ARKIVI:
23 Nëntor 2024

Analizë veprës së Bajram Kabashit  ”Rrëfime nga Norvegjia”

Shkrime relevante

Harbutëria e “analistëve” ndaj mërgatës sonë nëpër botë

Afrim Caka, Gjakovë SYTË TANË S'JANË SI MË PARË!!! Eh ç'ju raskapit shpirti...

Presidentja Vjosa Osmani në vizitë pune në Kanada-përfaqëson Kosovën në Forumin Ndërkombëtar të Sigurisë në Halifax

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka udhëtuar për vizitë...

Përkrahësja e madhe e kauzës Shqiptare, Edhit Durhami, përkujtim në 80 vjetorin e vdekjes

Edith Durham 1863-1944 Nail Draga, Ulqin Nga të dhënat e njohura  deri tash...

Prezantohet Fjalori i Madh për Gjuhën Shqipe, Gjinushi: U hartua nga 55 bashkautorë e 25 hartues

Nga Marseda Qefalia 22/11/2024 TIRANË, 22 nëntor /ATSH/ Në ditën e dytë të Kuvendit...

Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe

Nga edlira.ruzi 22/11/2024 TIRANË, 22 nëntor/ATSH/ Sot është Dita e Alfabetit Shqip, tashmë...

Shpërndaj

Zeqir Bekolli, Prishtinë

  • Fjala e Redaktorit të librit të Bajram Kabashit, Rrëfime nga Norvegjia, Zeqir Bekollit, që e mbajti sot në Hotelin Grand të Prishtinës me rastin e promovimit të librit. 

Në hapësirat e Hotelit “Grand”, në Prishtinë u bë promovimi i  librit i gazetarit e publicistit, Bajram Kabashi, që titullohet: “Rrëfime nga Norvegjia”, një libër sa publicistik aq edhe  autobiografik, që i përkushtohet jetës së autorit dhe rrugëtimit të tij jetësor, me theks të veçantë nga puna  në gazetari, në të përditshmen “Rilindja”/”Bujku”, por edhe rrugëtimit të tij drejt shtegut të hidhur të mërgimit në Norvegji, i bërë kundrejt vullnetit të tij. Ku libër, që shfleton kujtimet nga memoria e Kabashit, i sjell lexuesit aspekte interesante nga jeta personale e autorit, por edhe nga realiteti shoqëror, që mbretëronte në Kosovë, sidomos në periudhën kur Kabashi do të merret me gazetari, në një fazë, në periudhën e sistemit totalitar, dhe më pastaj edhe në fazën e ripushtimit të egër të Kosovës nga ana e Serbisë, pas shpërbërjes së krijesës artificiale ish-Jugosllavisë.

I njohur për guximin dhe profesionalizmin gazetaresk, Kabashi do të trajtojë tematika të rëndësishme, qofshin ato me përmbajtje historike, siç ishte ajo e gjenocidit të shqiptarëve në Sanxhakun e Nishit, ndryshimet kushtetuese të Autonomisë së Kosovës, me problemet e arsimit në periudhën nën pushtim, me vlimet në Shqipëri pas rënies së sistemit totalitar atje, me rastin Janullatosi, problematika këto që e kanë rrezikuar sa herë nga shërbimet sekrete, qofshin ai serb, grek,…e tjerë.

Kabashi, pavarësisht rreziqeve që i ofronte profesioni i gazetarit, ai nuk ndalej edhe pse përballej me mungesa materiale për shkak të pagesave të ulëta ose mos pagesave për punën që bënte në gazetë dhe vështirësive për t’i rritur fëmijët në një lagje të Prishtinës ku jetonte me qira. Derisa kjo gjendje paraqiste vështirësi në jetën e tij , qoftë familjare apo profesionale, Kabashi si kush tjetër në kolektiv, do të përleshet ashpër me përfituesit e luftës që vepronin në kuadër të kolektivit të cilët zhvatnin milionat, që kolektivi i krijonte në punktet e veta në Zvicër e Tiranë, duke bërë jetë luksoze, pa e qarë kokën se në Prishtinë vepronte e jetonte në rrethana të jashtëzakonshme një elitë e gazetarisë, që profesionin e konsideronte edhe si mision.

Si pjesë e Sindikatës progresive, Kabashi do të dalë edhe publikisht duke i akuzuar edhe me emër e mbiemër përfituesit e kolektivit dhe këtë “luftë” nuk e ndali as sot e kësaj dite, kur tashmë nuk ekziston as gazeta, as pasuria e saj të cilën një pjesë e mori Qeveria, një pjesë u uzurpua në Tiranë, kurse ajo që ekzistoi në Zvicër u zhduk pa gjurmë, nga matrapaz të kolektivit të përkrahur nga politika e ditës, e kohës. Të gjitha këto Kabashi do t’i përkujtojë në librin më të ri, që tashmë është në duart tuaja, siç bëri edhe me librin paraprak: “Rilindja preokupim dhe trishtim”. Kabashi nuk do t’i kursejë edhe kategorinë e gazetarëve servilë, të cilët sikur dje edhe sot vazhdojnë t’ju thurin ode drejtuesve të gazetës, shumica e të cilëve u emëruan nga pushteti si shërbëtorë të tij, duke fshehur kështu të vërtetën para publikut.

Kabashi si askush tjetër, do t’i kushtojë kujdes, por edhe do të tërheq vërejtjen për rrezikun që praqet sot Islami politik, për kombin dhe shtetin, por edhe për “heshtjen” shtetërore përballë këtij fenomeni, që për objektiv ka shkombëtarizimin e popullit shqiptar dhe krijimin e njeriut të ri Mysliman, me orientim anti amerikan e anti evropian.

Krejt këto  për gazetarin e idealistin Kabashi paraqisnin një traumë jetësore, që vështirë mund t’i shmangej pa i qitur në letër

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu