ARKIVI:
19 Nëntor 2024

Angjelin Prelocaj, vazhdon të shndrisë në l’Opéra de Bastille të Parisit 

Shkrime relevante

Shpërndaj

Nga Bajram SEFAJ  

Përkujtim 

Këto ditë, në l’Opéra de Bastille të Parisit 

Edhe një shkëlqim i Angjelinit! 

Fjala është për shfaqjen spektakolare të baletit me titull “Siddharta”, realizuar nga koreografi  me origjinë shqiptare, Angjelin Prelocaj.   

Paris, mars (para shumë vjetësh!) 

“Kushëriri i engjëjve”, ashtu sikurse më së miri e pagëzoi i famshmi Kadaré, (në një ese-libër të tij), koreografin me origjinë shqiptare, Angjelin Prelocaj (Anzhle Prelzhokazh, ia shqiptojnë emrin francezët), ja tek, këto ditë, në mënyrën më të mirë dhe më madhështore, (ri)shfaqet para publikut parisian. Por, duhet detyrimisht nënvizuar, që në fillim se, kësaj herë, ai vjen më një ndriçim të ri, ndoshta më të shkëlqyer se asnjëherë më parë. Deri me tash.  

Ballet Preljocaj: Gravity at the Château de Versailles Spectacles

Fjala është për veprën e tij me të re koreografike, me titull “Siddharta”. Këtë kreacion të ri, që hijshëm i ngjitët dhe pasuron opusin të tij artistik, Angjelini e realizoi në bashkëpunim me kompozitorin  e njohur, Bruno Matovani, që, me porosi të përgjegjësve të Operës Nacionale franceze, muzikën e shkroi enkas për këtë spektakël të madh. Anëtari i trete i “trios” se krijimit të kësaj vepre të rëndësishme skenike, është edhe skenografi i njohur Claude Lévèque. Natyrisht se regjistri i skuadrës realizuese të këtij projekti madhor, nuk përfundon mere kaq. Duhet vë në spikamë, gjithashtu se, këtij kreacioni të ri të Angjelin Prelocajt, mbarë masmediat francez, shtypi i shkruar i ditës, javor e periodik, radiostacionet dhe kanalet e shumta televizive, i dhanë publicitet të jashtëzakonshëm, gjithnjë duke e vlerësuar lartë, si një të arrirë të madhe artistike dhe të veçantë në këtë gjini. Madje dikush e quajti “Poemë simfonike dhe vallëzimi”. Kështu, fjala vjen, në ditarin qendror “në meshën e madhe” siç e quajnë këtu, ditarin e orës 20 të Televizionit TF1, koreografisë se mjeshtrit shqiptar të shfaqjes “Siddharta”, iu kushtua një hapësirë e madhe, e pazakonte në këtë kanal, kur koha e zgjatjes se storjeve filmike, pjesëtohet në sekonda! 

Galerie Photos – Angelin Preljocaj :: Montpellier Danse

Se çfarë është interesimi i opinionit dhe përgjithësisht i dashamirë të këtij art i elitës, siç e çmojnë edhe ndryshe, më se miri dëshmon edhe kohëzgjatja e këtij spektakli në skenë. Premiera ishte, ditën e ënjtë të tetëmbëdhjetë marsit, kurse shfaqja e fundit parashikohet te jepet më njëmbëdhjetë të muajit prill. Kësaj duhet shtuar se shfaqja “Siddarta”, jepet nga tri herë në ditë.  

Pa mëdyshje, jashtë diskutimi dhe, pa fije hezitimi, mund të pohohet se spektakli “Siddhorta” e Angjelinit tonë, është ngjarja numër një në panoramën ose në mozaikun e ngjeshur të jetës kulturore dhe artistike të Parisit, të këtyre ditëve.

Winterreise - Ballet Preljocaj

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu