ARKIVI:
19 Nëntor 2024

Anti-Bregoviçët dhe Berisha – Demonët që pengojnë shqiptarët të integrohen në BE

Shkrime relevante

Shpërnguljet për në Turqi dhe historitë e trishta të vrasjeve të organizuara të shqiptarëve të rinj

Nga: Sami Islami, Londër ___ (Sipas një ngjarjeje të vërtetë) ___ Edhe pse Kosova kishte...

Prindër të dashur, tregoni se si është e mundur që fëmiu juaj të përfundoj në pranga…?!

Monika Braja, Selanik ____ Prindër të dashur , Nena dhe Baballarë , që...

Në 15 vjetorin e shkuarjes në amshim të Babait, Halil Zeqës…!

17.04.1933-19.11.2009 Mga: Florim Zeqa Halil Zeqa largëpamës dhe vizionar Halil Zeqa lindi më 17.04.1933...

Arbër Gashi mbrojtës i identitetit kombëtar, luftëtar i vendosur i islamizimit të kombit !

Luan Dibrani, Gjermani  Arbër Gashi është një figurë e njohur dhe aktivist...

Halil Geci ia përkujton Kryeministrit Kurti se ende nuk e ka pranuar në takim për të biseduar rreth “Komunikatës 59”

Halil Geci, Skenderaj Kërkesë për takim me Kryeministrin e Republikës së Kosovës Datë:...

Shpërndaj

Nga: Pirro Prifti, Tiranë

Një person i tretë e asnjëanës mund të shohë fare qartë hendekun e madh që i ndan shqiptarët e Shqipërisë dhe Kosovës përsa i përket mënyrave, dëshirës dhe këndvështrimeve për tu integruar në BE, dhe respektit dhe detyrimeve ndaj SHBA.
Dihet që Kosova u çlirua nga NATO, SHBA dhe shtetet e BE, të cilat duke zbatuar të drejtën për të ndihmuar popujt e vegjël për Vetvendosje dhe të vënë në vënd liritë e të drejtat e njeriut e të pronës, të gjitha të shkelura nga Millosheviçi dhe Jugosllavia- ndërhynë ushtarakisht, dhe populli Kosovar i ofenduar rëndë, i përbuzur, i shkatërruar nga dhuna dhe represioni i serbve më në fund mori frymë lirirsht në 1999 dhe në 17 shkurt 2008 u shpall si shtet i pavarur.
Tre shtete e ndihmuan pa asnjë rezervë: SHBA-BE-(NATO)- dhe Shqipëria, të cilat vazhduan ta ndihmmojnë me njohjen e shtetit të ri të Kosovës në botë, madje edhe e detyruan Serbinë të pranojë dhe të kuptojë se Kosova nuk është më pjesë e Serbisë . Këtë sentencë të fundit Presidenti Serb e dëgjoi i skuqur nga Kryeministri shqiptar i asaj kohe mu në Beograd. Gjithashtu Shqipëria hapi kufirin si në luftë dhe në paqe për vëllezërit e tyre kosovarë, të cilët dje erdhën për të shpëtuar nga serbët, e sot e çdo vit, vijnë për pushimë në plazhet shqiptare që gjithashtu janë dhe të shqiptarëve të Kosovës.
Ku u vu re ndarja ne këndvështrimet për të ardhmen e Kosovës?
Këtu hyn në skenë klani Berisha i cili që në luftën e Bosnjës ndihmoi fshehurazi me naftë e materiale të tjera për Serbinë, duke thyer embargo e Naftës të vendosur nga SHBA dhe NATO ndaj Serbisë.
Përse e bëri këtë Berisha dhe demonët e tij?
Duket si rastësi- thjesht për të fituar para, por po ta shikosh më thellë nuk Ishtë ashtu.
Berisha, ky ish drejtues i vogël komunist që pati fatin të emërohej në krye të një Partie Opozitare në vitet `90 pavarësisht se nuk e themeloi ai, e pastaj me bekimin e R.Alisë u bë President deri në 1998 kur dha dorëheqjen, vazhdoi një politikë të kamufluar me veshje proamerikane por me përmbajtjea nti-shqiptare.
Në këtë periudhë 92-97, Berisha zbatoi planin e Katovicës duke e kamufluar atë me reformat kapitaliste aspak adekuate, duke shkatërruar të gjithe arsenalin industrial të Shqipërisë -550 uzina dhe fabrika, me pretendimin e çmëndur se do ta ndihmonte çeku i bardhë, ngriti firmat piramidale për të shpëtuar nga kolapsi financiar dhe shkaktoi rrenimin e shtetit shqiptar si në asnjë vënd tjetër dhe i paparë në ndonjë vënd të botës, duke hapur magazinat ushtarake, duke shitur armët, dhe duke filluar një luftë vëllavrasëse, aq sa ndërhynë OKB me forcat ndërkombëtare për të qetësuar situarën.
Sikut të mos mjaftonte kjo, për të humbur gjurmet shkaktoi një grusht shteti me pretekstin e vrasjes së Azem Hajdarit. Në përfundim Shqipëria u bë një shtet lesh e li e tërësisht anarkik ashtu si ishin dhe idetë e këtij Demoni ish komunist i cili dhe vetë gjëndej nën efektin e SSPT (Sindromi i stresit post traumatik) dhe i dyzimit të personalitetit të tij: Komunist me shpirt- spiun me zemër,. Këtë e mbuloi me katër element anti-shtet:
-mungesën e zbatimit të ligjit në Shqipëri- individët morën pronat e të tjerëve në Tiranë e bregdet
– prishjen e hierarkisë profesionale dhe të meritokracisë
– largimin masiv të popullatës (e justifikuar për shkak të gjëndjes së rëndë ekonomike të vendit)
– rrogat e vogla dhe minimale
Elementi i Pestë ishte Problemi Kosovar.
Asnjëherë Demoni Berisha nuk ndihmoi UÇK, madje futi në burg edhe Thaçin, nuk pranoi Ramujenë,përkrahu Rugovën dhe FARK, që ishin forca që nuk kërkonin ndarjen e Kosovës nga Serbia por kërkonin një Kosovë gandiste.
Në të kundërt qeveria socialiste u dha ndihmë të pakufizuar dhe falas UÇK dhe NATO-s derisa Kosova u çlirua.
Në zgjedhjen e vitit të kaluar, madje dhe deri në ditët e sotme, qeveritë socialiste shqiptare ndihmuan për njohjen e Kosovës dhe zbatimin e rekomandimeve të BE për Kosovën.
Ç`ndodhi në Kosovë pas fitores së Albin Kurtit? Kosova u vetizolua, ndoqi dhe po ndjek politikën e ngjashme me atë të Enver Hoxhës që përmëndëte: `ata që kundërshtojnë idetë e mia janë armiqtë e mij dhe të vëndit“.
Pas futjes në burg të krerëve të UÇK me akuza të sjella nga dëshmitarë kosovarë të paguar mesa duket nga Serbia, Albin Kurti fitoi me 50% zgjedhjet dhe ndoqi një politikë anti-shqiptare, anti-Rama, dhe pro Berisha.
Në një kohë kur Projekti “Ballkan i Hapur“ apo minishengen siç e kam sqaruar tek shkrimi para ardhës tek gazeta Sot, ishte një Projekti BE dhe SHBA në mënyrë që ekonomia dhe punësimi i vëndeve të vogla të Ballkanit perëndimor të përmirësohej sigurisht me ndihmën e fuqive të mëdha, duke u bërë dhe një mundësi e mirë për integrimin total në BE.
Politikanët e qeverisë së Kosovës në kundërshtim të plotë me rekomandimet e BE vazhdojnë jo vetëm të vetëizolojnë Kosovën por për gjëndjen jo të mirë social-ekonomike të tyre ( pavarësisht remitancave të mëdha nga kosovarët jashtë shtetit të cilat po e ndihmojnë Kosovën të rrijë Akoma në këmbë), kanë gjetur një mënyrë të re për të i u shmangur përgjëgjësive për dështimet në Kosovë: vazhdojnë të bëjnë akuza kundër Shqipërisë, Qeverisë dhe Edi Ramës, se gjoja qënka Edi Rama që kërkon të lidhet me Vuçicin kundër Kosovës??!!, që Edi Rama Ka vënë taksë në kufi, që Edi Rama nuk e do Kosovësn.
Po këto akuza janë të njëjta me akuzat e lëshuar nga Berisha dhe Demonet e tjerë të PD, të cilët megjithëse janë kritikuar nga SHBA, madje Berisha është person non grata dhe person që nuk do të hyje në parlament, megjithëse PD është katandisur në Parti katundarësh dhe radikalistësh, ata vazhdojnë të mbajnë një qëndrim anti amerikan. Madje krye referuesi i medias tv Qim Peka vazhdon të mbjellë konfuzion dhe anarki duke nxirë realitetin shqiptar dhe duke nxitur dëshirën për rrëmuja sipas një skenari të njohur: “shpif shpif se diçka do mbetet“.
Në vënd që të reflektojnë për gjëndjen brënda opozitës, demonët e Berishës janë hedhur në sulm kundër SHBA dhe vlerave të demokracisë perëndimore madje duke nxitur edhe disa politikanë e militantë kosovarë të shajnë Shqipërinë,qeeverinë shqiptare, Edi Ramën, duke harruar se ishte Edi Rama dhe Qeveria shqiptare qe hapi kufijtë më Kosovën.
Interesant është fakti që ardhja e një këngëtari serb është pritur keq nga radikalistët kosovarë dhe nga injorantët e artit dhe të politikës në Kosovë dhe Shqipëri.
Në vënd që të shikojnë rrugët e bashkëpunimit dhe të afrimit, – demonët e politikës dhe disa mediave kosovare së bashku me intelektualët katundarë që kanë mbushur partitë e vogla dhe atë të PD nën miratimin e heshtur të Berishës, janë hedhur në një sulm agresiv mediatik në Shqipëri dhe Kosvë për të nxitur urrejtje, mllef, duke sharë qeverinë shqiptare dhe Edi Ramën duke krijuar një precedent të paparë mediatik, në të cilën në vënd që të shikojnë punën e qeverisë për të luftuar kundër zjarreve, kundër pandemisë, për të rindërtuar godinat e prishura nga tërmeti, për të parë rregullimet e rrugëve nacionale, për punësimin, – vazhdojnë të mllefosin dhe të urrejnë punën, të lavdërojnë dhe të mbështesin Demonin 30 vjeçar që ka dëmtuar Shqipërinë- Berisha, dhe të kritikojnë SHBA duke i u hakërruar asaj se do ta hedhim në gjyq ( Blinken-in)….
Harrojnë se këta pseudo-patriotë që përmëndin trimëritë e të kaluarës se Shqipëria dhe Kosova sot as nuk shiten dhe as nuk blihen derisa të kenë mbrojtës të fuqishëm si SHBA dhe BE. Dalin pyetet për këta pseudo-patriotë injorantë shqiptarë e kosovarë:
Kujt ja shiti Shqiperinë Edi Rama? Si mund të jetë shitje e Shqiperise zbatimi i projektit `Ballkan i Hapur` që është një Projekt i BE dhe SHBA?
Shitje e Shqiperise është ti hapësh kufijtë Kosovës?
Shitje e Shqipërisë është sot, ku në Shqipëri vetëm tani janë rreth 100.000 kosovare në plazhet shqiptare?
Shitje e Shqiperisë është të pranosh bazën e SHBA në Kucovë?
Shitje e Shqipërisë është të kesh dy ministra kosovarë e plot drejtorë?
Shitje e Shqipërisë është ndihma që po i japim edhe sot Kosovës për ta njohur bota?
Përse të mos thuhet se politika kosovare eshte miope dhe injorante?
Përse të mos thuhet se edhe këta pseudo patriotë anti Bregoviça, duke u përpjekur të duken të tillë po ekspozojnë një injorancë historike dhe politike?
Pse cfarë kujtoni ju Anti-Bregoviçë dhe Demonë të Berishës, se Kosova e clirua nga NATO per ta bërë kosovarët pashallëk të tyren, dhe të mos pyesin për asnjë që i ndihmoi?
Kosova dhe politikanët kosovarë kanë detyrime të mëdha ndaj SHBA, BE Shqipërisë.
Dhe një pyetje të fundit ndaj Anti-Bregoviçëve dhe Demonit Berisha dhe Demonëve të tij:
Cfare ka bërë Kosova për Shqiperine? Vetëm sharje, ofendime, ankesa.
Këto grupime anti-amerikane madje dhe antishqiptare të veshura me kostumin e pluhurosur të patriotizmit injorant- do të marrin përgjigjen e merituar nga puna e qeverisë shqiptare, nga populli Kosovar, nga ndihma e SHBA dhe e BE, dhe nga Vettingu e ligjet e tij.

priftipirro2017@gmail.com

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu