ARKIVI:
17 Nëntor 2024

Arbanasi i Zares dhe familja Deshpali

Shkrime relevante

Popesku, turpi bije mbi ata që në shtëpinë e vet i sulmojnë mysafirët…!

Gani I. Mehmeti Në minutat shtesë, tifozët vendas nisën thirrjet raciste, me...

Kryeministri Albin Kurti mirëpriti Përfaqësuesin e ri Special të Norvegjisë për Ballkanin Perëndimor, Eirik Nestås Mathisen

Prishtinë, 14 nëntor 2024 Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti mirëpriti sot...

Mendime rreth deklaratës së Aleksander Vuçiq për deklaratat e Vesli Clark

Gani I. Mehemti Vuçiq për deklaratat e Clark: S’e kuptoj se në...

Qeveria e Kosovës nuk duhet të pranoj nënshkrimet e kriminelëve, janë të pavlefshme

Aurel Dasareti Nëse kuislingu Hashim Thaçi nuk ishte kriminel, pse jeton në...

Kosova dhe Bosnja e Hercegovina, në shënjestër të qëllimit të njëjt

Nga: Ryzhdi Baloku, Pejë Nga ngjarjet e përjetuara të gjeneratave të kohës...

Shpërndaj


nga Fahri Xharra, Gjakovë

  • Në shenjë kujtimi për kompozitorin Pal Deshpali, po e ribotoj shkrimi tim të më hershëm për familjen e njohur Deshpali.

Stipçeviqi në vitin 1900 thoshte : Nënat arbanase u këndonin shqip fëmijëve që në djep, Shime Deshpali shkon më largë: “ Derisa fëmijët e botës lindin duke qarë, arabanasët e Zarës lindin duke kënduar
Zgjimi i ndjenjës kombëtare ndërshqiptare, ndjenjë kjo shumë e brishtë e aspak bindëse deri më sot , kërkon ngritjen e ndërgjegjës tek institucionet mbarëshqiptare qe më seriozisht të merren me problemet e kombit .(FXh)/
Fshatin Arbënesh (Arbanas), sot lagje periferike e Zarës (Zadar) në Kroaci, e themeluan malësorët shqiptarë prej katundeve shestanase të Krajës (trevë malore në jugperëndim të liqenit të Shkodrës, rrethi i Tivarit, sot Mali i Zi). Nën mbikëqyrjen e arqipeshkvit Vicko Zmajeviq, prej 1726-1733, u shpërngulën nga këto anë, në valë të ndryshme, rreth 450 banorë, të cilët zunë vend afër Zarës (Zadrës) dhe krijuan fshatin Arbënesh (Arbanas). Ata shumë shpejt u shtuan: më 1853 ishin 900, 1868 – 1600, 1880 – 2000, 1893 rreth 2500, 1910 – 3087; shumica e bashkëshortëve kishin mbi 4-5 fëmijë, por jo rrallë edhe 15-20 e më tepër (në kohën ndërmjet dy luftërave botërore); disa familje kishin 50 e më shumë anëtarë. Më 1790 Arbëneshi kishte 74 shtëpi, 1810 – 164, 1880 – 326 dhe më 1900 – 384 shtëpi.
Vetvetiu të lindin pyetjet dhe sinqerisht të iu them që nuk e di përgjigjën . Pse mu rreth Zarës shkuan fshatarët e Shestanit dhe Briskut ? Ikën nga turku , këtë e dimë por a mos i kishin lidhjet e tyre me shqiptarët (arbanasët?) e shumë më të hershëm të atyhit ? pastaj më lartë lexuam që «disa « nga ata më vonë u zhvendosën e Krajinë . Pse mu në Krajinë ? A mos u tërhoqën njëri nga tjetri, d.m.th. shqiptarët (ardhacakët) e rinj nga ata të moçëm. Mbetet për t`u hulumtuar, pse jo? – Aty lindën shumë burra arbëresh me të cilët krenohet civilizimi jo vetëm në Kroaci por në mbarë Europën; gjurmët tyre janë në të gjitha lëmit e artit dhe muzikës (Fahri Xharra: https://gazetadielli.dreamhosters.com/arbanasi-ne-zare-fshati-shqiptar-ne-kroaci/
.Për derisa Stipçeviqi  në vitin 1900 thoshte: Nënat Arbanase u këndonin në gjuhën shqipe djemve në djep !, Shime Deshpali shkon edhe më largë: “derisa te gjithe fëmijët në botë lindin duke qarë , arbanaset ( e Zarës ) lindin duke kënduar “.
Pra, familja Deshpali nga Arbanasi ka lënë gjurmë të thella në muzikë .
Shime Deshpali-  (Arbanasi, 16. II. 1897 — Zarë, 16. I. 1981). Shime Deshpali, muzikant dhe shkrimtar. Gjatë kohës ( 1915-1918 ) ishte në luftë, dhe pas kthimit në Zarë e vazhdoi shkollimin për muzikë.Ishte shumë aktiv në organizimin e jetës muzikore në Hvar, Rab, Pag dhe Blato na Korčuli. Përveq tjerash , i mbeti e pambaruar opera Vana. Gjashtë këngët e tija korale i ka në përmbledhjen: Këngë shqiptare (Prishtinë 1973) . Ka shkruar këngë dhe tregime në të folmen e Arbanasve të Zares.
Me 1966 në Prishtinë e ka botuar “Tregime Arbëneshe” pastaj “Agimet e parabrasnjet të Arbëneshit “(Këngë, Prishtinë1968) dhe “E vërteta ( këngë, Prishtinë 1972 )
Maja Deshpali – (e bija e Shimes) ,e lindur në vitin 1942, violiniste dhe pedagoge muzikore. Shkollën fillore dhe gjimnazin  i kreu në vendlindje, kurse Akademinë Muzikore në Zagreb në klasen e Prof.Ivana Pinkave-s.
Paul Deshpali ( i biri i Shimes ) . Dirigjent, muzikant dhe akademik, i lindur në vitin 1934 në u Blatu na Korčuli. U rrit në një familje te njohur muzikantësh së bashku me të vëllaun  Valterin dhe të motrën Majan.
Foto e hersheme e familjes Deshpali : Shime ( babai ) dhe fëmijtë: Maja dhe Pauli, violinë,  Valteri me violonçello. Gjakovë, 30.09 2015

Valteri Deshpali ( i biri i Shimes) lindi në Zagreb  në v.1947,  (Valter Despalj comes from a prominent family of musicians from Zadar (Croatia). He started learning the cello in Zadar and then went on to study at the Zagreb Music Academy and at the Julliard School of Music in New York. He recieved further training in Moscow and also in master courses with Pablo Casals, Paul Olefsky, Pierre Fournier and Andre Navarra.)
Ishte profesor në University of Massachusetts  , dhe në Australian National University’ ka mbajtur kurse master në Austri , Gjermani, Finland , Kinë ‘ ishta anëtar jurie në “Tchaikowsky” të Moskës,në “J. S. Bach” – Leipsig dhe në “Scheveningen”- Hollandë.
Por  Arbanasi i Zarës si qendër e civilizur i ka dhënë Kroacisë dhe botës shumë emra. Si zakonisht si popull i madh që jemi, nga ne dalin dhe rriten koka të mëdha që e trondisin vendin po aty të mërguar. Nga një fshat, fshat i banuar dhe i gjallëruar nga shqiptarët e rrethit të gjerë të Shkodres – Arbanasi kanë bërë krenari në Kroaci: prof.dr.sc. Hrvoje Mazija, professor emeritus. Pavle Deshpali, dirigjent, kompozitor, Valter Deshpali, profesor i muzikes ne Akademinë e Zagrebit: mons. Simeone Duca (Šime Duka)- një kohë edhe sekretar i arkivit të Vatikanit, dhe ndihmëtar i madh i Zarës dhe Arbanasit: Giuseppe–Pino Gjergja, lojtar dhe trajner i basketit: Josip Gjergja politikan dhe diplomat kroat:këngëtarët: Mladen Grdović, Tomislav Ivčić, Vedran Ivčić, dr Ratimir Kalmeta (gjeografi i njohur kroat, dhe më i madhi i shkencave të gjeografisë kroate, gjuhëtar, pedagog dhe publicist), Bozhidar Kalmeta (politikan kryetar i Zarës dhe ministër në qeverinë kroate), Bernard Kotlar kantautor, Hrvoje Macanović, babai i gazetarisë së sportit kroat, msgr. Ivan Prenđa – i 68-ti kryepeshkop i kryepeshkopatës së Zarës, Dushko Mateshiq, Ivica Mateshiq (diplomat ushtarak në Romë, Prishtinë Shkup), dr. Kruno Kërstiç (sociolog, redaktor i enciklopedisë kroate, autor i fjalorit të folmes së shqiptarëve të Zarës, dr. Aleksandar Stipčević – profesor emeritus , albanolog, dhe të tjerë e të tjerë nga jeta kulturore, politike gjuhësore dhe katolike-fetare të Kroacisë.

Vetëm civilizimi e çon popullin shqiptar përpara !

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu