ARKIVI:
23 Dhjetor 2024

Amicus Plato, sed magis amica veritas!

Shkrime relevante

Zëri i ndërgjegjës kombëtare thërret për ndryshim!

Shqiptarë të Plavës dikur..., para se pasardhësit e tyre të bëheshin...

Ja si mund të duket Anglia e bukur, e së ardhmes…!

Jorgo Mandili 21 dhjetor 2024 ___ Britania ishte përpara të gjitha vendeve perëndimore në...

Si i dëboi UÇK-ja hoxhëllarët dhe predikuesit e fesë islame nga frontet e luftës

Luan Dibrani, Gjermani ___ Gjatë periudhës së luftës në Kosovë, Ushtria Çlirimtare e...

Interesat kombëtare të Kosovës, marrëdhëniet ndërkombëtare dhe konteksti më i gjerë gjeopolitik

Agim Vuniqi, New York ___ Roli i Shqipërisë dhe deklaratat e kryeministrit Rama Fjala...

Shpërndaj

KËRKESË PUBLIKE

Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës (ASHAK) duhet të ngrejë një komision me juristë vendorë dhe ndërkombëtarë, për të vlerësuar saktësinë/pasaktësinë shkencore të dy veprave që janë botuar nga kjo akademi:

  • “Gjenocidi i Serbisë në Kosovë – Aspekte juridike”, autor Arsim Bajrami;
  • “Gjenocidi dhe masakrat e Serbisë në Kosovë”, përmbledhje të kumtesave të konferencës shkencore të mbajtur në Prishtinë, më 23 prill 2023.

Zotit Mehmet Kraja, Kryetari ASHAK-së

Zonjës Gjyljeta Mushkolaj, Sekretare e Seksionit të Shkencave Shoqërore dhe redaktore e librave “Gjenocidi i Serbisë në Kosovë – Aspekte juridike” me autor Arsim Bajramin, dhe “Gjenocidi dhe masakrat e Serbisë në Kosovë” përmbledhje të kumtesave të konferencës shkencore të mbajtur në Prishtinë, më 23 prill 2023;

Zotit Jusuf Bajraktari, recensues i librit “Gjenocidi i Serbisë në Kosovë – Aspekte juridike”;

Zotit Agim Zogaj, recensues i librit “Gjenocidi i Serbisë në Kosovë – aspekte juridike”;

Zotit Frashër Demaj, që përgatiti për botim librin “Gjenocidi dhe masakrat e Serbisë në Kosovë”,

Anëtarëve të tjerë të Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës,

Profesorëve, asistentëve dhe stafit të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”,

Të nderuar,

Pasi kam analizuar me hollësi botimin e veçantë të Seksionit të Shkencave Shoqërore të Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës, të titulluar “Gjenocidi i Serbisë në Kosovë – Aspekte juridike”, të autorit Arsim Bajrami, dhe përmbledhjen e veçantë të titulluar “Gjenocidi dhe masakrat e Serbisë në Kosovë”, ku janë përfshirë kumtesat e prezantuara në konferencën e 23 prillit 2023, të përgatitur për botim nga anëtari me korrespondencë i kësaj akademie, Frashër Demaj, kam ardhur në përfundimet e mëposhtme:

  • veprat e lartpërmendura përmbajnë gabime të shumta terminologjike lidhur me krimin e gjenocidit dhe interpretime të pasakta për gjenocidin që ka kryer Serbia ndaj shqiptarëve të Kosovës. Rrjedhimisht, ato nuk i plotësojnë kriteret shkencore që të botohen si libra të veçantë, aq më pak në emër të Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës;
  • mungesa e njohurive teorike rreth krimit të gjenocidit që karakterizon autorin e librit “Gjenocidi i Serbisë në Kosovë – aspekte juridike” dhe autorët e “kumtesave shkencore” të përmbledhura në librin “Gjenocidi dhe masakrat e Serbisë në Kosovë” ka pasur për efekt negativ në zhvendosjen e krimeve serbe nga krimi i gjenocidit në kategoritë e tjera penale;
  • një pjesë e konsiderueshme e gabimeve shkencore të autorëve në fjalë janë trajtuar gjerësisht në studimin tim “Krimi i gjenocidit – aspekte teorike dhe studime rastesh”, që është duke u botuar si fejton në faqen e internet https://kosovogenocide.com/ të Qendrës “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e hapur” (Në linkun: https://kosovogenocide.com/libra/ mund të gjeni të gjitha pjesët e publikuara deri tani dhe ato që do të publikohen gjatë muajve në vijim);
  • botime të tilla në emër të ASHAK-së me qasje të gabuara ndaj krimit të gjenocidit mund të shfrytëzohen nga mohuesit e gjenocidit në Kosovë, “për të argumentuar” se gjoja Serbia nuk ka kryer gjenocid në Kosovë;
  • qasjet e tilla të gabuara të akademikëve të librave në fjalë mund të kenë ndikim të madh negativ në përhapjen në mesin e juristëve dhe historianëve të rinj të pasaktësive shkencore rreth krimit të gjenocidit;

Nga arsyet e përmendura më lart, këta libra nuk plotësojnë standardet dhe kriteret e përcaktuara sipas nenit 1 të Rregullores për Veprimtarinë Botuese të Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës për zhvillimin e veprimtarisë botuese të kësaj akademie dhe janë në kundërshtim të plotë me pikën 5 të nenit 3 të kësaj rregulloreje, sepse me pasaktësitë e mëdha shkencore që përmbajnë, nuk hyjnë në kategorinë e veprave me interes kombëtar, që të botohen si botime të veçanta në emër të Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës.

Këto janë vetëm disa nga arsyet, që kërkoj publikisht nga Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës që të ngrejë një komision me juristë vendorë dhe ndërkombëtarë, për të vlerësuar saktësinë/pasaktësinë shkencore të dy veprave që janë botuar nga kjo akademi:

  • “Gjenocidi i Serbisë në Kosovë – aspekte juridike”, autor Arsim Bajrami dhe
  • “Gjenocidi dhe masakrat e Serbisë në Kosovë”, përmbledhje të kumtesave të konferencës shkencore të mbajtur në Prishtinë, më 23 prill 2023.

Me respekt

Bardhyl Mahmuti

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu