ARKIVI:
22 Dhjetor 2024

Ambasadori i SHBA, Jeffrey Hovenier: Asociacioni s’duhet ta ndryshojë Kushtetutën, as nuk duhet të ketë autoritet ekzekutiv

Shkrime relevante

Zëri i ndërgjegjës kombëtare thërret për ndryshim!

Shqiptarë të Plavës dikur..., para se pasardhësit e tyre të bëheshin...

Ja si mund të duket Anglia e bukur, e së ardhmes…!

Jorgo Mandili 21 dhjetor 2024 ___ Britania ishte përpara të gjitha vendeve perëndimore në...

Si i dëboi UÇK-ja hoxhëllarët dhe predikuesit e fesë islame nga frontet e luftës

Luan Dibrani, Gjermani ___ Gjatë periudhës së luftës në Kosovë, Ushtria Çlirimtare e...

Interesat kombëtare të Kosovës, marrëdhëniet ndërkombëtare dhe konteksti më i gjerë gjeopolitik

Agim Vuniqi, New York ___ Roli i Shqipërisë dhe deklaratat e kryeministrit Rama Fjala...

Shpërndaj

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Jeffrey Hovenier, e ka ritheksuar edhe njëherë qëndrimin amerikan për Asociacionin e komunave me shumicë serbe.

Ai tha se qëndrimi i SHBA-së është i qartë, se Asociacioni duhet të jetë në përputhje me Kushtetutën e tanishme të Kosovës dhe të mos ketë ndryshime të saj, të jetë në përputhje me vendimin e mëhershëm të Gjykatës Kushtetuese, nuk duhet të ketë autoritet ekzekutiv dhe nuk duhet të jetë nivel i tretë i qeverisjes.

Hovenier tha se presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, me të drejtë mund t’i ngrejë shqetësimet e saj sa i përket draft-statutit të Asociacionit, dhe se sipas tij, ajo e ka edhe mundësinë për t’i dërguar pikëpamjet e saj në Gjykatën Kushtetuese.

“Po. Nuk është vetëm… E para, kam pasur rastin të diskutoj disa herë me presidenten Osmani dhe nuk e di… dua të them, ajo mund të flasë për veten e saj, por nuk e di a është e drejtë që pikëpamjet e saj të cilësohen si dyshime e jo siç mendoj unë që i kuptoj shqetësimet e saj se ka mënyra që potencialisht mund të keqinterpretohen se nuk janë në përputhje me Kushtetutën e Kosovës. Si presidente, natyrisht ajo ka të drejtë të shprehë shqetësimet e saj dhe pasi të jetë miratuar dhe të jetë dërguar në Gjykatën Kushtetuese për rishikim – që duhet të ndodhë, është pjesë e procesit – sa e kuptoj unë, ajo si presidente e Republikës, e ka mundësinë t’ia ofrojë Gjykatës Kushtetuese pikëpamjet e saj. Unë mund të shpreh vetëm pikëpamjen e Qeverisë së Shteteve të Bashkuara: ne besojmë se çfarëdo Asociacioni i komunave me shumicë serbe që themelohet, duhet t’i përmbushë një varg të kritereve të ndryshme. I pari: duhet të jetë në përputhje me Kushtetutën e tanishme të Kosovësqë të mos ketë ndryshime kushtetuese. I dyti: duhet të jetë në përputhje me vendimin e mëhershëm të Gjykatës Kushtetuese, lidhur me Asociacionin e komunave me shumicë serbe”, tha Hovenier një intervistë për T7.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu