjitha mu kanë djegur bashkë me tesha, mobilje dhe dokumente tjera, më 1999, bashkë me shtepi e katandi të Ibush Bislim Asllanit- Bequkut në Mihaliq. Kur erdha në Suedi, nuk kisha ku me i lenë ato pakë tesha, libra, letra, dokumente e dëshmi që kisha, nga viti 1982.
Letra, libra, revista e shkrime të mia, që kam pasur deri më 1981, në Prill të vitit 1981, gjatë bastisjes, së shtëpisë në Turjakë, mi kanë marrë ato që i kanë gjetur e bashkë me to edhe 109 fotografi, si nxënës, student e mësues letërsie.
Më mbeten merak letrat dhe fotografitë, e nga ushtria, nuk mund ti harroj letrat që mi ka dërgua Fatmir Azem Kastrati, kusheri, i vrarë më 1999 nga policia serbe.
Për njohësit e kohës është i njohur ”izolimi” që kishte ndodhur pas demonstratave të Pranverës 1981. Pushteti policor serb, me ndihmën edhe të republikave të tjera, sidomos asaj të Maqedonisë dhe Malit të Zi, që kishte më shumë shqiptarë se sa ”maqedon” komb i paqenë, kishin dërgua forca të shumta policore, nën ombrellën e ish SFPB- së për gjoja me e mbrojtur rendin kushtetues jugosllav dhe serbët e malazezët. Një nga masat urgjente që muar aso kohe shteti, ishte i ashtuaquajturi ”Diferncimi politik” i kuadrove nëpër organizatat punuese, të ashtuquajtuara ”organizatat e punës së bashkuar”, me diferncim që kishte qëllim largimin e kuadrove në institucionet shkollore e shkencore por edhe në organizatat e mëdha ekonomike, siq ishte Trepça, një nga organizatat më fitimprurëse për ekonominë e Kosovës. Prandaj, pushteti serbe, nëpërmjet organizatës së LK-së, filloj largimin dhe ndërrimin e kuadrove drejtuese, me ”Drejtori të dhunshme”, drejtorë të dhunshëm. Për këtë temë, nuk jam kompetent të flas, pos si një qytatar i thjeshtë tregoj ato që di. U larguan kuadrot më të mira nga procesi mësimor, si Gazmend Zajmi, ish rektor, Ali Hadri, histarian …. Deri sa e e rrëxuan për tokë arsimin. Tash e kishte radhën ekonomia, tregtia, komunikacioni etj. Një puntor që kërkonte punë ishte e domosdoshme që të paraqet një krah dësmish: që nuk është nën hetime, nuk ka qenë i dënuar dhe një tjetër, nga organizatat politike që nga Bashkësia Lokale, që (s`)eshtë i (pa)përshtatshëm.
Izolimi, ishte një nga ato masa që filloi të zbatuari në Kosovë.
Unë nuk dua të them se isha i nivelit të kuadrove të njohura, por vetëm si shembull po marr se asnjë qytetar i ish RSFJ-së nuk mund të burgosej pa vendim të gjykatës, që nga ajo komunale ose edhe ajo ushtarake, për ushtarë. Këto, izolimet bëheshin për me i mshef ”këmbët e gjarpërit” pushteti Jugosllav i cili ende gëzonte një autoritet te një pjesë e shteteve afrikane, aziatike dhe ato latino-amerikane me ”Lëvizjen e mosinkuadrimit” me Titon, si themelues, si trashëgimtare dhe besnike e rrugës së nisur nga Titoja. Mjerisht, edhe sot Serbia mundohet me luajt me ”xhokerin” për gjoja vazhdimin e Lëvizjes së mosinkuadrimit”, e cila sa kam lexua, para një muaj u mbajt një mbledhje e të painkuadruarve në Beograd.
Edi Rama e Akekder Vucic
Këtu, edhe pse dola jashtë temes që e kam pärpara, këte po e e ndihmon edhe Edi Rama, kryeministri i Shqipërisë (socialiste) që është një shërbëtor besnik i Aleksandër Vuićić, presidentit aktual serbe dhe ”shtetit” artificial maqedon që po e mban në këmbë Ali Ahmeti ….”shqiptar”
Prandaj, nuk di si ta quaj ndryshe pos si ”IZOLIM”, edhe burgosjen time, të Xhevat Durmishit, Skënder Gashit dhe të tjerëve, intelektualëve e profesorëve univerzitarë në Kosovë.
Në një takim që kisha me një nga përkthyesit më të njohur në Suedi, Lars Morinar, pas Ullmar Kvick, më 1993, në banesën e tije në Stockholm, ku isha me Xhevatin për disa përkthime, ai më pyeti :
– Çka domethënë ”izolim” dhe ”masa të dhunshme” (drejtorë të dhunshëm)?
Gjatë kohës 3 mujore, Mars, Prill, Maj 1982, në Tuzëll jam marrë në pyetje vetëm nga dy oficerët e lartpërmendur, Efendić dhe Drlić. Përveç luftës psikologjike e presionit, nuk kanë përdorur ndonjë masë ndëshkuese, dhunë fizike siq ka ndodhur me shqiptarë të tjerë duke iu futur nën sjetulla ve të ziere, korent elekrik, ujë të ftohtë, duke i shpua me gjilpëra në në mes të thonjëve dhe mishit, me i rreh me dajak shputave të këmbëve, me i lidhur me zingjir me kokë teposhtë, me i futur në podrume të burgut në errrësirë e me lagështi, ujë deri në gjunj, me i përdor gjarpërinjët, macat e tëbuar dhe qente e posaqëm kundër njërëzve, etj. etj. tortura këto që i kanë përdorur ndaj disa të tjerëve, në Goli Otok, Nish etj. Disa nga këto tortura i kanë përdorur kundër Metush Krasniqit nga Dajkofci i Kamenicës. ….’
Asnjë dëshmitarë, as Xhevatin, Skënderin, Behxhet Krasniqin, vëllain e Kol. Ahmet Krasniqit, Izedinin, vëllain e prof. Milazim Krasniqit, Ali Lajin, Gani Krasniqin apo ndonjë tjetër, nuk më kanë prua si dëshmitar e nuk më kanë ballafaqua me ta.
Kur mendoja se i erdhi fundi edhe këti kapitulli të jetës, si ushtar e të dy kapitenët ishin ”dorëzua” para meje, pasi që unë nuk pranoja ato që më pyesnin e akuzonin, as si organizator e as për ata që i njihja, se kishin qenë organizator, erdhi Aleksander Vasiljević, atherë nënkolonel (potpukovnik) she Shef i Shërbimit të UDB-së për Bosnjë, dhe një pjesë të Kroacisë (Armatës së 7-të jugosllave).
Në praninë e dy kapitenëve, ai filloi të më pyes se si Behxhet Krasniqi, në demonstratën e puntorëve të Elektroekonomisë së Kosovës në Obiliq, një apo disa serbë i kishin qitur në krye të turmës së demonstruesve, serbët i ”prinin” demonstratave irredentiste, nacionaliste e armiqësore. Për Izedinin, më pyetën që unë i kam dhënë revista e material tjetër armiqësor (te Jusuf Gërvallës) për Milazim Krasniqin ….1*).
E për Xhevatin më thonin se Xhevati është koka e organizatorëve, jo ti. Ti je i sinqertë e Xhevati është ndryshe nga ti, ai nuk ka tregua asgjë të vërtetë.
Dhe përsëri, unë rrija si dru e nuk flisja ose mohoja ato që më thoshte Aca.
Në një moment Aca (shkurt, e thirrni Aleksander Vasiljevićin, ”ACA”) mu ka drejtua:
-Sikur të fitonit ju e Kosova të bëhet Republikë, çka do të bënit ju me mua, sikur unë të isha në vendin që ti e … Xhevati jeni? Dhe vetë përgjigjej, -do të më vrisnit ose do të kalbësha në burg.
Heshtja e ime e pengonte Acen por ai mendonte se ende ka shpresë se unë do të gjunjëzohem dhe kur e pau se është kot, me një shpuzore të duhanit, qelq I bardhë sa një kulaq i pites, më ka gjuajt e më ka ra në gjoks. As që e kam ndie sepse isha bërë si i mpirë.
Pas gjithë asaj përpjekje të pasukseshme, Aca (Aleksandër Vasiljević e ka nxjerrë një letër e disa fotografi nga çanta. Ishte letra që unë e kisha shkruar. Ishte letra që ia kisha dhënë në BESË Sadik Blakajt në burgun e Ferizajit, një vit më pare, në prill të vitit 1981.
-E kujt është kjo letër, kush e ka shkrua Kastrat?
-Letra është e imja dhe unë e kam shkrua ….
Me anën e kësaj letre ai mendonte se do të më shantazhonte e do të më detyronte të flas e të pranoj ato që ata dëshironin …
Në Konferencën me mësues shqiptarë nga Mërgata, 25, 26 shtatot 2021, Malmö
1*) Milazim Krasniqi, ishte një shok shumë besnik imi që nga viti 1975, student më i zoti në Letësi, që sapo i kishte marrë këmbët. Dallohej me poezi dhe studime në Letërsi. Ai ishte edhe tezak (kusheri) me Xhevat dhe Xhafer Durmishin. Tash është professor univerzitar ….
Vazhdon
Sinan Kastrati, Suedi
Malmö, 5 nëntor 2021