ARKIVI:
15 Nëntor 2024

Alternativa e re demokratike e Joe Biden-it

Shkrime relevante

Presidentja Vjosa Osmani priti në takim gjeneralin Wesley K. Clark

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur në takim...

Gjenerali Vesli Clark me të birin takojnë Albin Kurtin, ZKM jep detaje

Pamje nga takimi Gjenerali Clark me të birin takojnë Kurtin, ZKM: Ushtaraku...

Jerusalemi – nga 20 janari 2025 kryeqendër e hemisferës perëndimore?

Sadri Ramabaja. Prishtinë Duke ndjekur rikthimin e Donald Trumpj, në shtëpinë e...

Shpërndaj

Presidenti i SHBA Biden nga dita e djeshme i është rikthyer skenës së madhe të politikës ndërkombëtare. Perëndimi tashmë ka një lider rreth të cilit bashkimi është i mundshëm. Me këtë akt rikthehet imazhi i demokracive liberale.

Prishtinë, 11 qershor – Udhëtimi i parë i Presidentit Biden jashtë vendit duke filluar nga Britania e Madhe, me takimin e G7, në selinë e NATO-s dhe me shefat e shteteve anëtare të BE-së, ka për synim t’i bashkojë e ripozicionojë demokracitë perendimore kundruall Kinës dhe Rusisë. Në këtë ristrukturim të Perendmit, alias demokracive liberale, zënë vend gjithësesi edhe India, Australia dhe Koreja e Jugut. Rimëkëmbja dhe strukturimi i demokracive si e vetmja alternativë, mbetet fuqia objektive dhe alternativa e vetme.

Në këto takime Kina formalisht nuk do të jetë prezente, por gjatë gjithë kohës ajo do të jetë objekt i diskutimeve dhe strategjisë së re të Perendimit. A do të arrijëjnë sërish demokracitë liberale t’i ofrojnë alternativë më reale botës, siç kishin bërë pas Luftës së Dytë Botërore dhe sidomos në vitet ‘60-ta të shek. të kaluar, mbetet të shihet. Në këtë angazhim të veçantë t tij Biden e ka parasysh mendimin kritik të diplomatit amerikan të karrierës Henry Kissinger, kur kishte pohuar se SHBA dhe Kina, si supershtete “të dyja janë shumë të mëdha për t’u sunduar nga tjetri, shumë të dallueshme për t’u transformuar, shumë të varur nga njëri-tjetri për të toleruar izolimin e tjetrit”.
Tek kjo sentecë e mendimit realist politik qëndron ndërkohë debati për formësimin e rendit të ri botëror, brenda të cilit duhet të përfshihet edhe Rusia. Prandaj, i vetëdijshëm për këtë hap historik, presidenti Biden, pohon se ky formësim ka të bëjë me “fitoren në shekullin 21”, në garën që tashmë ka startuar.
Në këtë garë të veçantë që historia moderne ua imponon demokracive perendimore mes Kinës dhe Perendimit, si gjatë gjithë shekullit 20-të, qëndron Rusia. Ajo, si kundërshtare e rreptë e rendit të ri botëror, ku do të dominonin SHBA-të, po bën çmos që ta shkëpusë Europën nga aleanca tradicionale euroatlantike dhe ta tërheqë në sferën e ndikimit të saj, duke ndërmjetësuar edhe tek Kina, si letër lakmuesi për kapitalin europian.

Joe Biden është i vetëdijshëm për gabimin strategjik administratës pararendëse që kishte toleruar përafrimin e tepërt të Rusisë me Kinën. Ky gabim strategjik gjithësesi, gjykojnë ekspertët e fushës, është produkt i trashëgimisë së Luftës së Ftohtë, që nuk janë tejkaluar as sot e kësaj dite në raportet mes SHBA-ve dhe Rusisë. Për rrjedhojë konkurenca për sfera rajonale të ndikimit vazhdon të ashpërsohet, por edhe kundërshtimi i modelit të demokracisë perendimore nga ana e Rusisë dhe rikthimi e kultivimi i autoritarizmit tradicional, është jashtëzakonisht prezent dhe reflekton edhe në mosrespektimin e ligjit ndërkombëtar.

Qarqe të veçanta europiane, përfshi edhe opozitën e djathtë në rritje, sidomos në Gjermani dhe Francë, kanë vërejtje serioze për alternativën e Joe Bidenit dhe përgjithësisht për raportet që po kultivon Perendimi me Rusinë, sidomos kur është në pyetje qëndrimi ndaj çështjeve të nxehta si Ukraina dhe Bjellorusiaj. Pajtimi i ambicies së ligjshme mbi ngritjen e një Alternative të re demokratike që do të garantonte zbatimin e vlerave perendimore gjithandej në planet në njërën anë, dhe kultivimi i raporteve të mira me qeverinë autoritariste ruse, duket i pamundur. Por edhe ndërtimi i strategjisë dalëse për ristrukturimin e demokracive perendimore në një bllok unik përballë Kinës pa ndihmën e Rusisë, me të drejtë, nga ekspertët e marrëdhënieve ndërkombëtare, konsiderohet si punë Sizifi, diç e pa mundshme.

Në Strategjinë e Sigurisë Kombëtare të SHBA të vitit 2017, Rusia (së bashku me Kinën) përshkruhet si një rival strategjik, ndërkaq Strategjia Ruse e Sigurisë e vitit 2015 i karakterizon SHBA-të dhe aleatët e saj (NATO dhe BE), tutje si kërcënim real për Rusinë.

“Presidenti i SHBA e sheh Kinën si kërcënimin më të rëndësishëm të sigurisë kombëtare të Shteteve të Bashkuara”, tha Ian Bremmer, president i grupit këshillimor të politikës globale Eurasia Group në Nju Jork.

Në parim, evropianët pajtohen me shumë nga akuzat e Uashingtonit kundër praktikave ekonomike të Pekinit. Izolimi i tregjeve të veta, shtrembërimi i konkurrencës përmes subvencioneve, vjedhja e pronës intelektuale – për t’iu kundërvënë kësaj të fundit, BE po përpiqet gjithashtu të bashkëpunojë ngushtë me amerikanët. E njëjta gjë vlen për sektorin e teknologjisë dhe kështu për çështjen nëse vlerat demokratike apo autokratike formojnë bazën për standardet e botës dixhitale.

Çështja tashmë është nëse evropianët janë të gatshëm për t’ju bashkuar strategjisë ameriakne edhe në raportet me Kinën. Volfgang Ishingeri (Wolfgang Ischinger) nuk është shumë optimist. “Evropa është ende në gjumë”, ankohet jo pa bazë kreu i Konferencës së Sigurisë në Mynih (MSC). Mungesa e strategjisë evropiane në raport me Kinën po shkakton natyrshëm “rritje të zhgënjimit” në Uashington.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu