ARKIVI:
23 Nëntor 2024

“Anonimi i Elbasanit” një zbulim i gjuhëtarit Niko Stillo dhe debati me Ph.d.Teuta Toska

Shkrime relevante

Presidentja Osmani takoi ministren e Punëve të Jashtme të Kanadasë, Mélanie Joly

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, në fillim të Forumit...

Kush më shkroi letër në emër të Bujar Bukoshit, 24 vite më parë? Gjetja e autorit të letrës do të zbulonte shumëçka…!

Gjergj - Bajram Kabashi ___ Shkruar më 17 nëntor 2024 ___ Ja si nisi provokimi...

Zgjedhje për vazhdimësi politike, jo për ndryshim!

Florim Zeqa  Në kohën kur është intensifikuar (para) fushata elektorale e partive...

Shpërndaj

Niko Stillo gjuhëtar jeton në Gjermani , por që nuk njihet nga Akademia jonë!

Prof. Pirro Prifti, Tiranë

Përplasja e dy gjuhëtarëve, i famshmi Niko Stillo ndaj Ph.D. Teuta Toska ku z. Dalipaj nxiti debatin, nuk duhet lënë në heshtje sepse tregon realitetin që po ndodh në Shkencën e Gjuhës Shqipe dhe të Albanologjisë në Shqipëri, një realitet ku Dishepujt e rremë të Akademisë së Shkencave censurojnë risitë që po zbulohen pas viteve `90 në këto shkenca nga studiues shqiptarë madje dhe të huaj që po hapin petët e lakrorit që kanë deformuar Historinë e Shqiperisë dhe të gjuhës Shqipe falë edhe servilizmit të këtyre Dishepujve të rremë.  Njw nga kwto wshtw edhe debati pwr twcilwn u pwrgjigj nw gazetwn Tema me titull `Për zbulimin e radhës të paditurisë (injorancës)`, një shkrim nga Ph.D. Teuta Toska pedagoge ne Universitetin e Elbasanit ne gazeten Tema dt.12 mars 2024 nga Teuta Toska),  gjuhëtare dhe profesore universitare shqiptare në departamentin e gjuhësisë të Fakultetit të Shkencave Humane në Universitetin “Aleksandër Xhuvani”, Elbasan. Aktualisht punon dhe jeton në Elbasan.

Problemi i `Anonimit te Elbasanit` sipas Akademikes Teuta Toska, i bërë i njohur në vitin 1949 prej njoftimit të Dhimitër Shuteriqit në shtypin e kohës e më pas në organet shkencore Dy vjet më vonë teksti u transliterua, u interpretua nga ana filologjike dhe u bë i lexueshëm nga kushdo falë punës së injac Zamputit.

Por çështja e autorësisë dhe për rrjedhojë dhe koha e shkrimit, gjithsesi, mbeti një mister joshës për studiues të njohur të kohës, si Mahir Domi, Dhimitër Shuteriqi dhe vetë injac Zamputi e më vonë Robert Elsie, i cili tash e quan të zgjidhur çështjen e misterit të autorësisë, duke përqafuar idenë e M.Domit (duke e saktësuar idenë e tij): autori është Grigori i Durrësit dhe dorëshkrimi i përket gjysmës së dytë të shek.XVIII, kohës kur ai ka qenë duke shërbyer pranë Manastirit të Shën Gjon Vladimirit pranë Elbasanit.

Sipas Akademikes Teuta Toska, autori është Grigori i Durrësit dhe dorëshkrimi i përket gjysmës së dytë të shek.XVIII, kohës kur ai ka qenë duke shërbyer pranë Manastirit të Shën Gjon Vladimirit pranë Elbasanit.

Robert Elsie e quan dorëshkrimin The Elbasan Gospel Manuscript (Dorëshkrimi elbasanas i ungjijve) dhe sipas tij i përket vitit 1761. Argumentat e Teutes:

  1. Pra, është gabim trashanik ta quash ” anonimati i Elbasanit” Anonimin e Elbasanit. Shpresoj ta kuptoni dallimin.
  2. Nuk është e vërtetë që nuk është lexuar dhe transliteruar ky dokument, si thotë zotëria në këtë intervistë, i pyetur nga tre gazetarë që s’kanë dijeni për këto informacionet bazike të studentëve të vitit të parë. Niveli i tyre i dijes është më shumë se shqetësues.
  3. Studiuesit shqiptarë që janë marrë me të i keni më sipër. Dhe në fund, jam marrë pakëz edhe unë.
  4. Sigurisht nuk bëhet fjalë për një ungjill. Kush të dojë më shumë informacion për përmbajtjen e tij, mund t’i tregoj buletinin ku e kam botuar këtë shkrim.
  5. Sasia e pasaktësive fetare të lëshuara nga goja e të intervistuarit është e panumërueshme.

Nuk di nga t’ia nisësh për t’i treguar se gabohet.Teuta nga Elbasani! *Pedagoge dhe shkrimtare…

Pra Teuta Toska kundërshton sepse ka edhe ajo pjesë në punimet e mëparshme dhe tani I vjen ndoshta jo mirë kur dikush e përmirëson problemin.

Përgjigja e z.Agron Dalipajt jepet me studimin e z.Niko Stillo një nga gjuhëtarët më të shquar të gjuhës Shqipe, ndaj të cilit Akademia e Shkencave është treguar mospërfillëse për studimit e tij Albanologjike. Niko Stillo, (Greqisht: Νίκος Στύλος/Níkos Stílos) është aktivist, autodidakt, autor çam ortodoks nga Greqia. Që nga viti 1973 jeton dhe vepron në Gjermani. Vepra të shkruara të tij janë:

`Historia e shenjtë e arvanitëve`

`Fjalori i marko boçarit`

`Fjalori i panajot kupidorit`

`Fjalori i damiil voskopojarit`

`Etrushkishtja toskerishtja` vol pare (Niko Stillo – Wikipedia)

Përveç kësaj Niko Stillo ka bërë një studim shumë interesant për `Anonimim e Elbasanit` të cilin e ka dërguar në gazetën Tema si reagim ndaj Shkrimit të gjuhëtares Ph.D.Teuta Toska, shkrim i cili nuk u botua si replikë në Gazetën Tema për arësye që nuk i dimë, por u botua Portalin Historia Shqiptare me dt. 11 prill 2024: https://historiashqiptare.net/debati-mbi-anonimin-e-elbasanit-albanologu-niko-stilo-i-pergjigjet-akademikes-teuta toska/?fbclid=IëAR37B4e8BG9MGsb_nRVsapPPORLVUkdlj1Ëc63jdgcDkHvvbZehuZCOVMF8_aem_AbRTVi0QOjtd4fd06tg_Gb_C00kCzL-fCFtT1-eUnuAUIUkSDXN1tM-kkOzOQ3OBCBSF-mgKFjTVAË6VUj2JiËOg.

Heshtja e mediave tona dhe për më tepër për të ardhur keq heshtja e Akademisë së Shkencave nuk po përfill askënd tjetër përvec skalionit të kohës së PPSH, por të lësh në heshtje  këtë studim të z. Niko Stillo që mbetet një nga gjuhëtarët dhe studiuesit më të mirë të mundshëm në ditët e sotme në raport me  `akademistët` e sotëm gjuhëtare dhe albanologë  që i quajnë punimet e të tjerëve të plejadës së re si `sharlatanë` , po krijohet përshtypja për herë e më shumë së në të vërtetë sharlatanët na qënkan në krye, dhe studiuesit punojnë por punët e tyre nuk promovohen sepse u duken ose tepër patriotike sesa shkencore   ose sepse u vjen inat dhe cmirë që dikush tjetër po u merr meritat  sipas tyre, prandaj duke qënë në krye pengojnë, duke konfirmuar Frazën e famshme të Jezu Krishtit për Farisenjtë që: `ata rrinë tek dera e Zotit duke penguar të hyjnë të drejtët dhe duke penguar gjithashtu të dalin ata që nuk duan“…..

Nejse, Debati midis PhD Teuta Toska dhe z. Dalipaj mbetet një debat shumë i ulët përsa u përket gjuhës së znj Teuta ndaj z. DFalipaj, por më interesantaj është se z. Dalipaj nasjell një punim fantastic  të z. Niko Stillo, punim i cili duhej botuar urgjentisht nga Akademia e Shkencave Albanologjike si një nga punimet më të sakta për gjuhën Shqipe dhe alfabetin e gjetur në këtë punim i cili ka 8 gërma më tepër se alfabeti ynë.

Pra në këtë punim të z. Niko Stillo titulluar ` Debati mbi “Anonimin e Elbasanit”, albanologu Niko Stillo i përgjigjet akademikes Teuta Toska` botuar tek  Portali “Historia shqiptare`  ka zbuluar element të rinj të cilat nuk janë zbuluar nga personalitettet që ëpërmend në artikullin e saj znj Toska por ka zbuluar diçka të mahnitëshme. Ja çfarë shkruan z. Stillo: “ Pa u bërë mbrojtës për “pasaktësitë” e “të intervistuarit”, siç e quan zonja Toska, thjesht do të them se dhe shkrimet e zonjës Toska nuk janë të lira nga “pasaktësitë”, sepse, siç shkruan ajo, po të kishte trajtuar me të vërtertë, dhe më saktë nëse teksti në këtë dorëshkrim ishte dhe është i njohur për të, nuk do të kishte shkruar: “Sigurisht nuk bëhet fjalë për një ungjill”, sepse në këtë dorëshkrim kemi vetëm fragmente nga ungjijtë, dhe specifikisht në 14 faqet fillestare, të publikuar nga z. Dalipaj në faqen e tij të internetit, kemi tekst nga një ungjill i panjohur dhe në 45 faqet e tjera që pasojnë edhe pjesë nga katër ungjijtë e Dhiatës së Re, të cilat në disa vende nuk janë identike me Ungjijtë e Kishës së Krishterë Ortodokse“. `Anonimi i Elbasanit flet për një Ungjill të panjohur të shkruar me në shqip por me shkronja të panjohura më parë ku përveç 36 shkronjave shqip ka edhe 8 shkronja të tjera;

Kjo është një risi për Gjuhën Shqipe, dhe këtë nuk e paskan hasur asgjuhëtarët  `idhuj` të së shkuarës të gjuhës Shqipe.

Po të lexoni se si Niko Stillo  e ka përkthyer në shqip shkrimin  gjithashtu në shqip  por me gërmat e sipërpërmëndura të `Anonimit të Elbasanit`, del se `Anonimi i Elbasanit` paska qënë shkruar në shqip por me  një alfabet të panjohur, pra sipas Niko Sillo: “ Ky alfabet që gjuhësia shqiptare e injoron, megjithëse është alfabeti më i vjetër tosk i kohëve moderne dhe që u krijua nga peshkopi i Durrësit, Kosma Mavroudi ose Mavroidi, i cili ishte peshkop në Durrës për pak më shumë se 8 vjet (08.10.1693 15.01.1702), ku edhe vdiq. Ai ishte i arsimuar gjerësisht me studime në Kolegjin Grek të Shën Thanasit në Romë. informacionet për të i gjejmë në shkrimet e Anastasios Michaelit dhe Maqedones të quajtura ndryshe, për shkak të origjinës së tij nga Naoussa. ishte njeri shumëgjuhësh dhe gjithashtu i arsimuar gjerësisht e i njohur, ndër shumë të tjerë, për përkthimin e tij në greqishten e re të Dhiatës së Re të botuar në vitin 1710 në Halle, Saksoni, Gjermani, i cili u ribotua në 1810, 1819 dhe 1824 nga British and Foreign Bible Society (BFBS)…`.

Dhe më tej, Niko Stillo zbulon duke pranuar një pjesë të argumentit të Robert Elsie se:  “Alfabeti shfaqet vetëm në këtë tekst dhe ne mund ta datojmë atë në vitin 1761.

Thjesht do të shtoj se është e pamundur që ky dorëshkrim të jetë vepër e peshkopit Gregori, duke e ditur nga njëra anë se Gregori ishte peshkop i Kishës Ortodokse zyrtare dhe nga ana tjetër se në këtë dorëshkrim ka edhe tekste nga librat fetarë apokrifë, të cilat jo vetëm që u ndaluan nga Patriarkana, por rezultuan edhe me ndëshkimin e përdoruesve dhe në shumë raste edhe me vdekje“.Dhe më tej : “ Pa hyrë në detaje të tjera këtu, thjesht do të përmend për alfabetin e bërë nga peshkopi Gregori i Durrësit, edhe pse nuk e kam përfunduar studimin tim mbi të, për mendimin tim është i ashtuquajturi alfabet i Elbasanit, të cilin albanologu gjerman J. G. von Hahn e konsideron me shumë gjasa krijim të Dhaskal Todrit, të cilin mund ta quajmë edhe bashkëkohës të peshkopit Gregori i Durrësit, për të cilin është e njohur edhe se jetoi në Manastirin e Shën Gjonit në Elbasan.

Fragmente nga i ashtuquajturi përkthim i Dhiatës së Re të Peshkopit Gregori gjenden edhe në të ashtuquajturin «ΧΕΙΡОГРАФА» Рара Parthemi, nga i cili transferoj fotokopjen e mëposhtëme, duke dhënë pranë saj të njëjtin tekst, siç e gjejmë të shkruar në dorëshkrimin e Anonimit të Elbasanit“.  Këto gërma gjënden edhe në Manastirin e Ardenicës dhe në në shkrimet e bogomilëve një sekt i krishterë heretic Që ka jetuar në shekujt pas shek. X  në arbëri dhe Epir duke supozuar se në dorëshkrimin e Anonimit të Elbasanit kemi pjesë nga Dhiata e Re e Vogomilëve.

Pra punimi i z. Nika Stillo mbi të cilin u mbështet z. Dalipaj në debatin me gjuhëtaren Teuta Toska është një punim me të vërtetë i mahnitshëm që kërkon një seriozitet dhe kujdes për tu konfirmuar nga Akademia e Shkencave për ta publikuar si një risi në   përpjekjet për të treguar se shqipja shkruhej edhe në kohë më te vjetra sesa Meshtari i Gjon Buzukut apo raste të tjera.

Përfundimisht mund të them se gjuhëtarët me tituj Profesorë dhe Asistentë akademistë apo dhe përkrahësit e tyre duhet të pranojnë studimit e plejadës së sotme dhe jo të censurojnë, sepse duke censuruar , po censurojmë në emër të disa Profesorëve të së kaluarës vetë gjuhën Shqipe, po censurojmë në emër të së kaluarës  zbulimet e reja në filologji dhe albanologji.

Kjo po reflektohet edhe tek mediat dhe gazetat që nuk botojnë replikat apo dhe debatet kur një  VIP i televizioneve, apo VIP diktaturës, apo VIP i portaleve, apo VIP-a që u bënë të tillë nga miqtë dhe jo nga veprat, – pasi debatojnë, replikat e kundërshtarëve nuk botohen por përveç kësaj përqeshen.

Shpresoj se Akademia e Shkencave duhet të kthejë sytë nga studiuesit e sotëm dhe të mos shikojë vetëm çezmën nga vijnë paratë dhe pagesat për punë pseudo-shkencore dhe llafollogjira  pa asnjë bazë historiko—shkencore.

priftipirro2017@gmail.com

K O M E N T E

1 KOMENT

  1. Profesor Prifti!

    Thone se shkenctari dhe intelektuali i shquar serb, Mihajlo Pupin, i cili njihet ose konsiderohet si njeri prej arkitekteve ose instruktoreved te rendesishem te NASAS amerikane, si student ne SHBA-s, tere diten ka punuar pune te renda krahu per te mbajtur ose siguruar veten si student ne Amerike dhe familjen e tij ne Sedrbi, ndersa gjate nates i ka mesuar perfekt anglishten dhe gjuhet tjera boterore.

    Mergimtaret tane shqiptar ( kryesisht nga Kosova dhe viset tjera shqiptare te ish Jugosllavise) -te vetmin motiv ose pasion i kane veturat (limuzinat) e shtrenjeta ose superluksoze dhe ndertimin e mureve te larta te oborrit ose shtepive te tyre te banimit. Plus thashe e te themet e botes…. Jo feja muslimane, jo feja katolike, jo feja ortodokse, protestante etj…Punet e huaja pra.

    Mihajlo Pupin ne nje rast i pyetur nga studentet amerikan, nese besonte ne Zotin, gjegjet me keto fjale: ” Jo nuk besoj ne Zotin, sepse Zoti ekziston ne mua , ne ju, ne mendjen ( intelektin), zemren dhe shpirtin tone.

    Mos te flasim ketu mbi shkencen dhe intelegjencen kroate. Brilante.

    Kroatet dhe serbet e kane njed thenie te njohur filozofike, po ua them ne gjuhen kroato-serbe (duke i lutur Lirim Gashin dhe Bajram Kabashin t´ua perkthejne ne shqip): ” Bitak bitka je bitak zato sto su bice, trebanje i bityak, su osnove ljudske misli ili ljudskog intelekta. Nasuprot tome je sumrak ljudskog intelekta. ( fund i citatit).

    Me fjale tjra, syte me te cilet e shohim njeri tjetrin,jane po te njejtit sy med te cilet Zoti (Hyji) ns xsheh ose shikon ne:

    Dola nje qik jashte temes ose tematikes se shkrimit tuaj, por jo pa qellim.

    Gjithe te mirat per Ju profesor Pirro Prifti!

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu