ARKIVI:
24 Dhjetor 2024

Ambasada e Kosovës në Pragë të Çekisë, nikoqire e Konferencës së XXII të Federatës së Mjekëve Shqiptar në Europë  

Shkrime relevante

Po përsëritet historia! KQZ-ja (s) ka të drejtë!

Prof. Fadil Maloku, sociolog nga Prishtina Në vitin 2013 (si ish anëtarë...

Kontradikta dhe abuzimi politik i Edi Ramës, dëmton rëndë Kosovën dhe Shqipërinë

Nga: Luan Dibrani Kritika ndaj Edi Ramës dhe Pozita e Qeverisë Shqiptare...

Te Nënëlokja e UÇK -së, NËNË STANA!

Nga: Nusret Pllana BRUS - lagjja Peshter Me bashkëluftëtarin tim Ismet Sylejmani, vizituam...

Vuçiq, Albin Kurti nuk është KQZ!

Gani Mehmeti Pas Reagimit ti kryetarit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq me rastin...

Hajgarja e vitit nga Qeveria: pensionistët e diskriminuar mbeten në harresë!

Nga: Zeqir Bekolli, Drenas ___ Qeveria këtë fundvit vendosi të bëjë një tjetër...

Shpërndaj

Pjesëmarrësit në Konferencë 

Shkruan Hajriz Mamaj

Pragë/ Berlin

Federata e Mjekëve Shqiptarë në Evropë edhe në këtë vit e ka nisur aktivitetin e saj në organizimin e Konferencave në shtete të ndryshme të Evropës për të përmbushur qëllimin e saj në promovimin e arritjeve shkencore në diasporë nga mjekët shqiptarë të cilët tashmë në shumë vende kanë bërë emër në fusha të ndryshme mjekësore. Një aktivitet i tillë u mbajt ditë më parë në Lokalet e Ambasadës së Kosovës në Pragë.

Aurora Dollenberg

Kontribut të madh në këtë organizim dhanë personeli i ambasadës dhe në veçanti ambasadorja, Znj. Albesjana Iberhysaj e cila në koordinim me ambasadorin e Republikës së Shqipërisë në Pragë, Z. Ilir Tepelena dhe kryetaren e Federatës së Mjekëve Shqiptarë në Evropë Znj. Dr. Aurora Dollenberg ia arritën qëllimit të realizojnë një Konferencë të suksesshme dhe me plot interes për të pranishmit.

Albesjana Iberhysaj ambasadore e Kosovës dhe Ilir Tepelena, ambasador i Shqipërisë me Kryetaren e Federatës zonjën Dr, Aurora Dollenberg

Këtë herë Znj. Dr. Aurora Dollenberg aktivitetin e konferencës e kishte orientuar në luftën kundër stresit andaj edhe moto e punimeve të paraqitura nga mjekët ishte: “Si ta luftojmë stresin” në punë, tek pacienti dhe tek personeli mjekësor i cili është edhe i atakuar çdo ditë në profesionin që e ushtron. Në këtë drejtim organizatorët e Konferencës së XXII me radhë e kishin planifikuar natën e parë të premten më 19 Prill 24 ta hapin me “Ekspozitën” e anëtares së Federatës Dr. Amire Demolli, e cila përveç profesionit të mjekes ka të mbaruar edhe Fakultetin e Arteve- dega Pikturë. Këtë zgjedhje Dr. Dollenberg e kishte konceptuar si parahyrëse në temën qendrore që ishte e paraparë  për ditën e dytë të konferencës  “Stresi në punë, në jetën e përditshme dhe në shëndetin e njeriut” Ne hapje të punimeve të Konferencës së cilës i  parapriu ekspozita e Dr. Amire Demollit, ishin të pranishëm një numër i konsiderueshëm mjekësh dhe qytetarë që jetojnë në Pragë. Pjesëmarrësit i përshëndetën të dy ambasadorët e akredituar në Republikën e Çekisë, Z. Ilir Tepelena- ambasador i Shqipërisë dhe Znj. Albesjana Iberhysaj- ambasadore e Kosovës në Pragë. Një vështrim të thukët rreth veprave të Dr. Demollit e bëri gazetari Hajriz Mamaj, pjesë e aktivitetit të federatës, i cili u ndal në një analizë të shkurtër ty veprave të zonjës Demolli  me theks të veçantë në rolin që luan arti në largimin e stresit.

Dr. Haki Kryeziu, kirurg viseral në Sallzburg

Në fjalën e saj përshëndetëse kryetarja e Federatës së Mjekëve Shqiptarë në Evropë, Znj. Dr. Aurora Dollenberg falënderoi të dy ambasadorët për përkrahje dhe motivim në punën e Federatës dhe të gjithë mjekëve të cilët dijen e fituar në mërgim mundohen ta bartin kudo ku ka shqiptar nëpërmjet konferencave të tilla e që po përkrahet nga ambasadat dhe konsulatat shqiptare kudo që ne po organizojmë konferenca të tilla. Andaj në emër të gjithë anëtarëve të federatës ju shprehë falënderimet e mia për përkrahje dhe bashkëpunim të shkëlqyeshëm. Znj. Dr. Dollenberg në mbyllje të fjalimit të saj falenderues ftoi të gjithë që ishin prezent që të nesërmen me 20 Prill 24 të jenë në po të njëjtin vend për të përcjellë punimet e mjekëve që kanë përgatitur për këtë konferencë. Ndonëse e shtuna zbardhi me temperatura të ulëta sikur organizatorin e vuri në siklet për numrin e pjesëmarrësve. Ky dyshim u largua shumë shpejtë.

Dr. Emire Demolli autore e ekspozitës

Fluksi i ardhjes së pjesëmarrësve filloj të rritej me shpejtësi aty nga ora 9.00 dhe radha për tu regjistruar rritej në çdo moment.  Këtë herë numri më i madh i mjekëve vinin nga Kosova, ndoshta për shkak të qarkullimit të lirë pas liberalizimit të vizave si dhe nga Shqipëria dhe vende tjera evropiane. Edhe në ditën e dytë nuk munguan dy ambasadorët tanë në Pragë Znj. Iberhysaj dhe Z. Tepelena me fjalët e tyre përshëndetëse në fillimin e punimeve të ditës së dytë të Konferencës shkencore. “Jam shumë e lumtur që sot po i drejtohem pjesës më vitale të kombit tim” e nisi kështu fjalimin e saj ambasadorja Iberhysaj, “ngase ju jeni ata që na jepni shpresë për jetë, ju na bëni të qeshim në momente më të vështira , po edhe të qajmë kur përpjekjet tuaja për të shpëtua jetë shterrën, prandaj edhe jeni të stresuar më shumë se sa ne që ju shikojmë në sy se çfarë do na thoni.

Dr. Aurora Dollenberg në bisedë me Dr. Emire Demolli

Uroj të kaloni sa më mirë në mesin tonë edhe pse një numër kaq të madh mjekësh nuk e kemi pritë. Po mikut dhe mysafirit i hapet dera e konakut me zemër dhe me atë çka ka andaj ndihuni si në shtëpinë tuaj dhe sukses”, vazhdoi tutje. Edhe ambasadori Tepelena i përshëndeti të pranishmit dhe uroi suksese gjatë punimeve të Konferencës. Në emër të Federatës punë të mbarë për të pranishmit uroi kryetarja e Federatës Znj. Dr. Dollenberg, për të vazhduar me fjalë përshëndetëse edhe nga ana e Bordit të Federatës si Dr. Skënder Brataj, Fadil Çitaku, Dr. Fadil Avdiu, Dr. Kledisa Shemsi Vice, Merjola Skendaj Prifti, Prof. Arsim Gerxhaliu, dhe Elona Gjini. Pas një pushimi të shkurtër filloj punën seanca shkencore së cilës i parapriu Dr. Skender Brataj, drejtor i Qendrës Emergjente në QKUM.

Screenshot

Dr. Aurora Dollenberg dhe prof. Dr. Valdete Haxhibeqiri

Z. Brataj trajtoj temën: Menaxhimi i stresit në Departamentin e Qendrës Emergjente në Tiranë. Punimi i tij u mirëprit dhe ishte i mirëseardhur nga mjekët e rinj që ballafaqohen me situata të tilla në vendet e tyre të punës. Dr. Brataj u përgjigj edhe në shumë pyetje nga të pranishmit. Edhe Dr. Aurora Dollenberg si mjeke  specialiste e emergjencës dhe Mjekësisë familjare si dhe Psikoterapeute punimin e saj e kishte orientuar në  përvojat e marra gjatë punës shumëvjeçare me pacientë dhe stresin e fituar gjatë punës.

Prof. Lule Elezi me ambasadorën Iberhysaj dhe ambasadorin Tepelena

Në këtë drejtim ajo arriti me shembuj konkret të shpjegoj se si duhet larguar stresi nga pacienti po edhe nga vet mjeku që për çdo ditë ballafaqohet gjatë punës së përditshme. Me shembuj konkret të vëna në tabela shpjeguesja e rrumbullakoi punimin e saj duke iu ofruar gjeneratave të reja material konkretizues gjatë punës. Këtë përvojë zonja Dollenberg e kishte përmbledhur në një libër të cilën e shpalosi  gjatë pushimit të drekës me pjesëmarrësit. Edhe Fadil Çitaku, PhD nga Akademia e Lidershipit dhe Shkencës  në Zvicër paraqiti punimin: “Stili i jetës nga ana mjekësore dhe menaxhimit i stresit në përditshmëri”. Një vëmendje të veçantë gjatë konferencës zgjoi punimi i Dr. Lediona Troni, Specialiste e Pediatrisë në Republikën e Çeke që për trajtim kishte zgjedhur temën: Depresioni dhe Suicidi, (vetëvrasja) të fëmijët. Ky problemi i prekur nga  Dr. Lediona u mirëprit dhe u shoqërua me shumë pyetje nga të pranishmit.

Dr.Aurora Dollenberg dhe moderatori Hajriz Mamaj

Në këtë konferencë ishin edhe dy Kirurg që punimet e tyre i karakterizonte puna e tyre në këtë fushë dhe stresi që i shoqëron ata gjatë operacionit. Kirurgu nga Kosova Dr. Arbër Morina u ndal në përditshmërinë e punës se tij si kirurg dhe problemet që paraqiten në momente të caktuara gjatë operacionit, ku kirurgu duhet të gjej në zgjedhje në të mirë të pacientit. Kjo punë jo vetëm që të streson dhe të mban në ankth derisa të kalohet faza kritike me të cilën ballafaqohet pacienti gjatë operimit, por dhe përqendrimi që i duhet një kirurgu për të arritur rezultatin që dëshiron duhet të jetë maksimal. Dr. Morina çdo gjë e konkretizoi me shembuj dhe “stresin e heq kur e shohë duke më buzëqeshë pacienti, vetëm atëherë lirohem nga stresi, dhe i gëzohem  suksesit tim gjatë punës”, tha ai. Ndërsa Dr. Haki Kryeziu, një kirurg viseral dhe operator kryesor në Spitalin e Salsburgut solli përvojën e tij shumëvjeçare si kirurg në Austri e fituar nga kirurgë me renome në fushën e kirurgjisë në botë.

Dr. Lediona Troni duke spërndar Çertefikatat me Dr.Haki Kryeziun

“Kirurgu duhet të nisë operacionin me plotë optimizëm, por gjithmonë nuk na dele ashtu si e nisim. Por beteja kundër stresit duhet të kihet parasysh gjithmonë për shkak të papriturave të cilat janë të paevitueshmen ndonjëherë” tha Dr. Kryeziu. Ai premtoi që përvojat e fituara në qendrat botërore me padurim presë ti aplikoj edhe në Kosovë dhe vendet tjera shqipfolëse.

Dr.Arsim Gërxhaliu me Lule Elezin dhe Alketa Gashi Fazliu

Me një punim shumë të pëlqyer u prezentua edhe Dr. Eriona Bytyçi, mjeke e përgjithshme dhe ish studente e dalluar nga Universiteti i Prishtinës. Ajo  stresin e trajtoi në një dimension më ndryshe, atë të stresit organik, për të plotësuar këtë konferencë edhe me një shembull molekular të stresit. Gjendja apo stresogjeni që ajo mori shembull ishte Rhabdomieliza (si stresogjen akut) dhe ndikimi i saj në dështimin akut të veshkave (si organ viktimë) si dhe menaxhimi/ trajtimi i kësaj gjendjeje.

Pjesëmarrësit në Konferencë

Gjendja apo stresogjeni që ajo mori shembull ishte Rhabdomieliza (si stresogjen akut) dhe ndikimi i saj në dështimin akut të veshkave (si organ viktimë) si dhe menaxhimi/ trajtimi i kësaj gjendjeje.  Në mbyllje të Konferencës Federata zgjodhi edhe kryesinë e Degës së Federatës për  Republikën Çeke në këtë përbërje. Dr. Lediona  Toni, pediatër, Kryetare, Arbër Prifti, Specialist Angiologjisë, Reanimacionit/ nënkryetar. Merjola  Skendaj, Psikologe,anëtare e kryesisë dhe Krist Ikonomi, Fizioterapist ,anëtar i kryesisë.

Kirurgu nga Sallzburgu Dr.Haki Kryeziu

Në mbyllje të Konferencës Federata zgjodhi edhe kryesinë e Degës së Federatës për Republikën Çeke në këtë përbërje. Dr. Lediona Toni, pediatër- Kryetare, Arbër Prifti, Specialist Angiologjisë, Reanimacionit- nënkryetar. Merjola  Skendaj, Psikologe- anëtare e kryesisë dhe Krist Ikonomi- Fizioterapist, anëtar i kryesisë.

Vlen të theksohet në fund të këtij shënimi se në Konferencë një kontribut të madh dhanë edhe Prof. Lule Elezi, pianiste me renome botërore dhe gazetarja Alketa Gashi Fazliu e cila në një bashkëbisedim me gazetarin dhe moderatorin Hajriz Mamaj diskutuan rreth librit  “Ato gdhendin dhimbjen”, rrëfimin e 15 nënave shqiptare zemërshpuara  për humbjen e më të dashurve të tyre gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Dr. Eriona Bytyçi mjeke e përgjithshme

Në këtë bashkëbisedim kontribut të veçantë dhanë edhe Prof. Dr. Ariana Reli, psikiatre nga Tirana, Prof. Dr. Arsim Gërxhaliu nga Prishtina si dhe Latif Hoxha, Phd Psikolog Klinik.

Ambasadorja Iberhysaj me autorën ekspozitës zonjën Demolli dhe ambasadorin Tepelena moderatorin Hajriz Mamaj

Në mbyllje moderatori i konferencës zotëri Mamaj falënderoi ambasadorët për angazhim dhe të gjithë pjesëmarrësit në Konferencë dhe i ftoi të gjithë të interesuarit që të bashkohen në aktivitetet e federatës e cila aktivitetin e radhës do e mbaj me 15 Qershor në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren në sallën e Amfiteatrit të madh. Mirë se vini!

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu