JU FLET ALI SHUKRIJA NGA BOTA E PËRTEJME
Shokë dhe shoqe:
Unë, Ali Shukrija, biri më besnik ndaj ideologjisë socialiste vetëqeverisëse të Marshall Titos, të cilin e ka lindur ndonjëherë një nënë shqiptare, nuk jam plotësisht i kënaqur me shpejtësinë e zbatimit të diferencimit ideopolitik, ose më mirë të themi, me shpejtësinë e spastrimit të radhëve tona nga nacionalistët, irredentistët dhe separatistët shqiptarë si Ukshin Hoti, Jakup Krasniqi , Nasim Haradinaj , Hidajet Hyseni, Sami Kurteshi, Sak Muji, Ali Hadri, Ali Lajqi, Rexhep Qosja, e kështu me radhë..
Në vend të tyre duhet t’i vendosim bijtë tanë më besnikë si Isa Mustafa, Husamedin Azemi, Sejdo Bajramoviqi, Fatmir Sheholli, Halit Tërnava, Rahman Morina, Hysen Kajdomçaj e të tjerë, të cilët me përkushtimin e tyre të pashoq do ta forcojnë përsëri vëllazërimin dhe bashkimin mes kombëve dhe kombësive tona, ashtu siç e synon edhe i madhi Slobodan Millosheviqi, duke e kufizuar veprimin regresiv dhe antikushtetues të të gjithë armiqve të përmendur më lart, përmes uljes së fuqisë vendimmarrëse të Komitetit Krahinor të Lidhjes së Komunistëve të Kosovës, dmth, përmes uljes së fuqisë vendimmarrëse të vetë Kosovës si njësi federative, që nuk guxon të ketë kompetenca më të mëdha sesa ato që i ka Republika Socialiste e Serbisë.
Sepse komunistët serbë nuk mund t’ia dëshirojnë të keqen popullit shqiptar të Kosovës, pasi e kanë mësuar t’i përballojë të gjitha llojet e goditjeve – në shpinë, në këmbë, në duar, në pjesët intime – dhe kështu e kanë bërë të papërkulshëm ndaj çdo lloj torture, gjë që ka ndikuar drejtpërdrejt që klubi i boksit “Prishtina”, i përbërë nga të rinj të kalitur në këtë mënyrë, të bëhet kampion i Jugosllavisë në boks pesë herë radhazi.
Prandaj, nëse dikush ju thotë që goditjet e shkopinjve të policisë serbe mund ta dëmtojnë shëndetin tuaj, atëherë duhet menjëherë ta denonconi në polici, sepse ai është armiku juaj i betuar që nuk ju dëshiron të mirën.
Veç kësaj duhet ta dini se mjekësia komuniste dhe policore serbe është një nga më të përparuarat në gjithë botën dhe është krijuar pikërisht për ne shqiptarët, nga dashuria dhe kujdesi i madh për shëndetin tonë, sepse forcon imunitetin më shumë se pickimi i gjarprit që nuk shërohet me serum kali.
Dhe për fund, dua t’u propozoj të gjithë atyre që ende nuk besojnë në përfitimet shëndetësore të pendrekut jugosllav të tipit “Milicija M-79” t’i nënshtrohen një programi eksperimental rehabilitimi:
Tri goditje në ditë – një në mëngjes për t’u zgjuar imuniteti, një në drekë për tretje dhe një në darkë për ëndrra revolucionare!
Dhe për ata që duan rezultate më të shpejta, do të ofrohet paketa “Weekend Spa Special” në Burgun e Gjurakovcit, me goditje të personalizuara nga ish-truprojat e Rankoviqit dhe Millosheviqit, bashkë me masazhin e kokës nga këpucët e Rrahman Morinës.
Në fund të terapisë, çdo pjesëmarrës do të marrë një diplomë me nënshkrimin e vet Slobodan Millosheviqit, të stampuar me gjurmën e çizmes së tij të djathtë, dhe si bonus shpërblyes: një fotografi të Sejdo Bajramoviqit duke qarë nga mallëngjimi teksa jua numëron yjet e Jugosllavisë që i shihni nga shpullat në fytyrë.
Sepse, shokë dhe shoqe, çfarë ju duhet demokracia kur e keni pendrekun që ju bën kampion Europe në rezistencën trupore dhe në idiotësinë kolektive mendore ?
Rroftë vllaznimi dhe bashkimi i popujve sllavë me shqiptarët që nuk guxojnë të ankohen.
Qoftë i lavduar pendreku edukativ, dhe na rroftë përjetësisht terapia kolektive me dajak patriotik!
***
Drugovi i drugarice:
Ja, Ali Šukrija, najverniji sin samoupravnog socijalističkog sistema Maršala Tita, kakvog je ikada rodila neka albanska majka, nisam potpuno zadovoljan brzinom sprovođenja idejno-političkog diferenciranja, ili bolje rečeno, brzinom čišćenja naših redova od albanskih nacionalista, iredentista i separatista kao što su Ukshin Hoti, Jakup Krasniqi, Nasim Haradinaj, Hidajet Hyseni, Sami Kurteshi, Sak Muji, Ali Hadri, Mahmut Bakalli, Rexhep Qosja i tako dalje…
Umesto njih, treba da postavimo naše najvernije sinove kao što su Isa Mustafa, Husamedin Azemi, Sejdo Bajramović, Fatmir Šeholli, Halit Tërnava, Rahman Morina, Hysen Kajdomçaj i drugi, koji će svojim nesebičnim zalaganjem ponovo ojačati bratstvo i jedinstvo među našim narodima i narodnostima, onako kako to želi veliki Slobodan Milošević, ograničavajući regresivno i neustavno delovanje svih pomenutih neprijatelja putem smanjenja odlučujuće moći Pokrajinskog Komiteta Saveza Komunista Kosova, tj. putem smanjenja odlučujuće moći samog Kosova kao federalne jedinice, koja ne sme imati veće nadležnosti od onih koje ima Socijalistička Republika Srbija.
Jer srpski komunisti ne mogu želeti zlo albanskom narodu Kosova, pošto su ga naučili da podnosi sve vrste udaraca – u leđa, u noge, u ruke, u intimne delove – i time su ga učinili nepokolebljivim pred svakom vrstom torture, što je direktno uticalo na to da bokserski klub “Priština”, sastavljen od ovako kaljenih mladića, postane šampion Jugoslavije u boksu pet puta zaredom.
Zato, ako vam neko kaže da udarci srpske policijske palice mogu da naškode vašem zdravlju, odmah ga prijavite policiji, jer on je vaš zakleti neprijatelj koji vam ne želi dobro.
Osim toga, treba da znate da su komunistička i policijska medicina Srbije među najnaprednijima u svetu i stvorene su upravo za nas Albance, iz velike ljubavi i brige za naše zdravlje, jer jačaju imunitet više nego ugriz zmije koji se ne leči konjskim serumom.
I za kraj, želim da predložim svima onima koji još uvek ne veruju u zdravstvene prednosti jugoslovenske palice tipa “Milicija M-79” da se podvrgnu eksperimentalnom programu rehabilitacije:
Tri udarca dnevno – jedan ujutru za buđenje imuniteta, jedan u podne za varenje i jedan uveče za revolucionarne snove!
A za one koji žele brže rezultate, nudi se paket “Vikend Spa Specijal” u zatvoru Đurakovac, sa personalizovanim udarcima od bivših telohranitelja Rankovića i Miloševića, zajedno sa masažom glave čizmama Rahmana Morine.
Na kraju terapije, svaki učesnik će dobiti diplomu potpisanu lično od Slobodana Miloševića, overenu otiskom njegove desne čizme, i kao bonus nagradu: fotografiju Sejda Bajramovića kako plače od ganutosti dok vam broji zvezde Jugoslavije koje vidite od šamara po licu.
Jer, drugovi i drugarice, šta će vam demokratija kada imate palicu koja vas čini evropskim šampionima u telesnom otporu i kolektivnoj gluposti?
Živelo bratstvo i jedinstvo slovenskih naroda sa Albancima koji ne smeju da se žale!
Neka je slavna vaspitna palica, i neka nam večno traje kolektivna terapija patriotskim batinama!