ARKIVI:
20 Shtator 2024

Antonio Tajani, Ministri i Jashtëm italian: Italia është në dispozicion të Kosovës e Serbisë për të gjetur zgjidhje

Shkrime relevante

Për librin “Pranë pyllit” të Zhaneta Vreto Priftit

Stavri Pllaha  Këto ditë, në një nga libraritë e qytetit, gjeta librin...

Aroma e fjalëve, Aromë lirie & poezi nga Lulzim Osmanaj

Lulzim Osmanaj AROMA E FJALËVE ___ AROMË LIRIE ___ Asnjëherë s'u përkule edhe kur të fyen, asnjëherë...

Shkencëtari thotë se vetëdija njerëzore vjen nga një dimension tjetër

Perktheu: Prof. Dr. Pirro Prifti, Tiranë (Scientist says human consciousness comes from...

Për me e kuptu më mirë se përse është formuar Lëvizja e Deçanit, duhet parë problematikën e islamit politik si tërësi

Afrim Musliu, Suedi ___ Në çdo krijim të një organizate të re, lëvizjeje...

Shpërndaj

Ministri i Jashtëm i Italisë, Antonio Tajani, ka thënë se udhëtimi i tij në Serbi dhe Kosovë, është mesazh që Italia përkrah dyja vendet për të arritur një mesazh kompromisi.
Tajani në konferencë të përbashkët për media me ministren e jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla, të mbajtur në Prishtinë, ka thënë se ai ka marrë mesazhin nga dyja palët se ka gatishmëri për të ecur para në dialog. Ai ka thënë se nuk duhet të merren hapa të njëanshëm.“E vlerësova vendimin e Kosovës për ta pezulluar për 48 orë dhënien e gjobave, është sinjal i gatishmërisë. Sot në mëngjes kam dëgjuar për gatishmëri edhe nga ana e Serbisë. Të mbështesim këtë gatishmëri. Të dyja palët kanë dhënë gatishmëri. Kosova ka dëshmuar me vendimin për shtyrje të dhënies së gjobave se nuk do të mbyllet dialogu. Më jep shpresë dhe kemi ardhur për të kërkuar zgjidhje. Ne nuk jemi të mbajmë anën të asnjërës palë. Jemi në mes, duhet qëndruar në mes për të kërkuar zgjidhe të problemeve”, ka thënë Tajani.Tajani ka thënë se nuk duhet krijuar probleme të reja në Ballkan pasi ka vuajtur mjaft.

E ministrja Gërvalla ka thënë se Tajani është mik i vjetër i Kosovës dhe evropian i përbetuar.

“Me ministrin biseduam rreth përparimit të Republikës së Kosovës në fushën e ekonomisë, vlerat e përbashkëta evropiane, reformën institucionale që është agjendë primare, rritjen e ndjeshme të investimeve në Kosovë. E falënderova për mbështetjen që Italia i ka dhënë Kosovës para e pas luftës. Falënderova ministrin qe ka theksuar përsëri që Italia do të mbetet një shtyllë e fuqishme. Biseduam rreth rrethanave gjeopolitike ne Evropë e rajon, për përpjekjet e Serbisë për destabilizimin e Kosovës. Biseduam se sundimi i ligjit është përgjigje e nevojshme që të jepet dhe jo vetëm në rajonin tonë. Biseduam edhe për dialogun që është duke u zhvilluar me Serbinë një dialog që synim duhet të ketë një rezultat përfundimtar që nuk mund të jetë ndryshe vetëm me njohje reciproke. Biseduam se jo rrallë janë bërë gabime në dialog dhe e siguruam që gabimet të mospërsëriten”, tha Gërvalla.

Kryediplomati italian, Antonio Tajani, që ka ardhur sot në Prishtinë, planifikon t’i ftojë liderët e Ballkanit në Romë. Ai thotë se nuk do që të ndodhë një luftë tjetër.

Zëvendëskryeministi italian qëndron në Kosovë, për t’u takuar me krerët e shtetit. Ai është fokusuar te raportet me Serbinë gjatë një konference, duke thënë se nuk do luftë.

“Nuk dua që lufta të ndodh sërish. Të njëjtin fjalim e kam thënë edhe në Serbi. Që nga dita e parë, Kurtin që do ta takoj më vonë për t’i thënë se ne jemi të angazhuar për ta siguruar paqen. Punojmë së bashku. Të njëjtën gjë e kam thënë edhe në Serbi”, tha ai.

Ai thotë se zgjidhja e problemeve mes Kosovës dhe Serbisë duhet të bëhet mbikëqyrjen e Bashkimit Evropian.

“E vlerësova vendimin e Kosovës për ta pezulluar për 48 orë dhënien e gjobave, është sinjal i gatishmërisë. Sot në mëngjes kam dëgjuar për gatishmëri edhe nga ana e Serbisë. Të mbështesim këtë gatishmëri. Të dyja palët kanë dhënë gatishmëri. Kosova ka dëshmuar me vendimin për shtyrje të dhënies së gjobave se nuk do të mbyllet dialogu. Më jep shpresë dhe kemi ardhur për të kërkuar zgjidhje. Ne nuk jemi të mbajmë anën të asnjërës palë. Jemi në mes, duhet qëndruar në mes për të kërkuar zgjidhe të problemeve”, ka thënë Tajani.

Tutje, ai tha se po planifikojnë që ta organizojnë një takim në Romë, që do t’i kushtohej Balkanit.

“Po mendojmë që ta organizojmë në Romë një ngjarje që do t’i dedikohet Ballkanit ku do t’i ftojmë përfaqësuesit e Ballkanit që të sjellë rezultate të mira. Jam optimist dhe do të jem optimist.  Ky është një sinjal i madh i Italisë për të zgjedhur problemet. Jemi vënë në dispozicion të Kosovës dhe Serbisë për të bërë gjithçka që është e mundur për të zgjidhur problemet. Jemi të gatshëm dhe të disponueshëm për të përforcuar zhvillimin konkret të marrëdhënieve ekonomike”, ka thënë ai.

***

Arrin në Kosovë ministri i Jashtëm i Italisë, Tajani

Ministri i Jashtëm i Italisë, Antonio Tajani dhe ai i Brendshëm, Guido Crosetto, kanë arritur në Kosovë.Ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla, e ka pritur homologun italian. Ndërsa së bashku do të mbajnë konferencë për media në seli të MPJD-së.Po ashtu delegacioni italian pritet të takohet edhe me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani e me kryeministrin Albin Kurti.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu