ARKIVI:
24 Dhjetor 2024

Antiamerikanizmi i heshtur në Shqipëri

Shkrime relevante

Elegji kushtuar Martin Canit, vrarë pafajësisht, në ambientet e shkollës, më 18 Nëntor 2024, elegji nga Nikolin Shtjefën Lëmezhi

Nikolin Shtjefën Lëmezhi S’të vranë ty… (Elegji kushtuar Martin Canit, vrarë pafajësisht, në ambientet...

Po përsëritet historia! KQZ-ja (s) ka të drejtë!

Prof. Fadil Maloku, sociolog nga Prishtina Në vitin 2013 (si ish anëtarë...

Kontradikta dhe abuzimi politik i Edi Ramës, dëmton rëndë Kosovën dhe Shqipërinë

Nga: Luan Dibrani Kritika ndaj Edi Ramës dhe Pozita e Qeverisë Shqiptare...

Te Nënëlokja e UÇK -së, NËNË STANA!

Nga: Nusret Pllana BRUS - lagjja Peshter Me bashkëluftëtarin tim Ismet Sylejmani, vizituam...

Vuçiq, Albin Kurti nuk është KQZ!

Gani Mehmeti Pas Reagimit ti kryetarit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq me rastin...

Shpërndaj

Kastriot Myftaraj, Tiranë
Nuk është e vështirë që të vërtetohet se 99% e njerëzve në Shqipëri janë antiamerikanë të heshtur. Në Shqipëri të majtët dhe të djathtët janë antiamerikanë të heshtur, për arsye të ndryshme. Të majtët e kanë pohuar vetveten si antiamerikanë të heshtur qëkurse Partia Socialiste nuk ka bërë një akt të posaçëm për dënimin e themeluesit të saj Enver Hoxhës. PS është PPSH (PKSH) që ka ndryshuar emrin në 1991 dhe historia e saj politike nuk mund të mbyllet me një ndryshim emri, ashtu siç nuk zhduket e kaluara e një krimineli kur ai ndryshon emrin.
Enver Hoxha ishte i vetmi udhëheqës komunist në botë i cili personalisht shkruajti një libër për rrezikun amerikan për vendin e tij: “Rreziku anglo-amerikan për Shqipërinë”. Për këtë arsye PS duhet të kishte bërë një rezulutë të posaçme për të dënuar antiamerikanizmin e Enver Hoxhës. Fakti që drejtuesit e PS-së nuk e bënë është domethënës. Ata dhe mbështetësit e tyre e miratojnë antiamerikanizmin e Enver Hoxhës. Se kur do të çantiamerikanizohen kjo mbetet për t’ u parë. Meqënëse jemi këtu, a nuk duhej që anëtarët e familjes së Enver Hoxhës të ishin persona non grata në SHBA?
Të djathtët janë antiamerikanë të heshtur për arsye se kanë një mëri ndaj SHBA që mbështet të majtët në Shqipëri. Të majtët në Shqipëri janë ish-komunistët. SHBA kërkoi ta ndërtojë demokracinë dhe kapitalizmin në Shqipëri me anë të komunistëve dhe ky eksperiment u provua një dështim. Këtu unë fut edhe Ramizin Alinë, edhe Sali Berishën edhe Fatos Nanon, edhe Edi Ramën. Kur në Shqipëri dështoi eksperimenti i ndërtimit të demokracisë dhe kapitalizmit (ekonomisë së tregut të lirë) nga komunistët, SHBA iu dhanë këtyre licencë për diktaturë me Edi Ramën në krye.
Burokracia e Departamentit të Shtetit, e ndikuar nga lobet e dyshimta, u bë nxitëse e antiamerikanizmit në Shqipëri.
Sot thuhet se Shqipëria është ndër vendet më proamerikane në botë. Arsyetimi i kësaj është qesharak. SHBA çliroi Kosovën thonë. Dhe këtë e thonë ata të cilët nuk duan bashkimin e Kosovës me Shqipërinë. Pra, Shqipëria është proamerikane sepse Amerika paska çliruar një shtet tjetër?! E qartë, nuk dijnë ta arsyetojnë proamerikanizmin.
Ne i jemi mirënjohës Amerikës sepse Presidenti Wilson nuk lejoi që Shqipërisë t’ i shkëputen territore në 1920. Kjo është e vërtetë por me këtë logjikë del që Franca, Belgjika, Holanda, Italia, Greqia, Norvegjia, Danimarka të jenë mosmirënjohëse ndaj SHBA që i ka shpëtuar në dy luftëra botërore. Madje Greqinë Amerika e shpëtoi edhe nga vendosja e diktaturës komuniste pas Luftës së Dytë Botërore.
SHBA është e vetëdijshme që në Shqipëri mbisundon fryma e antiamerikanizmit të heshtur. Amerikën në Shqipëri nuk e duan, thjesht e kanë frikë. Dhe SHBA sillet në atë mënyrë që shqiptarët ta kenë frikë. Prandaj në stërvitjen e madhe ushtarake “Defender Europe 21” që po mbahet tani edhe në Shqipëri, do të bëhet në qendër të Tiranës një stërvitje demonstruese ushtarake amerikane me armatim të rëndë. Çfarë supozohet që të tregohet me këtë demonstrim force në bulevardin kryesor dhe dy sheshet kryesore të Tiranës? A thua parashikohet që desantë rusë të hidhen mbi Tiranë dhe forcat ushtarake amerikane të vijnë për të luftuar me ta, duke e shndërruar kryeqytetin shqiptar në shesh lufte? Askush nuk e beson këtë gjë. Qëllimi është që t’ i demonstrohet fuqia ushtarake amerikane një popullsie te e cila mbisundon fryma e antiamerikanizmit të heshtur. Kjo është luftë psikologjike. Gjëra të ngjashme në qendër të kryeqytetit kanë bërë pushtuesit italianë dhe gjermanë gjatë Luftës së Dytë Botërore. Sjellje të tilla në periferi të perandorisë janë shenja të këqija.
* Autor i emisionit “Ju flet Moska!”. 

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu