ARKIVI:
26 Dhjetor 2024

Antishqiptari i përbetuar Dukagjin Gorani e mohon vijimsinë iliro- shqiptare në Beograd

Shkrime relevante

Vargje me nismë të mbarë, recension për librin e Bashkim Halilajt, “Gjurmë ecjesh“

Shefqet DIBRANI VARGJE ME NISMË TË MBARË Bashkim Halilaj, “GJURMË ECJESH“, vargje, botoi...

Pabesueshmëria e absurdeve të “BIG BROTHER”

Nga: Lirim Gashi Sara nga Tirana dërgon çdo ditë lutje në qiell,...

Doli nga shtypi libri MALL E DASHURI PËR ATDHE i autorit Florim Zeqa

Sot, nga Shtëpia Botuese “Libri im” në Pejë doli nga shtypi...

Shpërndaj

shkruan Fahri Xharra, Gjakovë

Albanofobi tashme i njohur, njeriu që më të madhe lobonte për rininë shqiptare që të shkojnë në luftë në “ Token e Shamit”, i biri i Hajrullah Goranit ish Kryetarit të Sindikatave të Kosovës në kohën e dhunës serbe i cili kur mohoheshin shkollat shqipe dhe puna e shqiptarëve, e që ai për t`i ndihmuar Millosheviqit ( që ai të bën prova , se a mundet ekonomia e Kosovës të funkcionojë pa shqiptar ) bënte thirrje që shqiptarët ta lëshojnë punën ( rasti flagrant PTT-jae Kosovës ), “urdhër” i cili edhe dëgjohej e mirëpritej nga shqiptarët e Kosovës. Dukagjinit aso kohe baba Hajrullahu ia dha krejt “kapitalin” e Sindikatave të Kosovës ( disa miliona marka) që i biri Dukagjini t`i ruaj në Vendet Nordike, sepse sipas tij nuk kishte besim tek të tjerët. Baba Hajrullahu fill pas luftës e krijoi Platformen “Kujtesa” , dhe i inkasoi deri vonë disa miliona.
Dukagjini, në kohën e përmendur më lartë (pas luftës) mundohej të njolloste edhe Petro Markon , gjithashtu të “denuar edhe nga PPSH-ja.

Ky albanofob , “patriot” kosovar, këshilltar i rangjeve më të larta të shtetit te ri të Kosovës paska marr pjesë në Beograd në takimin : ” Kosovo- Srbia: Drugaçiji pristup “ ( Kosova –Sërbia: një çasje tjetër ), e qëllon nishanin mu në pikën më agresive serbe ( i njejtë si Hasan Kaleshi , ne vitin 1972 në Stamboll ), që shqiptarët nuk kanë vijimësi me ilirët. Eu, Dukagjin , eu ! se q` i ra donkës!
Po si ia qëllove të thuash ate që e duan serbët ?:

“ Shqiptarët e Kosovës e lartësojnë idenë për veti, ndryshe nga ajo se çka paraqet shoqëria shqiptare sot : Prejardhja e shqiptarëve nga Ilirët është mit!
( Ku jeni Fatos Lubonja, Paskal Milo, Mustafa Nano , Olsi Jazexhi: gëzohuni se e keni një bashkmendimtar ne Kosovë ), dhe vazhdon “ Në kohën e Skënderbeut nuk kishte komb shqiptar ! sepse sipas tij paska egzistuar një rregullim tjetër shoqëror !!!!!!!
Si ta përfundojë këtë shkrim me ketë njeri të mallkuar nga vet Zoti ?

E di ky njeri se çka është dhe kujt i shërben, apo ndoshta flet kështu se mos qenka i shantazhuar nga serbët , se ndoshta ne nuk dimë asgjë nga ajo se çka dinë serbët për llojin e Dukagjinit. Qofsha gabim !
“ … Druaj, vëlla, se sërish do të na bjerë mbi kokë fatkeqësia e kufirit të ndarjes së dy botërave… O Zot, mos lejo që në kohë të sprovave të mëdha dhe të jashtëzakonshme ta humb durimin dhe guximin, e mbi të gjitha mos lejo ta humb drejtpeshimin…”- i thoshte vetes Atë Gjon Nikollë Kazazi (1702-1752) i Gjakovës, në shënimet e tij.
“Çudë, për besë – fliste populli, çudë e madhe.
Flitet e përflitet për këtë të zezë, sëmundje e kurrkund nuk hetohet”.. Kurse në të njëjtën kohë Kajmekami ( Serbia fxh) kërcënohej: ”Ata që dyshojnë në sëmundjen ( e tradhtisë, fxh )) , janë armiq të Perandorisë ( të Serbisë fxh )dhe të gjithë ata që e hapin fjalën se nuk ka sëmundje ( se ka tradhti, fxh )dënohen pamëshirshëm”

Referencat :
-https://www.info-ks.net/vijesti/kosovo/131340/dukagjin-gorani-ilirsko-porijeklo-albanaca-je-mit?
– “ TRI HERË NË GJAKOVË, U THYEN LINDJA E PERËNDIMI “ nga Fahri XHARRA

Me 06.11.2021

K O M E N T E

1 KOMENT

  1. I ndershmi Fahri Xharra, nga Gjakova, të përshëndes nga Suedia!
    Shumë nga shkrime enciklopedike nga di i lexoj me dëshirë. Lexova dy herë edhe këte që po e “komentoj”, “Antishqiptari i përbetuar Dukagjin Gorani e mohon vijimsinë iliro- shqiptare në Beograd”, Analizë nga Drini.us të 6 Nëntorit 2021.
    Unë nuk kam cka i shtoj kësaj sepse po dëgjoj për herë të parë dhe nuk ka dyshim se të besoj.
    Në kohën kur ti flet për babain e Dukagjinit, Hajrullah Goranit, unë kisha një mik që punonte si mjek në Smrekovnicë, një tjetër, si mjeshtër dhe një …
    Hajrullahin në burg, putorët e burgut dhe të burgosurit e kanë mbajtur para duarve.
    Ndërsa në puntorët, edhe unë punoja në Kosovatrans, si kontollor, vendosëm që të shkëputemi nga Sindikata e ish shtetit jugosllav dhe iu bashkangjitëm, Hajrullah Goranit. Personalisht kam mendua se largimi i puntorëve shqiptarë nga puna, kudo ka qenë i pamenduar mirë dhe i dëmshëm.
    Shpresoj se më këte po nxis sadopak debatin për largimin e puntorëve nga puna, vitet 1990, 1991 dhe 1992.
    Sinan Kastrati, Suedi
    P. S.
    Në një tubim në lokalet e ish Trafikut Urban, ku edhe sot ka disa nga lokalet, ishim tubua afro 150 nga 250 sa kishte aso kohe Trafiku Urban.
    Mbledja filloj.
    Në kryesinë e punës idha unë, Fatmir Uka e ndonjë tjetës, nuk më kujtohen emrat.
    Nga Sindikata e Kosovës, kishin ardhur edhe udhëheqit e lartë, nëse nuk gaboj ishte edhe Kryetari i Sindikatave të Kosovës, (Svetozar Dollashevic?). Ai kërkoi nga ne që mos të largohemi nga Sindikata (shkaku i parave dhe “imazhiit”).
    Në sallë ra një heshtje. Ai na premtoj edhe rritje rrogash dhe kushte më të mira të punës.
    Fitohej bindja se mbledhja u krye dhe ne “u pajtuam” me Dollasheviqin.
    Aherë jam ngritur unë. Ishte hera e parë që flisja para puntorëve që nga viti 1981.
    Pas prezentimit, puntorët i hapën veshët se pse deri atherë paskna heshtur?
    Kolegë, ne jemi tubuar sot ta themelojmë Sindikatën Tonë të Pavarur, nga ajo që kishim e jo të dëgkojmë të tjerët të cilët, na e larguan drejtorin tonë legalë, ingjinierin Jakup Kastrati nga Karaqeva e Kamenicë, tash jeton në SHBA e në vend të Jakupit, për drejtor e emëruan “Bobanin”, serb, DRETOR të dhunshëm.
    Në sallë kanë fillua durtrokitjet dhe serbëve, s`ju mbet tjetër pos të dalin jashtë.
    Pastaj, mbledhja ka vazhdua. Janë prpozua disa ish puntorë për kryetar të sindikatës, ndër ta edhe unë por unë nuk kam pranua.
    Është zgjedhur Fatmir Uka, shofer autobusi, kryetar.
    Kërkoj falje për ndonjë gabim

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu