ARKIVI:
22 Dhjetor 2024

Aleksandër Vuçiç nuk bëhet dot De Gol serb

Shkrime relevante

Ja si mund të duket Anglia e bukur, e së ardhmes…!

Jorgo Mandili 21 dhjetor 2024 ___ Britania ishte përpara të gjitha vendeve perëndimore në...

Si i dëboi UÇK-ja hoxhëllarët dhe predikuesit e fesë islame nga frontet e luftës

Luan Dibrani, Gjermani ___ Gjatë periudhës së luftës në Kosovë, Ushtria Çlirimtare e...

Interesat kombëtare të Kosovës, marrëdhëniet ndërkombëtare dhe konteksti më i gjerë gjeopolitik

Agim Vuniqi, New York ___ Roli i Shqipërisë dhe deklaratat e kryeministrit Rama Fjala...

Kalendari historik-Presidenti Rugova, 23 Dhjetor 2005: Pavarësia e Kosovës, e padiskutueshme

Presidencë- Kosove - Ibrahim Rugova e Behlul Jashari me kalendarin e...

Shpërndaj

 

 

 

 

 

 

Shkruan: Dr Sadri Ramabaja

Tautologjisë së presidentit serb mbi gadishmërinë e tij për kompromis, duke insistuar de fakto në alternativën e stërpërsëritur: ose ndarje e Kosovës ose bashkëqeverisje, duket se nuk i beson as ai vet
 

Prishtinë, 28 qershor – Duke shikuar seancën e Kuvendit të Serbisë ku po përballej Shaip Kamberi me Aleksandër Vuçiçin dhe 249 deputetët serb, vetvetiu kujtoja fjalimin që Sllobodan Millosheviqi kishte mbajtur në Gazimestan me rastin e shënimit të 600 vjetorit të Betejës së Kosovës më 28 qershor 1989. “Përsëri jemi para betejave dhe në beteja. Ato nuk janë të armatosura, mirëpo as ato nuk janë të përjashtuara”.

Rrjedha e historisë ashtu dhe fundi i sivëllait të Vuçiqit, tashmë dihet.

Ata 249 deputetë serbë, më 26 qershor 2021, përmes duartrokitjes pas replikës që bëri presidenti i tyre (në këtë rast më shumë në cilësinë e kryegjygjtarit)  në përballje me fjalimin lapidar të deputetit shqiptar Shaip Kamberi, ngjanin më shumë në kukulla se sa në deputetë.

Ajo skenë nuk ka se si të mos shoqërohet edhe me asociacione politike të supozuara se, si do të duket parlamenti serb, kur shumica aktuale të kalojë në minorancë. Kush do të marrë pastaj rolin e avokatit të djallit e kush atë të gjygjtarit a prokurorit?!

Kjo shumicë politike në parlamentin serb, e as presidenti i tyre A.Vuçiq, nuk e honepsin dot se, pavarësia e Kosovës është pasojë logjike e fundit të vonuar të pozitës koloniale dhe luftrave që zhvilloi shovinizmi serb, duke ushtruar gjenocid në Kosovë, me qëllim që ta reprizojë Toplicën në fund të shek. 20-të. Këta 249 deputet serbë i duartrokasin Aleksandër Vuçiqit, meqë ata janë produkt i asaj mendësie politike dhe nuk duan ta kuptojnë se gjatë dekadës së fundit në Kosovë, Serbia ushtroi apart’hejd që për shumëçka ia kalonte atij në Afrikën e Jugut, ndërkaq gjatë luftës në vitet 1998 e 1999 krimet e rënda të kryera nga ushtria dhe policia serbe, morën përmasat e gjenocidit.

Tautologjisë së presidentit serb mbi gjoja gadishmërinë e tij për kompromis, duke insistuar de fakto në alternativën e stërpërsëritur:  ose ndarje e Kosovës ose bashkëqeverisje, duket se nuk i besn jo vetëm ai vet, por as 249 deputetët-kukulla të këtij parlamenti sui generis për botën e demokracive liberale.

Kompromisin dhe pajtimin me shqiptarët, e qartë, nuk e bën dot ky president dhe ky parlament serb. Por a do të jetë pasuesi i Viçiqit dhe  parlamenti i ri, ai që do të jetë në gjendje të vesh kostumin e Çarls de Golit dhe ta pranoj pavrësinë e Algjerisë evropiane, alias Kosovës? Kjo është tashmë në dotrën e popullit serb dhe të drejtuesve të Brukselit, do ët thoshin optimistët kritik.

Në fjalën e tij para deputetëve serb, presidenti ka dëshirë të luaj rolin e gjeneral Jankoviqit duke kalëruar nga beteja e Kumanovës drejt Shkupit e Prishtinës, para atij të De Golit. Natyrisht ai nuk ka këllqe ta luaj as njërin e as rolin tjetër.  Por si duket tashmë është vetëdijësuar se duhet të gjejë guximin qytetar të gjeneralit tashmë pensionist, Vladimir Lazareviq, i cili ishte komandant i Korpusit të Prishtinës, ndërkaq në fund të luftës, siç e pranon vet, e lëshoi Kosovën me lot në faqe. Këtë ai mund ta bëjë në njërën nga seancat e ardhshme para deputetëve serbë. Vuçiqi dhe Lazereviqi, ta themi shqeto, ka edhe diçka tjetër të përbashkët me Lazeareviqin: që të dy ishin trima gjatë luftës vetëm në përballje me civil, ndërkaq përballjen me ushtarë nuk e bëni dot, sepse nuk kishin këllqe burri. Këtë, më mirë se kushdo tjetër, ua tha në sy deputeti sypatrembur shqiptar, Shaip Kamberi.

Nga kjo seancë e kuvendit të Serbisë megjithatë, ka gjasë të ketë fituar diç populli serbë. Ai tashti, ashtu si është shprehur Bogdan Bogdanoviq, mund ta ketë mësuar se, ka ardhur koha që „ta shikojë me sy të huaj vetëveten”. Tek atëherë ai dhe liderët e tij, do ta ketë të qartë se, kompromisi me shqiptarët, respektivisht pranimi i realitetit të ri politik, respektivisht kultivimi i miqësisë e fqinjësisë së mirë,  përfundimisht “është më i rëndësishëm se sa pushtimi i territoreve”.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu