ARKIVI:
17 Nëntor 2024

Departamenti për Krime Lufte dhe Gjykata Themelore në Prishtinë kanë shkelur rëndë të drejtën e viktimave dhe të mbijetuarve të gjenocidit në fshatin Izbicë!

Shkrime relevante

Popesku, turpi bije mbi ata që në shtëpinë e vet i sulmojnë mysafirët…!

Gani I. Mehmeti Në minutat shtesë, tifozët vendas nisën thirrjet raciste, me...

Kryeministri Albin Kurti mirëpriti Përfaqësuesin e ri Special të Norvegjisë për Ballkanin Perëndimor, Eirik Nestås Mathisen

Prishtinë, 14 nëntor 2024 Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti mirëpriti sot...

Mendime rreth deklaratës së Aleksander Vuçiq për deklaratat e Vesli Clark

Gani I. Mehemti Vuçiq për deklaratat e Clark: S’e kuptoj se në...

Qeveria e Kosovës nuk duhet të pranoj nënshkrimet e kriminelëve, janë të pavlefshme

Aurel Dasareti Nëse kuislingu Hashim Thaçi nuk ishte kriminel, pse jeton në...

Kosova dhe Bosnja e Hercegovina, në shënjestër të qëllimit të njëjt

Nga: Ryzhdi Baloku, Pejë Nga ngjarjet e përjetuara të gjeneratave të kohës...

Shpërndaj

Këshillit Gjyqësor të Kosovës
Këshillit Prokurorial të Kosovës
Zyrës së Kryeprokurorit të Shtetit
Departamenti për Krime të Rënda në Gjykatën e Apelit të Kosovës

ANKESË PUBLIKE:

Departamenti për Krime Lufte dhe Gjykata Themelore në Prishtinë kanë shkelur rëndë të
drejtën e viktimave dhe të mbijetuarve të gjenocidit në fshatin Izbicë!
Të nderuar anëtarë të Këshillit Gjyqësor të Kosovës,
Të nderuar anëtarë Këshillit Prokurorial të Kosovës,
Të nderuar anëtarë të Zyrës së Kryeprokurorit të Shtetit
Të nderuar anëtarë të Gjykatës së Apelit,
Duke u mbështetur në kompetencat kushtetuese të Këshillit Gjyqësor të Kosovës që të
sigurojë funksionimin e pavarur, profesional dhe të paanshëm të gjykatave në Kosovë dhe të
vlerësojë njohuritë profesionale, kapacitetin për arsyetime ligjore, aftësinë profesionale,
aftësinë dhe kapacitetin në analizimin e problemeve ligjore, aftësinë për të kryer detyrat në
mënyrë të paanshme, të ndershme, me kujdes dhe me përgjegjësi;
Duke pasur për bazë faktet:
– më 29 mars 2022, z. Ilir Morina, prokuror i Departamentit për Krime Lufte i Prokurorisë
Speciale të Republikës së Kosovës, ka ngritur aktakuzë kundër Muharrem Alidemajt,
për arsye se dyshohej që, “si pjesë e forcave ushtarake dhe policore serbe, më 28 mars
1999, në fshatin Izbicë, ka kryer veprën penale Krimi i Luftës kundër popullsisë civile”;
2
– për veprën penale “Krimi i luftës kundër popullsisë civile”, e sanksionuar me nenin 142
lidhur me nenin 22 të Ligjit Penal të Republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë, si
ligj në fuqi në kohën e kryerjes së veprës penale, aktualisht i sanksionuar sipas veprës
penale “Krimet e luftës në shkelje të rëndë të nenit 3 të përbashkët për konventat e
Gjenevës”, nga neni 146, lidhur me nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës,
më 12 korrik 2024, në Gjykatën Themelore në Prishtinë, trupi gjykues me përbërje:
Vesel Ismajlin (kryetar), Kushtrim Shytin (anëtar) dhe Violeta Namanin (anëtare), dënoi
me 15 vjet burg Muharrem Alidemajn për pjesëmarrje në krime lufte gjatë vitit 1999
në Izbicë.
Rikujtojmë se në bazë të së drejtës penale ndërkombëtare, klasifikimi i krimeve më të rënda
bëhet si më poshtë:
1. në kategorinë e parë është krimi i gjenocidit, si krim më i rëndë, që ka për qëllim të
shkatërrojë tërësisht ose pjesërisht një grup kombëtar, etnik, racial ose fetar si të tillë;
2. në kategorinë e dytë janë klasifikuar krimet kundër njerëzimit, ku futen veprat që janë
kryer gjatë një sulmi të përgjithshëm dhe sistematik të drejtuar kundër një popullsie
civile;
3. në kategorinë e tretë dhe të fundit janë krimet e luftës, ku përfshihen krimet që
ndodhin gjatë një konflikti të armatosur ndërkombëtar apo jo ndërkombëtar dhe nuk
janë respektuar të drejtat e kategorive të mbrojtura me Konventat e Gjenevës të vitit
1949.
4. krimi i agresionit si kategori e katër është e një natyre tjetër.
Duke marrë në konsideratë faktin se, në arsyetimin e tij për ngritjen e aktakuzës, prokurori Ilir
Morina pretendon se mbështetet në jurisprudencën e Gjykatës Penale Ndërkombëtare për
ish-Jugosllavinë (f.10, 46, 48, 49, 51 etj.) dhe i referohet vendimit të kësaj gjykate në procesin
gjyqësor kundër udhëheqësve të Jugosllavisë: Millan Millutinoviqit (Milan Milutinović), Nikolla
Shainoviqit (Nikola Šainović), Nebojsha Pavkoviqit (Nebojša Pavković), Vllastimir Gjorgjeviqit
(Vlastimir Đorđević) dhe Sreten Llukiqit (Sreten Lukić) . Madje që në fillim të arsyetimit
theksohet: “Masakra e Izbicës është një nga masakrat më të mëdha që ka ndodhur në
territorin e Kosovës gjatë periudhës së luftës në Kosovës, gjatë viteve 1998-1999. Disa
3
udhëheqës shtetërorë të RFJ-së dhe Serbisë, u gjykuan dhe u dënuan për këtë masakër dhe disa
të tjera në tërë territorin e Kosovës”;
Duke pasur parasysh faktin, që përkundër asaj se prokurori Ilir Morina ka qenë në dijeni të
përmbajtjes së vendimeve të Gjykatës Penale Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë, të cilave u
referohet, ai ka përpiluar një aktakuzë që degradon natyrën e krimit që është kryer në fshatin
Izbicë, duke e kualifikuar si “krim lufte”;
Duke pasur parasysh faktin, se mbi bazën e kësaj aktakuze trupi gjykues i Gjykatës Themelore
të Prishtinës, i përbërë nga Vesel Ismajli, Kushtrim Shyti dhe Violeta Namani, sollën vendimin
që legjitimon degradimin e natyrës së krimit që është kryer në fshatin Izbicë;
Duke vepruar në këtë mënyrë, prokurori dhe trupi gjykues në fjalë kanë dëshmuar
papërgjegjësi profesionale me pasoja të mëdha.
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e hapur” bën ankesë publike për shkak se Departamenti
për Krime Lufte dhe Gjykata Themelore në Prishtinë kanë shkelur rëndë të drejtën e viktimave
dhe të mbijetuarve të gjenocidit në fshatin Izbicë!
ARSYETIM
1. Që në kontaktet e para të kryeprokurores së Gjykatës Penale Ndërkombëtare për ishJugosllavinë, Carla Del Ponte (Karla Del Ponte) me pushtetarët e rinj në Beograd pas
përmbysjes së Sllobodan Millosheviqit, ajo u kërkoi arkivat e Këshillit Suprem të
Mbrojtjes së Jugosllavisë. Mirëpo hasi në refuzim kategorik, sepse, siç pohon
zëdhënësja e Prokurores Del Ponte, Florence Hartmann, “zyrtarët serbë ishin të bindur
se arkivat e Këshillit Suprem të Mbrojtjes së Jugosllavisë mund të shpinin deri te dënimi
i Serbisë për gjenocid.” [Florence Hartmann, Paix et châtiment, (Paqja dhe ndëshkimi),
Flammarion, 2007, f. 118].
Për të ilustruar këtë pohim, zëdhënësja Hartmann sjell qëndrimin e ministrit serb të
Punëve të Jashtme, Goran Svilanović (Svillanoviq), i cili në zyrën e kryeprokurores Del
Ponte në Hagë, më 3 tetor 2003, përpiqej të arsyetonte shkaqet e refuzimit të
dorëzimit të arkivit të Këshillit Suprem të Mbrojtjes së Jugosllavisë. Në këtë takim,
Goran Svilanović kishte deklaruar se, “nëse ju ndihmojmë ta dënoni Millosheviqin për
gjenocid, atëherë edhe shteti ynë do të dënohet nga Gjykata Ndërkombëtare e
4
Drejtësisë për gjenocid dhe do të duhet të paguajmë miliarda dollarë dëmshpërblim…”
(Vepra e cituar e Florence Hartmann-it, f. 118).
Përveç refuzimit të dorëzimit të dëshmive të krimit të gjenocidit, udhëheqësit e rinj të
Beogradit deklaronin haptazi, se “interesi jetësor kombëtar” i tyre ishte t’i fshihnin
Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë të gjitha informatat që mund ta bënin
përgjegjëse Serbinë për krimin e gjenocidit. Ajo që është edhe më neveritëse në
strategjinë e regjimit të Vojislav Koštunica-s (Vojisllav Koshtunica) për të fshehur faktet
e gjenocidit serb në Kroaci, në Bosnjë dhe në Kosovë lidhet me qëndrimet e pushtetit
në Beograd, se gjoja “drejtësia dhe e vërteta e dëmtojnë stabilitetin në rajon dhe
veprojnë kundër paqes”. (Vepra e cituar e Florence Hartmann-it, f. 118).
Fshehja e provave të gjenocidit nga ana e autoriteteve të Beogradit mund të jetë e
kuptueshme për arsye të vazhdimësisë së strukturave të regjimit të Millosheviqit në
pushtetin “e ri”. Por ajo që është “e çuditshme” në këtë strategji, lidhet me
marrëveshjen që gjyqtarët e Gjykatës Penale Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë
kishin bërë me autoritetet e Serbisë, për t’i mbajtur të fshehura provat nga Gjykata
Ndërkombëtare e Drejtësisë dhe nga publiku dhe të mos akuzonin Serbinë për Krimin
e Gjenocidit që kishte kryer ndaj shqiptarëve të Kosovës. Mirëpo Florence Hartmann
denoncoi publikisht këtë marrëveshje dhe për herë të parë nxori në shesh të dhëna të
sakta lidhur me hipokrizinë e drejtësisë ndërkombëtare. Vërtetësinë e marrëveshjes
mes Gjykatës së Hagës dhe Serbisë, që ia zbuloi publikut Florence Hartmann, nuk e
kundërshtoi askush. As Gjykata e Hagës, që ngriti akuzë kundër saj për publikimin e
dokumenteve konfidenciale, nuk e mohoi vërtetësinë e strategjisë së fshehjes së
provave të krimit.
2. Si rezultat i marrëveshjes që kishte bërë Carla Del Ponte me pushtetarët e Beogradit,
udhëheqësit e shtetit serb u akuzuan për krime kundër njerëzimit, krime që hyjnë në
kategorinë e krimeve një shkallë më poshtë se krimi i gjenocidit.
Në proceset gjyqësore që u referohet prokurori Ilir Morina, udhëheqësit e
lartpërmendur serbë u akuzuan dhe u dënuan nga Gjykata Penale Ndërkombëtare për
ish-Jugosllavinë për krimet e mëposhtme:
– dëbimi, si krim kundër njerëzimit (vepra e parë);
– vrasja, si krim kundër njerëzimit (vepra e dytë);
5
– vrasja, si shkelje e ligjeve dhe zakoneve të luftës ( vepra e tretë dhe e katërt);
dhe
– persekutimi, si krim kundër njerëzimit (vepra e pestë);
(Referenca: Gjykata Penale Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë, Çështja nr: IT-05-87-
T, vendimi i datës 26 shkurt 2009, f. 9).
Në këtë vendim të Gjykatës Penale Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë, çështja e
krimeve të kryera në fshatin Izbicë trajtohet hollësisht nga paragrafi 557 (f. 240) e deri
në paragrafin 1223 (f. 510).
Në përfundim të shqyrtimit të provave materiale dhe dëshmive që u prezantuan gjatë
procesit gjyqësor, Dhoma erdhi në këtë përfundim:
“Sa i përket vrasjes të së paku 93 shqiptarëve të Kosovës në Izbicë, nuk ka asnjë dyshim
se autorët e krimit kanë shkaktuar dhe kanë dashur vdekjen e këtyre personave, Dhoma
erdhi në konkluzionin, që të gjitha elementet konstitutive të krimit të vrasjes, si shkelje
e ligjeve dhe zakoneve të luftës të ndëshkueshme me nenin 3 të statutit janë plotësuar.
Për më tepër, duke pasur parasysh faktin se këto krime janë kryer në kuadër të një sulmi
të përgjithshëm dhe sistematik kundër popullsisë civile dhe se aktet e autorëve të krimit
bëjnë pjesë në kuadër të këtij sulmi, për pasojat e së cilave ishin në dijeni ata ose
personat nën urdhër të të cilëve vepronin, Dhoma është e bindur se të gjitha elementet
e krimit të vrasjes, si krim kundër njerëzimit, të dënueshme në përputhje me nenin 5
të statutit, janë përmbushur. Në fund, duke kryer këto krime, autorët e krimit synonin
shqiptarët e Kosovës për shkak të origjinës së tyre etnike, duke i fyer dhe duke i detyruar
të heqin kapelat e tyre tradicionale, duke i çnderuar në këtë mënyrë simbolet e origjinës
së tyre etnike. Sipas Dhomës të Shkallës së Parë, autorët e krimit kanë kryer vrasje në
mënyrë të vetëdijshme, me qëllim që të zbatojnë një diskriminim kundër shqiptarëve të
Kosovës, si grup etnik. Prandaj të gjitha elementet përbërëse të krimit të persekutimit
që mori formën e vrasjes, dëshmojnë se janë përmbushur të gjitha kushtet se ka
ndodhur një krim kundër njerëzimit, i dënueshëm me nenin 5 të statutit”. (Gjykata
Penale Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë, Çështja nr: IT-05-87-T, vendimi i datës 26
shkurt 2009, paragrafi 1223, f. 510).
3. Nga dëshmia e sipërcituar e zëdhënëses së Carla Del Pontes, Florence Hartmann, del
qartë se, si pasojë e pazarllëqeve që kishin bërë prokurorët e Gjykatës Penale
6
Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë, u hoq dorë nga akuza për Krimin e Gjenocidit që
kishin kryer forcat e armatosura serbe kundër shqiptarëve të Kosovës gjatë luftës
1998-1999 dhe akuza u degradua për një shkallë më ulët: Krime kundër Njerëzimit!
Nuk e di se cilat janë motivet e vërteta, që e kanë shtyrë prokurorin e Departamentit
të Krimeve të Luftës të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, Ilir Morina, të
përpilojë një aktakuzë të tillë, nëpërmjet së cilës aktet gjenocidale që kanë kryer
forcat e armatosura serbe në Izbicë t’i degradojë në shkallën më të ulët të krimeve:
në krime lufte! Mirëpo një veprim i tillë paraqet një papërgjegjësi profesionale të
shkallës së rëndë, me pasoja të mëdha për ndriçimin e asaj që ka ndodhur në Kosovë
dhe ngadhënjimin e drejtësisë!
4. Vendimi i Gjykatës Themelore të Prishtinës e bën edhe më të rëndë këtë papërgjegjësi,
sepse krijon precedentin që mund të përdoret nga mohuesit e gjenocidit në Kosovë si
argument i jurisprudencës së gjykatave vendore, se gjoja në Kosovë nuk ka ndodhur
gjenocid, madje as krime kundër njerëzimit, por vetëm krime të shkallës më të ulët:
krime lufte!
Ftojmë anëtarët e Këshillit Gjyqësor të Kosovës, të Zyrës së Kryeprokurorit të shtetit dhe të
Gjykatës së Apelit, që të ushtrojnë ndikimin e tyre në përputhje me kompetencat që kanë që
të rikthejnë rastin e Muharrem Alidemajt për rigjykim dhe të kërkojnë rikualifikimin e veprës
penale nga krime lufte në krim të gjenocidit, si kusht paraprak për të ngadhënjyer drejtësia
dhe të vihet përpara përgjegjësisë individuale për pjesëmarrjen e tij në krimin e gjenocidit në
fshatin Izbicë!
Gjenevë, 15 korrik 2024
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”


Bardhyl Mahmuti, Kryetar

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu