ARKIVI:
17 Tetor 2024

Anamneza e krijimit të shkrimtarit Besnik Mustafaj

Shkrime relevante

Hipokrizia e kërkimit shkencor në Shqipëri dhe një Projekt Ligj që zgjidh

Prof. Dr. Pirro Prifti Projekt Ligji për Kërkimin Shkencor të propozuar nga...

Kujtime nga viti 1979, si student, në Shqipëri e mësues, në Suedi

Sinan Kastrati, Suedi ___ Nga Ditari im ___ Në fillim të tetorit (`24) isha sikurse...

At Shtjefën Gjeçovi meriton më shumë !

Nga: Frank Shkreli 12 Korrik 1874 --14 Tetor 1929  “Këto punë po i...

Rrëfime të Irsa Shores për kalanë magjepsëse të Gjirokastrës

Irsa Shore 𝐊𝐚𝐥𝐚𝐣𝐚 𝐞 𝐆𝐣𝐢𝐫𝐨𝐤𝐚𝐬𝐭𝐫𝐞𝐬 është një ndër më të mëdhatë në...

Ku ishim, ku jemi dhe kah po shkon diplomacia dhe politika globale në suazat e rendit të ri botëror

Nga: Prof Dr Hakif Bajrami, historian Sot zhvillohet një luftë tinzare në...

Shpërndaj

Nga Jusuf BUXHOVI
______
ANAMNEZA E KRIJIMIT….
-Besnik Mustafaj: “Letrat e mia kredenciale (një rrëfim me Arta Markun”), botoi “Buzuku”,
Në filozofi, anamneza, është koncept i ringjalljes së kujtimive, të lindura para lindjes. Këtë teori ne e njohim nga dialogët e Platonit. Te “Menoni”, personazhi me të njëjtin emër, shtron para Sokratit çështjen, që më vonë do të identifikohet si “paradoks sofistik”.
Vepra “Letrat e mia kredenciale (një rrëfim me Arta Markun”), një libër i zhanrit intervistues, i pari i tillë në letrat tona, në disa segmente, po qe se i referohet dialogut të Menonit me Sokratin, mund t’i takojë edhe asaj që merret si “paradoks i njohurisë”, meqë kur i pari para filozofit të madh shtron pyetjen se si mund të njihet natyra e vullnetit të brendshëm kur, si e tillë, nuk shihet dhe, edhe po qe se ia arrin ta përshkruesh, ajo megjithatë mbetët e panjohur, Sokrati i Platonit, përgjigjet me teorinë e anamnezës.
Natyrisht se ringjallja e kujtimeve, qoftë edhe në formën e përkufizimit platonian, me atë se shpirti është i pavdekshëm meqë në “mbretërinë e ideve”, është pajisur me njohuritë e së vërtetës, prej nga ato, nëpërmes procesit të ri-kujtesës rikthehen, në krijimtari reinkarnimi i tyre, pamëdyshje se i atribuohet anamnezës.
Meqë raportet e saj në krijimtari varen nga krijuesi dhe ndërlidhja e tij me shpërfaqjen e “botës së brendshme”, gjë që atë e determinon si individualizëm që veprës i jep dimensionin e veçantë, me të cilën mandej lidhet lexuesi në forma të ndryshme intuive dhe përceptive, prej nga autori shkëputet nga vepra, pa kurrëfarë të drejte që ta interpretojë apo shpjegojë. Përkundër kësaj në universin krijues, veçmas atë letrar, përherë mbetet një hapësirë, si të thuhet, “e lirë” për autorin që “të manipulojë” me ide të caktuara, që i takojnë këtij universi. Natyrisht se ato, pa marrë parasysh volumin dhe thellësinë e shtrirjes, doemos se ndërlidhen me atë “paradoksin e njohurisë”, pikërisht me atë nga filozofia sokrato-platoniane, që te biseda e Besnik Mustafajt me Arta Markun, shfaqen “si kredenciale” të autorit bashkëbisedueses, me çka fitohet përshtypja se, si e tillë, doemos është dashtë të kenë për model dialogun që njohim nga filozofët antikë, jo që biseda të mbindertojë një diskurs mbi çështjet filozofike, të cilat edhe sot e gjithëditën mesin të hapura, por të pasqyrojë atë që A. Apolloni në hyrje e sheh si “marking-of që tregon prapaskenat e krijimit të veprave të autorit të njohur Besnik Mustafaj”, prej nga del vlerësimi se “veprat e këtij autori janë lexuar vetëm si rezultate, kurse prej tash ato i shohim edhe si procese”.
Vlerësimi i parjes së veprave të Mustafajt “si procese”, nga sfondi i përgjithshëm i bisedës me Arta Markun, përkundër njohurive që dalin rreth kohës dhe rrethanave nëpër të cilat ka kaluar autori, rrethana këto karakteristike për atë se kalojnë nëpër dy binarë thuajse asimetrik shoqëror-politik dhe kulturor të përthyerjeve mdis diktaturës dhe pluralizmit, gjë që ato pasqyrojnë brendinë e këtij kapërcimi vertikalisht dhe horizontalisht me një çasje ndër më origjinalet në letërsinë tonë, megjithatë, nxjerr në pah edhe raportet tjera. Nga ato që i takojnë kompleksitetit të njohjes, si dije, kulturë, e mbi të gjitha si pjesë e një kujtese, që shpalon ndjenja të thella shpirtërore që kanë ndikuar pasqyrimin e personazheve si karaktere të ndryshme. Nga këto shpalime, me interes të veçantë janë observimet e ndjenjave (dashuria – urrejtja, jeta – vdekja) si pikëpamje mbi të cilat ndërtohet individualiteti si dhe ato të raporteve të krijuesit me politikën, me shoqërinë, prej nga fitohet përshtypja për një krijues i cili, në të gjitha fazat, madje edhe ato të hershmet të jetës në dikaturë me diktatet e njohura soc-realiste, ka pasë parasysh krijimin si një akt të lirisë, fillimisht të brendshme, pra atë të ëdërruar, që nuk është e thënë që si gjendje të ndryshojë edhe në rrethanat e lirisë “së jashtme”, meqë ajo mbetët përherë e pakryer. Ky dimension më së miri paqitet në pyetjen rreth “lirisë së ëndërruar” dhe “lirisë së zhgjëndrrës”, me ç’rast Mustafaj thotë se: “Liria në zhgjëndërr është, në njëfarë mënyre, një ëndërr e re: po aq e mrekullueshme, e pakëmbyeshme me asgjë tjetër. Por në këtë e re shfaqen, megjithatë, pafuqitë e lirisë, që nuk ishin në ëndrrën e parë. Që do të thotë se bashkë me mrekullimin, në këtë ëdërr të re unë kam gjithë kohën ca ankthe e ca dëshpërime, që nuk i kisha në ëndrrën e parë, atëherë kur kjo ëndërr i përkiste botës së parealizhueshme, pra, ishte një ëndërr që më pëlqente, por nuk më ngjallte ndonjë shpresë…” Bashkëbisedue, me këtë rast shkrimtari Mustafaj, ankthin e “lirisë së zhgjëndrrës” e shpjegon me atë se zbulimi i saj (i lirisë) ka të bëjë me atë se ajo “ nuk është dhe nuk mund të jetë e përsosur”, vlerësim ky që lidhet me konceptin e një shkrimtari të madh gjerman (Gëte) i cili, lirie e definon si “të pakryer dhe asnjëherë të përhershme”, ngaqë varet nga raportet e njeriut me të… Nga ky këndvështrim shfaqet edhe “dëshpërimi” ngaqë në zhgjëndërr “liria jetohet si një realitet konkret”, aspekt ky që autorin e shtynë që ta përjetojë si “një ëndërr të dytë”. Në këtë “ëndërr të dytë”, ato mbesin të paprekura, diçka që ndjellin ankth dhe dëshpërim. Për ç’gjë Mustafaj sikur nxjerr “arsyetimin” me atë që thotë “se jeta pa to nuk do të ishte jetë… Do të ishte diçka tjetër…”
Këto dhe dilema të ngjashme, shumë herë të ngritura si deri tek përmasat e çështjeve filozofike, bashkëbisedimin e Mustafajt me Ana Markun, krahas pasqyrimit të raporteve të shkrimtarit me veprën nga brenda, e radhisin ndër veprat e para të llojit të tillë, ku anamneza, nxjerr në pah dimensionin e panjohur të botës së krijuesit nga thellësitë, që si të tilla, diskursit krijues i japin dimensionin e reinkarnimit imagjinativ të shpirtërores, asaj platonianës, që edhe më tutje ndikon edhe pavetëdijshëm vetëdijen tonë… Dorëzimi i kredencialeve, qoftë edhe i pjesërishëm, tumir këtë fatum të krijuesit…

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu