ARKIVI:
23 Shkurt 2025

Anekdoda të përmbledhura nga Argjira Ukimeri

Shkrime relevante

Më e bukura hakmarrje është të ndërtosh jetën tënde pa ta, të tregosh se tradhtia e tyre nuk të ka thyer…!

Halil Geci, Skenderaj ___ TRADHTIA: PLAGË QË S’SHËROHET KURRË ___ Kur të tradhëtojnë është sikur...

Afrim Caka për “fshatarizmat” dhe poshtërsitë anti-Kosovë të Lutfi Hazirit

Afrim Caka, Gjakovë “LYTFI HAZIRI E RESPEKTOVE KRRIҪIN E XHELATIT DHE KISHE...

Kështu përshkruhet Trump: – mediat ruse brohorasin

Vizatimi: Marvin Halleraker / Aftenposten Eksperti thekson se mediat ruse nuk kanë...

Algjeria refuzoi dhjetë herë të ndërmarrë veprime kundër terroristëve, Franca premton reagime

Burri mendohet se quhet Brahim Abdessemed. Document.no Algjeriani (37) që sulmoi dhe vrau...

Disa të goditur me thikë në një treg në Francë: – Terror islamist

Këtu, hetuesit e policisë punojnë në vendin e ngjarjes në qytetin...

Shpërndaj

Argjira (Ari) UKIMERI

Korrik, 2021

ANEKDODA

Pjesa e dytë

MA.SC. Pedagoge – Prizren

1. OPERA

Njëherë një djalë i ri e pyet Moxartin, se si shkruhej opera. Je shumë i ri, iu përgjigjë kompozitori. Fillo nga Baladat. Po ju ishit 10 vjeç kur filluat të shkruani opera – ia ktheu djaloshi. Ke të drejtë – i tha kompozitori. Mirëpo, unë nuk iu pyta si shruheshin operat.

2. KARIKATURAT

Njëherë një banorë toskë, e pyeti Faik Konicën:
Zotëri Faik, nëse grekët kanë nevojë ta përvetësojnë veshjën tonë kombëtare, përse nuk mësojnë ta mbajnë ashtu si duhet?
Eh po, karikaturat janë një formë e ligjshme e artit – u përgjigjë eruditi i madh

3. MIKËPRITJA SHQIPTARE

Duke folur me një të huaj për mikëpritjen shqiptare, Ismail Qemali tha: Të parët tanë, na kanë lënë dy zakone të mira ne shqiptarëve: – Për mikun bishtin dhe Për armikun gishtin.

4. EMRI

Një nënpunës, i doganës në Greqi e pyeti një shqiptar: Si e ke emrin? E pyeti për shkak të plotësimit të disa dokumenteve. Çfarë thotë? E pyeti shqiptari shokun. Unë nuk di asnjë fjalë greqisht. Shoku i thotë, zotëriu do ta di emrin tënd. I thuaj që në Shqipëri e kam emrin Florian, ndërsa në Greqi e kam emrin Janos.

5. FITORJA E PIRROS

Në një betejë, më të përgjakshme që bëri për të ndihmuar fiset ilire në Italinë e sotme, ushtria e Pirros fitoi, por me humbje të mëdha. Pas betejës, miqtë dhe shokët e Pirros e uronin me gjysmë zëri, edhe ky i falenderonte me gjysme zëri. Kur një mik i tyre e uroi me gojën plotë, Pirro u përgjigjë poashtu:Edhe një fitore si kjo, edhe une do të mbetesha pa ushtri.

6. NGORDHJA E KALIT

Një bej i vrazhdë, e kishte pikë të dobët kalin e evet dhe kishte urdhëruar: Kush të më thotë se ngordhi kali, do të vras! Një ditë prej ditës, kali i beut ngordhi. Askush nga fshatarët nuk goxonte ti jepte beut lajmin e keq. Atëherë u ngritë Qerosi dhe vajti te zotëriu për vizitë. Ky e pyeti: SI është Kali? Shëndoshë e mirë, zotëri. Patkonjtë i ktheu nga dielli, i tha punëtori. Si, ngordhi kali im? Pyeti Beu. Vrit veten tani Be, sepse vet the që kali vdiq, ia ktheu punëtori.

7. E PREMTJA E BARDHË

Po bëhej një gosti në një fshat të Korçës. U pre mishi dhe u shtrua në sofër, prifti mori një veshkë të ngrohtë dhe e hëngri. Ç’bënë ashtu, uratë? E pyetën ata që e panë. Jemi me Kreshmë në gojë. Ndërsa sot është e Premtja e zezë. Prifti ua ktheu: Nuk thoni ju, shyqyr sot e kam të bardhë. Sepse çdo herë është e premtja e zezë.

8. KONKURRENCA

Ishte një deputet, që zëri nuk iu kishte dëgjuar zëri në parlament. Në një seancë parlamentare që ishte mbajtur, më në fund edhe deputeti e kërkoi fjalën. E ka fjalën – tha kryetari – urdhëro zoti deputet. Unë desha të them zoti kryetar të mbyllet një çikë dritarja përballë. Më bën konkurencë me derën që është e hapur mos të ftohemi.

9. VOTIMI I TREFISHTË

Eqrem Beu për të fituar në zgjedhje, përdori një marifet. Hapi dyertë e sarajave, ku priste zhgjedhësit e tij, ku iu jepte nga një qylaf, një festë e zezë dhe një kaskeyë. Qëllimi ishte që çdo zgjedhës, duke vënë njëherë qylafin, njëherë kasketën dhe njëherë festën e zezë. Kështu do të kujtoheshin për Eqrem Beun, dhe do ta votonin tri herë për të.

10. UJQIT

Dy udhëtarë jabanxhi i zë nata në një katund e shkojnë për të fjetur në një shtëpi. I zoti i shtëpisë i pret mirq. I futë brenda, i shërben me kaffe, iu jep duhan dhe i bën shumë muhabet. Kur e pyesin miqtë: Si je me shëndët? Ai iu përgjigjet me gjithë qejf: Jam i shëndoshë si ujk. Po ju sijeni? Kur thotë si ujk, të dy e shikonin njëri tjetrin të çuditur nga gjuha e mikëpritësit. Mbas pak u kthye nga puna i biri i zotit të shtëpisë, dhe u përshëndet me miqtë. Mirëseerdhët. Si jeni, si shkoni? Mirë falemnderit – ia kthyen udhëtarët. Po ti sijë me shëndet? E pyetën djalin. Shëndoshë si ujk – i përgjigjet edhe djali. Kur edhe i biri tha “Si ujk”, njëri nga miqtë i frikësuar tha: Ngrihu, e të ikim, se u bënë dy ujq.

Përzgjodhi: Argjira (Ari) Ukimeri – Ma.Sc. Pedagoge

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu